Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Dardanus

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Une te 3gova dicka sa per imagjinaten tende, ndryshimet jan haptas per 1 njeri te thjesht, e per studiues fésh mos te flasim.

Ma argumento ti mua te kunderten.

Ose ma mire me then me bind ti mua qe nuk eshte bibla e sotme e ndryshuar, me bind mua qe Jezusi (Isai) eshte biri i Zotit ose Zoti vet.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Ne fillim mbro pohimin tend. Vetem atehere mund ta kundershtoj.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Ej nuk me dhate pergjigje?? Bibla sot eshte unike ne bote apo cdo sekt perdor biblen e vet?? Ka nje standart apo ta shkruaj dhe une nje kopjen time?
Bibla: Ungjilli sipas Ujkut81 /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Edhe dicka, te kundershtosh linjen e kishes katolike nuk do te thote qe e verteta je ti.
Mandej, kjo tema flet per ungjijte qe nuk jane perfshire ne bibel, dhe thuhet se nuk i ka perfshire kisha (Vatikani). Tani ju po mbroni biblen ne versionin e sotshem, une pyes pse nuk jane perfshire ungjijte, dmth kisha paska bere mire qe nuk i ka perfshire??
Di ndonjeri ndonje adrese ne internet ku mund te lexohet permbajtja e ungjijve gnostike, apo eshte e ndaluar?? /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Ujku...

Bibla është e paparalelueshme në influencën, qëllimin, dhe fuqinë e saj. Ajo është Fjala e Perëndisë. Njëkohësisht, ajo është burimi dhe rregjistrimi i historisë së beslidhjes së Perëndisë me njerëzit e Tij. Në faqet e saj ne mësojmë vullnetin e Perëndisë për aspektin moral, shpirtëror, dhe shoqëror. Ne mesojmë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e shtrembër, të vërtetën dhe gabimin. Bibla është mëse e mjaftueshme në autoritet (autoritare) për të na drejtuar në besim dhe në praktikë. Ajo është një manual për të gjithë ata që e quajnë vete të Krishterë/Kristian (2 timoteut 3:16).

Bibla është libër me karakter hyjnor, përshkak se frymëzimi dhe autoriteti i saj vijnë nga Perëndia. Njëkohësisht, ajo është libër me karakter njerëzor, pasi Perëndia vendosi që të përdorte njerëz për shkruajtjen e saj.

Ajo është e përbër nga 66 libra që u shkruan nga më shumë se 40 autorë, në një periudhë prej 1600 vjetësh, duke filluar rreth vitit 1500 para Krishtit deri rreth vitit 100 pas Krishtit. Dhjata e Vjetër është pjesa e parë e Biblës e përbër prej 39 librash, që u shkruajtën në periudhën para Krishtit. Dhjata e Re është pjesa e dytë me 27 libra të shkruajtur pas Krishtit. Autorët e saj shkruajtën të shtynë nga Fryma e Shenjtë (2 Pjetrit 1:21). Ata shkruan jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por me fjalë të mësuara nga Fryma e Shenjtë (1 Korintasve 2:13).

Marre nga http://www.albkristian.com/materiale/artikull_bibla.htm


I qarte tani??
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Fjala 'Bibël' vjen nga fjala greke 'biblios' që do të thotë 'libër'. Ajo është një përmbledhje prej 66 librash. Bibla qëndron e vetme në mes të gjithë librave të tjerë. Ajo është 'unike' përshkak sepse ajo është ndryshe nga të gjithë librat e tjerë në këto mënyra (plus shumë të tjera):



Unike në Vazhdimësinë e saj...

Bibla është i vetmi libër që...

