Vazhdo fjaline...

run lela run

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

..dhe u zgjua! O zot c'enderr! Ishte qull ne djerse dhe dridhej.Kishte kohe qe shihte endrra te tilla.Ne fund nuk mbetej asnjeri dhe asgje.Nuk e perballonte dot me.U ngrit,veshi papucet e kafta dhe eci ngadale drejt guzhines.Hapi frigoriferin,nxori nje shishe me uje,mbushi goten dhe filloi te pinte ngadale.Mire je gjysho?-desh i ra gota nga dora.Mbrapa tij qendronte mbesa.O zot-mendoi-ne mos nga endrrat zemra do t'i pushonte nga zeri i saj i larte qe e trembte rregullisht naten.Po ti majmun pse s'fle?-hungeriu.Degjoi vetem nje pellcitje cumcakizi dhe mostra e vogel u zhduk ne dhome.U kthye ne shtratin e tij,u shtri por nuk gjente rehat.Pse dridhej?Kishte ftohte?Jo.Le qe ishte veshur aq trashe,cung,sa po te vishte dhe nje gje tjeter nuk do levizte dot.Mbylli syte dhe u mblodh kutullac sa nje valixhe me shprese qe ta zinte gjumi.Nuk pipetinte asgje.Qendroi ashtu,disa minuta,duke marre fryme ngadale dhe ndjeu,i frikesuar,qe pas pak do ndodhte ajo qe ia kishte me shume friken.Syte iu nxehen dhe fillua t'i njomeshin.Jo,nuk do t'i hapte! Por jo.Ishte i mundur dhe kete here.Me dhimbje i hapi dhe..AJO ishte aty.Plaka e tij.Bukuroshja e tij qe kishte 4 vjet qe kish vdekur.ja ku ishte aty,duke fjetur me nje frymemarrje te bute dhe me ate shprehjen ne fytyre qe e merrte sa here qe flinte,me nje shprehje sikur donte te thoshte;he plaku im,te mira bamjet?Ndjeu lotet qe po i mbulonin fytyren.C'me bere moj tutkune-foli gati pa ze dhe zgjati doren kocke e lekure drejt saj dhe..

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

me pelqeu... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

...dhe ndjeu vetem pjesen tjeter te krevatit...bosh!
Edhe pse te gjithe merreshin me te, edhe pse pleqte e tjere te lagjes e shoqeronin ne shetitjet e tij te gjata buze liqenit kishte nje boshllik ne shpirt qe nuk dinte si ta mbushte...e ndjente me shume kur muzgu binte kur darka dhe ora e gjumit afrohej...malli ose melankolia e zinin, kujtimet e pushtonin te terin, 50 vjet bashke, dha ja vdekja i ndau...mendonte se se shpejti do ta rigjente ne ate boten tjeter...edhe pse s'besonte shume qe kjo bote egzistonte, ishte i nxituar te shkonte atje dhe te shihte ke do takonte e kush tjeter e priste...mbylli fort syte duke perkedhelur pjesen e ftohte te krevatit,u mundua te hiqte mendimet nga koka dhe te gjente gjumin me shpresen se edhe sonte do ta shihte nga afer ne enderr...do ta prekte dhe do ta bente te qeshte ashtu si diten e pare te njohjes...

marina s.

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

najs najs, por i japim nje fryme rinore me mire /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

...deshira iu realizua: ai e enderroi. Te nesermen, u zgjua i shpelodhur, i qete, i kenaqur. Doli pak me heret se zakonisht per te blere gazete dhe, ne vend qe te shkonte ne lokal tek miqte e tij te moshuar me te cilet komentonte cdo lajm qe lexonte, vendosi te shkoje park. U ul ne nje stol dhe filoi te shfletonte. Pak nga pak parku filloi te mbushej me te rinj; cifte qe zgjidhnin stolat me te fshehur, grupe djemsh e vajzash qe uleshin ne bar e ngacmonin njeri tjetrin. E kuptoi qe kishin lene oret e mesimit dhe nje buzeqeshje i lindi ne fytyre. Rinia eshte koha e kokekrisjes, e enderrimeve me sy hapur, e dashurise se perjetuar me gjithe forcen fizike dhe shpirterore - mendonte plaku teksa i shihte ata zhurmaxhinj te qeshnin, te perqafoheshin. Iu kujtua mbesa e vet... ajo rritej perdite... sa shume i ngjante gjyshes se vet tek syte e buzet! Buzeqeshja ne fytyen e plakut u be me e theksuar...ndjeu se e dashura e zemres se ij jetonte akoma, ndjeu se ai do te vazhdonte te jetonte edhe kur te mos ishte me.Palosi gazeten, u ngrit duke u mbeshtetur ne bastunin e vet dhe, ashtu duke buzeqeshur me vete, dalengadale u nis te shkonte ne lokal tek miqte e vet. Ndersa ne park cifte te rinjsh...

