Une eci vetem

Ema

Goddes
Re: Une eci vetem

Marre nga Af i vjeter...fq 1 e Une eci vetem:

/pf/images/graemlins/smile.gif

Unë eci vetëm

Blendi Guerrilla Anetari # 439 postuar ne 12 Shtator 2002 03:39
Sonte eshte erresuar me shpejt se zakonisht. Nje stuhi tropikale u ngjit qe nga jugu dhe lemeriti shelgjet para shtepise. E ndjej eren qe me ka rrethuar te terin ndersa hedh hapat ngadale mbi asfaltin gjithmone e me te zi te rruges. Per nje arsye te ciles ende nuk i kam kushtuar vemendjen e duhur, me pelqen te eci ne kete qytet qe bredh mbi rrota. Kam veshur nje pale xhinse te zbardhta dhe nje t-shirt te vjeter qe e dua goxha me shume se nje kostum qe prej 5 vjetesh e kam veshur vetem dy here. Ajo e njeh me mire trupin tim, mban eren time.

Mu kujtua vetja. Si mundet dikush te harroje veten e vet? Por ja qe keshtu me ka ndodhur. Mu kujtua vetja ashtu sikur te kujtohet nje personazh i nje filmi qe po e sheh dhjete vjete me vone. Mu kujtuan pasditet e argjendtta te Tiranes dhe vetja. I veshur ndoshta me nje pale xhinse te zbardhta dhe nje T-shirt hapja rrugen mes pallateve me tulla te kuqe qe gumezhinin nga jeta e njerezve me te lumtur ne bote. Njesoj si sonte, kaq vjet me vone, caja i vetem drejt bulevardit, te njejtet hapa, e njejta shprehje ne syte e mi.Kete mendoj sonte tek eci vetem. Mendo dhe ti dicka, kujto ate veten e vjeter qe ke harruar. Veten qe ecen kaq ngjashem me ty.

--------------------¿Dónde està Melquíades?__José Arcadio Buendía__Postime: 4020 | Nga Boston | Regjistruar: Korrik 2001 | IP: regjistruar

shine* Wonderful Anetari # 918 postuar ne 12 Shtator 2002 04:49

N.q.s Blendit ju desh nje nate si kjo qe ti kujtohej vetja si nje personazh i nje filmi, mua te gjitha netet me kujtojne veten, ndonese netet nuk jane aspak te ngjashme me ato Tiranaset perkundrazi jane te qeta, te ngrira, dhe une e ndjej veten si ne mes te shkretetires... Gjithnje jam ne kujtime kujtime kujtime, mundohem te eci duke e mbajtur koken mbrapa, e si mund te eci nje njeri pa e pare rrugen, ne nje shkalle do te rrezohet, dhe une rrezohem, ngrihem, plagosem, sherohem, dhe prap bie, plagosem, sherohem. E gjitha kjo ndodh me nje rregullsi te pa pare..... "mundohem" qe ta prish kete rregullsi, po ja qe nuk ja arrij dot, asnjehere nuk e kam prishur.... gjithnje mendoj per per ate jete te thjesht te nje qytetare Tiranase, mendoj per ato pallate qe i dija se ne ç'ane do ti binte hija, kujtoj ato momente ku çdo fytyre me njihte e çdo fytyre e njihja, dija se çdritare do kishte drit ne ate ore, dhe se kur do te iknin dritat..... Keto kujtime nuk me duken te largeta. Ne kujtes jane shume te fresketa, dhe madje kjo kujtes me duket se sa vjene po me ringjallet me shume, çdo dite kujtoj diçka te re, detaje qe kurr nuk i kisha vene re.... persona qe as nuk kisha menduar per ta me pare, fjale qe kurr nuk e kisha pyetur veten ç'kuptim kishin.....por i shoh ne nje prespektive tjeter, çuditerisht me pozitive

......--------------------I have a dream, but I don't wanna talk about it.....Postime: 1201 | Nga USA | Regjistruar: Tetor 2001 | IP: regjistruar

Blendi Guerrilla Anetari # 439 postuar ne 12 Shtator 2002 05:17

Eshte autobuz i vjeter francez, njeri prej shume binjakeve bezhe, jo nje "Saviem". Sheshi Skenderbej eshte i fresket, ka rene nata, jemi dikur ne 1996. Hipi ne autobuzin gati bosh te linjes se Tiranes se re. Po shkon ora 11. Mund te bej vetem nje stacion rruge deri tek 21 Dhjetori duke perdorur "Kombinat-Kinostudio", por sonte preferoj ti bie gjate, jo kot fare. Ka nje kenge ne radion e autobuzit. Nje ritem i shpejte per kohen, i ngadalte per kohen qe jetoj sot. Kurse une gjendem i haperdare ne nje sedilje nga fundi ne hapsiren thuajse bosh. Rruget, baret dhe reklamat parakalojne para dritares ku kam mbeshtetur koken. Ne ball ndjej freskine e ketij xhami te palare prej kohesh. Eshte Tirana ime. Qyteti qe shtrihet nen kembet e mia, qe njesoj si shume njerez te tjere me quan edhe mua zot. Njoh edhe rrugicen me te humbur, edhe porten me te fundit, edhe kalldremin me te vjeter. Dua nje vajze. Jam pak me i madh se 16 vjec me 1996-en, por dua nje vajze me shume se veten. Kam zgjedhur linjen "Tirana e Re" qe te mundem te shoh pallatin e saj ndersa "i bie nga Kina" per tu kthyer ne shtepi. E ka driten e dhomes ndezur. Kam qene atje. Dicka mendova per te ate nate, me dashuri. Ndersa tani kane mbetur vec kujtime. Peter Panet jane plakur te gjithe...Kam 6 vjet qe nuk rendoj me ne trotuaret e tu, Tirana ime. Por ti mbetesh imja po njesoj si une mbetem yti.
Te Dua.--------------------¿

Dónde està Melquíades?__José Arcadio Buendía__Postime: 4020 | Nga Boston | Regjistruar: Korrik 2001 | IP: regjistruar

alba21 Anetar/e Anetari # 4910 postuar ne 12 Shtator 2002 05:40

Hodhi nje shikim te fundit drejt pasqyres , ku ajo reflektohej shoqeruar nga dhoma e rregulluar, tashme jo per te . I qeshi dhe i beri nje pershendetje imazhit te saj sikur te ishte tjeter njeri . Dhe vertet , nga ajo pasqyre po e pershendeste dikush qe do ta kujtonte me nostalgji.Zbriti shkallet ngadale duke fiksuar cdo moment te largimit qe po bente. Edhe kur doli ne rruge vezhgonte me kujdes cdo imtesi vulgare e te kote qe me pare do ta merzisnin apo thjesht s’do ta kish vrare mendjen fare.Donte te mbante mend gjithshka dhe ish gati te bente fotografi sikur te mos ish kujtuar se po e tepronte me romanticizmin dhe melankoline qe e kish pushtuar . Futi aparatin brenda por…, sapo beri te mbyllte canten e hapi serisht dhe filloi te bente shkrepje te njepasnjeshme te ambjentit ku ajo ish rritur , qe megjithese kishte ndryshuar nga "mutacionet" e dhjete viteve te fundit i dukej po ai: i embel dhe po aq i ftohte e peshperites si gjithmone . Nuk ish larguar kurre me shume se dy jave prej tij dhe dukej sikur po ndahej nga nje bashkeudhetar qe ndryshimet i kishin pesuar sebashku . Faqet e librit te jetes se saj kishin formuar nje kapitull te gjate te cilin ajo po e mbyllte per te nisur nje tjeter . Ashtu sikunder lexon nje roman me pjese ku , kur mbaron njeren dhe hidhesh tek tjetri sheh ndryshime te vendodhjes se ngjarjeve e personazheve, por kuptohet qe flitet perseri per to dhe romani vazhdon rrjedhen natyrshem, me uljet dhe ngritjet tij .Ajo po shfletonte faqet e fundit te ketij kapitulli ku cuditerisht nuk ndjente keqardhje por nuk mund te ish kurrsesi edhe e lumtur .Mori fryme thelle por nuk po mbushej dot nga boshlleku qe i ish krijuar . E pra , nuk po ndejehej mire . Ish gati te shperthente ne lot. Buzet po i dridheshin , por ato ne vend qe te rrudhoseshin u shrtrine dhe nje buzeqeshje i mbuloi fytyren. Psheretiu e qete , nderkohe qe makina vazhdonte te ecte drejt aeroportit .--------------------Sot beni qejf,se neser nuk i dihet...Postime: 418 | Nga Larg... | Regjistruar: Gusht 2002 | IP: regjistruar

