Vatikani- Muslimanet me shume ne numer se Katolike

sara 2

Primus registratum
Re: Vatikani- Muslimanet me shume ne numer se Katolike

Atman

se harrova , Limbi konsiderohet vendi ku jane te vendosur shpirtrat e mire te cilet kane vdekur para ardhjes se Krishtit, apo femijeve te vdekur pa pagezim etj, dhe nuk konsiderohet i njejte me ferrin.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Vatikani- Muslimanet me shume ne numer se Katolike

Sara kemi bere kaq e kaq pergjigje e kunderpergjigje dhe mesa duket s`po sqarojme "PER CFARE PO DEBATOJME?".

Askush ketu nuk ka marre persiper te vere ne diskutim themelet e besimit islam. Pika ku ne, "opozita" (meqe jemi ne nenforumin teologjik) po kembengulim nuk eshte "Cfare na meson Islami?" dhe tani te presim sqarimet.
Teorikisht e dime pak a shume se cfare keshillon feja. Problemin ne e shtrojme CFARE NDODH PRAKTIKISHT.

Eshte e kote te flasim per teorite kur ato nuk zbatohen.
Keq me vjen por po te zbatoheshin teorite njerezit do jetonin te lumtur ne demokracine alla-Solon apo qofte edhe ne shtetin autoritar alla-Likurg.
Teorite e "keshillave te mira" nuk kane lindur me profetin Muhamed, por kane qene pjese e historise njerezore qe ne fillimet e qytetetimit.
Problemi ka qene gjithmone venia ne jete.
Vdiq Athina demokratike e Solonit. Vdiq oligarkia autoritare e Likurgut.
Dhe pse duhet t`u veme veshin teorive te mira islamike (sepse nuk po veme ne dyshim qellimet) kur ne vete shtet islamike kane 1000 vjet qe nuk kane nxjerre gje ne drite megjithese kane patur fuqine per rreth 1400 vjet ne tere Lindjen e Mesme. Kur shtetet islamike jo vetem qe jane bere turpi i shkelqimit te shekullit te VII-VIII po sikur te mos mjaftonin "te pafete" nuk kane ndenjur kurre se luftuari njeri-tjetrin (te lutem mos me permend parashikimet e profetit Muhamed se do dalim prape te ana teorike).
Mua dhe shumekujt ketu nuk e kane problemin tek ajo cfare thote Kurani apo se cfare ka thene profeti po "SI JANE ZBATUAR ATO?".

Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje mal i tere- ka thene ai i pari. Ajo e "bera" na intereson ca me teper se e "thena".

Si mund t`u beni moral te tjereve kur nuk keni nje shembull praktik? Biles perkundrazi, jemi ne qe kemi dhjetera shtete te Lindjes se Mesme qe jane njeri me beterr se tjetri. Dhe ti perseri te keqen e sheh te Europa?

E di Sara? Mua nuk me pelqen Europa e sotme. Por permiresimin e Europes une nuk e shoh tek teorite islamike pavaresisht sa te mira mund te jene teorikisht. Nuk gjej ndonje shembull pozitiv qe te mos jete me i ri se 1000 vjet.


Ndersa persa i perket kombesise sic te thashe nuk para ka dy lloje kombesish.
Feja ndikon thelbesisht menyren e te jetuarit. Dhe do apo nuk do ti feja mbart padyshim elemente te pafundem te vendlindjes se saj. Do apo nuk do ti, vete praktikimi i nje feje ndikon edhe ne fjalorin e perditshem. Mos me thuaj qe qofte edhe ti psh nuk perdor fjale arabe qe nje shqiptar tjeter as e ka idene se c`kuptim kane.

Dhe ndersa vete kultura shqiptare dhe sidomos GJUHA shqipe sot eshte ne presionin e pameshirshem te "gjuhes inderkombetare" dmth anglishtes, dhe "kultures globale", atehere ky presion i ri besoj do ishte si qershia mbi torte. Rrethim i plote.

Dhe ndersa vershimi ndaj gjuhes po na shtohet nga dita ne dite shteti jone demokratik dhe euroatllantik nuk po ben gje hic ose me sakte po jep kontributin e tij te cmuar per hapjen e gropes.

Kjo eshte ajo qe me djeg mua dhe shume te tjereve. Nuk na shqeteson besimi i te tjereve, por ruajtja e kesaj gjuhe qe flasim sot dhe kultures se saj. Dhe sic e thashe edhe me siper duam apo nuk duam ne feja ndikon fort ne menyren e jeteses pra ne kulturen tone dhe ne gjuhen tone.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vatikani- Muslimanet me shume ne numer se Katolike

Zor se e gelltisin italianet qe heroi i tyre Dante Alighieri ishte nje averroist i deklaruar,por faktet e pa mohueshme qe gjenden ne "Komedine Hynore" i lene pa fjale edhe studiuesit me te flakte antiislam, Ne komedine e tij ai ngren gjer ne graden e limbit ata musliman qe e kane frymezuar ne krijimtarine e tij Averroè (ibn Sina) Avicena madje dhe Salahuddinin.


Zor se do ta gelltite ndonje anetar i forumit shpjegimin e meposhtem per ate qe eshte thene me siper:

Kishte nje arsye perse une e permenda poeti e madh Dante Alighieri, sepse mu shtrua nje pyetje kuptimi i te ciles ishte se nese dikush do te shkruante nje veper qe fliste keq per Profetin muhamed si do te ishte reagimi i muslimaneve. Pergjigja ime ishte se pikerisht Dante tek komedia hynore Profetin e islamit e ka vendosur ne vendin qe ju ilustruat me lart.
 
Top