Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Te me falni per postimin e gjate, por ky ishte artikull me te vertete i gjate.


Një grup besimtarësh të Tiranës kërkojnë ndërhyrjen e kreut të Komitetit të Kulteve, për përmirësimin e situatës

“ Njerëz me precedentë, drejtojnë Komunitetin Mysliman”

Lindita Çela

TIRANË- “Pas vrasjes së Sali Tivarit, në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë, falsifikatorë, kërcënues dhe pa arsim përkatës”. Një grup besimtarësh myslimanë i janë drejtuar, nëpërmjet një letre të hapur, kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës, në lidhje me keqfunksionimin e Komunitetit Mysliman gjatë kohëve të fundit. “Imamët e xhamive të kryeqytetit dhe teologët po trajtohen nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman si terroristë”,-thuhet në letrën drejtuar Kullës, ku nuk mbetet pa u përmendur edhe shoqërimi i imamëve në polici si dhe qendrimi i “nxituar” i Ilir Kullës në këtë çështje. Sipas besimtarëve të Tiranës, çdo ditë e më shumë po krijohen situata të rënda nga krerët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndaj edhe ata kanë kërkuar ndërmjetësimin e Ilir Kullës për të përmirësuar këtë situatë. Sipas imamëve dhe besimtarëve të Tiranës, mënyra sesi drejtuesit e Komunitetit po menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar anomali dhe rrëmujë, e cila po ndikon negativisht e po çorienton të gjithë besimtarët.
Problemet
Për imamët dhe besimtarët e Tiranës, kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muca dhe Myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj në Shqipëri. “Janë pikërisht këto lojëra hipokrite që kanë provokuar besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpshme. Shoqërimi në polici i disa imamëve të kryeqytetit para pak kohësh, konsiderohet një veprim i turpshëm, i iniciuar nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman”,-thuhet në letrën që i ka mbërritur kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla. Sipas letrës së mësipërme, imamët e shoqëruar në polici nuk bënë gjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklaratë të institucionit të Myftinisë së Tiranës për parregullsitë dhe shkeljet e ndodhura në komunitetin më të madh fetar në vend. Sipas imamëve të Tiranës, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman ka marrë masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm, Zylyftar Dervishit, masa këto që nuk janë zbatuar nga krerët e Komunitetit. “Zoti Muça dhe zoti Myftari nuk kanë dashur të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, ndërkohë që u janë imponuar besimtarëve me ngritjen e lloj-lloj komisionesh, derisa u vërtetua se Zylyftar Dervishi kishte diplomë të falsifikuar”,-thuhet në letrën e mësipërme.
Abuzimet
Emërimi i Zylyftar Dervishit, imam në qytetin e Lushnjes konsiderohet nga ana e imamëve të Tiranës si një tjetër rast që ka ngjallur provokimin e besimtarëve myslimanë. Në letër theksohet se drejtuesit e Komunitetit Mysliman janë të gatshëm të dërgojnë në polici ata që ngrënë zërin për këto raste abuzive, ndërkohë që vetë falsifikatorët mbahen në poste kyçe të strukturave drejtuese të Komunitetit. “Këtë të premte, titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z. Isuf Salkurti, ish-titullar i K.M.SH deri në vitin 2000, i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Ndërsa Myftiu i Kavajës është kërcënuar me vdekje nga njerëz anonimë, pas kritikave që ka bërë lidhur me deviacionet në akide. Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se nxitjet dhe përkrahjet ndaj ekstremizmit vijnë si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare”,-thuhet në letrën e besimtarëve myslimanë, dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla.


