Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Te me falni per postimin e gjate, por ky ishte artikull me te vertete i gjate.


Një grup besimtarësh të Tiranës kërkojnë ndërhyrjen e kreut të Komitetit të Kulteve, për përmirësimin e situatës

“ Njerëz me precedentë, drejtojnë Komunitetin Mysliman”

Lindita Çela

TIRANË- “Pas vrasjes së Sali Tivarit, në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë, falsifikatorë, kërcënues dhe pa arsim përkatës”. Një grup besimtarësh myslimanë i janë drejtuar, nëpërmjet një letre të hapur, kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës, në lidhje me keqfunksionimin e Komunitetit Mysliman gjatë kohëve të fundit. “Imamët e xhamive të kryeqytetit dhe teologët po trajtohen nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman si terroristë”,-thuhet në letrën drejtuar Kullës, ku nuk mbetet pa u përmendur edhe shoqërimi i imamëve në polici si dhe qendrimi i “nxituar” i Ilir Kullës në këtë çështje. Sipas besimtarëve të Tiranës, çdo ditë e më shumë po krijohen situata të rënda nga krerët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndaj edhe ata kanë kërkuar ndërmjetësimin e Ilir Kullës për të përmirësuar këtë situatë. Sipas imamëve dhe besimtarëve të Tiranës, mënyra sesi drejtuesit e Komunitetit po menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar anomali dhe rrëmujë, e cila po ndikon negativisht e po çorienton të gjithë besimtarët.
Problemet
Për imamët dhe besimtarët e Tiranës, kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muca dhe Myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj në Shqipëri. “Janë pikërisht këto lojëra hipokrite që kanë provokuar besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpshme. Shoqërimi në polici i disa imamëve të kryeqytetit para pak kohësh, konsiderohet një veprim i turpshëm, i iniciuar nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman”,-thuhet në letrën që i ka mbërritur kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla. Sipas letrës së mësipërme, imamët e shoqëruar në polici nuk bënë gjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklaratë të institucionit të Myftinisë së Tiranës për parregullsitë dhe shkeljet e ndodhura në komunitetin më të madh fetar në vend. Sipas imamëve të Tiranës, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman ka marrë masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm, Zylyftar Dervishit, masa këto që nuk janë zbatuar nga krerët e Komunitetit. “Zoti Muça dhe zoti Myftari nuk kanë dashur të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, ndërkohë që u janë imponuar besimtarëve me ngritjen e lloj-lloj komisionesh, derisa u vërtetua se Zylyftar Dervishi kishte diplomë të falsifikuar”,-thuhet në letrën e mësipërme.
Abuzimet
Emërimi i Zylyftar Dervishit, imam në qytetin e Lushnjes konsiderohet nga ana e imamëve të Tiranës si një tjetër rast që ka ngjallur provokimin e besimtarëve myslimanë. Në letër theksohet se drejtuesit e Komunitetit Mysliman janë të gatshëm të dërgojnë në polici ata që ngrënë zërin për këto raste abuzive, ndërkohë që vetë falsifikatorët mbahen në poste kyçe të strukturave drejtuese të Komunitetit. “Këtë të premte, titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z. Isuf Salkurti, ish-titullar i K.M.SH deri në vitin 2000, i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Ndërsa Myftiu i Kavajës është kërcënuar me vdekje nga njerëz anonimë, pas kritikave që ka bërë lidhur me deviacionet në akide. Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se nxitjet dhe përkrahjet ndaj ekstremizmit vijnë si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare”,-thuhet në letrën e besimtarëve myslimanë, dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla.


KRYETARI

Muça: Myftinjtë e Tiranës duhen pushuar nga puna

TIRANË- Njerëz të papunë, që duhen të pushohen nga detyra, i ka cilësuar kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, myftijtë e xhamive në Tiranë. Sipas tij, asnjë nga akuzat e ngritura në letër nuk qëndrojnë. Përkundrazi, kryetari i Komunitetit Mysliman thotë për gazetën “Shekulli” se letra është vetëm një shpifje dhe asgjë më shumë.
Z Muça, myftijtë e Tiranës thonë se në Komunitetin Mysliman, në strukturat drejtuese po vendosen njerëz të paarsimuar dhe që kanë falsifikuar dokumentet. Është e vërtetë kjo?
Do të doja të dija ku është thënë kjo. Kush janë personat me emër që e thonë një gjë të tillë dhe më pas të përgjigjem.
Këto akuza ngrihen nëpërmjet një letre të hapur të myftijve të Tiranës, që ia kanë dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës. Sa të vërteta janë akuzat, që nuk bëhen publike për herë të parë?
Nuk ka asgjë të vërtetë në të. Këta janë njerëz që vetëm mashtrojnë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Në Komunitetin Mysliman janë vendosur njerëz, të cilët kanë arsimin dhe besueshmërinë e devotshme për të drejtuar këto struktura. Kushdo që thotë të kundërtën, vetëm shpif dhe mashtron opinionin publik. Unë ju garantoj ju se në Komunitetin Mysliman nuk ka njerëz të tillë. Por ata që i thonë këto gjëra duhet të lëvizin nga postet që kanë, sepse, me sa duket, nuk kanë punë tjetër veçse të merren me llafe dhe shpifje.
Mos është një kërcënim ky që po iu bëni vartësve tuaj?
Absolutisht jo. Është ajo që duhet bërë. Këta myftij duhet të lëzen nga detyrat, sepse duket se nuk bëjnë punën e tyre.
Zoti Muça, një nga kritikat e letrës është se ju shkarkoni nga detyra njerëzit që guxojnë të flasin, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këta myftinj?
Këta njerëz, deri më tani nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë folur ku u ka dashur qejfi. Por ajo që duhet bërë vërtet është lëvizja e tyre, sepse mesa duket, nuk kanë asnjë punë me islamin dhe detyrat që ngarkon feja për të zbatuar.


