Vazhdo fjaline...

GJYSHI

Gjyshi
Re: Vazhdo fjaline...

..dhe me nje qetesi te papare e mori dhe shkoi te gomisti qe ishte nxire nga gomat dhe i shkelqenin vetem syte si buf..
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

..."me rradhe me rradhe" - tha ai...por ne te vertete nuk e dinte ku ta fuste veten...burr, gru a polic ishte? jo per gje po ka dhe police femra...ashtu siç ka dhe femra meshkuj...nejse...ne mendime te forta per te zgjedh identitetin e tij te sapohumbur...ai mori biçikleten nga gomisti me sy bufi...dhe beri ti hypte...tmerr!!!
sybufi ja kishte vene zinxhirin mbrapsht...ne vend qe te avanconte ai ecte mbrapa...ooo tmerr!!! e kapi biçikleten dhe ...
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Vazhdo fjaline...

.. e perplasi ne toke dhe iu turr gomistit te shkrete duke uleritur ,pasi nuk kishte kohe te shkonte tu tregonte gocave te lagjes si i jepte bicikletes pa duar, dhe gomisti shpejt e shpejt e rregulloi dhe ai iku duke shfryre tere inatin qe i kishte hipur ne koke dhe u afrua drejt pallatit paksa i qetesuar...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

ok! vendosi te blinte makine (meqe ti je shume i kujdesshem dhe e le shume bukur vazhdimin)...megjithese jo jo ndryshoi mendim...do blinte nje avion...nje avion ngjyre çiklamin...qe mos ta kishte asnjeri ne tirane...biles do interesohej qe mos ta kishte asnjeri ne kete planet...do ta blinte pjese pjese dhe do ta montonte vete avionin...le te plaste nga inati edhe gomisti edhe kepucari...nderkohe femrat do ishin jo te habitura me avionin e tij te mrekullueshem...po mjekra do t'ju shkonte te gjithave deri ne toke nga çudite qe do shihnin me sy...avioni i tij edhe tymin do ta nxirrte ngjyre çiklamini...dhe me te do shkruante fjale ne qiell per vajzen qe do te dashuronte: "HATIXHE TI JE DIELLI I JETES TIME"...nderkohe...hatixhen e pa te cepi i pallatit...me perparese dhe shapkat ngjyre roze...po shkonte te blinte buke...shpejt e shpejt...rregulloi pak floket...ngriti pak krahun dhe verifikoi a vinte ere e qelbet si polici apo jo dhe ne ate moment, ajo...
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Vazhdo fjaline...

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

niset drejt dyqanit te bukes dhe ky i afrohet dhe mundohet ti terheqi vemendjen por e kote ajo hundpipiruqe pretendon sikur sdo ta perfilli por ky eshte i sigurte se ajo ka ndjenja per te qekur ajo i thirri nga ballkoni:-O rrumiiiiiiiiii hajde hame buke. Por ky beri sikur nuk degjoi dhe...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Vazhdo fjaline...

... vazhdoi të lozte futboll me topin e leckës të Jarit. Por ç'e do, në vend të shkonte të bënte gol e ti bite m'sy Tixhes u ndatarru me i gur zalli ne ra hun e buz n'pluhun t'qymyrit. Kur u nrejt ishte bo mo i zi se ç'ishte kurse Tixhja ishte përkul m'dysh ka t'qeshmet.
Një nxehtësi e sikletshme po i ngjitej në fytyrë ndërkohë që ...
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Vazhdo fjaline...

..Tixhja nxorri shamine gjithe rrudha ti fshije fytyren qe ishte nxire nga qymyri,kur ne te njejten kohe po vinte Meremja nga puna plaka e Tixhes ne i ka fut i te bertitme Tixhes me ik te shpia me vrap me bo gati gjellen se vinte Rrema ka puna edhe pak.I shkreti djale i merzitur me koke ulur u nis drejt shkalles ku jetonte dhe papritur....
 

antip

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

... leshoi ca gazra te njepasnjeshem. Era ishte aq e keqe sa gjithe komshijte mbyllen dyer e dritare. Po njerin e kishte zene gripi dhe i kishte hundet e bllokuara. Ne ato caste ai donte te ndizte cigaren dhe sapo ferkoi shkrepsen ...
 

run lela run

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

..po po,tuneli plot ndjenja qe ajo mbante brenda vetes per ATE sepse papritmas,aty,ne ate cast,tek rradha e mbushjes se ujit u shfaq AI,ashtu i bukur si tere jeten,plot bidona,pa kokerr leku ne xhep,plot batuta te njejta,i nxire nga dielli,me muskujt qe konkuronin bidonat,kokebosh dhe me 4 motra qe nuk linin njeri ne lagje pa marre neper goje.Ahh-psheretiu ajo-sa te dua o yll ! Ai u afrua,i mori dikujt nje cigare te dredhur dhe teksa e pinte peshtynte ne toke barin e cigares qe i ngelte ne buze dhe ne ate moment ajo luti zotin qe te ishte perjete e tija.Vetem 3 bidona do mbushesh ti?-degjoi zerin.U drodh.Po-i tha-por po te duash..
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Vazhdo fjaline...

