Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

S6T6N6

Forumium maestatis
Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

te gjithe besoj se e dine se pervec 4 ungjijve qe ne te gjithe njohim, sipas lukes, mateut, markut e gjonit, ekzistojne te tjere ungjij qe tregojne historine e jezusit. sikunder dhe 4 ungjijte qe krijuan dhiaten e re, dhe te tjeret jane shkruar nga apostuj (i fundit eshte gjetur ungjilli i thomait apostull ne vitin 1938). keta ungjij jane cilesuar gnostike (te genjeshtert) pasi permbajtja e tyre ne pika te caktuara binte ndesh me frymen qe perfaqeson kisha.

te nderuar anetare ju ftoj te flasim mbi keta ungjij dhe te bejme publik mendimin tone mbi to.

flm
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Vetem ato qe ishin te vertetet...Pse nuk e fillon temen si duhet?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Qe Bibla nuk eshte shkruar me frymen e shenjte kjo dihet, ate e kane shkruar njerezit. Derisa e kane shkruar njerezit per njerezit duke e paraqitur si librin e Zotit, nuk perjashtohet mundesia e genjeshtrave ne te. Madje mashtrimi duket qe ne ide: Libri i Zotit po i shkruar nga njerezit.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Pse pikerisht keta ungjij? Si e shpjegoni ju te nderuar skeptike? Jepini hov sa te doni imagjinatave tuaja, hajde...
 

oxymorons

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Ujku a ke lexar ndonjehere Biblen ti? Si munden njerezit geneshtare te shkruajne nje liber qe ti thojne njerezve te mos genjejne, apo mekatojme dhe te vdesin te persekutuar per keto besime. Genjeshtra te duket ty keto? Per cfare ke genjyer ti dhe je gati te vdesesh duke mbrojtur ato?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Munden qe cke me te te shkruajne nje liber ku te thone ty mos genje ku vete genjejne si dreqi!!
Kisha per shume vjet ka patur monopolin e se vertetes, dhe e ka ndertuar dhe mbrojtur duke derdhur gjak.

Une biblen e kam lexuar (pjesen me te madhe). Eshte nje liber qe te meson gjera te mira, nuk e mohoj. Por shume fakte me bejne te dyshoj qe ky liber eshte ndertuar mbi genjeshtra.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Dyshimin e ke nga mosbesimi ndaj te vertetes ujko. Ballafaqohu!!
 

oxymorons

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Ujko, nuk iu pergjigje pyetjes sime pse keta genjeshtare kaq te medhenj vdiqen per te mbrojtur genjeshtrat e tyre. Meqe flet per "fakte", silli faktet, i presim me kenaqesi.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Cfare eshte e verteta sipas jush!! Fakti qe Krishti ishte biri i Zotit eshte e vertete po jo?? Keni lexuar per koncilin e Nikeas. Aty eshte caktuar me votim qe Krishti te quhet Biri i Zotit. Krishti ka qene i vdekshem. Deri ne ate kohe konsiderohej profet dhe jo Biri i Zotit.
Madje ne Bibel thuhet "Biri i Njeriut" (keshtu e quan Krishti veten) te pakten per ungjijte qe kam lexuar une.
Islami vazhdon ta quaje Krishtin profet dhe jo Birin e Zotit.
Oxy genjeshtaret e medhenj jane ata qe e rishkruan biblen. Mos harro se krishterimi u be fe zyrtare e Romes ne kohen e Konstantinit. Fakti qe u perfshine vetem 4 ungjij eshte nje pikepyetje e madhe ndaj vertetesise se krejt librit. Pse ungjijt e tjere u zhduken dhe u perndoqen sistematikisht nga Kisha? PSe duhej qe Krishti te quhej Biri i Zotit?
Dhe nje pyetje per ty Oxy: Cfare perfaqeson per ty Jezu Krishti?
 

oxymorons

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Keshilli i Nikeas nuk ka asnje peshe mbi ate qe besimtaret e krishtere besonin per Krishtin. Deri ne vitin 325 kur u mblodh ai keshill kishte mijera dhjata te reja qe besimtaret e krishtere i kishin qarkulluar dhe i perdornin si fjalen e Zotit. Une s'jam katolik qe permend Romen apo Konstandinin, as e konsideroj fare ate si ndonje pjese te rendesishme te krishterimit.