EDI. TDSH Anetari # 2107 postuar ne 12 Shtator 2002 06:03

Po ky qenka Beni moh zonja dhelper...Nuk me kishte ndodhur ndonjehere qe te lezonja disa rrjeshta te thjeshte por qe ne vertetesi mbartin shume emocione e dashuri... dhe me pas te qanja me lot te vertete, ne qofte se me pare kam genjyer veten se kam qare me lot te brendshem, tani mollezat e faqeve me digjen prej loteve pervelues qe me pershkojne fytyren e zbresin poshte qafes per tu humbur aty diku mbi kraharor...Nuk ishte thjeshte nje nate me shi (i cili ka nje jave qe me kalbi), nuk ishte nje nate me fortune, nuk ishte nje nate me drita qirinjsh qe jane ndezur ne perkujtime shpirtrash ne oren 9;11 pm, nuk ishte thjeshte vetmija e dhomes apo ndonje arsye tjeter e shtrember...ishin fjalet tuaja qe me kujtuan kaq permadhshem Tiranen e larget...E nuk e paskisha ditur as vete qe me paskish munguar kaq shume, qe e paskam dashuruar kaq thelle... qyteti i endrrave te mija, qyteti ku linden dhe u shuan dashurite femijrore, aty ku belbezohen fjalet e para dhe hidhen hapat e para te jetes mbi rruge te lara me shpirtra njerzish qe gezojne dhe jetojne...Tirana, qyteti im, dashurija ime e pare...Sonte dua te shkoj ne Tirane, te shtrihem rrugeve e te rrokullisem mbi barin e njome lagur nga vesa, te shkoj rrugeve me pluhur e me balte si do te jene, te degjoj njehere kembanat e kishes, te shikoj njehere ato fytyrat engjellushe te femijeve qe shkojne ne klase te pare (s'kam pare ndonjehere femije me te lumtur qe shkojne ne klase te pare, se sa ato shpiptare...), ai gjyshi plak me shkop qe pret nipin tek porta e shkolles, ato nenat qe shetisin foshnjet me karroca neper parqe, ato gjimnazistet e etur qe lene ore mesimesh sa per te bere nje xhiro apo per te shkuar ne ndonje disko, ate femijen e vogel qe ka vajtur per te blere buke tek dyqani lagjes, ato kafenete plot njerez qe bisedojne per cdo gje qe te jete e mundur dhe e pamundur...Edhe njehere ti kthehem rrugices time, te trokas ne cdo porte e ti them qe u ktheva me ne fund, ti puth te tere faqe me faqe, ti shtrengoj fort e ti them se i dua shume te tere... pastaj te zbres tatepjeten e te ngjitem per tek pallati im, aty ku cdo mengjes e cdo mbremje pershendesnja Dajtin nga dritarja ime, shkalla e pare, te ngjitesha, ne katin e dyte, e te hynja brenda... Dua te shkoj ne Tirane, te ngrihem e ti them nates miremengjes...!!!---------------------10110101101210110101101- "In a world full of binary, dare to be different."Postime: 1528 | Nga Close your eyes, surely i'm there. | Regjistruar: Janar 2002 | IP: regjistruar

lara croft Anetar/e Anetari # 2626 postuar ne 13 Shtator 2002 16:53

Hej sa e cuditeshme kjo jete. Disave u mungon zhurma e dikurshme e diteve te veta me njerez plot te qeshura plot zgjidhje plot disave u mungon qetesia e dikurshme ose me mire te them qetesia e rralle ne jeten e vet. Mua. Mua me mungon qetesia ime me mungon te ndenjurit vetem me veten dhe me asnje tjeter. Shetitjen time ne park apo ne rrugen me asfalt te zi do te doja ta beja krejt e vetme. Nuk dua me te vrapoj andej kendej per te plotesuar dhe kete apo ate detyrim te rradhes ne jeten time. Dua nje dite vetem per mua. Vetem dhe vetem per mua. Nje dite kur neper mend te mos me kalojne porosi detyra shqetesime idera kerkesa ai lum i rrembyeshem qe nuk te le asnje cast. Dua te eci e vetme dhe mendjen ta kem te boshatisur te eci dhe mendimi i fundit qe te me kaloje ne koke te jete. Le te futem dhe ne kete kafen ketu per te pire dicka pastaj....pate shoh c'ka te bukur per mua te ky dyqani?.pastaj....po marr nje taksi dhe po kaloj nga qendra....po i telefonoj dhe Ines te bejme nje dore muhabet.pastaj....A nuk hame ketu apo vemi nja 1 km me tutje qe te provojme ate restorantin e ri....pastaj uffffff nuk shtyhet fare dita po hyj ne kete librarine dhe po lexoj dicka me nje tas kafeje perpara( sinqerisht kjo me mungon me shume se te tjerat, mospasja e kohes per tu zhytyr ne nje cep librarie ku ka salla leximi nga ku e di qe nuk do te me kerkoje njeri dhe nga ku ngrihem me qetesine e shpirtit tim pas sa oresh te dua)Pa asnje mendim ne koke pa asnje telefon qe bie asnje per be.....me nje dush te rrembyer ne darke para se te shtrihem ne krevat dhe me nje tabaka plot me ushqim per ta marr me vete bashke me telekomanden nderkohe qe mbyll driten dhe gjendem poshte kuvertes se holle.--------------------Si è soli senza Dio...Postime: 2010 | Nga Tirana | Regjistruar: Mars 2002 | IP: regjistruar

Ema Shahadah Anetari # 26 postuar ne 13 Shtator 2002 17:53

...1999!Eshte fund gushti...Une qendroj ulur ne rrugicen qe con nga porta e madhe dykanateshe prej hekuri,ne shtepine e vockel!Oborri dremit para meje.Buzembremja perkedhel pjeshket e varura deri afer tokes!Une trishtohem,dhe shoh qiellin!Adhuroj ftohtesine e cementos nen kurrizin tim,kujtoj dike,lexoj poezi dhe them se e dua!Neser do ta takoj!Neser...dhe rruget behen te shkurtra,gjithcka qartesohet.E shoh serish ate djale.Pas ca kohesh kuptova se dashuria ime e shpikur ishte e domosdoshme per t'ju pershtatur qenies sime krejtesisht dashuruese.Me merr malli per naivitetin,per te mos vuajturit,per mos-premtimet.Me mire mos kesh c'te kujtosh se sa te kujtosh gjera te hidhura.Kthehem cdo vit ne qytetin tim.E gjej perhere te ndryshem,dhe cdo here e dua ndryshe!...Kishte nje rruge.Rruga e blirave!E doja shume!Hapat e mi ne 300 metrat e saj duket sikur s'do mbaronin kurre!Kthimi tek une?Eshte i pamundur!--------------

------Tell the truth u never wanted me...Postime: 2605 | Nga Bologna | Regjistruar: Mars 2001 | IP: regjistruar

alba21 Anetar/e Anetari # 4910 postuar ne 13 Shtator 2002 18:06

Jam ulur perballe kompjuterit duke shkruajtur disa rreshta per veten. Ketu,me kete tastiere qe prodhon germa rrjedhshem ,ngushellohem duke nxjerre ato qe askush nuk mund ti dije. Askush nuk mund t’i kuptoje dhe perseri askush nuk gjendet ketu prane meje ,qe edhe sikur une te perpiqesha te shprehja dicka ,te pakten te degjonte. E do me duket sikur jam liruar e sikur gjithshka do te shkoje me pas mire. Genjej veten me te tilla iluzione sepse nuk paska me keq se te jesh larg njerezve qe te kane rrethuar ne cdo moment te jetes.Nuk ka me keq se te ngrihesh e te mos shohesh personin qe flinte ne dhome me ty. Nuk ka me keq se te sillesh neper shtepi dhe te te duket vetja gjithmone mysafire,sepse ti ke patur nje shtepi tjeter,nje jete tjeter. Flisja ndryshe,qeshja ndryshe,komunikoja ndryshe… Une po ajo jam,por nuk jane me njerezit qe te me nxjerrin nga vetja sjelljet e mia te perhershme, shakate e mia,mendimet e cuditshme, konfuzionin, pyetjet feminore,debatet patetike,…Alben qe ishte dikur.Shpesh shtrengohem te mendoj se njeriu kalon shume prova dhe kjo e imja nuk eshte ndonje bombe,por fatkeqesisht ky mendim nuk zgjat shume. Egoizmi,sikunder tek cdo njeri,del ne pah dhe ben te me vije keq per veten . Pastaj papritur nuk me vjen me keq. Filloj e qesh dhe harroj . Pastaj pashmangshmerisht bie ne honin e thelle te trishtimit. Humbas aty dhe nuk di si te dal me pas … Malli leshon kthetrat e tij dhe une gjendem e mberthyer keq.Nuk kam si ta shmang dhe nje simbioze po lind mes nesh. Mesohem te bashkejetoj me te :une duke ia patur nevojen dhe ai duke me tretur pak nga pak.--------------------Sot beni qejf,se neser nuk i dihet...Postime: 418 | Nga Larg... | Regjistruar: Gusht 2002 | IP: regjistruar

