Vajtimet

abs

nuk e di...
Vajtimet

U nisa nga nje bisede me nje grup te vogel qe kan pas disa vdekje ne familjen e tyre.

Gjeja ma kanceroze thoshnin ato eshte vajtimi/vajtuesja nga te cilat rizgjohen dhe plage te vjetra (deshe s deshe) deri ne `cmenduri`...

une personalisht e quaj si nje nga traditat me te `semure` qe kemi! njekohesisht them qe njeriun ta duam, e respektojme gjate kohes qe eshte gjalle, ashtu mbajme kujtimet e bukura me vehte. Plus per ato qe jane semure, do praktikoja te foluren haptas me to, mbi vdekjen, mbi ate qe kemi perjetu bashke, mbi momentet e bukura te jetes se tij/tyre...etj.
Mendoj se vec keshtu krijohet lidhja me ato, ne kete jete dhe pasi te ikin...

Shpresoj te sensibilizohet kjo teme nga brezi i ri...

Dhe dicka, nuk e di nese eshte hapur nje teme e tille, plus une vete nuk jam e rregullt ne shoqerimin e nje teme te vethapur...

Ju lutem Moderatoreve nese gjejne nje teme tjeter te tille ta spostojne atje, si dhe nga pjesmarresit, te mos presin shume nga une...(kam alergji ne lidhje me këtë tradite)!


---------------------
e kur i teri te venitem
e kur te tretem ne largesi
ti do mbetesh nje yll i dritur
qe do te kemë perhere nder sy...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Vajtimet

...edhe kur e mendon si fenomen, vajtimi te ngjall zymtesi ne shpirt. zakon i vjeter, i rende, shkaterrues!


nuk harroj dot fjalet "qaj se duhet te qash...". dhimbja per diçka te humbur eshte teper personale. ç'ti besh, zakone te mbartura qe me kohen shpresoj te zhduken.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Vajtimet

Une per vete kur isha ne Shqiperi, pata edhe nje rast vdekje. Vdiq daja 72 vjec. Kur shkova kishin kalu 10 dite. Normalisht qe u vesha me te zeza. Por ne shpine time..vesha Xhinsa e bluza te erreta. Shihshin pak njerezit me sy te keq, plus se kisha ene floket kuq flake e dihet se do te llafosin icik mrapa.
Kurse kur po kthehesha per shpi..cioè Itali..u vesha pantallona te zeza ( Bluze boj rose) e xhup te bardhe. I shtremberuan pak turinjte..por ju thashe:

Njerezit lindin dhe pastaj vdesin. Ligji i natyres ky. Une po nisem per rruge e kam dy femi qe me presin, pra kam gezim. Nuk kthehem ne shpi tan te zeza me ndjell zi..se kam tan ate rruge te gjate me bo. Nuk toleroj as njerezit qe keni pagu me qajte... " Jo me qajte, por me vajtu" e kalamajt e vegjel kushedi se si jane ndjere. Eshte daja e du..e kam dashte dhe kam me e rujt ne zemer..por nuk eshte as veshja as nje e qare si e cmendur qe te ben se e ke dashte ne sy te njerezve te tjere!

Nuk e di por vec ne e kemi vajtimin kaq te rende! Me u habit.
 

Guest
Re: Vajtimet

.... tani duket zakon...dikur nuk ka qene ashtu.
Eshte nje shenje respekti qe tradita shqiptare ben ne raste te tilla. Eshte nje nga menyrat tona per te respektuar te vdekurin. Gjate gjithe jetes time nje here kam qene ne nje vdekje...dhe kam qare tek shikoja nenen qe qante...i vinin vete fjalet, i dilnin nga shpirti.Nje shpirt qe po i keputej ne ato momente, po varroste birin e saj 18 vjecar...dhe me thoni ju si mund te rrinte ajo nene pa qare dhe pa e vajtuar ate femi??!!!
Vajtimi nuk duhet pare si ornamet vdekje por si shprehje ndjenjash.eshte nje menyre per tu cliruar dhe per te kuptuar qe ai person nuk do jete me...
Per femijet nuk eshte traume. Mjafton qe ti ti shpjegosh se cfare po ndodh. PAra 5 vjetesh, vdiq nje person i afert i familjes dhe la pas nje femije 5 vjecar. E mbajta une femijen ditet e varrimit dhe javen mbrapa. Femija kishte asistuar ne momentin e vdekjes te te jemes ne spital. Aty femija ishte ndjere vetem dhe asnje nuk i tregonte cfare po ndodhte. Ndersa diten e funeralit ai qante se nuk ishte mesuar pa te jemen, ama me disa fjale te thjeshta i shpjegoja qe e jema ishte semure dhe po pushonte...dhe me mbas disa ditesh perseri me fjale te thjeshta ju tregua qe e jema kisht ikur ne qiell....etj etj.