Bibla flet qarte kunder nje sistemi te tille si katolicizmi romak. Fakti qe ato perndiqnin te ashtequajtur ungjij te tjere vlen aq sa cmimi i patateve ne 1986 ne Elbasan. Te njejtat perndekje ata i bene edhe me besimtaret e bibles apo ata qe nuk nderonin papen. Une s'marr persiper asnje gje qe katoliket bene nen petken e "besimit", kur ata vete jane nje sistem kunder biblik.

Historia na tregon se asnje ungjill tjeter pervec 4 atyre qe u perfshine ne Bibel nuk gjendeshin ne ndonje Bibel te perdorur nga besimtaret e Krishtere. Ata qe ishin besimtare nuk kishin nevoje per nje keshill te merrnin vendim se cila ishte bibla, por e dinin mire ate nga permbajtja. 4 ungjijte biblike deshmojne te njejtat gjera per Jezusin.

Per mua Jezus Krishti eshte "Udha, e Verteta, dhe Jeta", Perendia i shfaqur ne mish, personi i dyte i trinise se shenjte.

1 Tim 3:16

Dhe s`ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Ti mund ti hedhesh poshte ato qe jane fakte historike duke u nisur nga besimi yt, por fakt eshte qe bibla qe ti ke sot ne dore rrjedh nga bibla e Kostandinit, dhe eshte shkruar dhe rishkruar nga njerezit, duke lene jashte saj te gjitha pjeset ku Krishti paraqitej si njeri i vdekshem dhe jo si Biri i Zotit.
Tek kjo teme po diskutohet mbi ungjijte qe nuk u perfshine, jo per besimin. Per mua nje njeri qe beson nuk ka nevoje ti thone qe ne x liber (qofte ky dhe bibla) shkruhet keshtu dhe s'ka tjeter. Por mos harro se nuk eshte dhe nuk ka qene gjithmone keshtu. Kisha katolike romake ka patur me shekuj monopolin e te vertetes hyjnore, keshtu qe do apo s'do ti ai liber paraqet ato qe ata kane dashur te paraqitet.
 

Dardanus

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Gaius Aurelius Valerius Diocletianus ishte nje perandore Illyrian i Romes, i cili kishte shpallur Maxentiusin dhe Galeriusin si perandore te Romes per ta mbajtur Perandorine Romake te bashkuar, pra kishte krijuar nje Tetrarki. Keta tre perandore Romak kishin dhene urdhrin e fundit per perndjekje, zhdukje te Kristianve (pa sukses).

Flavius Valerius Constantinus apo Konstandini i Madh, te cilin e kishte shpallur Diokletiani si nënperandoret te Romes, ishte poashtu Illyrian nga qyteti Nissus i Dardanise dhe sundonte ne Galia dhe Britani. (Nissus sot Nish ne serbi, ne ate kohe Serbet ishin diku ne Sibir ku jetonin vetem nga gjuetia).
Pas dorheqjes vullnetare te Diokletianit, kishin filluar mosmarrveshjet ne mes dy perandoreve te mbetur ne pushtet, Maxentiusit dhe Galeriusit, ne kohen e te cilve kishte disa luftra civile ne Perandorin Romake. Keshtu qe Konstantini i Madh kishte perfunduar keto luftra civile duke mposhtur te dy, dhe ishte shpallur perandore i Romes, si perandore i vetem.

Ne luften e tij per ndaljen e luftrave civile dhe bashkim te perandorise Romake, i eshte dashur te luftoj kunder dy perandoreve te tjere, ia vlen te theksohet beteja e tij te Ura e Milviusit afer Romes kunder Maxentiusit, te cilin e kishte mposhtur aty.
Para se te fillonte kjo betej Konstandini i Madh kishte thene qe e ka pare nje kryq te ndritur ne qiell dhe kishte nje shkrim ku thuhej "Me kete shenje do te fitosh", dhe me vone kishte thene qe kishte pare enderr Jezusin me ate shenje si mbrojtje dhe shenje te fitores se tije, kishte mundur Maxentiusin dhe kishte shpallur fén kristiane si fé shtetrore te Romes i cili vet nuk kishte konvertuar kurr ne Kristianizem, por kishte mbajtur fén e tij Pagane. Kjo tregon qe ai kishte shfrytzuar te krishteret per marrje te pushtetit te Romes, pasiqe kristianet ishin duke u shumuar shume shpejt, pra ka qene nje strategji politik-luftarake e jo akt religjioz.