Blendi Guerrilla Anetari # 439 postuar ne 13 Shtator 2002 20:37 Une eci vetem me nje fletore te mbeshtjelle nen krah. Capitem ngadale, pa shqetesimin me te vogel ne bote. Ne fillim rrotullohem pallatit nen dritaren e dhomes ku kam fjetur, pastaj kaloj nje bregore qe ne ditet e femijrise ishte e gjelbert. tani ka vetem dhe te ngjeshur ose balte ne kohe te lagesht. Ishte me e larte dikur, tani eshte krrusur nen peshen e rende te halleve te miletit qe shkon mbi te.Pas dy pallatesh binjake qe nje dite te bukur u zgjuan siameze per shkak te shteses midis tyre gjendet rruga, tashme e mbushur me njerez.Ndertesat e kane suvane e vjeter, te palyer prej vitesh. Tek tuk ka mbetur ende ndonje shenje e parrullave te propagandes qe si femije mundohesha t'ia shpjegoja vetes pa sukses. Detyrohesha pastaj te pranoja njomeshtine e moshes dhe te pyesja prindrit. As ata nuk arrinin t'ia shpjegonin vetes parrullat. Ato kane mbetur mister...Dielli i ngjyros pallatet me nje te verdhe per te pershkruar bukurine e te ciles me nevojiten germa qe nuk gjenden ne tastjeren time.Rruga e kinema Dajtit ka pesuar nje metamorfoze me pak te trishte se te tjerat. Ajo e ka te pakten ende hijen dhe geshtenjat e egra, gjallerine e mengjesit te cilen ja fal katundaria me bidonat e qumshit dhe fletet e qepeve te njoma qe ngjiten zellshem pas asfaltit, te dashuruara me sa duket me Tiranen qe ne udhetimin e tyre te pare. Dhe te fundit.Para gazetashitesit ka gjithmone nje grup interesant burrash te parruar qe me duart e enjtura mbeshtjelle pas kurrizit leshojne shikime vjedhese mbi titujt e sajuar mjerisht...Vras mendjen edhe per sa kohe do te vazhdoj te vesh vetem nje bluze me menge te shkurtra. Eshte fillim Nentori, por njesoj si njerzit e ketij qyteti, edhe stinet vonojne te vijne. "Zgjohu Baba Dimer. Ka qene nje vere e gjate dhe e vetmuar per mua. Te pakten perzere, ndihmome ta harroj..."[ 13 Shtator 2002, 20:38: Mesazhi u editua nga: Blendi ]--------------------¿Dónde està Melquíades?__José Arcadio Buendía__Postime: 4020 | Nga Boston | Regjistruar: Korrik 2001 | IP: regjistruar

PrInCiPiEl Anetari # 2750 postuar ne 13 Shtator 2002 21:48 Unë eci vetëm Po!Ne nje rruge uniforme qe te dergon gjithmone ne pike te njejte takimi!.E pastaj thone se : Distanca me e shkurter ne mes te dy pikave eshte vije e drejte !Une kesaj here do te eci me shpejtesi drite , ne menyre qe te kaloj ate distance aq te madhe hapsinore edhe kohore ...Ku do te arrijme ?I intereson kujt kjo eh ?EEEEEEEEEEEEEEEEEEE HAAAAHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHHA ben te e ndajme nje ndiesi njerezore se bashku ?Keto jane ditet , keto jane ditet me te mira ....Ditet me te mira me ty e dashur ...puthjet ...Buzeqeshjet , lekura ...Po vi ne shtepi ...Keto dite te bukura qe shkelqejne si Ylli i Ri Keshtu derisa nuk e njoh me vetevehten nga dhembjet ...semundja ...Po ecja neper rruge deri sa kembet me dhembinNuk ka engjull qe me do te pershndeteNata bijeE verej vehten duke u vyshkurE une eci e eci ne pambarim Vrasje e vehtes me kete ecje ....Vazhdoje te eci ...lugina e luginaNe shkojme poshte te lumiDerisa te vdesimNje dite duke ecur Ecim vete Ecim vete E ne e dime se do te vdesim nje dite ...Energjia filloi te shuhet Si te ecim me vetem ?E ne e dime se ...--------------------"Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafee me shkije të veshur shqiptarçe"."O burra, aman, të na dëgjoni fjalën! Përsëritja e gabimeve kapërgjegjësi para historisë, zjarrit t’i përgjigjemi me zjarr, e dekës me dekë…""Kemi tre fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhembrojtjen e atdheut".Mulla Idrisi-----------------------------------? - Dritë,Më Shumë Dritë !?Postime: 1904 | Regjistruar: Mars 2002 | IP: regjistruar

alinos Dark Soul Anetari # 548 postuar ne 14 Shtator 2002 02:51 Une eci vetem me te tjere!--------------------pa forme si ajri...Postime: 9994 | Nga guacka | Regjistruar: Gusht 2001 | IP: regjistruar

alba21 Anetar/e Anetari # 4910 postuar ne 14 Shtator 2002 03:06 citim: Fillimisht postuar nga alinos:Une eci vetem me te tjere! E bukur kjo! --------------------Sot beni qejf,se neser nuk i dihet...Postime: 418 | Nga Larg... | Regjistruar: Gusht 2002 | IP: regjistruar

Isabelle Il Gioco di Felicità Anetari # 593 postuar ne 14 Shtator 2002 05:04 Shi bie ne Tiranedhe nen ombrelle ti strukesh nen nje aneje i dehur nga pija apo nga dashuria...ti ec dhe hapin mos e ndal... --------------------Naturally, love is the most distant possibility...Postime: 2764 | Nga USA | Regjistruar: Gusht 2001 | IP: regjistruar

Serenity annisa Anetari # 1825 postuar ne 14 Shtator 2002 06:40 Jam ulur ne borduren e shatrivanit te thare, ndersa pres shoqen te ikim ne kursin e Anglishtes.Perballe kam stacionin e vjeteruar te trenit tek pret e percjell turmat e perditshme te studenteve.Enderroj diten kur te filloj universitetin...Sot eshte nje nga ato pasdite kur me duhet te genjej. Ne vend te kursit te merzitshem, pres te shoh syte e dikujt...diku ne nje rruge ku nuk besoj me njeh njeri.Shoqja po vonohet, dhe une ngrihem e vazhdoj te eci me hapa te shpejte...sa gjate me duhet te eci.Kaloj para nje magazine qe dikur ishte dyqan lodrash. Nuk me duhet shume te bej nje udhetim prapa e te ndjej lumturine e nje 5 vjecareje me nje kukull qe i levizin syckat.Vazhdoj te eci, ndersa me nervozizem shoh njerzit qe me kaloje prane. Deri tani nuk jam zbuluar qe genjej te pakten nje here ne jave, por e di qe fati nuk do me buzeqeshe per shume gjate!Nje plak i kerrusur me tespi ne dore e duke mermeritur me vete me parakalon, duket i vetmuar!Kam filluar te kem frike nga plakja, edhe pse jam vetem 15 vjece!Papritur gjendem ne krye te rrugices se lashte dhe menjehere ve re dike ulur ne trotuar me cigare ne nder gishta. Jo nuk qenka ai... por edhe kur te jete...thelle thelle e di qe ne rrugen e kthimit do eci vetem!--------------------Let's meet in a dream /pf/images/graemlins/smile.gifPostime: 3981 | Nga bregu Paqesorit | Regjistruar: Dhjetor 2001 | IP: regjistruar