1. U shkruajt në një periudhë prej 1500 vjetësh.

2. U shkruajt nga më shumë se 40 autorë nga nga shumë fusha të jetës. Ata ishin mbretër, gjeneral ushtire, fshatarë, filozofë, peshkatar, taksa mbledhës, poetë, muzikantë, pushtetar, dijetarë, barinj, etj. si për shembull:

Moisiu - pushtetar dhe gjyqtar, i edukuar në universitetet e Egjyptit;
Davidi - mbret, poet, muzikant, çoban, dhe luftëtar;
Amosi - bari;
Jozueu - gjeneral ushtrie;
Nehemia - mbajtës kupe për një mbret pagan;
Danieli - kryeministër;
Solomoni - mbret dhe filozof;
Luka - mjek dhe historian;
Pjetri - peshkatar;
Mateu - taksa mbledhës;
Pali - rabin (mësues ligji); dhe
Marku - sekretari i Pjetrit.

3. U shkruajt në vende të ndryshme:

Nga Moisiu në shkretëtirë,
Jeremia në një burg,
Danieli në një kodër dhe në një pallat mbretëror,
Pali brenda mureve të një burgu,
Luka duke udhëtuar,
Gjoni i dëbuar në ishulin Patmos.

4. U shkruajt në situata të ndryshme kohe:

Davidi në kohë lufte dhe sakrifice,
Solomoni në kohë paqeje dhe begatije.

5. U shkruajt gjatë gjendjesh të ndryshme shpirtërore:
Disa prej shkrimeve u shkruajtën nga lartësitë e gëzimit;
Të tjera nga thellësitë e trishtimit dhe dëshpërimit;
Disa gjatë kohë sigurie dhe mendje qartësie;
Disa të tjera gjatë ditësh konfuzioni dhe dyshimi.

6. U shkruajt në tre kontinete të ndryshme: Azia, Afrika dhe Europa.

7. U shkruajt në tre gjuhë të ndryshme:

Hebraike (hebraishtja), e cila është gjuha e izrealitëve dhe praktikisht e të gjithë Dhjatës së Vjetër. Tek 2 e Mbretërve 18:26-28 dhe Nehemia 13:24, ajo quhet “gjuha e Judës,” dhe tek isaia 19:18, “gjuha e Kananit.” Ajo është një gjuhë piktoreske në të cilën e kaluar nuk është thjeshtë e përshkruar por e pikturuar dhe me shumë ngjyra.

Aramaike (aramaikishtja), e cila ishte gjuha e përditëshme e Lindje së Afërt, deri në kohën e Alexandrit të Madh (nga shekulli i 6-të deri në shekullin e 4-të përpara Krishtit). Kapitulli 2 deri tek kapitulli 7 i Danielit, dhe shumica e Ezrës nga kapitulli 4 deri tek kapitulli i 7-të, si edhe thënje të tjera në Dhjatën e Re; si p.sh klithma e Jezusit në kryq, “Eli, Eli, lama sabakthani,” që do të thotë “Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?” (Mateu 27:47). Aramikishtja është shumë e përafërt nga ana gjuhësore si dhe struktura e saj me gjuhën hebraike.

Greke (greqishtja), e cila përbën pothuajse të gjithë Dhjatën e Re. Ajo ishte gjuha ndërkombëtare që flitej në kohën e Krishtit, pak a shumë tamam si gjuha angleze në kohën tonë. Pushtimet e Aleksandrit të Madh e nxitën përhapjen e gjuhës dhe kulturës greke. Greqishtja, si gjuhë kishte disa dialekte, por më e përhapura ishte ajo që quhej koine që do të thotë ‘e përditëshme’ ose ‘e zakonshme’. Dhjata e Re u shkruajt në të njejtin dialekt, pasi ky ishte dialekti me i përdorur dhe më i përhapur kudo në atë kohë.

8. U shruajt në një gamë të gjerë zhanrash letrare, si p.sh.: poezi, përshkrim historik, këngë, romancë, tregim, didaktikë, korespondencë (letrash), satirë, biografi, autobiografi, ligj, profeci, parabolë, alegori, etj.