LETER E HAPUR

Drejtuar : Kryetarit te Komitetit Shtetëror për Kultet
Z/ Ilir KULLA.
Tirane, 15/08/2005.
I nderuar z/ Ilir!

Për një kohë të gjatë, opinioni publik ndjek me të drejtë i shqetësuar zhvillimet në Komunitetin Mysliman Shqiptar, e padyshim në veçanti besimtarët muslimanë. Mënyra sesi zotërinjtë drejtues të K.M.SH-së menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar një anomali dhe rrëmujë, e cila po çorienton të gjithë besimtarët duke e ndier veten të papërfaqësuar,të turpëruar madje padrejtësisht edhe fajtorë.

Kryetari i komunitetit z/Selim Muça dhe n/kryetari, myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj ne Shqiperi, duke provokuar njëherazi tejskajshëm besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpeshme, siç ishte rasti i shoqërimit ne polici të disa imamëve të kryeqytetit të cilet nuk bënë asgjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklarate të institucionit të myftinisë së Tiranës të drejtuar nga z/Myftari. Lidhur me këtë ngjarje edhe pozicioni juaj z/Ilir ka qenë i nxituar .

Këshilli i përgjithshëm mori masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm z/Zylyftar Dervishi ndërsa z/Muca e z/Myftari nuk i zbatuan e me lojërat e tyre i imponuan besimtarëve për një vit rresht , ngritjen e lloj-lloj komisioneve derisa na doli se z. Zylyftar Dervishi kishte diplome të falsifikuar . Kaq të vështirë e kishin këta njerëz për të verifikuar dokumentacionin e z/Dervishi në zyrën e kuadrit të K.M.SH-se - drejtor i se cilës ka qenë z/Muca? Çfarë fsheh heshtja e tyre ? Si mund të punojë në insitucionin më të lartë islam një njeri falsifikator dhe i akuzuar për krim? Përse të mos denoncohet në prokurori ky rast? E sikur të mos mjaftojë vetëm kjo, për t’i provokuar besimtarët e transferojnë z/Dervishi myfti në Lushnje. Nga ana tjetër tregohen të gatshëm t’i dërgojnë në polici ata qe ngrenë zërin për këto raste. Te tilla lojëra mbjellin ndjenjën e armiqësisë me shtetin .

Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se çfarëdo lloj nxitje dhe përkrahje ndaj ekstremizmit vjen si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare. Atdheu ynë është Shqipëria dhe ne duam të jemi pjesë e integrimit të saj me një institucion serioz e stabil, me vlerat e harmonisë , tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare, të trashëguara nga të parët tanë ,për të cilat jemi krenare dhe na nderon gjithë bota.

Gjërat në komunitetin musliman as që pritet të përmirësohen. Këtë të premte titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z/Isuf Salkurti ish-titullar i K.M.SH-se deri në vitin 2000 i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Përveç kësaj ky njeri më pas ka shfaqur një deviacion te njohur ndaj monoteizmit islam për të cilen është thirrur edhe në komunitetin musliman. Myftiu i Kavajës është kercënuar me vdekje nga njerëz anonimë pas kritikave që i ka bërë lidhur me deviacionet ne akide. Kryetari dhe n/Kryetari së shpejti do të afrojnë njerëz të tjerë të ngjashëm me kurikulumin e këtyre, të pushuar më parë nga puna , pa arsim të lartë teologjik për të formuar këshillin e teologëve i cili dekreton qendrime islame lidhur me problematikat bashkëkohore. Imagjinoni ç’mund të behet nga inkompetenca e këtyre.

Zoti Ilir!
Pas vrasjes së Tivarit në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë falsifikatorë , kërcënues, pa arsim përkatës . Teologet po trajtohen nga komuniteti si terroriste. Po krijohen situata të rënda nga kreret e K.m.SH-se.
Ku po shkohet kështu ? A ka shtet ky vend? A ka ligje këtu ? A ka organe drejtësie këtu?
Po ju drejtohemi ju me besimin tek Allahu (xh.sh.) mbështetur në një koncept që bën dijetari i madh islam, IBN TEJMIJE mbi vlerësimin e shtetit të së drejtës kur thotë:
“ Zoti e vlerëson shtetin e së drejtës qoftë ky i udhehequr nga jobesimtarë dhe nuk e vlerëson pushtetin e padrejtësisë qoftë ky i udhëhequr nga besimtarë”.


