Vazhdo fjaline...

toronaga

Forumium praecox
Re: Vazhdo fjaline...

...pa nje lume...dikush po mbytej: "Vari leshte" tha, nuk ia vlen te rrezikoj jeten...dhe vazhdoi rrugen me tej... i mbytur ne vetmine e vete...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

...i mbytur ne vetmine e vet...ndjehej me i deshperuar se ajo gjeja qe po e merrte rrjedha e lumit...

e kishte kuptuar qe klloun cirku nuk ishte pune per te...aq me teper qe ne vend ti bente njerezit per te qeshur i bente per te qare (normal nuk kishte hunden e kuqe si gjithe kllounet e tjere...por floket) heren e fundit shefi i trupes se cirkut e kishte kapur me nje shishe whiskey ne xhepin e madh ne te cilin duhej te mbante karamelet dhe bonbonet per femije...ishte i paralajmeruar...se kishte me te gjate aty...ky ndoshta ishte turneu i fundit per te...aq me mire...me vone mund te pinte rehat rehat pa e çare koken se e pergjonte njeri... dhe pa u stresuar se duhej te sillte ne humor nje tufe femijesh te shoqeruar nga prinder here pas here shume te çuditshem...qe si qeshte buza kurre...

i ktheu kurrizin atij "vari leshte"...e flaku shishen ku s'kishte mbetur as edhe nje gllenjke alkool...kur ne momentin e fundit degjoi nje renkim...ktheu dhe nje here koken nga personi te cilin po e merrte rrjedha...dhe pa qe ishte femer...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

...e cila sapo tha: a t vjen keq nese nuk i lexoj te gjitha rreshtat siper por vetem ate te fundit...???? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif dhe nderkohe vazhdoi te mendonte qe ....
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

...vazhdoi te mendonte qe, njerezit nuk ndryshojne...ata qe kenaqen me dy rreshta...do lexojne gjithe jeten dy rreshta...ata qe gjejne kenaqesi tu shkrujt budalliqe dhe se çajne bythen a i lexon njeri a jo...do vazhdojne te shkrujne per qejf te tyre...ata qe kenaqen me gjera te thjeshta...do ngelen perhere te tille...mendoi AJO... dhe ngriti muziken ne kupe te qiellit...TRYO..."toi et moi"...

sa mire do ishte qe ditet te mos ngjanin me njera tjetren...mendoi kete dhe fiku PC...jashte e priste nje dite plot diell dhe gjethe plot ngjyra...vjeshta kishte ardhur edhe kete here pa e pyetur...
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Vazhdo fjaline...

"...eh! Stinet vijne e ikin te gjitha pa pyetur kend;koha kalon si per qejf te vet: here shpejt, here ngadale. Edhe njerezit qarkullojne;jo gjithmone i veme re kur na kalojne afer,ndersa ka raste kur i dallojme nga 10-tra metra larg." Kishte hyre ne mendime nga qetesia e pyllit dhe ajri i paster qe i mbushte kraharorin. I bukur ai park, jo larg nga qyteti. Sa keq qe i duhej te largohej e te rikthehej tek zhurma, kokecarjet, smogu... "A jane te lumtur njerezit e egjer ne pyll?"
 

toronaga

Forumium praecox
Re: Vazhdo fjaline...

Patjer, duhet te jene - mendoi per momentin dhe vendosi te kthehej ne pyll, te shikonte se si jetonn njerzit e gjer dhe ndoshta fillonte nje jete te re, aty mes shkurreve dhe....
 

ere

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

i pihej nje kafe e forte per momentin se i ishin be trute dhalle ne pun duke qene gjithe diten para kompjuterit edhe duke chatuar e pare profile te ndryshme ne facebook...akoma nuk i besohej qe ish e dashura e tij ishte e regjistruar ne facebook..ai e kish kerkuar prej kohesh duke pyetur shum njerez qe ndoshta mund ta dinin vendodhjen e saj por sa trap si se kish kerkuar me pare aty -mendoi...i kish drguar nje friend request dhe tani priste qe ajo..
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Vazhdo fjaline...