Pas kesaj thuhet qe Konstandini i Madh kishte bartur rezidencen e tij nga Roma ne Stambollin e sotem ku e zgjeroj dhe e quajti Roma e re, ku me vone e pagzoj me emrin Konstantinopolis, dhe me vone u nda perandoria Romake ne perendim dhe lindje etj.

Kjo na tregon qe fillimi i kultures kristiane europiane dhe krijimi i kishave europiane (perendimore dhe lindore) ka qene akt politik dhe jo akt religjioz, kjo na len te kuptojme se Bibla e sotme largohet lag nga fjala e Zotit, dhe na tregon haptas per ndryshimin e fjales se Zotit qe iu shpall PROFETIT ISA (Jezus) nga njerz me epshe politike, personale, rajonale etj. etj.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Praktikisht, cila histori, pjese, apo mesazh mendoni qe eshte ndryshuar nga "e verteta"? Boll folet kot.
 

oxymorons

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Ujku,

E ke shume gabim kur thua qe Bibla qe une mbaj ne dore sot paska ardhur nga Konstandini.

Biba qe une mbaj ne dore sot eshte linja e Textus Receptus e perkthyer duke u mbeshtetur ne kete linje biblash (diodati i ri). Pra, njihe pak me mire historine kur ben deklarata kaq te prera.

A e di ti se Kisha Katolike ka persekutuar, inkuizuar, dhe ekzekutuar mijera besimtare te krishtere ne te gjithe Evropen per botimin e ketyre biblave? A i di ti keto fakte historike? A e di ti se Kisha Katolike beri c'varrimin e eshtrave te Wyncliff pas vdekjes sepse kishte marre pjese ne perkthimin dhe publikimin e bibles nga linja e textus receptus ne gjuhen e popullit?

Keto jave fakte historike qe mund te vertetohen lehte. Keshtu qe ungjijte apo shkrimet nuk ishin ato qe i pelqyen kishes, pasi kur kisha(!!!), dmth katoliket vendosen te perdornin kete apo ate, besimtaret e krishtere kishin 300 vjet qe po perdornin shkrimet per te cilet katoliket per mbi 1000 vjet persekutuan dhe masakruan besimtaret e krishtere per te mbrojtur pozitat e tyre politike dhe nenshtruese.

Jo cdo gje qe shkelqen eshte ar! Besimtaret e vertete nuk jane pajtuar me mbi 90% te qendrimeve, veprimeve, apo besimeve te kishes katolike, nderkohe qe 90% te gjerave qe ti dhe te tjere ia vishni si te keqija krishterimit, nuk kane te bejne fare me krishterimin, por me kishen katolike, qe ne vetvete ka persekutuar dhe masakruar te krishteret e vertete.

keto qe thashe jane fakte historike te shkeputura nga emocionet e tradites, background-it apo politikes. Lexo FAKTET HISTORIKE per te pare qe keto qe thashe me lart jane te verteta.
 

Dardanus

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Po ju them edhe njehere qe keto gjera per mua personalisht jan thjesht keqkuptime.

1. Biri i Zotit - a nuk jemi ne te gjith bijet e Zotit?
2. Jezusi eshte Zoti - si munden njerzit ta torturojne dhe ta mbysin Zotin....
3. Mrekullirat hyjnore te tij - a nuk demonstronte Zoti gjithmone fuqine e tije permes te gjith profeteve ?
etj.

E sa per shembuj se cka eshte ndryshuar do ta sjell vetem nje sa per imagjinaten e dikujt.

Per Davidin thuhet qe ka luftuar kunder nje Gjiganti qe ishte TRE metra i lart, me Goliathin, per te cilin nuk ka kurrfar argumenti qe tregon se ndonje njeri mund te rritej ne ate kohe tre metra. Ne ate kohe mesatarja e njerzve ishte 1.58 m, ndersa njerzit qe quheshin gjigant ishin te paket dhe rriteshin me se shumti 1.95 m. Keshtu tregojne edhe argumentet e gjetura ne nje shpell. Aty ishin gjetur disa libera fetare shume te vjetera, ne te cilat thuhet qe Goliathi ishte DY metra i gjat, e jo tre metra, sic thuhet ne librat e sotme.