Me respekt

Një grup besimtarësh të Tiranës


16/08/2005
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Ne fakt primarja duhet te jete jetesa si njeri,pastaj vje edhe mundesia per te ndjekur fene!
Nuk jam per shprehje te tilla cifutesh si:zoti eshte me te varferit,frikesoju vetem zotit etj etj!
Mireqenia e ndane njeriun nga kafshet!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Pikerisht pra Orosh.
Ajo qe po them une eshte se njeriu nuk duhet te lere disa nevoja, vetem se nuk ploteson dot disa te tjera.
Merre kete nga te dyja krahet.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Nuk kam si e marr nga te dyja anet,besimi im kufizohet deri tek "besimi ne zot" dhe asgje tjeter!
Biles Zot pa emer!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Kjo eshte e drejta jote Orosh, te kufizohesh aty du ti deshiron.
Por ka te tjere qe kufirin e vendosin pak me larg, ashtu sic ka te tjere qe e vendosin pak me afer.

Une p.sh. nuk i vendos zotit Kufinj.
Gjithsesi, une po thoja qe nevojat e njeriut jane si per uje dhe drita, ashtu edhe per pastrim shpirteror. Keshtu qe njeriu nuk mund ti ndaje gjerat. Mund te merret me fe dhe kur nuk ka uje e driita, ashtu sic mund te merret me ujin dhe dritat edhe kur nuk ka fe.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

HARAP.. ai qelbesira ka 7 vjet ne kerkim per HARAP... esht ne kerkim te interpolit qe para 7 vjetesh, kapini me holl muhabetet.. hej zot arrestohet tjetri ne Tuqi e kto hypin si gjelat e kemi ne meriten thojn.. ato banditet e atij fshatit te gjirokastres qe spo me vje ne men emri.. ato po jetojn si Pasha nje her u fut policia para 2 vjetesh aty per te arrestuar nje kriminel ne kerkim qe kishte vra 2 polic e ishte denuar 25 vjet me gjygj te rregullt..u bo nomi n'parlament.. pse..? sepse esht fshat i PD-s.. hajde HARAP hajde

ME KRIMINELET AS QE DUHET ME HUMB KOHEN JO GJYGJI PO NJONA E TJETRA.. MJAFTON NJE SHNAJPERT E ECCC PER LESH.. PO SKA KUSH E MER KET PERGJEGJSI
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

opss loool
po un ku jam ktu..?

hahahahahahahahahahaha u bom lomsh u bom..
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Ismail Kadare

Sprovë

1

Në shkurt të vitit 2006, kryekomisioneri i Këshillit të Evropës, Baroso, fluturoi me avion për në Tiranë, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shqipërisë së vogël me kontinentin e madh evropian.
Disa vite më parë fjala "marrëveshje" e përdorur për Evropën, do të ishte fatale në Shqipëri, madje aq fort, saqë do të çonte në burg ose në pushkatim cilindo. Për Evropën ishte e përshtatshme vetëm një fjalë, ajo e kundërta me marrëveshjen, pra "mosmarrëveshja". Mosmarrëveshje e plotë, e palodhshme, e përjetshme.
Ky ishte urdhri numër një i kohës. Programi I pandryshueshëm komunist. Thënë ndryshe: verdikti kundër Shqipërisë.
Në dhjetor të vitit 1990, ky verdikt u shkel me këmbë e u thye. Fjalët "e duam Shqipërinë si Evropa", ishin të parat që gjëmuan në trajtën e një himni, e një programi të ri. E bashkë me to, disa javë më pas, shtatorja e njeriut më
antievropian që kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu. Që nga ajo kohë Evropa, më saktë Evropa atlantike nuk pushoi së qeni xanxa kryesore për shqiptarët.
Më 1997, kur për turpin tonë, shteti shqiptar ra, ishte Evropa që na u gjend në fatkeqësi. S´na erdhi ashtu siç e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di çfarë, por me armë dhe topa, për të na pajtuar me njëri-tjetrin. Përpara se Evropa me NATO-n të merrnin këtë vendim të madh, disa herë u ngrit dyshimi se mos shqiptarët e ndërkryer, ashtu të armatosur siç ishin, të qëllonin trupat ndërhyrëse.
Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. Midis marrëzisë, populli shqiptar e bëri së paku një gjë të mençur. Në vendin ku mosprekja e kufirit prej çizmes së ushtarit të huaj, ishte kthyer në mit, asnjë armë, qoftë edhe për zakon, nuk u
shkreh kundër ushtrisë euroatlantike. Ishte hera e parë që në historinë shqiptare ndodhte një gjë e tillë. Ajo ishte një dëshmi e madhe: dëshmi prekëse, se atë ushtri që po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarët e quajtën si
të tyren.
Vetvetishëm midis kaosit, pa retorikë integruese, pa u shtyrë prej askujt, shqiptarët treguan qartë se ndiheshin evropianë. Ata nënshkruan kështu një akt monumental: rigjetjen e Evropës së humbur.
Dy vite më pas, si një përgjigje e mirëkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njëjta ushtri euroatlantike, me avionë, raketa e bombardime, ndërhyri për çlirimin e Shqipërisë së jashtme, Kosovës.
U duk sikur kontinenti mëmë, i penduar për harresën e gjatë, po kujtohej më në fund për popullin e braktisur.