nirvana_m

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

... por jo kjo ishte e pamundur, e pamundur, grimca te akullta mendimesh i vertiteshin ne koke, duke ja ftohur shpirtin e tij te plakur , me sa dukej gjumi kete nate per te ishte dicka e larget, dhe filloi ta besonte aq shume , sa qe po harronte heren e fundit qe kishte bere nje gjume normal, nuk mund ta perfytyronte dot veten pa ate,pa qenien e saj afer, nuk mund te arrinte te besonte se motivi i vetem qe e bente te ndihej i lumtur, nuk ndodhej me me te, joooo....jooo... dicka brenda tij bertiste me te madhe ti nuk egziston me, ti je dicka e shkuar per mua, duhet te te harroj, por keto britma qe zinin fill dhe buronin nga brenda shpirtit te tij hidheshin poshte menjehere sapo ai kujtonte ate buzeqeshje, ato sy, ate ze te embel tek i thoshte naten e mire zemer, dhe ankthi niste serisht, gjumi behej akoma me i larget, nje hapesire boshe krijohej serisht brenda tij, nuk mundej te harronte, cdo gje rreth e rrotull ne dhome i kujtonte ate krijese aq te bukur dhe te embel, qe dikur i dha gjithcka , e beri te ndihej tjeter njeri , dhe si nje perbindesh, si nje furtune ja rrembeu te gjitha duke
e kthyer shpirtin e tij ne nje shkretetire, ne dicka pa jete, ja rrembeu gjithcka qe i kishte dhene thjesht me nje fjale, me nje fjale e cila per cdo njeri tjeter eshte mese normale, "MIRUPAFSHIM",. Duke u ngasheryer ne shtratin e tij dhe duke thithur lehte nje cigare mendonte...nese do te kishte ndonjehere fund kjo gjendje? a do te mund te mos mendonte qofte per nje moment te vogel per ate person? nje pergjigje pozitive per kete pyetje dukej shume e larget, aq e larget sa ai mendonte se nuk do te mund te arrinte kurre, kujtoi dicka qe dikush i pati thene nje here, Qe dikush qe nuk te do, nuk te meriton, mesadukej ate se meritonte askush..Shiringa mikesha e tij e vjeter zuri ti therriste nga larg me nje ze kumbues dhe shpresedhenes, hey lumturia jote eshte ketu, po te pret,une te kam falur edhe pse dikur me hodhe tutje per dike qe sot nuk e ke me, eshte momenti per tu rikthyer tek une dhe te me dashurosh si me pare, jam e vetmja qe nuk te tradhetoj deri ne vdekje, te lutem rikthehu tek une, dashurome si me pare, dhe do te te bej te harrosh .this is love.. faking love for faking people,.. to be continued...

marina s.

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

Vaniiiiiiiiiiiii na e menderose..... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/mad.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/mad.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/mad.gif

run lela run

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

..kur po kthehej ne shtepi nga ushtria.Plot 2 vjet pa ardhur.Vetem xhaxhai,fale punes si shofer,kishte mundur te shkonte ta takonte nje here atje ne fund te botes ku kryente sherbimin ushtarak.Kishte mall per c'do gje.Nuk guxonte te mendonte per nenen se i dridhej zemra nga gezimi.Oh,do ta perqafonte ate grua te ngrohte aq shume sa do ta linte pa fryme.Pastaj do perkulej tek i jati,i cili,dhe kete ai e dinte shume mire,kishte dale qe ne mengjes tek porta duke e pritur i ulur ne karriken e tij me rrota,do ta puthte dhe do t'i thoshte sa shume e kishte marre malli.Ndersa nena me siguri ka qe ne mengjes qe eshte shperndare neper oborr,guzhine dhe dyqani i lagjes duke pergatitur gjellera pale-pale per djalin QE IU BEFTE NENA! Ja,i dukej sikur e shikonte,here me pecin e byrekut,pastaj me hithra neper duar,pastaj duke bere lufte me ndonje pule te nevrikosur ne oborr qe per be s'donte te kapej.Filloi te qeshte me ze.Ishte i lumtur.Ja dhe shtepia e pare e lagjes.Shtrengoi qesen me dy dardha qe kish marre per nenen dhe babain,hoqi kapelen dhe nxitoi hapin.Edhe pak hapa.Ishte shume mire!Pastaj,pas ca ditesh ndoshta,do fillonte te punonte pa leke,deri sa t'ia merrte doren, ne oficinen e xhaxhait,e cila ishte gjith gjith 3 me 3 por s'kishte problem.Pastaj do paguhej dicka.Pastaj..Mire se erdhe!-dardhat iu drodhen.U kthye dhe perballe tij qendronte AJO.Perballe tij qendronte duke buzeqeshur Marta,vajza e Demir dyqanxhiut.E veshur me nje fustan ngjyre te kuqe te zbehte dhe me lule te vockla te bardha.Nuk ka mundesi te ishte rritur kaq..bukur.Floket te kafta deri tek supet e nxira nga dielli,syte e zinj dhe plot drite,dhembet me te bardhe qe kishte pare ndonjehere,krahet e holle dhe..nje dore qe kish nje ore qe ishte zgjatur drejt tij.Trap!!!!-i uleriti vetes dhe zgjati doren-mirese te gjeta..Mart..ia nderpreu fjalen zeri e nenes qe e kish pikasur nga larg dhe qe po i turrej me llaftari nga gezimi.Marta pa nga ajo dhe buzeqeshi.Buzeqeshen te dy.Duhej te ikte.Zgjati doren:Merr 1 dardhe-degjoi zerin e tij qe iu duk zeri me idiot qe ai kish nxjerre ndonjehere nga goja vet.Iu deshen disa sekonda te kuptonte qe i kishte zgjatur Martes kapelen e ushtarit ne vend te qeses me dardha.Ndjeu qe e skuqura do t'i rrinte ca kohe te mira ne fytyre.Keshtu?-foli duke qeshur AJO duke vene kapelen ne koke.Jo..haha..une..sepse..-kaq mundi te belbezonte AI.Do shihemi atehere-i tha ajo duke i zgjatur kapelen,e pa dhe njehere me,ah,ata sy plot leng dhe iku.Nena po afrohej si nje re e madhe por ai nuk mundi te levizte dhe as t'i shqiste syte nga ajo teksa e shihte te largohej.Mbeti aty,ne mes te rrugices,si nje trap,me dy dardhat e tij ne dore dhe..