Ama dhe funeralet italiane...ku mjafton nje e shkuar ne kishe dhe ti i nderove dajen, tezen, nenen, babain...nuk me pelqen. Jeta vazhdon...por vazhdon duke respektuar personat qe te respektojne duke te qendruar prane ne nje moment te tille.
PAra nje jave me rastisi te shkoj nje nje funeral...ishin 5 gatti qe as arkivolin nuk e shoqeruar per ne varreza... :confused:
 

abs

nuk e di...
Re: Vajtimet

ai grupi me te cilin po flisja...kishin nje vjetorin e nje pjestarit te families...me thane qe ate dite, vetem i vdekuri mungonte aty, perndryshe gjithcka ishte ba si ate dite kur kishte vdek.
ato theksonin; - ne kishim dhimbjen ma te madhe, qanim e natyrisht dhe me fjale, por kur degjoje vajtoren, dhe turmen qe qanin e qirreshin vinte nje moment ti thoshnim "permbaju te lutem"...ishte nje moment i pashpjegueshem cmendurie...
pyetjes se si do ishte me `normale`respekti i personit te vdekur, ju pergjigjen:- vetem me pjestaret e shtepise do ishte ideale, por te len opinioni? ai vendos...e kjo me duket mua e tepert, te vendosi opinioni mbi ate qe eshte ne fakt vetem e jotja...
pse duhet te mendoj opinioni se tani qe bertet qan qirresh je tuj e respektu te vdekurin?
dhimbjen qe ka njeriu ne shpirt per njeriun nga i cili ndahet fizikisht eshte si te thuash `prone e tija` qe e shoqeron ne jete...

personalisht me duket kjo menyre vuajtjeje kolektive shume domethense...sikur ky kolektiv eshte i prirur te respektoje vec dhimbjen/humbjen/vuajten...

mendoj se ajo dhimbje eshte teper personale...
menyra se si duhet ta respektojne te tjeret (fisi, shoqeria duhet rigjetur mendoj...) e vajtoret ta shkrijne talentin e tyre duke ngjall ndijime ma optimiste tek kolektive te ndryshme...

mendimi im ky...
e di mire cdo te thote te humbish...por s me pelqen te ngjall ndienjen e meshires per kte.

PS: pyetja ime eshte:- mos valle eshte dhimbja e shumfishuar e hidhur ngaqe s jemi mesuar te shprehin dashurine? te rritemi me te?
ose ngaqe s jemi mesuar te flasim haptas mbi vdekjen psh? dhe mbi gjithcka me njerezit qe jane aq te shtrejte?

---------------------

ne zbulim te methodave te reja...
 

DriniS

Ecejak
Re: Vajtimet

Le te flasim per rastet kur ka plasur ndonje e gajasur e madhe qe ka infektuar te gjithe gjate kohes se vajtimit... oh dear!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Vajtimet

une i urrej vajtimet...

Tensionojne shume situaten dhe rendojne idene te vdekjes.

Mua s'me harrohen dy gra ...qe kur shkova ne varrimin e nje shoku filluan me ulerima

"Indriiiiiiiiiiiiit ku e ke shokun!!!!!"
"çohu djal e shif kush ka ardh ....Indriti, çohuuuuu!!!!"


:eek: :eek: :eek:

Jan gjona te tepruara e shpesh ... jane edhe ne forme tradicionale, ceremoniale se duhen bo!!!


pffff.


per te qesh...kur pat vdek nje tjeter shok (i gjette shpirti rehati te dyve) ne vend qe te thoja "gjette rahmet" si themi ne, i Thash " u trashegofshi"...Nuk qeshen shum ne prezence time po te gjith po e mbanin me zor. Un i turpnova! Kur po me sillnin kafen, sa me pa ne sy ai shoku me kafe...ia plasi gazit ne mes te shpise e ma derdhi kafen ne pantallona!...qeshen te gjithe, sikur u liruan, tensioni e lodh njeriun!
 