9. Adresoi një mori temash dhe subjektesh të ndryshme, si p.sh.: Martesa, divorsi dhe ri-martesa, homoseksualiteti, thyerja e kurorës, bindja dhe autoriteti, gënjeshtra dhe e vërteta, zhvillimi i karakterit, rritja e fëmijëve, natyra dhe zbulesa e Perëndisë, etj. Por, me gjithë numrin e shumtë të temave që ajo trajton, autorët e saj kanë një harmoni të mrekullueshme me njëri-tjetrin. Kjo është një nga dukuritë e fymëzimit të saj hynor.

10. Me gjithë temat dhe subjektet e shumta që trajton, Bibla tregon një tregim të vetëm të bazuar mbi një temë të përbashkët: Ajo përmban historinë e shpengimit (shpëtimit) të njerëzve nga Perëndia.

11. E fundit dhe më e rëndësishmja, është fakti që në mes të gjithë njerëzve dhe karaktereve që përshkruhen në Bibël, karakteri kryesor është karkteri i vërtetë dhe i gjallë i Perëndisë, i cili na bëhet i njohur nëpërmjet Jezus Krishtit.


Karakteri unik i Biblës siç e pamë më sipër nuk është provë përfundimtare për frymëzimin e saj hyjnor. Por nga ana tjetër ajo është një sfidë e fortë për këdo që kërkon të vërtetën, në mënyrë që ti marri parasysh thënjet e saj.





Unike në Qarkullimin e saj...

Nuk është a pazakonshme që të dëgjosh për libra që kanë një shitje të madhe kopjesh. Ca prej tyre shiten me dhjetra, të tjera me qindra dhe me mijëra, më të pakët janë ato libra që shiten me miliona kopje, dhe akoma më të rrallë janë librat që kanë pasur një shitje kopjesh me të madhe se dhjetë-milion. Por është gati e pabesueshme kur dëgjonë që numri i shitjeve të Biblës është me miliarda. Po, me miliarda! Kopje të plota ose pjesë të Biblës janë shitur më shumë se çfarëdo libri tjetër në të gjithë historinë e njerzimit. Dhe ajo vazhdon që të mbetet e pamundur nga viti në vit.

‘Shoqëritë e Bashkuara Biblike’ rapotuan që në vitin 2001, shifrat e tyre të shitjes dhe shpërndarjes së Biblës ishin 23.2 milion, dhe shifrat e tyre për shitjen dhe shpërndarjen e të gjithë Biblës dhe pjesëve të saj ishin tek 555 milion kopje. (http://biblesociety.org/index2.htm)





Unike në Përkthimin e saj...

Numrat e përkthimeve të Biblës janë jo më pak të pabesueshme sa numrat e shitjes së saj. Shumica e librave nuk përkthehen ndonjëherë në një gjuhë tjetër. Ato që përkthehen, zakonisht përkthehen në dy ose tre gjuhë të tjera. Akoma më të pakët janë ato libra që përkthehen në mbi 10-të gjuhë të tjera. Sipas 'Shoqërive të Bashkuara Biblike', Bibla (ose pjesë të saj), është përkthyer në më shumë se 2,200 gjuhë! Megjithëse kjo është vetëm një e treta e 6,500 gjuhëve të botës që njihen sot, këto gjuhë përfaqësojnë mjetin kryesor të komunikimit për më tepër se 90 përqind to popullatës botërore. (http://biblesociety.org/index2.htm). Në të gjithë botën, asnjë libër tjetër në histori nuk është përkthyer, ri-përkthyer, dhe parafrazuar më shumë se sa Bibla.

Bibla ishte një nga librat e parë kryesor që u përkthyen. Rreth 250 vjet para Krishtit, Dhjata e Vjetër në hebraikisht, u përkthye në greqisht dhe u quajt Septuagjint (Septuagint). Kjo punë u prodhua për Judenjtë që flisnin Greqisht dhe jetonin në Aleksandri dhe nuk mund të lexonin dot në gjuhën Hebraike.