...ta injorontantonte totalisht, po ja qe e kish pranuar. I pa prufilin, dhe pa qe ishte lidh me nji tjater. Epo mire - tha, po i fus nje te...
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Vazhdo fjaline...

share ........

po si ta shaj /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_think.gif

e gjeta, do ti them "pi$$ i marre", ndoshta ka rezultat e mund t'ja fitoj zemren perseri
po sikur ...
 

run lela run

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

..po sikur te me shaje Zhulse?! Ua mami ! Atehere une do t'i them Qen! Ua,po sikur te me kthehet me Zuzke?! Atehere une do t'i them Zuzar! Femer qelbsine! Çun hajvan! Llapazone! Llapaqen! Dhe u çua nga karrikja. Ishte gjithe nerva. U vesh,mori laps me vete dhe iu drejtua postes. E kishte mbledhur mendjen. Ai njere meritonte veçse telegram. Do t'i shkruante veten 4 llafe:
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

...ik **u injorant muti ...dhe punonjesi i postes kur e nisi telegramin...e pyeti disa here..."jeni e sigurte zonjushe qe doni ti nisni keto fjale?"...ajo nuk ju pergigj fare...pagoi leket...doli perjasht..fshiu dy numrat e celulareve te tij...grisi karteviziten e tij...e beri copa-copa te vogla...duke menduar se dhimbjen te cilen ai i kish shkaktuar...nuk do ta kishte kaq te lehte ta kalonte...mori rrugen per te tregu çam...duhet te blinte patjter nje thike nga ato per te qeruar patatet...
 

run lela run

Primus registratum
Re: Vazhdo fjaline...

..sepse pavaresisht seksit te eger qe bente dreken nuk e linte kurre pasdore. Prit o zot! As atehere kur fjeti me ate picierin 22 vjeçar,yll i bukur qe e kish njohur ne lagjen e saj ku ai jetonte prej pak kohesh me qera,pra as mbas asaj nate mbushur me orgazma,copash xhami,gjume te ndare ne 5 minutsha,ulerima,ngerçe,dridhje kembesh nga seksi pa kufi,ajo nuk e harroi dreken. Sapo dielli u ngrit mbi penisin e tij te ngritur asaj iu ndez llampa: jo,nuk mund te rrinte me ne shtrat. Patellxhanat e prisnin ne frigorifer dhe..
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Vazhdo fjaline...

...i kapi dhe i hodhi ne plehra...ishte data 23 dhjetor...nje dite para krishtlindjeve...

kishte plot gjera per te bere...si gjithmone e pa organizuar, mundesisht minutat e fundit, fluturonte...bente gjithçka qe te tjeret kishin muaj qe i pergatisnin...kete vit kishte shume pak dhurata per te bere...listen e kishte ne koke (kur kerkonte stilolaps ne shtepi, ishte e pamundur te gjente diçka per te shkrujt)...

mori tramway...dhe per 15 minuta arriti ne supermarket (kohe e mjaftueshme per tu pergatitur shpirterisht per te perballuar turmen e njerzve)...Ooooooo zot...ishte gati te rikthehej andej nga kishte ardhe...ça te bente qe i duhej nje telefon prej lodre per nje bebush qe ajo e donte shume...i ra rajonit te lodrave verdalle...tre here, kater here... 20 here...asnje telefon ne dukje..." e tmerrshme " mendonte ajo... "si ka mundesi qe mos te gjente asnje telefon loder nga ato me drita tek tastet dhe me muzike" "a thua te gjithe njerezit blinin telefona"?...

rajoni lodrave ishte sikur kishte rene bomba... " o zot çfare kafshesh" si ka mundesi qe kane blere çdo gje?...per Marion galaxy te WII as qe e merrte mundimin te pyeste...e dinte qe nuk kishte me ne shitje qe prej dy muajsh...epo tani, sapo njerezit heqin rrobat e banjos nga pushimet e veres...blejne lodrat dhe dhuratat per krishtlindjet ...