Blendi Guerrilla Anetari # 439 postuar ne 14 Shtator 2002 17:04 Qiellin e mbaj mend te renduar ne gri. Te njejten ngjyre kishin edhe copezat e bisedave te fundit, pa asnje kuptim. Te ndahesh persegjalli qenka me veshtira nga c'kisha imagjinuar ne librat me heronjte e mi njerezore qe gjithmone vdisnin me heret nga c'deshiroja.Nuk kam me c'tju them te shtrenjtet e mi, dashurine nuk kam pasur kurre nevoje ta cliroja me fjale, me mjaftojne syte, keto duar dhe buzet per t'ju dashur. Por tani jam mpire, mos me gjykoni rende, eshte hera e pare edhe per mua. Nuk ndjej mall, ndjej vetem nje kuterbim helmues por te pakuptueshem te aratisjes. Pa krime, ndeshkime.Ujra te ndenjura shtrihen te lodhur ne te dy anet e rruges. Mbi ta nje mjegull pluskon bashke me kujtimet e mia, ndersa veshtrimi im pershkruhet vetem si i askerkundte. Fusha te djerra te shkurtit me nje boje kafe qe duket ka rrembyer kaq shume nga grija hapen pa paralajmeruar. Pastaj shfaqen bishtet e zbardhet te zogjve qe do fluturojne larg me barkun mbushur me Shqiptaret pergjithmone ne arrati. Ja dhe zogu qe do kullufise mua, ka nje shenje qe e dallon pernjeheresh. Ai fluturon drejt Romes, ku do me vjelle e do te me gelltise nje tjeter, nje qe shkon larg.--------------------¿Dónde està Melquíades?__José Arcadio Buendía__Postime: 4020 | Nga Boston | Regjistruar: Korrik 2001 | IP: regjistruar

alba21 Anetar/e Anetari # 4910 postuar ne 15 Shtator 2002 00:24 Po bej disa hapa te qete. Edhe ata e tregojne vetmine.Jane te ngadalte dhe si te lodhur. Shpesh dalin nga rutina e tyre e vazhdueshme dhe fillojne nxitojne,por dicka I mban ,sikur I terheq nga pas e nuk I le te vrapojne. Ata duan te vrapojne te ikin,te zhduken fare,por jo ketu. Vazhdoj eci mbi barin e lagur,me kembet zbathur duke shijuar qetesine time.Ndjej embelsisht prekjen e kembeve me fijezat e jeshilta : te ftohta dhe shplodhese.Ngrej koken lart dhe shoh dy kafsheza qe ndjekin njera-tjetren mbi deget e trasha te pemes . Duken te lumtura ,ashtu pa ndjenja dhe llogjike. Nuk ia kane nevojen,thjesht ndjekin ritet biologjike duke iu gezuar natyres. Them se jane me te lumtura se une,se te gjithe ne. Nuk kam c’I dua ndjenjat kur ato ne te shumten e rasteve me bejne te vuaj. Nuk kam c’ta dua mallin,kur ai vetem me vret. Nuk kam c’ta dua dashurine kur ajo me lendon dhe me le nete pa gjume…Vazhdoj eci dhe era peshperitese kalon e me rrenqeth. Iken duke marre edhe ato mendime qe kisha. Me mire! Marr nje gjethe dhe e mbaj ne duar. Ashtu me shikim te perhumbur ,nis mendoj serisht.Kerkoj mallin qe e perzura. Filloj te kem nevojen e dashurise qe e ofendova. Marr fryme dhe mbushem serisht me ndjenjat qe nuk I desha. Dal nga lendina dhe ngjis shkallet dhe vazhdoj ecjen time…--------------------Sot beni qejf,se neser nuk i dihet...Postime: 418 | Nga Larg... | Regjistruar: Gusht 2002 | IP: regjistruar

lara croft Anetar/e Anetari # 2626 postuar ne 16 Shtator 2002 12:12 Sa shpirt te bukur ka mosha juaj te dashurit e mi. Dhe pse te trishtuar shume here dhe me nete te pagjuma dhe lot qe rrjedhin kristal faqeve mosha juaj ka shpirt shume te embel, te ngrihte dhe ne trishtimin e vet, ngazellyes. Un rrija kacavjerr ne maje te dritares me njeren kembe perjashta dhe qaja. Qaja per fjalen e padrejte qe kisha degjuar, qaja per ikjen pa kthim, qaja se e kisha humbur ate, me te dashurin me te shtrenjtin me te bukurin qenie te botes, jo te vdekur po te gjalle diku atje ne qytetin tim. O zot sa shum lot kam derdhur ate dite. aty e kacavjerre ne parvazin e deritares time me diellin ne fytyre dhe me nje ze te gruhte ne vesh qe me ngushellonte. Lot te pamparim, doja te ndaloja po nuk mundesha dot. Sa here i thosha vetes mjaft ngasherimi me kapte te gjithe trupin si nje vale e fuqishme e pandalshme. Lotet mi lagnin faqet dhe me grumbulloheshin diku ne mjeker dhe syte me skuqeshin nga dhimbja. Nje dhimbje e thelle qe e ndjeje vertete qe brenda shpirtit, e njetrajtshme paralizuese. Trupi i mpire vazhdonte te reagonte ne lot dhe nje ndjenje e fuqishme me buronte nga brenda, me kaplonte te gjithen dhe dhimbja me rridhte ne gjak si nje helm paralizues. Tani them me vete se si do te ishte sikur gjithe ate ndjenje te keqe ta konvertoje ne gezim ne hare ne te qeshura....Do te jetoja me gjate? Po nuk do te arrija te kuptoja se c'do te thote te te lendojne, te te vrasin, te te hedhin tunjve qofte dhe nje fjale te vetme qe te perbys kjet jeten, qe te ndryshon qenien, qe te ben te provosh dhimbjen, ate me te keqen me te forten me poshteruesen.Kjo ishte mosecja ime vetem--------------------Si è soli senza Dio...Postime: 2010 | Nga Tirana | Regjistruar: Mars 2002 | IP: regjistruar

abstract transparent Anetari # 1850 postuar ne 16 Shtator 2002 13:15 Une eci vetem. Me pelqeka kjo.Bukur e tha lara. Sa shpirt te bukur ka mosha e juaj? Po a do moshe shpirti? Athere...Kujtoja se ti ishe gjysma ime, dhe se doja te ecja me ty. Vehtja ime, njeren gjysem ja leshoi vendin dikujt tjeter...e me ne fund dhimbjes...Po Pse?..., e dhimbja qoft ajo e permallshme apo e hidhur, ishte si ato automjetet qe hapin rruget, tashme ne shpirt... ne gjetje..Nuk eci vetem, sepse jam me vehten time, eci vetem me kembet e mija…… kam mall, nje mall plot nostalgji, per te cilin, nuk kthehem mrapsht eshte e e pamundur te rri ne "vendnumero"…por me vehten time e ti me vehten tende, nje team e forte¨. Gjysma jote eshte tek une ashtu sic gjysma ime tek ti, kto gjysma ama, duke u kthyer perseri tek Vetja per tu cmallur, per te rimar energji te reja, dhe per te shkembyer prape gjysmat tona, qe te Eci gjithmone Vete…une dhe gjysma ime/ jotja… Vetem…Edhe pse---------------...i perflakuri mall i pangopur... Postime: 1873 | Nga .... mbi uren qe lidh dy pafundesite ... | Regjistruar: Janar 2002 | IP: regjistruar

Blendi Guerrilla Anetari # 439 postuar ne 16 Shtator 2002 15:42 Thone se shtegetari eshte gjithmone ne shtepine e vet. Dhe thone se destinacion nuk ka send tjeter vec udhes. Vetem po te jete i tille e meriton emrin e vet, ne kembe dhe i lodhur.Une kam mbetur pa arsye per tu ankuar se fundi. Dua te qahem por nuk kam perse, dua te qurravitem si viktime e "padrejtesise" hyjnore, me gishtat zhytyr ne floket dhe thonjte ne skalpin, por nuk mundem te shtirem. Prandaj çohem, buzeqesh dhe eci. Jeta eshte shume e embelhidhur dhe une kam kaq oreks per ta shijuar.--------------------¿Dónde està Melquíades?__José Arcadio Buendía__Postime: 4020 | Nga Boston | Regjistruar: Korrik 2001 | IP: regjistruar

shine* Wonderful Anetari # 918 postuar ne 16 Shtator 2002 15:57 Ah sot jam atje rreth brigjeve te Vlores... po eci, eci me ta, kushurinj ja thojne emrin, po duken me shume se aq .......kam kaluar shume pak kohe me ta, aq pak por edhe aq shume.... nje kujtim qe do te ngelet tere jeten.... vite te tera ne nje minut te vetme...........--------------------I have a dream, but I don't wanna talk about it.....Postime: 1201 | Nga USA | Regjistruar: Tetor 2001 | IP: regjistruar