Qysh prej asaj kohe përkthyesit i kanë përkthyer Shkrimet (Biblën) - qoftë Dhjatën e Vjetër si dhe atë të Re - në gjuhë që kanë ose që nuk kanë një alfabet të shkruajtur. "Wycliffe Bible Translators" kanë angazhuar më shumë se 6,000 njerëz të cilët po punojnë me më shumë se 850 gjuhë të ndryshme në 50 shtete që të prodhojnë versione të reja ose të revizuara të Biblës (dhe shpesh herë ata krijojnë edhe një alfabet për të shkruar ato gjuhë që nuk kanë një të tillë). Nga të gjitha këto 850 gjuhë të ndryshme, 468 prej tyre janë duke u përkthyer për herë të parë.


Asnjë libër tjetër nuk i afrohet dot Biblës përsa i përket përkthimit të saj.



Shënim: Ky material është përkthyer nga libri: "More evidence that demands a verdict" i Josh McDowell nga www.albkristian.com .
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
te gjithe besoj se e dine se pervec 4 ungjijve qe ne te gjithe njohim, sipas lukes, mateut, markut e gjonit, ekzistojne te tjere ungjij qe tregojne historine e jezusit. sikunder dhe 4 ungjijte qe krijuan dhiaten e re, dhe te tjeret jane shkruar nga apostuj (i fundit eshte gjetur ungjilli i thomait apostull ne vitin 1938). keta ungjij jane cilesuar gnostike (te genjeshtert) pasi permbajtja e tyre ne pika te caktuara binte ndesh me frymen qe perfaqeson kisha.

te nderuar anetare ju ftoj te flasim mbi keta ungjij dhe te bejme publik mendimin tone mbi to.

flm

[/ QUOTE ]

Pse duhet te besh si ekspert i cdo fushe. Cfare di ti per kur si qush e pse u zgjodhen kater ungjijte dhe sa di per dhjetra ungjij te rreme qe batakcinjte shkruanin ne mesjete per perfitim e i shpallnin si origjinale...e thash me pare? per perfitim (?)

hajde djema, mos u beni te gjithe eksperte te gjithckaje, ka mencuri edhe ne te diturit e kufijve te gjithsecilit. ne jemi dhe teologe, dhe arkitekte, gjuhetare, doktore, historiane, filozofe, prifterinj dhe sataniste njeheresh
pffffffffffffffff
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

"Bibla është e paparalelueshme në influencën, qëllimin, dhe fuqinë e saj. Ajo është Fjala e Perëndisë" ... sipas dikujt që e ka shkruar disa shekuj më pas.

Versione të tjera të Biblës egzistojnë dhe shumica e tyre ruhet në Vatikan. Madje mendohet (por mbetet hipotezë) se egziston edhe një shkrim i Krishtit vetë.

A nuk e keni pyetur ndonjëherë veten se si ka mundësi që kanë shkruar apostujt e nuk ka shkruar Krishti?

Dhe Krishti është biri i zotit ashtu si çdonjëri prej nesh është i tillë. Krishti ishte njeri! Krishti po të ishte Zot do të kishte epërsi ndaj provave të Djallit e nuk do ishte një shembull për t'u ndjekur (bëri me hile?). Për më tepër, nëse ai do ishte Zot nuk kishte përse të mëtonte pushtetin e të atit për të gjetur fuqinë e tij.

Bibla është shkruar nga njerëz dhe pasqyron mentalitetin e njeriut si dhe nevojat shpirtërore të tij.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Nomad nuk me dhe pergjigje te sakte, une e di qe pjese te bibles jane shkruar nga njerez te ndryshem, por kush i permblodhi ne nje liber???
Dhe per unicitetin e bibles sot nuk mora pergjigje???
Edhe dicka tjeter, bibla shitet!!! Si Fjala e Zotit duhet te jepet falas!!!
Ndonjeri nga ju di ndonje adrese ne internet ku mund te lexohet per ungjijte gnostike???
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Ujk, ato gjenden në Vatikan dhe nuk janë të disponueshëm për publikun.