Danae

Primus registratum
Re: Vajtimet

nuk kam qa dot ne vdekjen e gjyshit,e di sa peng me ka mbet qe nuk e kam lene veten te clirohesha ne ate moment qofte ne dhomen time vetem e vetem se nuk doja te qaja,kam qare kur kam pare tim ate te dilte nga dhoma ku kish pare projeksionin e varrimit pa qene i pranishem,aty e leshova veten,lotet e mi nuk kishin lirine te dilnin me pare,vajtimet e teperta :confused: ,opinioni :confused: ,njerezit kane dhimbje e kur dhimbja eshte e pranishme fort duhet te shprehet,une nuk gjykoj dot dike per lotet qe derdh nga ndjenja qe provon,shqiptaret jane te mbushur me skema,duhet bere e duhet thene,nje jete me duhet,por do u kaloje.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Vajtimet

dott...vajtimet dikur kane qene profesjon me vete, ashtu siç ai i priftit ose i hoxhes (po ti quajme profesion). me nje fjale, flitet per faktin (ashtu siç u tha me siper) qe e qara sforcohet, ti duhet te qash sesben. ky eshte funksjoni i vajtoreve qe ka permendur abstract, ato qe vinin 2-3, e fillonin e çirrnin faqet duke uluritur e klithur per te ndjerin ne menyre qe te "nxehnin" situaten.
 

abs

nuk e di...
Re: Vajtimet

e me e keqja eshte se vajtueset marrin lek per `profesionin` e tyre...

eshte per ta pas parasysh, se ne pagujme per me u draumatizu/vujt/shkaterru/cirr/hidheru (ne menyre kolektive, skandal)
...ju ka shku ndermend kjo? e nga ana `tjeter` jemi te varfer...


------------------


Me pelqen te vrojtoj taktiken e te vepruarit te kafsheve…

Dhelpra kur futet ne kotec per te kap nje pule eshte e sigurte se jo vetem nje, por mund t ja perdredhi koken disave njekohesisht…

Sepse…
Ne momentin e pare sapo dhelpra te futet ne kotec, te gjitha pulat/gjelat `coroditen`,pra kakarisin dhe fluturojne instiktivisht per te shpetuar, ne castin e shpejte, kur nje nga viktimat eshte ne goje e dhelpres, athere te gjitha pulat/gjelat solidarizohen (demoralizohen, qullezohen, coftin_zohen) me viktimen, e i dorzohen dhelpres istiktivisht…

Keshtu e shoh traditen e vajtimit …


-----------------------
Kur ka ndienja qe te tjeret s`ti kuptojne, duhet t`i fshehish ne zemer. Balzak
 

moonlight

Primus registratum
Re: Vajtimet

Shperthimet e tejskajshme mund te cojne ne 'mass hysteria'. Shkakton dhimbje te medha koke dhe te shtyn te asamblim te gjithckaje te shemtuar ne jeten personale te cilat i misheron ne zymtesine e vdekjes ne ate rast. Pra, eshte gjynah te futesh ne nje vorbull te tille ku dashuria per personin qe kalon jete te perzihet me lloj lloj ndjenjash pesimiste dashur padashur.
 

Odea

Primus registratum
Re: Vajtimet

Ne traditen Indiane, grate pasi iu vdes burri ose duhet te vishen me te bardha gjate gjithe jetes se tyre pas vdekjes se burrit, ose te vrasin veten e te varrosen me burrin pasi nje zakon i vjeter thote qe gruaja pa burrin ska per se te jetoje me.

Vajtimet edhe mua sme pelqejne kur kalojne ne histerie por duhet te themi qe vajtimet jane ne menyra te ndryshme. Psh, kemi vajtimin gjate varrimit si dhe kemi vajtimin gjate gjithe jetes sone per dike qe ka qene me verte gjithmone i/e pranishem/e ne zemren tone. Une psh, edhe sot sa here kujtoj gjyshin tim qaj, madje edhe tani me dalin lotet pasi kujtimi eshte me verte i forte dhe malli intertwined (i lidhur?) me merzine te bejne qe te vazhdosh te lotosh apo vajtosh per personin.


Odea
 

Gysi

Primus registratum
Re: Vajtimet

Keto jane forma relativisht te vjetra te cilat sigurisht kane pasur vlerat e tyre ne shoqerine tone ne te kaluaren e saj. Duhet te jemi te kujdesshem kur analizojme nje fenomen social, sidomos kur ai rrjedh nga e kaluara, pasi per kete nevojitet te njihen mire format dhe menyrat e ndertimit te jetes se perdithsme ne kohen kur keto norma kane funksionuar normalisht ne shoqeri. Per me qarte mund te shohim Dyrkeimin ne lidhje me ritualet ne pergjithesi, dhe ate te vdekjes ne vecanti.