NYC_GUY Anetar/e Anetari # 2071 postuar ne 16 Shtator 2002 16:39 Sikur ta dije sa here kam kaluar ,sa here kam ecur, sa here kam veshtruar , sa here kam enderruar i vetem poshte dritares tende . Ndonjere pak ne qejf nga efektet e alkolit me siguri kam thirur emrin tend dhe pastaj kam ikur me vrap si kalama . Dhe ja ti me nje tjeter kercen ndersa une pretendoj qe s me ben pershtypje duke thithur thelle ne shpirt tymin e cigares te perzjerre me helmin e buzeqeshjes tende . Nen tingujt e asaj kenge se si mu kujtua qe ti nje dite do martohesh ,me siguri do me ftosh dhe mua ne dasme duke me thene sa do te behej qejfi qe te vija , do kesh edhe femije nje dite ......por une perseri sa here do kem mndesi nuk do taq humb rastin qe te eci vete diku poshte dritares tende .--------------------Une kam lindur Shqipetar dhe do vdes keshtu .Postime: 861 | Nga New York City | Regjistruar: Janar 2002 | IP: regjistruar

alba21 Anetar/e Anetari # 4910 postuar ne 16 Shtator 2002 17:04 Sa cuditesh kur zbulon se aftesite per ta bere te lumtur veten I ke te pakta dhe I ke quajtur shume "superlative" .Zbulon se njerezit qe te rrethojne nuk jane me ty e as qe jetojne per ty .Sheh qe atehere kur me te vertete I var shpresat "diku" , ato e ndjejne veten si ne nje ure te varur apo plumba te nje rulote ruse qe nga momenti ne moment do te shkeputen fatalisht e s’do te jene me. E ndjen veten keq , pa mend : nje njeri pa vlere qe edhe ato qe ka patur nuk I ka me e I kerkon me zor . Se vertet, te duket sikur te kane prekur ne seder e ofenduar, por jo, jo i dashur. Je pikerisht ti ai qe gabon . Eshte personi yt pergjegjes per vetmine qe shpesh te pushton e mos kerko te shpetosh , se merzia do te beje te veten . Edhe dhembet qe shtrengon , nuk ia vlen t’I thyesh e as qepallat e syve nuk do te mbyllen pergjithnje, kur I ngjit aq fort. As nje frymemarrje e thelle nuk do te te shpetoje nga ajerthithja e perjetshme . Duart qe perpelit aq shume , nuk ia vlen t’I ndrydhesh dhe te brendshmet e faqeve nuk do te durojne me .Oh, mos ! Keto lot nuk duheshin . Nuk ishte nevoja . Shko me mire ne pasqyre e shiko veten tende te trishtuar . Nuk te pelqen...E c’ti besh ! Ja qe , ti s’e percakton dot se cfare te duhet ne keto momente .Shko , shko I dashur e mblidhu kruspull ne krevat, ku te ndjesh aromen e trupit tend me te theksuar e shtrengo fort carcafet , qe gjithsesi nuk do te ndihmojne . Kape jastekun, zhyte fytyren dhe beje qull, se ti je I merzitur tani o mik dhe ke te drejte te besh c’te duash …---------------------------Sot beni qejf,se neser nuk i dihet...Postime: 418 | Nga Larg... | Regjistruar: Gusht 2002 | IP: regjistruar

EDI. TDSH Anetari # 2107 postuar ne 16 Shtator 2002 17:40 Eci mbi tarracen e ngrohte te pallateve Agimi, me duket sikur kane qendruar aty deshmitare te metamorfozave te shumta nder vitet e lodhura qe ka hedhur pas ky qeytet i larget. Sa qindra libra kam shfletuar e etur per te lexuar dhe nje faqe me shume ne majen e Tiranes, aty ku e ndjenja veten te lire...Me kujtohet se si kur isha e vogel Iliri me Idlirin here me silleshin si shoke te vertete here me tallnin se une nuk isha me shume se sa nje vajze e vogel qe rrinja ne shoqerine e dy djemve, njeri prej te cilit ishte dhe kusheriri im. Se di perse ne vend te rrinja ne shtepi te luanja me kukulla apo te me mesonte nena te qendisja ndonje shamicke, une dilnja e bridhnja me keta dy djem qe per mua ishin me te fortit, me te mirit e me te zgjuarit. Sa qef e kisha kur me merrnin me vete kudo, dhe aty poshte ke kinema Agimi, ai ishte nje privilegj i verte te shikonje nje film...Ata me treguan dhe vendin e fshehte ne tarrace, dhe ate aty me poshte tek rruga ku fillonte Blloku Udheheqesave, aty prapa ca shkurreve, fshiheshim ne bashke me endrrat vegimtare...Aq na duhej nje mengjes pa shkolle dhe ne bridhnim lagjen e tere...Ohh cfare kenaqesi lirije ishte kur nena te jepte buken me vete ne mengjes dhe te linte te dilnje perjashta e te luanje, nderkaq qe ti buken mund ta kishe fluturuar ne ndonje kazan plerash apo ne ndonje qoshke qe sdo e gjente njeri, cna duhej buka ne, kishim vendet tona te fshehta, qiellin e paskajshem ne tarrace, hijen dhe freskine e ferrave tek Blloku, rere e dhe sa te duash. Me vone te vinte orari te hynje brenda...i duhej nenes 30 min. ne ballkon te therriste emrin tim dhe te kusheririt...Me vone u rritem, Iliri u largua me familjen ne Greqi, kusheriri im dhe une ishim teper te medhenj per te vrapuar rrugeve me te njejtat deshira feminore sic kishim bere dikur...E per cudi isha une e vetmja qe se kisha tradhtuar vendin e fshehte ne tarrace, shkonja aty lart sa here te kisha mundesi, e kisha shnderruar ne nje bibloteke te vogel nga ku lexonja cte me vinte ne dore tek thithnja ajrin e Tiranes. Nga poshte me vinin ca zhurma te mbytura nga rruga makinash dhe njerez qe shpejtonin drejt rutinave te dites, mirepo ishte aq a mbytur nga lartesija e pallatit sa nuk me bezdiste, madje e kisha te nevojshme per te lexuar...Qe nga ajo tarrace ne mes te Tiranes thurnja endrra qe vinin verdalle e me sillnin serisht po tek i njejti vend, qe aty shikonja majat me te larta te Tiranes dhe ndertimet e shumta, pa sistem e pa rregull qe dita dites vinin dhe shtoheshin, shikonja Dajtin qe gjithnji dukej sikur dremiste ndonje gjume te embel. Se di perse e tere ajo lagjje mbante nje ere te caktuar, sa shume e donja kur zbrisnja apo ngjisnja shkallet dhe ndjenja eren karakteristike te shpise se nenes, qe nga kati i pare mund te dallonja fare mire c'kish gatuar per dreke, ngjitesha deri ne kat te shtate e nuk lodhesha asnjehere se ngjituri e se zbrituri. Kusheriri im qe rritur shume per tu rikthyer serisht ne tarrace, dhe une aty shkonja fshehurazi, ndoshta ne shpirt kisha ngelur po i njejti femije si me pare...Me kujtohet se si Iliri u kthye serisht pas disa vitesh...nuhatej fare lehte nje lloj largesije e pllakosur te cilin e kishin shume te veshtire per ta thyer, u habitem te dy kur pame njeri-tjetrin, ai qe smi hiqte syte e une qe per nje arsye apo tjeter e kisha bezdi. U munduam te njiheshim serisht, ishin te tera tentativa te deshtuara...kishin kaluar shume vite ne mes per te bere te mundur qe ne te sulleshim si me pare... Cdo gje ndryshonte nga vete fakti se nuk ishim me femije...Kishin humbur sinqeritetin dhe ciltersine feminore...U kthyem serisht ne tarrace dhe u munduam te rikujtonim gjurmet e kujtimeve qe kishim gdhendur nga femijria e shkuar. Nuk e di se si arriti deri aty qe Iliri fshehtazi me puthi ne buze...as vete se mbaj mend se si...ika me vrap, se pranova puthjen e shokut tim te femijrise...Me pas qe aty cdo gje morri fund, pushimet e veres mbaruar dhe ai u kthye perseri tek familja e tij ne Greqi, mbaj mend qe dhe une ate u vit u largova per ne US...Tani do te jepnja nje gjithesi te tere qe te shkelnja serisht ato shkallet e pallatit, ti ngjisnja me nje fryme ashtu si dikur, te ulesha serisht ne tarrace dhe te sodisnja Tiranen e ndryshuar...---------------------10110101101210110101101- "In a world full of binary, dare to be different."Postime: 1528 | Nga Close your eyes, surely i'm there. | Regjistruar: Janar 2002 | IP: regjistruar

Xim i/e Sapoardhur Anetari # 5282 postuar ne 17 Shtator 2002 02:36 Para se te vja ne Canada kam kam regjstruar nje kasete me gjithcka nga Tirona dhe kur e shoh the qe ai eshte vendi me i bukur ne bote! Postime: 25 | Nga Montreal | Regjistruar: Shtator 2002 | IP: regjistruar

Assassino26 Rrofte Tirona Anetari # 3882 postuar ne 17 Shtator 2002 07:31 Eeeeehh sa dhimbje me shkakton kjo largesia juaj.Dikur kam qene edhe une larg.E di cdo te thote mall.Enderroja dhe une si ju cdo shkurre cdo grope me balte cdo gje dhe me merte malli shume.Tani jam ketu ne Tirane dhe prape nuk jam cmallur.Nuk dua te largohem me kurre nga Tirana.--------------------N.q.s ofendohesh se te puth ateher me ofendo edhe ti mua;Me llapaqis me te puthura dhe qyrra,me lepi me llape e atehere do kuptosh qe dhe une jam llapistPostime: 1799 | Nga je ti.... | Regjistruar: Maj 2002 | IP: regjistruar
 