nirvana_m

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

mos mi vini mu fajet se se prisha une fjaline, fajet i keni ju qe sot qe e gjeta une me shkrujt ke kjo teme ju pikerisht u mblodhet t e gjitha sikur e kishit lene me orar

marina s.

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

Originally Posted By: nirvana

sceptic isha tu ju pergjigj shkrimit te dahlia. sma mori menja qe do shkrunte nai tjeter :S

nuk e kisha pse u ngaterruan radha, po per ato qe kishe shkrujt... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smash.gif

marina s.

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

Originally Posted By: run lela

(e bera lemsh)

ahahahaha tema eshte " vazhdoni fjaline", jo vazhdoni romanin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

hej po ishte shume mire...Sceptic...leje mi te shkruje...me shiringa pa shiringa...eshte fiksion apo jo? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif prandaj eshte bukur...

marina s.

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

Originally Posted By: nirvana

vera storia sceptic

me ngjau e tille dhe mua...uroj per ty, te mos jete histori jote!:)

marina s.

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

Originally Posted By: DAHLIA

hej po ishte shume mire...Sceptic...leje mi te shkruje...me shiringa pa shiringa...eshte fiksion apo jo? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif prandaj eshte bukur...

Vani thote qe eshte histori e vertete... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

hej po te ishte e vertete s'do ishte Vani tu shkrujt ketu po do ishte tu u marr me shiringa...edhe po te jete...ti s'di gje as une s'di gje...nuk do rrime te merremi me hamendje...

run lela ka bo tregim gati per botim duhet ti gjejme vazhdimin... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

ngeli me dardha ne duar...dhe dhe...ja futi vrapit nga turpi...puthi te jemen...i tha qe e donte shume...fishkelleu melodine e tij te zakonshme per te thirr shoket e lagjes...dhe mori drejtimin per nga lumi... (meqe mu kujtu Scorpe mu kujtu Elbasani..mu kujtu lumi i Shkumbinit dhe kishe deshire ti futsha i te lame ketij ushtarit)...u zhvesh lakuriq...ne nxitim e siper kishte harru rrobe banjot..i hodhi rrobat shpejt e shpejt...sa u be gati te hidhej e te kridhej ne uje...degjoi nje te bertitme "mooooooooos"...po teper vone...ishin...shoket qe...

nirvana_m

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

sa per djeni ishte nje vazhdim i tregimit tat qe u pershtat me dicka te vertete, se besoj se ka nevoje per komente apo hamendje apo vleresime, persa i perket protagonistit kryesor no comment,dahlise do i bonte mire i banjo me vere, jam i menimit qe do e qartesonte lol /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif boll teshi se e dhjeme temen fare

pppppaa

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

Mendoj se jeni ne vendin e gabuar. Romanet behen ketu . Ketu kane shkrire talentin gjithe af-istat dhe s'kane lene kembe robi pa bo sex e pa u zhgerlaq ashensoreve e banjove publike /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

Poster...po na çon ne rruge te gabuar...meqe ra fjala e rruges gezohem qe rigjete rrugen e AF

Top