Ka shumë variante të Biblës sot në varësi të sektit fetar. Ndryshimet janë shpesh të mëdha dhe mundohen të fusin në Bibël frymën fetare të sotshme.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Atehere nese ato qe thua ti Kondre jane te verteta, ku dhuet ta gjej une te verteten, ne nje liber qe nuk ka origjinal, ku cdo sekt ka biblen e vet???

Jo jo nuk eshte pune kjo, e vendosa do te shkruaj Ungjillin sipas Ujkut81, qe te perfshije jo vetem Krishtin por edhe Buden, Muhametin, Skenderbeun, Ajnshtajnin, Hitlerin, Enverin, Nene Terezen, Mao Ce Dunin, Maradonen, etj, etj. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ne fund te fundit a nuk ka nje lidhje me Zotin secili nga keta??? /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Sigurisht që e kanë një lidhje. Po ti the që fjala e Zotit është falas apo jo? A ma jep mu nji kopje t'lutem?

Të vërtetën Ujk nuk e gjen në një libër dhe nuk e gjen tek të tjerët
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nomad nuk me dhe pergjigje te sakte, une e di qe pjese te bibles jane shkruar nga njerez te ndryshem, por kush i permblodhi ne nje liber???
Dhe per unicitetin e bibles sot nuk mora pergjigje???
Edhe dicka tjeter, bibla shitet!!! Si Fjala e Zotit duhet te jepet falas!!!
Ndonjeri nga ju di ndonje adrese ne internet ku mund te lexohet per ungjijte gnostike???

[/ QUOTE ]

Si duket nuk e more mundimin te lexosh cfare shkruajta me siper. Ti nisesh nga nje dyshim i rrenjesor se Bibla nuk eshte Fjale e Zotit pa marre parasyh mbase nje analize te mirefillte ndaj saj. Me thjesht, po te pyes une tani, cila pjese e Bibles te duket qe nuk eshte Fjale e Perendise dhe pse? Ungjijte gnostike nuk pine uje, sepse sipas rrefimeve autentike te asaj kohe, jane te pasakte. Keshilli i eterve i perbere nga teologe, mesues, profete, dhe njerez te dedikuar me gjithe shpirt besimit, duke u nisur nga qarkullimi i shtremberimeve te fjales se Zotit, vendosi te publikoje pjeset me te besueshme dhe qe i qendronin te vertetes. Pak e shume e njejta gje ishte edhe me Kuranin, pavareisht se Bibla u shkruajt ne nje periudhe 1500 vjecare, ndersa Kurani per disa dekada nga jo vete profeti.

Organizatat ne te famshme qe prodhojne Bibla, fitimet e shitjes se Bibles i vene ne sherbim te Zotit nepermjet misioneve te ndryshme mbareboterore. Biblen time pastaj une falas e kam marre. Si dhe shumica e te Krishtereve qe njoh. Nese nuk ke mundesi ta blesh, sigurisht qe te jepet falas. Gjithsesi, nuk ka pyll pa derra.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ujk, ato gjenden në Vatikan dhe nuk janë të disponueshëm për publikun.

Ka shumë variante të Biblës sot në varësi të sektit fetar. Ndryshimet janë shpesh të mëdha dhe mundohen të fusin në Bibël frymën fetare të sotshme.

[/ QUOTE ]

Si psh?
 