Ema

Goddes
Re: Une eci vetem

vazhdimi...
UN ECI VETEM FQ 7
Tema: Unë eci vetëm
scrub Anetar/e Anetari # 5424 postuar ne 19 Tetor 2002 21:20 me pelqen te eci me duar Postime: 457 | Nga under water | Regjistruar: Tetor 2002 | IP: regjistruar

ProteusP Devil's Right Hand Anetari # 4202 postuar ne 23 Tetor 2002 16:07 Askush nuk ecen dot vetem ne kete jete! Gjithkuh e ka nevoje per nje mbeshtetje! Ndonjehere na lind mendimi qe mbeshtetjen, kuptimin dhe ndienjat qe i kemi gjetur tek dikush nuk jane me te vertete ashtu! Sikur edhe per nje sekonde, prapeseprape na lind kjo ide! Dhe jane ate te cilet ne i konsiderojme te shtrenjte qe duhet te na mbeshtesin, pikerisht me shume ne keto raste!Jeta eshte e shkurter, dhe per me shume nuk kemi ardhur me deshiren tone! Prandaj, mos u mundoni te ecni vetem Se rrezoheni!--------------------Ceshtje Kendveshtrimi.....Dhe kendveshtrimet jane te pafundme.Postime: 85 | Nga Tirane | Regjistruar: Qershor 2002 | IP: regjistruar

Nahar Fihi Ma Fihi Anetari # 31 postuar ne 23 Tetor 2002 16:58 E humba, nuk e di se kur,ndoshta qe ne lindje,a ndoshta bashke s'kemi lindur...Une nenes time i linda ne barkajo kish lindur shume kohe me largme te shpesh udhes u takova,diç ndjeva por nuk e njohambi te kam shtene per ta vrareme qindra here...por çdo plage qe i kam hapur mbi vete e kam ndjeresa here me ke perndjekurtek rendja rrugeve paditursa here me ke ndihmuarmajave duke u ngjitur...dhe ti ke heshtur,pak ke qeshur e shpesh ke qaredhe nje dite vetem isha...shume njerez rreth meje i kisha shtyrete tjeret vete kishin ikurdiç perj tyre kisha kerkuar por shpresa tashme me ish shuar...pa vazhdim--------------------I PRAY MY LORD TO BREAK MY BACK BEFORE I BREAK MY WORD!Postime: 1797 | Regjistruar: Mars 2001 | IP: regjistruar

Anasykaltra Anetar/e Anetari # 1718 postuar ne 23 Tetor 2002 17:28 citim: Fillimisht postuar nga scrub:me pelqen te eci me duar -Te ecesh me duar eshte me e sigurte se e ke koken me afer tokes vritesh me pak,por kjo jo gjithmone ééé se po ta jesh nja 100 kile ja bo vetes pastaj.-Hec mor cun me kembe si gjithe te tjeret se na cudite me pelqen te eci me duar-Mua nuk me pelqen te eci fare ose te eci me makine sa bukur.-Ah vetem joooooooooo se pastaj me ha ujku se une jam qengji vogel dhe nuk me pelqen te ndahem nga kopeja vetem jo jo dhe jo.--------------------"Te duash eshte me shume se Dashuria"Postime: 113 | Nga Bologna | Regjistruar: Dhjetor 2001 | IP: regjistruar

Ema Shahadah Anetari # 26 postuar ne 24 Tetor 2002 16:16 citim: Fillimisht postuar nga Nahar:E humba, nuk e di se kur,ndoshta qe ne lindje,a ndoshta bashke s'kemi lindur...Une nenes time i linda ne barkajo kish lindur shume kohe me largme te shpesh udhes u takova,diç ndjeva por nuk e njohambi te kam shtene per ta vrareme qindra here...por çdo plage qe i kam hapur mbi vete e kam ndjeresa here me ke perndjekurtek rendja rrugeve paditursa here me ke ndihmuarmajave duke u ngjitur...dhe ti ke heshtur,pak ke qeshur e shpesh ke qaredhe nje dite vetem isha...shume njerez rreth meje i kisha shtyrete tjeret vete kishin ikurdiç perj tyre kisha kerkuar por shpresa tashme me ish shuar...pa vazhdim E bukur !--------------------Tell the truth u never wanted me...Postime: 2609 | Nga Bologna | Regjistruar: Mars 2001 | IP: regjistruar

Serenity annisa Anetari # 1825 postuar ne 25 Tetor 2002 05:10 Doc.R me keshilloi te eci vetem, pa kujtime pa aktivitete qe me perpijne ne mizeri monotone....por qenka e veshtire!!!--------------------Let's meet in a dream /pf/images/graemlins/smile.gifPostime: 3981 | Nga bregu Paqesorit | Regjistruar: Dhjetor 2001 | IP: regjistruar

0111011010101 RaVeR Anetari # 3342 postuar ne 25 Tetor 2002 05:18 Tonight i'm alone but i'm chasing myself--------------------who are you?Postime: 2883 | Nga don't even ask | Regjistruar: Prill 2002 | IP: regjistruar

Serenity annisa Anetari # 1825 postuar ne 25 Tetor 2002 05:29 You're worth it, right? --------------------Let's meet in a dream /pf/images/graemlins/smile.gifPostime: 3981 | Nga bregu Paqesorit | Regjistruar: Dhjetor 2001 | IP: regjistruar

0111011010101 RaVeR Anetari # 3342 postuar ne 25 Tetor 2002 06:00 I don't wanna stop and think about that right now... PS: worth what ?...--------------------who are you?Postime: 2883 | Nga don't even ask | Regjistruar: Prill 2002 | IP: regjistruar

zevzekja pasion e nate Anetari # 87 postuar ne 25 Tetor 2002 10:04 kam filluar te eci vete qe ne kur isha 9 muajshe tani dua te eci me shoke.--------------------nuk ka gje me te bukur se te kuptosh rendesine tende ne kete jete!Postime: 871 | Nga Italia | Regjistruar: Prill 2001 | IP: regjistruar

Ema Shahadah Anetari # 26 postuar ne 25 Tetor 2002 14:08 hE JONA U KTHEVE TU EC NE af?--------------------Tell the truth u never wanted me...Postime: 2609 | Nga Bologna | Regjistruar: Mars 2001 | IP: regjistruar

zevzekja pasion e nate Anetari # 87 postuar ne 25 Tetor 2002 14:21 une kthy kam qene ne AF...kam fillu ka nje vit e gjysem tu ec me AF....ecet mire vetem se te han pak kohe e nuk me del me msu --------------------nuk ka gje me te bukur se te kuptosh rendesine tende ne kete jete!Postime: 871 | Nga Italia | Regjistruar: Prill 2001 | IP: regjistruar

zevzekja pasion e nate Anetari # 87 postuar ne 25 Tetor 2002 14:22 gabim ortografik...ecet mire,(presje) vetem se te han pak kohe e nuk me del msu.--------------------nuk ka gje me te bukur se te kuptosh rendesine tende ne kete jete!Postime: 871 | Nga Italia | Regjistruar: Prill 2001 | IP: regjistruar

Kordelja Anetar/e Anetari # 5498 postuar ne 25 Tetor 2002 14:42 Gabim ortografik (ke e dyta) e nuk me del me msu--------------------Lumenjte vershojne drejt detit, dhe deti nuk mbushet asnjehere. Keshtu eshte dhe zemra e njeriutPostime: 196 | Nga Tirana | Regjistruar: Tetor 2002 | IP: regjistruar

Serenity annisa Anetari # 1825 postuar ne 26 Tetor 2002 04:59 trumcaku pash nerin me le rehat lal se nji jevg e kisha une ne forum qe shyqyr e hoqa qafe --------------------Let's meet in a dream /pf/images/graemlins/smile.gifPostime: 3981 | Nga bregu Paqesorit | Regjistruar: Dhjetor 2001 | IP: regjistruar

Lirica Diell Anetari # 127 postuar ne 27 Tetor 2002 12:02 serenityyyyyyyyyyy:)me ke po flet mi goce??lol.--------------------Mes flakes e ujit,mes kenaqesise e gjumit,ndoshta vone,shume voneenderrat tona u bashkuanatje thelle,apo atje siper.Atje thelle si rrenje, qe prekin njera-tjetren,atje siper si dege,nga e njeta ere lekundur.E eger,e dashur ishe mes ujit e flakes...Postime: 859 | Nga Kuba | Regjistruar: Prill 2001 | IP: regjistruar