Kete gjë e argumentojne vet kristianet dhe cifutet e jo muslimanet. Pra keto jan argumente nga perendimi i civilizuar.
 

Dardanus

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Konstantini i Madh nuk e ka shpallur katolicizmin fe shtetrore, sepse ne kohen e tij nuk kishte katolik, ortodox, protestant e ku ta di une, ai kishte shpallur thjesht kristianizmin si fé shtetrore.
Arsyeja e ketije veprimi ishte thjesht veprim potitik per te fituar simpatin e popullates nen perandorine Romake, te cilet konvertonin me te madhe dhe me nje shpejtesi te pazakont, dhe qe ishte dicka qe nuk mundej te ndalet.

E gjith bota thot qe bibla e pare kishte dal 300 vite pas vdekjes se Jezusit, pra ne kohen e Konstantinit, e ju thoni ketu qe nuk qenka e vertet.

Sic e kam ceke me lar Konstantini i Madh ishte krijesi i KISHAVE, per interese POLITIKE, e jo religjioze.
Konstantini i madh kishte ndar Perandorine Romake ne dy pjese, ne ate perendimore dhe ate lindore.
Me 18. Nentor 326 eshte krijuar VATIKANI nga KONSTANTINI I MADH, papa i pare ishte Silvester I.
Romen dhe Perandorine Romake Perendimore ia kishte besuar Vatikanit dhe papes Silvester I, ndersa vet kishte bartur rezidencen e tije nga Roma ne Konstantinopol dhe kishte nen sundim Perandorin Romake Lindore me qender Konstatinopolin, pra ne te dy anet e Perandorise Romake kishte nje fé shtetrore, Kristianizmin.

Kjo ndarja e kishes ne perendim dhe lindje apo me mire me thene Katolik dhe Ortodox ka ndodhur me vone, pas vdekjes se tije, i cili kishte vdekur si JOKRISTIAN, pa u pagzuar, pa konvertuar ne kristianizem, kishte vdekur si besimtare PAGAN.

Kjo i skjaron te gjitha, qe krijuesi i kishave perendimore dhe lindore Konstatini i Madh nga Dardania ishte nje politikant i pashoq, nje sundues shume i zgjuar, nje strateg i shkatht, dhe ASPAK besimtare i Kristianizmit apo i Bibles, por besimi i tije ishte PAGANIZMI, ai edhe vdiq me ate besim.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

E perseris nga Bibla jane hequr ato pjese ku Krishti pershkruhej si njerezor.
E ti mendon se kisha qe ka persekutuar 1000 vjet te krishteret qe perdornin bibla te tjera nga ajo e saj, ne fund paska lene qe te botohet kjo bibel dhe jo e saja???
Per c'arsye apo ashtu kot!! /pf/images/graemlins/tipsy.gif

Meqe ra fjala bibla sot ne bote eshte unike per te gjithe te krishteret, apo cdo sekt (kishe) ka biblen e saj??? /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

oxymorons

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E perseris nga Bibla jane hequr ato pjese ku Krishti pershkruhej si njerezor.
E ti mendon se kisha qe ka persekutuar 1000 vjet te krishteret qe perdornin bibla te tjera nga ajo e saj, ne fund paska lene qe te botohet kjo bibel dhe jo e saja???
Per c'arsye apo ashtu kot!! /pf/images/graemlins/tipsy.gif

Meqe ra fjala bibla sot ne bote eshte unike per te gjithe te krishteret, apo cdo sekt (kishe) ka biblen e saj??? /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]

Nga Bibla jane hequr ato pjese ku Krishti pershkruhej si njerezor? Me vjen keq por ti s'di c'flet! Ti s'do te pranosh hyjnoren ne Krishtin, por si e paske ti te veshtire te gjesh njerezoren?
 

saladin2

Primus registratum
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Me fla po kundertheniet i ke papre ne Bibel? PO gabimet?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ungjijte, vetem ato qe i pelqyen kishes...

Edhe nje here.... Konkretisht o njerez, na thoni cfare eshte ndryshuar nga "e verteta" qe njihni ju?
 
Top