2

Nëse marrëdhëniet e Evropës me më trillanin e tre gadishujve të saj jugorë, Ballkanin, mund të thuhej se ishin kundërthënëse, ato me shtetin e vogël shqiptar, e kapërcenin çdo përfytyrim.
Përpara se të kujtojmë tepër shkurt kronikën historike, le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë.
Fill pas dehjes së parë për Evropën, madje mu midis dalldisjes për të, nuk u bë e qartë asnjëherë se çfarë e shtyu qeverinë e parë demokratike të bënte një lëvizje kundërthënëse. Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë
shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas të cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike.
Opozita e majtë bëri njëfarë zhurme, kundërshtuese, që u quajt me të drejtë e pasinqertë, ngaqë kur ajo vetë erdhi në pushtet, nuk bëri asgjë për ta rishqyrtuar anëtarësimin ende të paratifikuar në Parlament. Kjo u shpjegua dymënyrash. E para, se opozitës, së akuzuar, për shkak të liderëve të saj, si grekofile, i interesonte një ngjyrim I tejshquar islamik për t´u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu për të majtën.
Kur u duk se, pas kësaj turbullire, njëfarë konsensusi u arrit midis dy krahëve kryesorë politikë, të djathtës dhe të majtës, lidhur me Evropën, kur u duk se u kapërcye disi edhe xhelozia e secilës palë, që futjen në Evropë ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetër; shkurt, kur u duk më në fund se dritëza e shumëpritur në anën tjetër të tunelit po shfaqej, në vend të kthjellimit të strategjisë politike shqiptare, ca re të zeza e mbuluan horizontin.
Ishin ca hamendje përherë e më shqetësuese, ca si mëdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s´jemi evropianë. Të jemi a të mos jemi të tillë.
Është Shqipëria Evropë, a s´është Evropë. Është Lindje a Perëndim.
Është më shumë Perëndim se Lindje. Është më shumë myslimane se e krishtere. Është edhe ashtu edhe kështu. S´është as ashtu, as kështu etj., etj.U dukën si përçartje komike në fillim. Ndërkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi më mirë haptas atë që kemi fshehur. Përse të hiqemi ata që s´jemi? Përse, hiqemi si evropianë, kur dihet që s´jemi të tillë? Shkurt, përse të na vijë turp nga identiteti ynë joevropian? Sa më shumë që nënshkrimi I marrëveshjes së Shqipërisë shtetërore me Evropën afrohej, aq më fort ndiheshin murmurimat. Sa më shumë që afrohej caktimi i statusit të Kosovës, me fjalë të tjera, besimi I Evropës e i Amerikës se Kosova mund të hynte si shtet i pavarur në familjen kontinentale, aq më këmbëngulëse
bëhej krrokama se shqiptarët ishin si mish i huaj, pra I padashur, për Evropën.
S´ishte mbushur as java e fillimit të bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, e s´kishin kaluar veç disa orë që avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur në aeroportin e Tiranës, kur murmurimat disi kaotike u shtuan.
Ato u shfaqën madje edhe atje ku priteshin më pak, si për shembull, në ndonjë deklarim të akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit të tij "Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare", është përpjekje për të treguar se shqiptarët vetëm përgjysmë i përkasin qytetërimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarët s´kanë pse të shtiren si evropianë, ngaqë ata "i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë".
I turbullt, i cekët dhe i pasaktë, akademiku bie në kundërshtim me veten dhe shkrimet e tij të mëparshme ku ai me të drejtë, ka qenë ithtar i vendosur i tezës se atdheu është një, e fetë janë tri, pra, nuk janë fetë ato që kushtëzojnë identitetin por tjetër gjë. E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët "islamik" dhe "i
krishterë" thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë evropian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi!
Por keqkuptimet në shkrimin e Qosjes nuk janë vetëm këto. Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar. Muzika ngjan si e njohur. Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se nje identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s´mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa.
Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur
prej etheve shoviniste.
Në këtë përgatitje, po ta hulumtosh tani do të gjesh paradigmat e vjetra: Njëra prej tyre është identiteti joevropian i shqiptarëve. Shqiptarët, turq të
ardhur nga Anadolli. Shqiptarët, myslimanë, mish i huaj për Evropën e krishtere. Shqiptarët, rrezik për qytetërimin evropian. Shqiptarët duhen mbajtur të tkurrur, të thyer në mes. Na lini ne ta bëjmë këtë punë.Gjithë strategjia e Millosheviçit për të marrë dritën jeshile nga Evropa për zhbërjen e së paku gjysmës së kombit shqiptar, atij "që s´kishte identitet evropian", domethënë të shqiptarëve më besim mysliman, bazohej në besimin e tij të verbër se Evropa do të binte në këtë kurth gjenocidar. Ne e dimë ç´ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranë në kurth dhe kjo është një nga aktet më të ndritshme të qytetërimit perëndimor.

