Vajtimet

abs

nuk e di...
Re: Vajtimet

Kam pershtypjen qe njerezit fisnike dine te perjetojne dhe vdekjen ne nje menyre po kaq fisnike...


Me pelqeu.


---------------------
Dua te pranoj qe kushdo qe vepron mire dhe fisnikrisht mund te duroje dhimbjen. Beethoven
 

221178

Primus registratum
Re: Vajtimet

Interesant me duket ky dyzim i popullit tone:duke pare zakonin e vajtimit dhe pergjithesisht te perjetimit te vdekjes se te afermve dhe mbajtjen e zise,duket sikur jemi nje komb depresiv.Ne fakt,me duket se jemi komb shume optimist dhe me force te madhe jetesore.Ndoshta njohja dhe afrimi me vdekjen e ben kete me te pranueshme, dhe jeten me te deshirueshme per ta jetuar.Nuk me duket rastesor gazi qe plas neper funerale.Zakonisht pas ceremonive njerezit ndihen me te deshiruar per te bere gjera te bukura e shpesh perfundojne duke bere sex.
Zakonet perendimore jane shembulli se, sado largohemi nga ceremonite,nuk mund t`i largohemi frikes ne shtim nga vdekja.

Ndersa nga ana artistike me duket dicka e hatashme!Jemi perpara formes rudimentare te lindjes se tragjedise.Ja ku i kemi para syve koret vajtuese te tragjedive greke.Si mund thjesht te mos i admirosh?!Si mund te kerkosh te zhduket kjo trashegimni?
Fundja,pervec ndonje bezdie te momentit,nuk me duket se na kane kultivuar ndonje traume kolektive.
 

eli

Primus registratum
Re: Vajtimet

Vajtimi per mu kur isha i vogel ka kene diça qe u bate ne mort edhe kaq. Po m’a vone kur fillova me u rrit e me kuptu pak ma shum, tu e lane ne nji ane te vdekunin, fillun me m’pelqy vajtimet. Kjo m’varet prej vajteuseve , por ka pr’i’men shume poezi ne vajtime. Se shumica e tyne veç emnin jua ndrrojne te vdekunve, se t’tjerat i dine permendsh, e i kane te msume brez mas brezi. Kane vargje shume te fuqishme. Jane do, qe ne fund, ba me e harru te dekunin, ban gabim e thu « te lumte goja ».

Po deshta me ju kallxu ketu nji ngjarje qe ka ndodh ne nji fshat ne krahinen teme ( ???) e me i nda pak traditat bashke. Nji burrit i kishte deke baba e shoket kishin shku per ngushellim. Njerezit e kishin zakon me e ule te dekunin ne karrige e me i vu nji cigare ne goje (ishte burre e se di a bajne te njajten gja edhe me grate). Ne fillim kta shoket, edhe vdekje po, edhe i dekuni nej, s’ishin msu e rrishin pak si ne rriqna. Po masanej erdhi kafja e zakonit, erdhi rakia, e mbasi ishin shoke fillun gotat me njeke njana-tjetren e giuha me u trashe. Fol pak n’fillim, pak ma shume ma vone, e te e vona, kur u bane pak ne qejf fillunen edhe me qesh e u harru i dekuni (qe ishte aty midis dhomes). Po njani ** kishte pi ma teper e i ishin ba trute lepur, kishte harru pse kishte shku, çohet e i thote te dekunit : « Qe ndeze edhe ti se u ba kohe qe po e man ne goje kot ».
Aty per aty u kujtunen per te dekunin, po prape ia plasen gazit. Ça ta ban rakija s’ta ban kush thojne. E mos kujtoni se e kam shpik se asht e tana e vertete.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Vajtimet

Ulerimat apo histerizmat e tjera duken si show per publikun, a sjellin lehtesim te shpirtit valle??

Jo detyrimisht show. Jane te zakonit dhe njerezit i perdorin gati gati natyrshem, sa te rrenqeth te jesh prezent ne nje skene te tille (kuptohet jo gjithnje, se ka edhe farsa!)
Nuk di sa e lehteson shpirtin, besoj se jo vetem se e lodh vajtuesin deri ne ate pike sa nuk mendon me dot per dhimbjen, pra eshte nje forme shtrydhje gjer ne piken e fundit te energjive.
Nuk i ndihmon ata qe jane perqark teje. Kam pa me syte e mi se sa shkaterruese eshte per ate qe e vuan vertet humbjen e xhenazese.
Per vete nuk qaj dot me fjale, s'arrij me as me lot ne sy te te tjereve! Ceshtje karakteri besoj!...
 