...Mund te mbush dhe 4. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Jo, jo se e kam me te shpejte, tha ai. Kam lene ngrune duke me pritur t'i coj bidonat...
 

run lela run

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

Grune!! O zot,si e kishte harruar kete fakt! jam e cmendur-mendoi-po po! Vafsh ne djall Hajrie-i foli ashper vetes dhe ne ate moment mori vendimin me te rendesishem te jetes se saj megjithe dhimbjen qe ndjeu,por duhej:nuk do pinte me valiume.Ajo nuk duhej te ishte me dru.Jo! Ajo deshironte te ndjente! Te perceptonte! Te kujtonte! Si te gjithe banoret e lagjes se vet,fundja.Por,me nje kusht:..
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

...me nje kusht...qe edhe ai te linte barin...ehhh pak e veshtire per te lene barin kaq kollaj...por midis barit dhe valiumit...ata kishin gjerat e tyre te perbashketa, nese nuk donin te merrnin vesh ç'behej perjasht...ata drurezoheshin secili ne menyren e vet, dhe shtynin keshtu ore te tera...realiteti i bidonave here me uje e here pa uje...rremuja zhurma dhe stresi mbytes, nuk kaloheshin vetem me i teke te klubi i Bab Lymit...ne djall vafte pornorealitetisocioaktual...mendonte ajo dhe nderkohe pa qe kutia e valiumit...ishte pothuajse ne te mbaruar...ok...po dal te blej nje tjeter thote ajo...u kujtua qe farmacisti ishte....
 

run lela run

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

..gei dhe qe sa e shihte qe Hajria hynte ne farmaci atij i mbusheshin syte me lot sepse ajo i kujtonte dashurine e madhe te farmacistit dhe ate qe ia kishte thyer pergjithmone zemren,Luanin.Te njejtet sy,plot quka,e veshur me ngjyra te hapura.Dhe nje dite te bukur Luani fluturoi.Akoma i dukej sikur AI ishte aty,me perparesen e bardhe teksa pergatitnin drogera nga me te ndryshmet,plot dashuri.Iku.Luani e la.Sigurisht qe nuk harroi te merrte dhe perparesen.Batekciu.Por nje s'mundi t'i merrte farmacistit tone(fjala e preferuar e te cilit ishte pornorealitetisocialaktual),nuk i mori dot..
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

...dipllomen universitare qe kishte pagu sa qimet e kokes per ta blere - meqe ra fjala, farmacisti ishte edhe tullac pervecse quks. Por tullaclliku nuk e e bezdiste burrin e botes... Ai kishte degjuar se meshkujt qerose kane prestacione shume te mira sexuale dhe nuk ngurronte ta permendte kete gje sa here ne farmaci i paraqiteshin femra qe i mbushnin syrin. Biles jo rralle here, per nje nr telefoni, i jepte ilacet falas ose me gjysem cmimi. A thu per kete arsye te jete ne prag te falimentimit?
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

Aparencialisht dukej sikur po. Por nga nje autoanalize e thelle socio-psikologjike qe ai i kishte bere 47 viteve te fundit te jetes se vet, pati kuptuar qe shkaktari kryesor i gjithe ketyre turbullirave sociologjike kishte qene kompleksi i tij i madh i te qenit nje gay. Kishte shpenzuar pa fund me femrat qe te bindte veten per te kunderten, por pa sukses. Ne fund te ketyre 47 viteve ai e gjente veten pervecse pa mashkulloritet aktiv anatomik, edhe me nje biznes qe mezi po merrte fryme nga asfiksia. Do te kishte dashur me shume....
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

...do kish dashur me shume te kishte qene dikush tjeter...po te kishte lindur ne Gjermani rreth viteve...'80 do ishte perseri gay?...Do ishte nje neonazist? Do kishte qene me floke? Do kish mundur ta shpaloste seksualitetin e tij pa frike e kompleks?...Boh keto pyetje ja bente vetes sa per te kaluar kohen...ishte kohe e humbur e dinte shume mire qe ishte kohe e humbur te mendonte se çfare MUND te kishte qene...meqe s'do ndodhte asnjehere dhe meqe do ishte pergjithmone ne kete jete..AI...gjithmone AI...nuk do ishte me e ndershme te pranonte vetveten ashtu siç ishte dhe me e palodhshme menderisht mos ta vriste mendjen?!!!
Vendosi te merrej me epruvetat dhe matjet e tij si nje alkimist i mire...dhe mendja i shkoi qe komshiu perballe qe kishte ardhur nga Kavaja per studime ne Tirane...nuk ishte fort i keq...vuri re qe po erresohej dhe ishte me mire te ndizte driten...kur ngriti koken dhe pa qe brenda ne farmaci...
 
Top