3

Përpara se t´i kthehemi tezave për identitetin e përgjysmuar shqiptar, le të hamendësojmë një çast se ndoshta mbrojtësit e tyre kanë të drejtë. Me fjalë të
tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite, madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç´kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët, nga De Rada te Naim Frashëri, që të kujtojmë se jemi ata që s´jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar "E duam Shqipërinë si Evropa?" Mos vallë ajo duhej të ishte: "E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia", ose "Hiç më pak se Azia?" Shkurt mos jemi ata që s´jemi?E gjithë kjo nuk është aspak për të qeshur. Përçartje të tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht
tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s´ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese. Letrat e Shqipërisë janë të qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë.
Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës
dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet "Turqia evropiane". Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e
bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve. Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë
gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Së paku tri qytete kryesore të saj, me jetë të pandërprerë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, kanë afërsisht një moshë me Romën. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, të rrugëve e porteve detarë janë të një natyre me ato të kontinentit. Gjurmët arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo.
Historia e mesjetës shqiptare sipas veprës monumentale të Milan Shuflait, jepet në një tablo të plotë me principatat, kryezotët, aleancat, krushqitë e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e të cilave ka mbërritur e pazbehur aspak gjer në ditët tona.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar,përmendja e të cilit ishte e ndaluar në Shqipëri për pesë shekuj, për shkak të sundimit otoman, u bë së pari një mit evropian, (mbi një mijë vepra historike e artistike, të shkruara për të), përpara se Evropa t´ia rikthente Shqipërisë në shekullin XX.
Letërsia e hershme shqipe, letërsi dygjuhëshe, shqip e latinisht, si në shumicën e vendeve evropiane, u zhvillua në të njëjtin nivel për gati tre shekuj.
Emra të mëdhenj të saj si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhëshe në kryeqendrat kulturore evropiane, për t´i sjellë fshehtazi në Shqipëri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin të ndaluara.
Në kushtet dramatike të ndalimit, më 1908, një komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashëri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar të shqiptarëve, dhanë një kumt të qartë të evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte në prag të agut, pas një nate të gjatë pesëshekullore, kur mendjet ishin ende të turbullta, dhe alfabeti latin në Ballkan ishte tepër i rrallë.
Me këtë mall tragjik për Evropën e humbur, Shqipëria mbërriti në vitin 1912, vit i lirisë së saj. Më 28 nëntor u shpall pavarësia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moçëm mbretëror me shkabë dykrenore, një nga emblemat e
mëdha, e cila, prej botës romako-bizantine i kishte kaluar Evropës e kishte zënë vend në qendër të heraldikës së saj. Kontinenti nënë, në një vrull fisnikërie ua njohu atë shenjë shqiptarëve. Por gjestet e Evropës do të ishin më pas tepër të kursyera për ta.


4

Ishte e natyrshme që krahas kësaj historie filoevropiane, e kundërta e saj do të rrugëtonte paralelisht me të: kundërevropianizmi. Ai ishte i pashmangshëm sidomos gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Programi kryesor I perandorisë, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Evropës mbarë. Merrej me mend se sa e egër do të ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara të kontinentit armik.
Dhe egërsia nuk vonoi. Pas nënshtrimit fizik nisi ai shpirtëror. U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh
atëherë u kuptua se kishat, duke qenë dyllojëshe, katolike dhe ortodokse, ishin më pak të rrezikshme se gjuha, e cila ishte një. Shumë shpejt një besim i ri, do t´u shtohej të parëve, feja myslimane me xhamitë e saj. Por gjuha do të ishte prapë një, ashtu siç ishte identiteti i popullit.
Ky i fundit, qysh atëherë, natyrshëm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore të shqiptarëve. Qëllonte që brenda një familjeje të gjëllinin përbri besimi katolik dhe mysliman, të ndarë midis vëllezërve. Nisur nga kjo,
s´duhej ndonjë filozofi për të kuptuar se fetë mund të ishin të ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonë një. Kishim pasur një atdhe për të
tre besimet dhe kjo s´do të ndryshonte, dhe kjo s´mund të ndryshonte kurrë.
Nostalgjikët e sotëm të perandorisë otomane duket se e kanë harruar ç´ka ndodhur në atë kohë. Edhe sikur shtypje e plojë të tmerrshme të mos kishte pasur, do të mjaftonte tragjedia e ndalimit të shkollave për disa shekuj rresht, për të kapur përmasat e së keqes.
Shqipëria, ashtu si gjithë vendet e gadishullit, u dëmtua rëndë. U dëmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishëm ishte gjymtimi i trurit nga terri i
gjatë i padijes. E veç kësaj ndërprerjeje ogurzezë do të mjaftonte të kujtonim nxënësit dhe mësuesit e masakruar, kur kapeshin duke mësuar shkrim e këndim, në bodrumet e fshehta, për të kuptuar se përse gjuha shqipe u ngrit më
pas në statusin e martirit dhe përse zuri vendin e një tempulli.
Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimi me atë otoman, ishte e lodhshme dhe e përditshme. Perandoria, ashtu si kudo në Ballkan, u përpoq të krijonte të tjera zakone, stil, vese, arkitekturë, veshje, muzikë dhe letërsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine.
Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t´ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi. Mirëpo kur studiuesit e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake për nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme.
E paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s´ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme!
Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s´ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë.
Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç´thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.
Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. "Çunat e vegjël", adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, "lalët" me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.
Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s´kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të
pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza "çunash" e "lalësh" të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.
Kundër kësaj lyre që s´dije ç´emër t´i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë evropianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t´i zinte frymën Shqipërisë.
Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u duk se do të përfundonte shpejt. Ky i fundit s´e kishte më përkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si një luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund të fshinte çdo pengesë që do t´i dilte përpara.
Por nuk ndodhi ashtu.Fill pas ardhjes së mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dërguari protestant i Evropës, në vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte një ogur i keq. I nisur si mllef kundërevropian ai përfundoi në tërbim antishqiptar. Nën daullet dhe klithmat "Dum Babën!", që do të thoshte, as më pak as më shumë:
"Duam robërinë!" hordhitë e haxhiqamilistëve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxënës e mësues, si dikur.
Ky rebelim egërshan u shfaq kështu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje të përgjumur shallvaresh e psherëtimash, që shqiptarët nuk e kishin marrë seriozisht.