MANTIO

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Pershendetje.
Qe te flasesh besoj mbi nje teme duhet ta njohesh mire dhe te kesh fakte. Sidomos mbi nje teme si kjo e cila ka permbajtje qe nga shqiptaret ne pergjithesi ose njihet pak, ose ka qe se njohin fare dhe flasin vetem dhe vetem sepse nu besojn askund, keshtu qe vetem kundershtojn me arsyetime "logjike", ose qe njohin shume gjera por qe nuk besojn. Nuk them te mos flasim, por te pakten te dim se c'themi dhe te bazuara diku.
Qe kater ungjijt jane te vertete dhe qe te lexohen dhe te besohen nga njerezit "te krishteret" u vendos me Sinodet Ikumenike (mbledhjet qe u ben nga njerezit krishter te te gjith dogmave te cilet ishin te frymezuar nga Fryma e Shenjte, se sa i besojme kesaj eshte dica tjeter, sepse atehere themi qe s'besojme fare) Keshtu u vendos dhe per librat e fsheht qe quhen ne pergjithsi ose ungjijt e fsheht. Nuk eshte se kisha atehere (nuk flasim per 100 ose 200 vjet para por per shekuj)nuk i pelqeu librat qe s'pranoi por pa se ne to kishte lajme dhe te dhena te cilat ose ndodheshin me qarte ne 4 ungjijt dhe me te grumbulluara, ose kishin te dhena te paqarta dhe te shpjeguara nga mendja e atij qe e shkroi, pa pare dhe pa u ndodhur ne vend. Persa i perket librave te fsheht nuk hidhen te gjithe posht nga kisha ne kohet tona. Por cili eshte qellimi i perdorimit te tyre sot? Cili eshte fitimi per besimtaret? Do kemi dicka te re qe do marrim dhe qe akoma se kemi marre nga 4 ungjijt te pakten nese i lexojme?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Cilat jane pohimet autentike te asaj kohe. Me cfare te drejte keta "eterit" vendosen te mos i bejne te njohura per publikun. PSe nuk i lini njerezit ta gjykojne vete fjalen e Zotit. Me c'te drejte "eterit" krijuan monopolin e Bibles. Dhe nese dikur ne Mesjete keto mund te ndryshonin situaten politike (Kisha mund te humbiste fuqine), pse nuk behen publike sot!!
Dhe prape pergjigje nuk me dhe, kush e permblodhi Biblen ne nje liber. Kisha?? Ajo kishe qe vrau e perndoqi miliona njerez??

Vazhdoj te mbetem me pikpamjen qe pjesa e ungjijve qe tregon jeten e Krishtit eshte jo e plote.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Qenka e kote te flasesh me ty. Tu shpjegua disa here se si ka ardhur ne ekzistence Bibla, ti prape vazhdon e bie fyellit ne nje vrime. Nese ty jeta e Krishtit qe pasqyrohet ne Ungjij te duket jo e plote, ate mbaje per vete, thuaje para pasqyres, ah nese deshiron te na e mbushesh mendjen ne atehere eja me argumenta. Perndryshe mos merr mundimin te shkruash kot se me opinione badihava nuk i mbush mendjen njeriu.
 

MANTIO

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Secili mund te jap mendimin e tij, sic ben dhe Ujku81. Por te pakten Ujku81 kur merr pergjigje ne pyetje qe ben, pergjigju dhe ti sadopak. Ke te drejt qe ke shume pyetje dhe dyshime drejt ungjijve ose Krishtit dhe fese. Dhe mire ben se do te thot te pakten qe je njeri qe si sa ha llokumet me sy mbyllur, por deri ne nje pik te caktuar. Thua qe kisha vrau dogji perndoqi. Po ashtu eshte. Kisha eshte e perbere nga njerez si ne me fryme, te gjalle. Dhe nese njerezit ne emer te kishes ose te fese kane bere lloj lloj... ata jane denuar, jane ndjekur me vone dhe kane gjetur vendin e tyre. S'te ka faj as Krishti dhe as fete (besimi ku mund te besoj dikush). Dite te mbare.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

MANTIO.

Kur dikush niset me percmim ndaj Zotit, cila pergjigje mund ti beje dobi atij?

Ne lidhje me temen...T'ja dini fort per nder Kalifit Utman se dhe ju ne te njejten situate do ishit, pa folur per Surene 9:128-129...keshtu qe mos u beni hipokrite.
 
Top