Serenity annisa Anetari # 1825 postuar ne 27 Tetor 2002 18:26 me trumcakun, kur te vije hahahahaPaskam ngaterru teme, me falni por dashuria dhe ilacet i kane keto efekte /hugs Lirica--------------------Let's meet in a dream /pf/images/graemlins/smile.gifPostime: 3981 | Nga bregu Paqesorit | Regjistruar: Dhjetor 2001 | IP: regjistruar

trumcaku Anetar/e Anetari # 5030 postuar ne 27 Tetor 2002 18:47 citim: Fillimisht postuar nga Serenity:me trumcakun, kur te vije hahahahaPaskam ngaterru teme, me falni por dashuria dhe ilacet i kane keto efekte /hugs Lirica po cke moj moter,se te japim ilace ma te mira!sa per dasnin,shih e bej se vallai s'dim cfare me ta thon!!!--------------------TRUMCAKU MORRACAKUPostime: 462 | Nga koloseu me ja morsha te ligat. | Regjistruar: Gusht 2002 | IP: regjistruar

Lirica Diell Anetari # 127 postuar ne 27 Tetor 2002 19:01 s'ke faj ti serenity,as ilacet,po une me gersheret e mia:)lol--------------------Mes flakes e ujit,mes kenaqesise e gjumit,ndoshta vone,shume voneenderrat tona u bashkuanatje thelle,apo atje siper.Atje thelle si rrenje, qe prekin njera-tjetren,atje siper si dege,nga e njeta ere lekundur.E eger,e dashur ishe mes ujit e flakes...Postime: 859 | Nga Kuba | Regjistruar: Prill 2001 | IP: regjistruar

Serenity annisa Anetari # 1825 postuar ne 27 Tetor 2002 19:19 Une eci vetem, dhe Lirica me gershere nga prapa trumcakut Njerez tinzare, e hajde mos ec vetem pastaj... --------------------Let's meet in a dream /pf/images/graemlins/smile.gifPostime: 3981 | Nga bregu Paqesorit | Regjistruar: Dhjetor 2001 | IP: regjistruar

trumcaku Anetar/e Anetari # 5030 postuar ne 27 Tetor 2002 19:31 cachiiio!!!po gersheret chyn ktuja se me futet fryken?hecim e bejme cfare te doni po pa gjona te ftohta,se nuk i dihet mo amon.jam nji cik me zemer...leprin tre vjec e kom mrena ne bark....--------------------TRUMCAKU MORRACAKUPostime: 462 | Nga koloseu me ja morsha te ligat. | Regjistruar: Gusht 2002 | IP: regjistruar

Blendi Guerrilla Anetari # 439 postuar ne 28 Tetor 2002 02:18 Ti perqafon si detidhe kraharorit njeheresh i kalon i qeti.Me ben te ndihem tjeterpafundesisht i ri, tragjikisht i vjeter.Per ankthin me te erret ti je zgjimiJe cfare per Trojen qe rrenimi.Prekja kesaj rradhe mjafton.Si deti, ti perqafon.M. Culpa--------------------¿Dónde està Melquíades?__José Arcadio Buendía__Postime: 4020 | Nga Boston | Regjistruar: Korrik 2001 | IP: regjistruar

zevzekja pasion e nate Anetari # 87 postuar ne 28 Tetor 2002 09:40 citim: Fillimisht postuar nga Kordelja:Gabim ortografik (ke e dyta) e nuk me del me msu msu eshte dialekt mi t'keqen.kurse presja duhej vene se s'kuptohej fraza pastaj --------------------nuk ka gje me te bukur se te kuptosh rendesine tende ne kete jete!Postime: 871 | Nga Italia | Regjistruar: Prill 2001 | IP: regjistruar

Ema Shahadah Anetari # 26 postuar ne 28 Tetor 2002 09:47 Blendi paske qene tu thy krahun ! --------------------Tell the truth u never wanted me...Postime: 2609 | Nga Bologna | Regjistruar: Mars 2001 | IP: regjistruar
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Fillimisht postuar nga abstract:
[qb]...flitet me murin-jo....i gjuhet murit ne grusht- jo...puthet muri- jo....
si perfundim ca behet?
pipi-ja perkundrejt murit behet...lol
--------------------
per te gjithe ka nje qenie te paarritshme....*


jeta ime me ka mesuar se ai `muri`gjindet ne koken tone, dhe se asnje gje nuk eshte e paaritshme po te duam ne, por po ta arrijme ate athere ....?

atehere ....atehere /pf/images/graemlins/laugh.gif do bej pipine ne banjo nga gezimi...lol...po ca te them une ty...lol...

----------------

...ekuilibri me veten ...[/qb]
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Une eci vetem

po te isha pa pune si ty...batanijen ne koke dhe ja kepusja gjumit

Kush osht pa pune re??? Une pranej hyna n'internet se me moren ne telefon indjont... po meqe me thirren kot ne une hyna n'af /pf/images/graemlins/smile.gif
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Une eci vetem

lol ...vdeksha une per ata indiont...per ca te thiren more...per dreke?mmmmm :tipsy: :thumbsup:
 

^SHIU^

Primus registratum
Re: Une eci vetem

...eshte ftohte.nje qytet i fjetur,i zbrazur pa njeri,me nje qiell te ngrysur te mbuluar me re."krap,krap-trokasin kepucet mbi asfaltin e ngrire,vetem hija ime me ndjek pas.eci i vetem ne rruge qe skane fund,avull nga goja me del,kembet me ngrine mu bene kallkan,por prape s'ndaloj, shtrengoj dhembet,eci tia dal mbane...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Ai leshoi thiken mbi zallin e lemuar te bregut pastaj ngriti para fytyres oktapodin qe sapo kishte prere.
Beri cudi me vete se si iu dha peshtypja se oktapodi i ngordhur ia kishte ngulur syte dhe e studjonte me nje terbim te frikshem. Perqendrimi i veshtrimit te tetkembeshit vinte duke u intensifikuar, ndersa ishte ai qe po i zgurdullonte syte nga cudia. Te dukej sikur peshkatari dhe preja kishin nderrruar vendet. Pa e kuptuar, krijesa e detit i hapi tentakulat drejt tij dhe ia mbeshtolli rreth fytyres sikur shenjat e gishtave qe le nje shuplake te merituar.

Ndjeu nje thithje te fuqishme qe ia terhoqi syte jashte zgavrave ndersa goja i qe zene nga trupi i mefshte dhe i lagur. Provoi ta terheqe larg vetes mbytesin e pameshirshem por duart ishin mere te renda dhe krahet te dobet. U ndje i lidhur me litare te padukshem te frikes, krejtesisht pre e panikut dhe e paralizes se pakuptim.
I kishte mbetur vetem te shtrihej ne zallin e bregut per te dhene shpirt pre e nje oktapodi te ngordhur. Ai ia kishte zene syte, erresira e lagesht ishte e vetmja gje per te cilen ishte akoma i ndergjegjshem. Dhe frika.

Syte i hapi bashke me nje frymarje te thelle. Perballe vuri re nje "1:43AM" elektronike qe ndriconte nje te gjelbert te zbehte nga stereo. Kishte qene enderr. Hena leshonte nje drite te mjegullt mbi nenkresen. U ngrit pergjysem pastaj rikonsideroi me mendje mencurine e nje te barituri neper shtepi pas mesnates. Neser do te ngrihej heret, si gjithmone.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Me ka marr malli te me pyesin priderit: "Si u gdhive?" Ti ma ke thene e tani jo me. Ndersa te mite flejne me mua ne enderr.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Fillimisht postuar nga Serenity:
[qb]ohh moonlight, you read my thoughts as well! /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Ngushellohu me te verteten.
Love you sister!
 

bebi

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]Syte i hapi bashke me nje frymarje te thelle. Perballe vuri re nje "1:43AM" elektronike qe ndriconte nje te gjelbert te zbehte nga stereo. Kishte qene enderr. Hena leshonte nje drite te mjegullt mbi nenkresen. U ngrit pergjysem pastaj rikonsideroi me mendje mencurine e nje te barituri neper shtepi pas mesnates. Neser do te ngrihej heret, si gjithmone.[/qb]
mbylli syte per pak caste duke u munduar te mblidhte copezat e endrres...
ne ato momente arrinte te kujtonte vetem disa shkendija, por perseri nuk gjente paqe pa gjetur cdo detaj sado te vogel.
Pas mijra mundimesh, hapi syte me nje bindje te plote se kujtonte cdo gje, u ngrit nga krevati dhe me duar ne koke u ul ne nje cep te dhomes.
donte te fliste me dike, por gjendej komplet vetem.
I trishtuar, vendosi te dilte per te ecur pak.
Por perseri vetem...
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Une eci vetem

E humba,
nuk e di se kur,
ndoshta qe ne lindje,
a ndoshta bashke s'kemi lindur...
Une nenes time i linda ne bark
ajo kish lindur shume kohe me larg
me te shpesh udhes u takova,
diç ndjeva
por nuk e njoha
mbi te kam shtene per ta vrare
me qindra here...
por çdo plage qe i kam hapur
mbi vete e kam ndjere
sa here me ke perndjekur
tek rendja rrugeve paditur
sa here me ke ndihmuar
majave duke u ngjitur

****
...dhe ti ke heshtur,
pak ke qeshur
shpesh ke qare

dhe nje dite vetem isha...
shume njerez rreth meje i kisha shtyre
te tjeret vete kishin ikur
diç perj tyre kisha kerkuar
por shpresa tashme me ish shuar
ne vetmine time te gjeta ty
ne pluhur harrese mbuluar
ti syte e mi kishe ne sy
une isha verbuar.