27/03/2006
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

E c'ti shtosh me teper kedsaj teme mbas ketij shkrimi?
Do ishte budallallek!
Lexojeni o njerez dhe....kthjellohuni!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Shkrimi i me siperm, per mendimin tim, eshte nje prej lajthitjeve te shumta te Kadarese. Sic duket mosha fillon e ben te veten dhe njeriu letohet nga pak.

Se pari, duhet thene qe Kadareja, ne shkrimin e mesiperm nuk ka sjelle ndonje argument, apo analize serioze ne planin filozofik, kulturor, social etj, por thjesht nje shkrim qe tenton te ndertoje njefare artikulimi me elemente letrare. Ne te kundert, ne persiatje e ftohte, dhe e kthjellet do te ishte e domosdoshme per nje "sprove" te tille.

Mund te pranoj dhe toleroj shume gjera ne shkrimin e mesiperm, per hir te tolerances dhe mirekuptimit ne nje debat, ku mendimi ndryshe eshte pasuri, vlere, apo te pakten nje menyre ku mendimi yt kompletohet dhe pasurohet.
Por menyra se si Kadareja shprehet per disa elemente, te cilat jane vlera dhe pasuri e ketij kombi te ben te te vije vertete keq. Ne fakt nuk eshte hera e pare qe kadare leshon deklarata te tilla percmuese per vlera apo persona qe perbejne vlera ne kete vend. Po keshtu Kadare e ka quajtur Gjergj Fishten e madh, bejdexhi te rendomte, si dhe Arshi Pipen e ka share duke e emertuar "pepic".
Por kur Kadare, fillon dhe percmon pjese te rendesishme te folklorit shqiptar eshte vertete per te ardhur keq.

Ne nje pejse te mire te shkrimit te Kadarese, vihet re nje urrejtje qe ai ka ndaj Shqiperise se mesme ne teresi, si dhe kultures se saj. Kete e ben pasi ne pergjithesi, qytetet e Shqiperise se mesme, ashtu si edhe mjaft prej qyteteve shqiptare me tradita te forta dhe te trasheguara, si Shkodra, apo edhe vete Gjirokastra e tij, jane qytete me nje ndikim jo te paket kulturor oriental, gje per te cilen Kadare nuk ka mundur te fshehe nje urrejtje raciste. Keshtu, kadare, nuk ka thene nje gjysem llafi ne asnje vend per Gjirokastren, ne nje moment te tille kur eshte duke u marre ne shqyrtim qe ky qytet te merret nen mbrojtjen e UNESCO-s. Dhe kete e ben pasi urbanistika dhe arkitektura e ketij qyteti eshte e tipit osman.
Nderkohe qe ne shkrimet e veta, e tere kersheria dhe admirimi i tij perqendrohet tek Korca, si nje qytet me nje imazh me perendimor, duke e quajtur ne menyre teper perkedhelese si "Parisi i Shqiperise".

Por dalim tek thelbi. Eshte mjaft mjerane te shprehesh per nje kulture, qofte edhe e huaj (e jo me shqiptare), si kulture shallvaresh dhe dylberesh. Se pari, eshte teresisht jo shkencore, por perkundrazi teresisht emotive, te personifikosh nje kulture te caktuar si kulture dylberesh. Fenomene dvijante brenda cdo shoqerie mund te kete, dhe nuk eshte cudi qe te kete edhe ne folklor elemente te tille qe marrin ne vemendjen e tyre fenomene devijante, por nuk mund te etiketosh tere kete kulture si te tille. Perhapja e homoseksualitetit tek nje pjese e njerezve ne qytete si Elbasani, apo Kavaja, nuk mund te behet emblema e te gjithe kultures se Shqiperise se mesme, sic e paraqet Kadareja. Ajo mbetet fenomen i izoluar tek njerez te caktuar te ketyre qyteteve dhe nuk mund ta pergjithesosh te gjithe kulturen e kesaj zone te Shqiperise si te tille. Por edhe ne rastin konkrete, fanatizmi dhe racizmi i Kadarese shfaqet hapur, kur ndjen mirekuptim dhe vleresim per dylberizimin ne mase te kultures perendimore, nderkohe qe stigmatizon dhe peshtyn mbi fenomene sporadike te dylberizimit te Shqiperise se mesme. Mos valle homoseksualiteti eshte i bukur vetem kur eshte perendimor? Apo mos valle vetem ne perendim e drejta per te orientuar ndryshe prirjen seksuale eshte e civilizuar, ndersa ne cdo kulture tjeter eshte perverse?


Por, mbi te gjitha, vlerat e folklorit te Shqiperise se mesme jane te pakrahasueshme. Folklori i Shqiperise se mesme eshte nga me brilantet, dhe me te bukurit e folklorit shqiptar. Te hedhesh balte mbi te dtth te hedhesh balte mbi vlerat e popullit tone. Ne qoftese ketij vendi i kane betur vertete vlera, folklori eshte nje prej atyre me kryesore. Eshte nje prej gjerave te pakta me te cilat ne mund ti krenohemi botes, dhe tendenca per ta banalizuar ate, vetem pse eshte ndryshe nga ajo cka deshiron Kadareja, vetem pse permban brenda elemente orientale eshte deshperuese.