“Ne ceremonite kolektive afirmohet dhe rritet ndjenja e solidaritetit te grupit. Ceremonite I largojne individet nga interesat e jetes sociale, profane dhe lartesohen brenda nje sfere, ne te cilen ata ndjehen ne kontakt me forcat me te larta. Keto forca me te larta jane ne te vertete shprehje e influences se kolektivit mbi grupin. Ceremonia dhe ritualet jane esenciale per lidhjen e anetareve te grupeve. Ja perse ato nuk jane zbuluar vetem ne situatat e rregullta te adhurimit, por edhe ne kriza jetesore te ndryshme, ne te cilat perjetohen momentet sociale me te rendesishme si lindja, martesa dhe vdekja. Realisht ne te gjitha shoqerite jane gjetur procedurat ritualistike dhe ceremoniale. Ceremonite kolektive riafirmojne solidaritetin e grupit ne nje kohe kur njerezit jane te detyruar t’I pershtaten ndryshimeve me te rendesishme ne jeten e tyre. Ritualet e varrimit tregojne qe vlerat e grupit jetojne me gjate se vekja e individeve te vecante dhe keshtu u sigurojne nje menyre qe u mundeson njerezve te pershtaten ndaj rrethanave te tyre te ndryshuara.”
[cituar sipas Anthony Giddens, Sociologjia, fq. 439]

Pra keto rituale, te cilat sot na duken te cuditshme kane sherbyer historikisht per te ruajtur te gjalle ate qe quhet identitet I shoqerise, dhe qe perben githe karakteristikat, vecantite, kulturen individuale te popullit tone. Te gjitha keto lloj ritualesh kane pasur nje funksion shoqeror, dhe nuk kane qene kot. Ne qofte se sot shoqeria ka ndryshuar mjaft gjera aq sa edhe mjaft forma kane ndryshuar dhe ne ruajme vetem disa kontakte te vagullta dhe te palogjikshme te ceremoialeve te vjetra, ky nuk eshte faji I te pareve tane, por eshte faji yne qe nuk e njohim si duhet jeten e tyre, si dhe faji I atyre qe I humben apo ndryshuan vlerat kryesore te kesaj shoqerie.

Natyrisht qe sot vlera e ketyre gjerave eshte mjaft e diskutueshme, te pakten jo ne kete forme keallup. Por ne nje tranzicion social e kulturor ne te cilin gjendemi, shpesh eshte mjaft e veshtire te percaktosh se cfare vlen ende te ruhet dhe cfare jo. E rendesishme eshte qe sot duhet te jemi te kujdeshem ndaj formave tradiconlae te jetes, megjithese ato sot nuk na vijne te pastra, por me mjaft shtesa te “arnuara” me vone, dhe te mos japim gjykime vendimtare te menjehershme, me nje te rene te lapsit, pasi kesthu, pa dashje mund te shkaterrojme vlera ose norma, te cilat mund te na hyjne ne pune me vone.
 

Cristallina_83

Primus registratum
Re: Vajtimet

Secili eshte i lire te shpreh dhimbjen e tij ashtu si mendon se eshte me mire...dhe nuk eshte e drejte te perbuzet nje person qe dhimbjen e shpreh me vajtim...perkundrazi ne shume raste eshte gjeja me e mire te shprehet keshtu se sa te mbahet perbrenda duke shkaterruar veten. Vajtimi nuk eshte nje zakon, kur behet nga nje person shume afer te ndjerit, eshte nje shfrim i dhimbjes, ne fund te fundit vdekja e nje personi te dashur eshte gjeja me e veshtire...para vdekjes njeriu ndihet i pafuqishem, prandaj pse mos ti uleras jetes kete fatkeqesi.
Asnje nuk ka te drejte te gjukoj dhimbjen e tjetrit ne baze te mendimeve te tij.

P.S: Do te quaja nje zakon te veshurin me te zeza pas vdekjes se dikujt...po edhe kjo eshte nje shprehje respekti ndaj te dierit dhe nje zgjedhje personale. Se dikush nuk do te vesh te zezat ... shume mire eshte mendimi i tij dhe NUK DUHET TI PRISHET PUNA FARE per ate qe thone te tjeret, ne fund te fundit le te flasin...me vone do pushojne.
 