i kishte hyp nje vape e madhe...hoqi xhupin...kishte vesh dhe golf...ajo s'vishte asnjehere golfffff...po i merrej fryma...po e vrisnin çizmet...veshtrimet e meshkujve dhe femrave xheloze drej saj...po e shqetesonin

Me ne fund...kur mendonte te largohej nga ky rajon turbullirash...dhe pasi kishte heq dore nga telefoni muzikal...e pa...e gjeti...te vetmuar, me nje kuti te grisur...telefonin e mutit...ufffff e mori dhe as qe u interesua per çmimin...mori dy tre shishe vere (meqe kishte marre rrugen deri atje)...mori dhe pica per darke...doli jashte...dhe mori fryme...i hodhi te gjitha qeset netoke dhe u ul ne nje stol...per te pire nje cigare...ufffff sa pertonte teshkonte deri tek tramway per tu kthy ne shtepi...s'kishte zgjidhje tjeter...i ra celularit te nje shoku qe te vinte ta merrte me makine...por ai ishte i zene (normal...ai ishte gjithnje i zene)

arriti tek stacioni i tramway dhe mori nje bilete...1.40 euro per tu kthy ne shtepi!!! nderkohe qe kerkonte monedhat...nje lypsar ju afrua dhe i kerkoi leke...ajo e pa...si erdhi keq hiç, por meqe kishte frike vazhdonte te kerkonte modheta dhe i dha lypsarit 1.50 euro...nderkohe...nuk e di per çfare arsye...lypsari filloi ti fliste..." kam humbur vellain ne nje aksident makine" i thote ai!!!!..." gjera qe ndodhin jane"....e ngushellon ajo!!!!...ai e pa pak i habitur... mori leket, as nuk e falenderoi dhe u largua...ajo vuri re qe ishte i vetmi person qe i dha leke...nejse, i vinte per te qeshur me fjalet e ngushellimit qe i kishte thene lypsarit...dhe se kuptonte sesi ai ankohej per te vellain qe i kishte vdekur...dhe nuk ankohej per veten qe ishte ne rruge...

me ne fund arriti ne shpi...hodhi çizmet ne mes te korridorit... u zhvesh... dhe shkoi direkt ne vaske...pasi u qetesua para tv ( meqe te gjitha punet i kishte ne vize, patjeter)...vendosi te futej ne Af pas shume kohesh....tani po kujtohej qe neser duhej te ngrihej heret...kishte embelsiren per te blere...dhe shampanjen...

gezuar krishtlindjet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_angel.gif
 

DriniS

Ecejak
Re: Vazhdo fjaline...

Cfare fantazie. Desha te fija dhe nje pasthirrme ne fjali por s'po gjeja ate te duhuren. U shastisa duke lexuar keto postimet e fundit dhe them, Hollivudi ka ik per lesh. E di, jam jashte temes, fshijeni po te doni, s'me behet vone. Por desha te shprehesha, te thoja qe nuk prisja te lexoja nje gje te tille ne AF, pas kaq kohesh mungese me/pa arsye. Gezuar dhe juve perzemersisht.
 
R

runlela

Guest
Re: Vazhdo fjaline...

Cfare fantazie. Desha te fija dhe nje pasthirrme ne fjali por s'po gjeja ate te duhuren. U shastisa duke lexuar keto postimet e fundit dhe them, Hollivudi ka ik per lesh. E di, jam jashte temes, fshijeni po te doni, s'me behet vone. Por desha te shprehesha, te thoja qe nuk prisja te lexoja nje gje te tille ne AF, pas kaq kohesh mungese me/pa arsye. Gezuar dhe juve perzemersisht.
 
R

runlela

Guest
Perzemersisht? ???? Kush flet? Ti qe le cigaren dhe s'me the gje? Ishim aty,te ulur ne klub,une kisha marre leng banane,e piva me nje fryme dhe ndeza menjehere cigaren (ti e di sa me shijon mbas lengut..) por c'te shoh? Ty,qe me veshtroje plot qortim,rregullove xhaketen dhe..
 
Top