Folklorin shqiptar, pa perjashtuar normalisht edhe ate te Shqiperise se mesme e kane vleresuar koka, dhe studiues mjaft te medhenj, eshtu qe nuk eshte vendi ketu te merremi me kete pune. Fakti qe Kadareja nuk deshiron ta njohe teresisht, por pjeserish, eshte vetem nje minus i madh per te.
Ne kete shkrim Kadareja ka shprehur racizem te qarte ne mjaft aspekte. Racizem i cili shprehet hapur edhe ne neverin e tij ndaj shallvareve, te cilat kane qene veshje tradicionale per nje pjese te mire te popullsise shqiptare, ashtu sic eshte qeleshja, apo fustanella per jugoret (labet, camet etj.)
Racizmi edhe mund te justifikohet tek njerez te caktuar, por jo tek shkrimtare te nivelit te tille si Kadareja, i cili per me teper pozicionohet edhe si shkrimtar kozmopolist (antinacionalist), i cili tenton te gjeje gjuhen e perbashket ndermjet kulturave dhe popujve (sic ben shkrimet e tij qe flasin per bashkjetese mes shqiptareve, serbeve dhe grekeve). Por edhe me i pajustifikueshem eshte racizmi kur shfaqet per pjese te kultures se popullit tend.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Plako,nuk je realist ne kritiken kunder Kadarese /pf/images/graemlins/winkwink.gif!
I kupton shum mire te gjitha analizat e Kadarese,te cilat prekin kulturen dhe socialen e popullit shqiptar,prandaj dhe une habitem per reagimin tend!
Te perdoresh theniet e Kadarese kunder Gjergj Fishtes pikerisht tani,me duket me se e qellimshme!
Nqs Kadare ka lajthitur,lajthitja e tij ishte vetem ne gjykimin e tij per Pater Gjergjin!
Por jo asesi ne analizen e tij te mesiperme!

Je i dhene shume mbas bejteve plako?Po mbas tallavase?
Po mbas teksteve te kengeve si p.sh:"te shtypt traktori"? /pf/images/graemlins/laugh.gif
Epo tek kjo lloj kulture anadollake e kishte fjalen Kadare,dhe jo tek kenget e vellezerve(i kam harru) te Elbasanit,apo per Petrit Lulon e Gjirokastes!
Shqiperia e mesme pervec kultures tradicionale ka njofte edhe kulturen e sarahosheve,gabelve,endacakeve,aziatikeve,mongoleve......!
A mos duhet ta naltesojme ne kete kulture qe vetem emrin e ka te tille?

Pse kritika jote me vje ere Balet-izem mua? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

JO Orosho, Kadare e ka me folklorin e Shqipnise se mesme. Besoj se e ka me teper me keget e Jusuf Myzyrit me shoke, ku ka elemente te tilla.

Dhe per mendimin tim, ato kenge jane fantastike dhe jane thesar i muzikes si dhe i poezise shqipe, pavaresisht se ndermjet tyre mund te gjesh edhe elemente homoseksualizmi.

Por gjithsesi, edhe nese e ka per kenget e jevgjiteve apo ku ta di une, tentativa per ta pergjithesuar si kulture e shallvareve, duke synuar per ta zhvleresuar si orientale eshte krejt pa vend. Shallvare kane veshur te gjithe njerezit ne shqiperi te mesme dhe rreth e rrotull. Nuk mund te paragjykosh kulturen e nje vendi, aq me teper te vendit tend.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe Kadare shkruan ne kete menyre per kete kategori te folklorit.
Edhe tek romani "Viti i mbrapshte" ai thur vete ca bejte per te ironizuar elementet haxhiqamiliste.
"Jasteket i lag me lot
me lot sarajet e mija
keta djem qe jane sot
haram ju qofte dashuria".

Problemi qendron se Kadareja barazon haxhiqamilizmin me kulturen e shqiperise se mesme, me kulturen e shallvareve, sic shprehet ai.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Gysi,mos e zvogelo synimin e madh te analizave te Kadarese,nuk eshte qellimi i tij te merret vetem me "gabel-lleqet",ai shkon me tej,mu aty ku duhet!
Nqs analizat e Kadarese jane "jo serioze" athere sa profesionale jane ato tonat?
Ne nje fare menyre ti le te kuptohet qe:c'te keqe ka kultura gabele e penetruar ne kulturen shqiptare!
Analizat e tij(sepse njohim shume te tilla) jane ne te gjitha fushat!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Nuk po flas per gabel-lliqet, por per folklorin Orosh.
Dhe nuk eshte se po e vras fort mendjen tek fakti qe Kadare flet me papergjegjshmeri ndaj folklorit, pasi nuk eshte gje e re per te, sic thashe ka folur me po kaq papergjegjshmeri edhe ndaj Fishtes dhe Arshi Pipes, si dhe shume te tjereve. Problemi per mua eshte se ne shkrimin e fundit te Kadarese, une (si dhe shume te tjere) zbuloj tek ai racizmin e hapur.