Dolores

Primus registratum
Re: Vajtimet

Vajtimi eshte gati gati art me vete qe perfaqeson traditen shqiptare. Kam parasysh ne Tepelene kur vdisnin njerzit ishin disa gra qe kishin te ashtuquajturin "talent" te vajtonin me vargje mishrreqenthse. Edhe ato ishin pjesmarrse ne pjesen me te madhe te varrimeve. Secili ka menyren e vet se zise....por me pelqen me shume tradita jone qe ndjell emocion se sa kjo e amerikes se veriut, ku te gjithe rrine ftohte sikur s eshte ndonje big deal.
 

abs

nuk e di...
Re: Vajtimet

Sic po e kuptouj une kjo tem kenka per Vajtoret.
Zanati i tyne ( qe asht shume aktual, e jo si thojne disa ( ka ken dikur) po t ishte ne doren teme, nuk do ekzistonte!
Ato thirren e pyesin si e ka emrin i vdekuri, si quhen njerezit e shpis, a i ka pas vdek na kush ma pare? Pra kto zantalijet mledhin shume informacione, e knojn e cirren sikur me ta than mendja kann jetu tan jeten me te vdekurin.

PS: rasi i "ajkuna qan omerin" e kishte permend dikush ma siper, ktu flasim nje lidhje te ngushte te te vdekurit dhe te atij qe e vajton, e natyrisht dalin fjale zemre!
Kurse vajtorja (papagalli i situates) asht sic u tha ma siper
Nxitesja e traumatizimit te mases! E asgja ma teper!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Vajtimet

Kam pershtypjen qe njerezit fisnike dine te perjetojne dhe vdekjen ne nje menyre po kaq fisnike...


Me pelqeu.
Si shembull per shembull kjo nuk me pelqeu hiç,mendoj se keqkuptimi mund te jete te perkufizimi i fjales fisnikeri.Tuj ken nji komliment per rrjedhoj i pelqen shumices kushtet per me ba pjese ne ket grup ma shum i ven tuj u nis nga vetja sesa ne ça nenkupton kjo fjale me te vertet.A mun te kete diçka ma fisnike se nji baba kur humb nje djale 23 vjeç e ti e ngushellon,ne vend qe te humb ne dhimbje e deshperim te pyt per familjen per punen e jeten ne pergjithsi duke te dhan kurajo ai ty :confused: .Apo se rasti kur ne ne nje varrim merr pjese edhe vrasesi apo familjare te tij dhe respektohen te pakten sa gjith te tjeret.Pa dasht me e ekzagjeru po popuj ma fisnik se shqiptart jane te pakte.Po tuj ken nji popull shume vital kjo shprehet si ne gzim edhe ne hidherim.Dhe vajtimi si pjese e ksaj shprehje per mendimin tim ka per detyre konkretizimin e ksaj dhimbje e pikellimi e perpjestimin e saj ne menyre qe pjesa qe u takon familjes se prekur te jete ma e vogel,njekohesisht mbeshtetja e madhe deri ne vajtim e pjesmarresve(per faj te vajtusit /pf/images/graemlins/laugh.gif ) nuk i len qe te ndihen vetem dhe u jep force ne perballimin e ksaj situate.Me sa kam nigju ne pergjithesi e jo vetem ktu per ket problem ankohen ata qe nuk jane rrethi i ngushte i te vdekurit. Problemi i vertet asht tjeter,shoqnia asht duke perjetu nje ndryshim te thelle.Pra dhimbja jote duhet te jete e jotja s'ka pse bahet edhe e imja(shkelje privacy /pf/images/graemlins/laugh.gif ).Natyrshem lind pytja po kush te detyron te marresh pjese..pergjigja:nje pjese e vogel e varesis nga kto zakone e tradita,deshira per respekt..etj.Pra duam te jemi fisnik po jo te vuajme per te tjeret apo ta shfaqim ate,pak kontradiktore me duket :shrug: .
 

abs

nuk e di...
Re: Vajtimet

Vujtja dhe mjerimi jan Injoranc dhe injoranca asht Vdekje...

kte perfaqsojn simas meje vajtimoret me ate traumatizimin e mases me `vajin`e tyne (profesional).
T flasish me diken qe ka provu humbjen e njerzve te familjes e kupton sa i pavend asht `profesioni` i tyne.tan at peshe e tan at cirrje ato ja u ngarkojn vec njerzve qe jan ma t lidhun direkt me rastin e ktu vec shumfishohet dhimja e cila vete ne vetvete asht aq tronditse.
Menyra e tyne sjell aq afer vec vujtjet qe ata njerz kane perjetu gjate jets e nqs masa mund te ndikohet per 10min ( e cila dhe kjo ringjall/kujton/jeton dhimbjet e tyne t ma parshme ne kte moment) per familjart asht shum shum ma e gjat dhe e thell.
N shqipni simas meje asht ma e ransishme me ken n rregull me opinionin e mos me deviju rregullat, kurse dhimjen le te traumatizohena n mas se kshtu duhet;n qs kjo asht fisnikeria e respekti per dhimjen e humjes jam e lumtur qe sme takon.po te ishte gja ne doren teme, kjo s do egzisonte e vajin le ta banin njerzit e shtrejt, sepse vec ato e kane peshen aktuale.
te na preferohet me e respektu te vdekurin me vajtimoren ma `t mir` me mortin ma t bujshem n vend qe gjat gjith kohes se Jetes nuk demostrohet dashuri nuk thuhet`` Te du fort`` por kompesohet n fund me ``I mjeri per ty`` .
Ky fatkeqsisht asht mjerimi e injoranca vete, 1 nga shum faktoret qe `perparojne` kulturen tone (mendimi jem ky).
 

zog

Primus registratum
Re: Vajtimet

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb]
Kam pershtypjen qe njerezit fisnike dine te perjetojne dhe vdekjen ne nje menyre po kaq fisnike...