...vazhdimi eshte i censuruar!
 

Alba Shehi

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Zgjohem mes flakesh pa ngjyre, te erreta e te frikshme

çapitem si miope drejt mureve te pergjakshme.

Flas me veten e bej replika me naten

perpiqem te zvarritem , te kap e ta mberthej boten .

hap syte tek-tuk ,per ndonje te venitur shprese

ato zhduken,faniten pa patur asnje pengese .

Shoh nje vezullim te dobet diku tej ,

bej nje hap, bie e humbas mandej . /pf/images/graemlins/wink.gif
 

bebi

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Blendi Guerrilla Anetari # 439 postuar ne 12 Shtator 2002 05:17

Eshte autobuz i vjeter francez, njeri prej shume binjakeve bezhe, jo nje "Saviem". Sheshi Skenderbej eshte i fresket, ka rene nata, jemi dikur ne 1996. Hipi ne autobuzin gati bosh te linjes se Tiranes se re. Po shkon ora 11. Mund te bej vetem nje stacion rruge deri tek 21 Dhjetori duke perdorur "Kombinat-Kinostudio", por sonte preferoj ti bie gjate, jo kot fare. Ka nje kenge ne radion e autobuzit. Nje ritem i shpejte per kohen, i ngadalte per kohen qe jetoj sot. Kurse une gjendem i haperdare ne nje sedilje nga fundi ne hapsiren thuajse bosh. Rruget, baret dhe reklamat parakalojne para dritares ku kam mbeshtetur koken. Ne ball ndjej freskine e ketij xhami te palare prej kohesh. Eshte Tirana ime. Qyteti qe shtrihet nen kembet e mia, qe njesoj si shume njerez te tjere me quan edhe mua zot. Njoh edhe rrugicen me te humbur, edhe porten me te fundit, edhe kalldremin me te vjeter. Dua nje vajze. Jam pak me i madh se 16 vjec me 1996-en, por dua nje vajze me shume se veten. Kam zgjedhur linjen "Tirana e Re" qe te mundem te shoh pallatin e saj ndersa "i bie nga Kina" per tu kthyer ne shtepi. E ka driten e dhomes ndezur. Kam qene atje. Dicka mendova per te ate nate, me dashuri. Ndersa tani kane mbetur vec kujtime. Peter Panet jane plakur te gjithe...Kam 6 vjet qe nuk rendoj me ne trotuaret e tu, Tirana ime. Por ti mbetesh imja po njesoj si une mbetem yti.
Te Dua.--------------------¿


/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif sa bukur!
 

bebi

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Nje ere e forte me mbeshtjell te teren. Tek mundohem te zbres shkallet e aeroplanit, per nje cast, imagjinata ime fluturon tek nje aeroport i vogel plot me police korruptues.. Rinas, Tr.
Perpara meje gjithe miqte e mi, shoket shoqet e klases, ndersa famija ime ne menyre pompoze qendron ne rreshtin e pare. Me pershendesin me dore dhe une kthej koken majtas djathtas, per te shikuar me mire rreth e rrotull a mungon ndonje. Jane te gjithe, ose te pakten ne ate moment ashtu duket. Nuk arrij te kaloj as peshtymen nga gezimi. Drejtohem nga salla e pritjes, dhe tek pergatitem per hapin e madh degjoj nje ze qe thote:
Ladies and gentleman, we are about to take the flight to Melbourne in 5 min. Please make your way to Gate no 15...
Udhetimi i fantazise sime "was over"... ndersa une vazhdova drejt portes, duke hapur dritare te reja per imagjinaten time...
 

Teardrop

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Blendi Guerrilla Anetari # 439 postuar ne 12 Shtator 2002 03:39
Sonte eshte erresuar me shpejt se zakonisht. Nje stuhi tropikale u ngjit qe nga jugu dhe lemeriti shelgjet para shtepise. E ndjej eren qe me ka rrethuar te terin ndersa hedh hapat ngadale mbi asfaltin gjithmone e me te zi te rruges. Per nje arsye te ciles ende nuk i kam kushtuar vemendjen e duhur, me pelqen te eci ne kete qytet qe bredh mbi rrota. Kam veshur nje pale xhinse te zbardhta dhe nje t-shirt te vjeter qe e dua goxha me shume se nje kostum qe prej 5 vjetesh e kam veshur vetem dy here. Ajo e njeh me mire trupin tim, mban eren time.

Mu kujtua vetja. Si mundet dikush te harroje veten e vet? Por ja qe keshtu me ka ndodhur. Mu kujtua vetja ashtu sikur te kujtohet nje personazh i nje filmi qe po e sheh dhjete vjete me vone. Mu kujtuan pasditet e argjendtta te Tiranes dhe vetja. I veshur ndoshta me nje pale xhinse te zbardhta dhe nje T-shirt hapja rrugen mes pallateve me tulla te kuqe qe gumezhinin nga jeta e njerezve me te lumtur ne bote. Njesoj si sonte, kaq vjet me vone, caja i vetem drejt bulevardit, te njejtet hapa, e njejta shprehje ne syte e mi.Kete mendoj sonte tek eci vetem. Mendo dhe ti dicka, kujto ate veten e vjeter qe ke harruar. Veten qe ecen kaq ngjashem me ty.
 

bebi

Primus registratum
Re: Une eci vetem

Fillimisht postuar nga doktoresha:
[qb]eci vetem...vete e dyte /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
ka disa momente qe heshtja paralizon vetmine... e ben te ndjehet... me pak !
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Une eci vetem

Sot eshte dita e pare e bores ne Boston. Sa nuk me pelqen bora, jo per bukurine por per ndjenjen e ftohte qe sjell me vehte.
Po ecja ne downtown Boston mbasdite, ne kohen me te bukur te dites qe quhet muzg! Eshte pikerisht koha kur dritat e rrugeve, vitrinave e christmas lights ndizen dhe kur qielli eshte i pergjysmuar, nga njera ane eshte perendimi i zjarrte dhe nga ana e lindjes eshte blu e diku ne mes eshte kombinim i dy ngjyrave qe jep nje lejla per tu pasur zili. Pemet, ah pemet sa bukur! Disa peme nuk i kane leshuar akoma gjethet shumengjyrshe te verdha e kuqe, karakteristike e vjeshtes se New England, por kete radhe kishin veshur pallton e tyre te bardhe te bores. Kontrasti ishte i mrekullueshem... deget e pemeve pothuaj te zeza krijonin nje kontrast kaq magjepes me gjethet dhe boren e gjithshka xixellonte nga dritat e qytetit dhe ngjyrat misterioze te muzgut.
Kam shume vjet qe e kam lene pikturen. Humbja e nje njeriu tim te dashur me beri te mos qaj sic reagojne njerezit ne situata te tilla... por me beri te lija pikturen qe ai e adhuronte tek une. Nuk e di pse, ndoshta piktura me sillte shume kujtime qe desha ti harroja? Sido te jete, kane kaluar shume vite dhe vetem kur shkoj me muzeumin e arteve kujtohem per te... por sot ishte ndryshe! Ndersa ecja neper Boston dhe shikoja pemet mahnitese me deget e gershetuara me reflekset dhe ngjyrat e pasura dhe aq te kombinuara... me lindi perseri deshira per te pasur nje penel ne dore. Leviza doren e zhytur ne xhepin e xhaketes dhe ngula thonjte ne pellembe per te kujtuar realitetin... por ishte e pamundur! E ndjeva shume thelle ne shpirt ndenjen e hedhjes se kesaj pamje diku. A thua njerezit e tjere qe po ecnin ne te njejten rruge shikonin dhe ndjenin njesoj si une?
Zgjohu! Eshte nje enderr! Enderra eshte lene per nje arsye... nuk ka pse te perseritet! Ahhh... pamje magjepse!
 
Top