Kete e them duke pasur para sysh kur ai arrin deri aty sa e thote me mburrje qe shqiptaret jane "te bardhe" si europianet. PO keshtu edhe me e keqe eshte ajo qe ai shpreh per shallvaret, qe kane qene veshje tradicionale te kohes. Ai vlet per to, si dhe per folklorin e Shqiperise se mesme me neveri, dhe ky eshte racizem i hapur. Eshte nje racizem krahinarist, i cili rrjedh nga urrejtja e Kadarese per orientin. Dhe kjo eshte e pafalshme.

Tani, muhabeti ketu nuk eshte se kush eshte me i Zoti per te bere analiza, une apo kadareja. Eshte nje krahasim krejt pavend. Une nuk po flas as per aftesite analitike te Kadarese. Ketu po flasim per nje shkrim konkret, dhe ajo qe po diskutojme jane bindjet e tij te shprehura ne kete shkrim. Fakti qe ato duken qarte qe jane raciste, nuk do te thote qe te heshtim vetem pse i tha Kadareja.

Tek e fundit, une gjykoj me mendjen time, dhe kam te drejte te kritikoj edhe burra me te afte se une per disa gjera. Fundja, une nuk po e gjykoj si shkrimtare, pasi nuk e njoh veten aspak perr kritik letrar, por per bindje dhe botekuptime shoqerore, politike, sociale, filozofike.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Kadare ne bullet points:

Antievropianizmi, me sakte anti atlanticizmi si verdikt kundër Shqipërisë.

dëshmi e madhe: dëshmi prekëse, se ndiheshin evropianë. Ata nënshkruan kështu një akt monumental ne 97: rigjetjen e Evropës së humbur.

Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas të cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike

re të zeza e mbuluan horizontin me “përse të na vijë turp nga identiteti ynë joevropian”? Është më shumë Perëndim se Lindje eshtë më shumë myslimane se e krishtere?


Sa më shumë që nënshkrimi i marrëveshjes së Shqipërisë shtetërore me Evropën afrohej, aq më fort ndiheshin murmurimat e turbullta, te cekta dhe te pasakta qe shqiptaret “i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë”, “se shqiptarët vetëm përgjysmë i përkasin qytetërimit evropian”.

nuk janë fetë ato që kushtëzojnë identitetin

rreziku nga ndarja e identitetit shqiptar.

nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar.
naivitet per te mos kuptuar se një identitet i ndarë është një komb i ndarë

Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian duke e cilesuar ate islamik do të thotë përjashtim nga Evropa

Perputhja e interesave shoviniste serbe me identifikimin shqiptar si islamik - “Shqiptarët, rrezik për qytetërimin evropian”.

Ne baze te identitetit islamik mos valle duhej te bertisnim “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?”

Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?”

Tragjedia e ketyre klithmave qe kerkojne nje pergjigje te prere
Identiteti evropian i shqiptareve është i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë.

Gjeografia

Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve.

Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, përmendja e të cilit ishte e ndaluar në Shqipëri për pesë shekuj, për shkak të sundimit otoman, u bë së pari një mit evropian, (mbi një mijë vepra historike e artistike, të shkruara për të), përpara se Evropa t’ia rikthente Shqipërisë në shekullin XX.

Letërsia e hershme shqipe, letërsi dygjuhëshe, shqip e latinisht,
shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin të ndaluara gjate pushtimit turk
alfabetit latin si alfabet zyrtar të shqiptarëve i dhanë një kumt të qartë të evropianizmit shqiptar.
Me këtë mall tragjik për Evropën e humbur, Shqipëria mbërriti në vitin 1912, vit i lirisë së saj.

flamuri i moçëm mbretëror me shkabë dykrenore, një nga emblemat e mëdha, e cila, prej botës romako-bizantine i kishte kaluar Evropës e kishte zënë vend në qendër të heraldikës së saj



krahas kësaj historie filoevropiane, e kundërta e saj do të rrugëtonte paralelisht me të: kundërevropianizmi. Ai ishte i pashmangshëm sidomos gjatë pushtimit pesëshekullor osman.

Programi kryesor i perandorisë, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Evropës mbarë.

Dhe egërsia nuk vonoi. Pas nënshtrimit fizik nisi ai shpirtëror. U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar.

Shumë shpejt një besim i ri, do t’u shtohej të parëve, feja myslimane me xhamitë e saj. Por gjuha do të ishte prapë një, ashtu siç ishte identiteti i popullit.

fetë mund të ishin të ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonë një. Kishim pasur një atdhe për të tre besimet dhe kjo s’do të ndryshonte, dhe kjo s’mund të ndryshonte kurrë.

Nostalgjikët e sotëm të perandorisë otomane duket se e kanë harruar ç’ka ndodhur në atë kohë , për të kapur përmasat e së keqes.

gjymtimi i trurit nga terri i gjatë i padijes

përse gjuha shqipe u ngrit më pas në statusin e martirit dhe përse zuri vendin e një tempulli.

Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe nje fare perzierje brumi shqiparo turk me letersine e bejtexhinjve si një sajesë prej qerpiçi me nivel qesharak dhe imoral

bejte dhe lavde për pedofilinë ne mjaft raste leresia e bejtexhinjve , që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje

Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë evropianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë.

Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u shfaq si ogur i keq haxhiqamilasit kësaj lyre shallvaresh që s’dije ç’emër t’i vije me Dum Baben qe do te thote dum roberine

Me idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë
 
Top