Me pelqeu.
Si shembull per shembull kjo nuk me pelqeu hiç,mendoj se keqkuptimi mund te jete te perkufizimi i fjales fisnikeri.Tuj ken nji komliment per rrjedhoj i pelqen shumices kushtet per me ba pjese ne ket grup ma shum i ven tuj u nis nga vetja sesa ne ça nenkupton kjo fjale me te vertet.A mun te kete diçka ma fisnike se nji baba kur humb nje djale 23 vjeç e ti e ngushellon,ne vend qe te humb ne dhimbje e deshperim te pyt per familjen per punen e jeten ne pergjithsi duke te dhan kurajo ai ty :confused: .Apo se rasti kur ne ne nje varrim merr pjese edhe vrasesi apo familjare te tij dhe respektohen te pakten sa gjith te tjeret.Pa dasht me e ekzagjeru po popuj ma fisnik se shqiptart jane te pakte.Po tuj ken nji popull shume vital kjo shprehet si ne gzim edhe ne hidherim.Dhe vajtimi si pjese e ksaj shprehje per mendimin tim ka per detyre konkretizimin e ksaj dhimbje e pikellimi e perpjestimin e saj ne menyre qe pjesa qe u takon familjes se prekur te jete ma e vogel,njekohesisht mbeshtetja e madhe deri ne vajtim e pjesmarresve(per faj te vajtusit /pf/images/graemlins/laugh.gif ) nuk i len qe te ndihen vetem dhe u jep force ne perballimin e ksaj situate.Me sa kam nigju ne pergjithesi e jo vetem ktu per ket problem ankohen ata qe nuk jane rrethi i ngushte i te vdekurit. Problemi i vertet asht tjeter,shoqnia asht duke perjetu nje ndryshim te thelle.Pra dhimbja jote duhet te jete e jotja s'ka pse bahet edhe e imja(shkelje privacy /pf/images/graemlins/laugh.gif ).Natyrshem lind pytja po kush te detyron te marresh pjese..pergjigja:nje pjese e vogel e varesis nga kto zakone e tradita,deshira per respekt..etj.Pra duam te jemi fisnik po jo te vuajme per te tjeret apo ta shfaqim ate,pak kontradiktore me duket :shrug: . [/qb]
shume diskutim i bukur. mendoj njesoj.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Vajtimet

Duhet te kete nje limit mes emocioneve ( dhimbjes) ne kete rast dhe logjikes ... dhe ata qe marrin pjese ne vdekje jane atje jo per te sheruar dhimbjen, por per ti lehtesuar sadopak ata qe e mbartin ate ...
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Vajtimet

Xixa ndjenja kur rrin e ndrydhun zakonisht asht ma e damshme sesa kur shprehet.Ktu baj fjale per ndjenja te ndryshme dashnia dhimbja gezimi besoj se vlen per te dy krahet psh nji dashni e pashprehun dhemb ma shum se nji refuzim edhe nji dhimbje e pashprehun te rendon ma shume e ma gjat sesa nji vajtim.Nji gja mund te diskutohet ktu a asht ma mir nxjerrja e dhimbjes e pikllimit ne formen e vajit apo lenia ne deshire(mundesi) te secilit.Ka shum njerez qe normalisht edhe pse mund te vuajne shume nuk arrijne ta tregojn.Vajtuesja e arrin ket me te pakten 90 % te njerezve.Besoj se nje mendim ma profesional do t'ishte ma sqarus se na nisena ma shume prej pervojave personale dhe mundohena me i argumentu.Natyrisht argumenta gjen njeri per te dy krahet po sa i afrohen realitetit e sa elastik asht ky realitet??Kot nks i bjen rruga ma knej zogut kisha pas qejf me dit mendimin e tij /pf/images/graemlins/laugh.gif .Ajo qe shqetson shum se sa asht aktuale kjo praktik ktu bashkohem me ju (Ty Absin etj)Psh te ka dek nji kojshi(kjoft larg) edhe ti e ke lan me t'dashtunin me u taku ne 2 te thot burri se asht ne pune shko e na e kryj at t'pame.Ti shkon aty ja plas vajit si t'tan masanej shkon te i dashtuni e s'te bahet ma me ba dashni veç kthehesh e vjen n'shpi /pf/images/graemlins/frown.gif .
 

abs

nuk e di...
Re: Vajtimet

Fillimisht postuar nga tushi:
Psh te ka dek nji kojshi(kjoft larg) edhe ti e ke lan me t'dashtunin me u taku ne 2 te thot burri se asht ne pune shko e na e kryj at t'pame.Ti shkon aty ja plas vajit si t'tan masanej shkon te i dashtuni e s'te bahet ma me ba dashni veç kthehesh e vjen n'shpi /pf/images/graemlins/frown.gif
:eek: :eek: :eek:


shembull ma kot s mujte me gjet?
e shoh se njeni po i bijme gozhdes e tjetri patkoit.
 
Top