Re: Vajtimet

Psikologet/terapistet i shikojne me shume vlera vajtimet. Shpejtojne procesin e "grievance" (te mbajtjes zise, hidherimit). Vajtimi eshte cathartic (pastrues, clirues), dhe e ve perballe personin qe ka humbur njeriu e tij te dashur me realitetin, duke mos e lene te jete ne mohim e delusion e te mbaje perbrenda gjithe dhimbjen. Per njerezit qe nuk jane shume te afert me te ndjerin i gjithe procesi duket histerik, sepse ata nuk jane duke ndjere ate shkeputje te shpirtit qe ndjejne te afermit, por te gjithe si kenaqim dot /pf/images/graemlins/wink.gif . Vajtuese te paguar, me ka rene rasti te degjoj ne nje fshatez andej nga laberia, dhe mu duk shume prekse, jo histerike. I dilnin fjalet ne vargje si nje kenge, dhe ato qe thoshte ishin me teper nje tribut per jeten e atij qe shkoi.
Promblemin ne shqiperi une e shikoj me procesin e zise. Ku grate duhet te vishen me te zeza per kohe te gjate e te mos lyhen, e te mos buzeqeshin, te mos argetohen ne asnje lloj menyre. Gjithe njerezit qe i takon te permendin vetem humbjen, ne vend qe te mundohen te ta heqin mendjen. Edhe kur ti ke bere paqe me realitetin e behesh gati te levizesh perpara, nuk te lene jo, te kujtojne detyrimin.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Vajtimet

Vajtimi nuk me pelqen. Nuk me pelqejne ritet e zakonit kur vdes njeri, nuk me pelqejne varrezat madheshtore dhe nuk me pelqen kur gjithshka behet kaq pompoze! Nuk me pelqen shprehja e ndjenjave ne publik, nuk me pelqen kur jam prezente tek ato familjare qe japin kujen me te madhe dhe nuk e mbajne pak vehten ne sy te tjereve. Ndoshta te shprehesh me lote te ben mire, por nuk i ben njerezve te tjere te dashur qe te rrethojne. Shko ne nje vend te vecante dhe qaj sa te duash. Lere pastaj rastet me ekstreme kur jane vajtime me shkulje flokesh dhe cerrje fytyre :eek: :eek: :eek:
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Vajtimet

ndoshta jeni duke fole per "vajtimin" po keni ne mend jo te njejten gja.

personalisht nqs quej "vajtim tradicional" e para gja qe me vjen ndermend asht pjese "ajkuna qan omerin" nga eposi i kreshnikeve. aty ka dhimbje dhe dashni te mbeshtjellun aq shume sa s'mundesh me i nda.
pata ndigjue dhe njihere nji vajtim te malcise se madhe per nji djale te ri. po ai qe po e vajtonte ishte shok i tij. se ku i gjente ato fjale me i dhane lamtumiren e fundit s'e di, po di qe nuk stonojshin, e ishin te sinqerta e fjale te denja.

per keto vajtimet me pare jam dhe une dakord, dmth s'i honeps, se jane fallco. dhe nqs "sheqerosen" me cmenduni atehere dhe aq ma keq...
 

Gysi

Primus registratum
Re: Vajtimet

Te mos harrojme se eshte po i njejti autor, e njejta mendje gjeniale (populli) qe ka shkruar perla te tilla si "Eposi i kreshnikeve", qe ka hartuar edhe keto zakone, tradita, rituale apo ceremoniale.
Dhe te jemi te bindur qe kot nuk ia ka futur.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Vajtimet

Kam pershtypjen qe njerezit fisnike dine te perjetojne dhe vdekjen ne nje menyre po kaq fisnike, me dhembje te tejskajshme ne shpirt por me vajtim disi te heshtur ...Ulerimat apo histerizmat e tjera duken si show per publikun, a sjellin lehtesim te shpirtit valle??
Nuk e di....... Disi do ta kuptoja nje vajtim te nenes per nje bir qe i ka mbetur jeta pergjysem,nje vajtim te gruas kur mbetet e vetme ne moshe te re, por te perfshihen ne keto vaje edhe persona pa lidhje gjaku apo te vajtohet dhe per ata qe i kane bere ditet e perendise kursesi jo.
Skam dashur asnjehere te asistoj ne situata vdekjesh e i jam shmangur perhere varrimeve, por me aq sa kam pare them se ne ditet e sotme ky eshte nje zakon qe vjen duke u zbehur........
 
Top