KRYETARI

Muça: Myftinjtë e Tiranës duhen pushuar nga puna

TIRANË- Njerëz të papunë, që duhen të pushohen nga detyra, i ka cilësuar kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, myftijtë e xhamive në Tiranë. Sipas tij, asnjë nga akuzat e ngritura në letër nuk qëndrojnë. Përkundrazi, kryetari i Komunitetit Mysliman thotë për gazetën “Shekulli” se letra është vetëm një shpifje dhe asgjë më shumë.
Z Muça, myftijtë e Tiranës thonë se në Komunitetin Mysliman, në strukturat drejtuese po vendosen njerëz të paarsimuar dhe që kanë falsifikuar dokumentet. Është e vërtetë kjo?
Do të doja të dija ku është thënë kjo. Kush janë personat me emër që e thonë një gjë të tillë dhe më pas të përgjigjem.
Këto akuza ngrihen nëpërmjet një letre të hapur të myftijve të Tiranës, që ia kanë dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës. Sa të vërteta janë akuzat, që nuk bëhen publike për herë të parë?
Nuk ka asgjë të vërtetë në të. Këta janë njerëz që vetëm mashtrojnë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Në Komunitetin Mysliman janë vendosur njerëz, të cilët kanë arsimin dhe besueshmërinë e devotshme për të drejtuar këto struktura. Kushdo që thotë të kundërtën, vetëm shpif dhe mashtron opinionin publik. Unë ju garantoj ju se në Komunitetin Mysliman nuk ka njerëz të tillë. Por ata që i thonë këto gjëra duhet të lëvizin nga postet që kanë, sepse, me sa duket, nuk kanë punë tjetër veçse të merren me llafe dhe shpifje.
Mos është një kërcënim ky që po iu bëni vartësve tuaj?
Absolutisht jo. Është ajo që duhet bërë. Këta myftij duhet të lëzen nga detyrat, sepse duket se nuk bëjnë punën e tyre.
Zoti Muça, një nga kritikat e letrës është se ju shkarkoni nga detyra njerëzit që guxojnë të flasin, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këta myftinj?
Këta njerëz, deri më tani nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë folur ku u ka dashur qejfi. Por ajo që duhet bërë vërtet është lëvizja e tyre, sepse mesa duket, nuk kanë asnjë punë me islamin dhe detyrat që ngarkon feja për të zbatuar.


LETER E HAPUR

Drejtuar : Kryetarit te Komitetit Shtetëror për Kultet
Z/ Ilir KULLA.
Tirane, 15/08/2005.
I nderuar z/ Ilir!

Për një kohë të gjatë, opinioni publik ndjek me të drejtë i shqetësuar zhvillimet në Komunitetin Mysliman Shqiptar, e padyshim në veçanti besimtarët muslimanë. Mënyra sesi zotërinjtë drejtues të K.M.SH-së menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar një anomali dhe rrëmujë, e cila po çorienton të gjithë besimtarët duke e ndier veten të papërfaqësuar,të turpëruar madje padrejtësisht edhe fajtorë.

Kryetari i komunitetit z/Selim Muça dhe n/kryetari, myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj ne Shqiperi, duke provokuar njëherazi tejskajshëm besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpeshme, siç ishte rasti i shoqërimit ne polici të disa imamëve të kryeqytetit të cilet nuk bënë asgjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklarate të institucionit të myftinisë së Tiranës të drejtuar nga z/Myftari. Lidhur me këtë ngjarje edhe pozicioni juaj z/Ilir ka qenë i nxituar .

Këshilli i përgjithshëm mori masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm z/Zylyftar Dervishi ndërsa z/Muca e z/Myftari nuk i zbatuan e me lojërat e tyre i imponuan besimtarëve për një vit rresht , ngritjen e lloj-lloj komisioneve derisa na doli se z. Zylyftar Dervishi kishte diplome të falsifikuar . Kaq të vështirë e kishin këta njerëz për të verifikuar dokumentacionin e z/Dervishi në zyrën e kuadrit të K.M.SH-se - drejtor i se cilës ka qenë z/Muca? Çfarë fsheh heshtja e tyre ? Si mund të punojë në insitucionin më të lartë islam një njeri falsifikator dhe i akuzuar për krim? Përse të mos denoncohet në prokurori ky rast? E sikur të mos mjaftojë vetëm kjo, për t’i provokuar besimtarët e transferojnë z/Dervishi myfti në Lushnje. Nga ana tjetër tregohen të gatshëm t’i dërgojnë në polici ata qe ngrenë zërin për këto raste. Te tilla lojëra mbjellin ndjenjën e armiqësisë me shtetin .

Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se çfarëdo lloj nxitje dhe përkrahje ndaj ekstremizmit vjen si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare. Atdheu ynë është Shqipëria dhe ne duam të jemi pjesë e integrimit të saj me një institucion serioz e stabil, me vlerat e harmonisë , tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare, të trashëguara nga të parët tanë ,për të cilat jemi krenare dhe na nderon gjithë bota.

Gjërat në komunitetin musliman as që pritet të përmirësohen. Këtë të premte titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z/Isuf Salkurti ish-titullar i K.M.SH-se deri në vitin 2000 i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Përveç kësaj ky njeri më pas ka shfaqur një deviacion te njohur ndaj monoteizmit islam për të cilen është thirrur edhe në komunitetin musliman. Myftiu i Kavajës është kercënuar me vdekje nga njerëz anonimë pas kritikave që i ka bërë lidhur me deviacionet ne akide. Kryetari dhe n/Kryetari së shpejti do të afrojnë njerëz të tjerë të ngjashëm me kurikulumin e këtyre, të pushuar më parë nga puna , pa arsim të lartë teologjik për të formuar këshillin e teologëve i cili dekreton qendrime islame lidhur me problematikat bashkëkohore. Imagjinoni ç’mund të behet nga inkompetenca e këtyre.

Zoti Ilir!
Pas vrasjes së Tivarit në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë falsifikatorë , kërcënues, pa arsim përkatës . Teologet po trajtohen nga komuniteti si terroriste. Po krijohen situata të rënda nga kreret e K.m.SH-se.
Ku po shkohet kështu ? A ka shtet ky vend? A ka ligje këtu ? A ka organe drejtësie këtu?
Po ju drejtohemi ju me besimin tek Allahu (xh.sh.) mbështetur në një koncept që bën dijetari i madh islam, IBN TEJMIJE mbi vlerësimin e shtetit të së drejtës kur thotë:
“ Zoti e vlerëson shtetin e së drejtës qoftë ky i udhehequr nga jobesimtarë dhe nuk e vlerëson pushtetin e padrejtësisë qoftë ky i udhëhequr nga besimtarë”.


Me respekt

Një grup besimtarësh të Tiranës


16/08/2005
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
 

Dani83

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Amannnnn mor burra mos i fusni dhe kete bela Shqiperise.. se ma keq nuk ka ku te shkoj..

N.q.s Shqiperia vendoset ne listen e vendeve terroriste.. eshe fundi.. ti themi lamtumire Shqiperise se na mori lumi.

Bashkejetesa fetare ne Shqiperi, e pazakonte ne vendet e rajonit, eshte "halë ne sy" si thote populli, per shume dashakeqes se Shqiperise.. dhe eshte mese e mundur qe te na godasin ne kete pike te shendoshe te shoqerise shqipetare.

Mendoj se vetem komuniteti mysiman mund te verej dhe te korigjoj keto devijim.

Ju uroj vigjilence dhe mprehtesi ne trajtimin e ketij problemi..
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Ke keni frige tani(kush ju shqeteson),imamet e rinj apo komunitetin !?
 

963

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Papunesia ne Shqiperi po i ben njerzit te behen hoxhallare ose prifterinj.
Se po te ndertohen uzina dhe fabrika tek ne, s'do merret njeri me politike fetare.
Duam apo s'duam ne, leku duhet te behet i vetmi zot per shqiptaret,ashtu si ne te gjitha vendet e pasura.
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Po u be leku zot nuk ka me vend per Zotin.
 

Leshatuku

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Luftojeni islamin sot,
neser do te jete vone...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Problemet ne Komunitetin musliman nuk vijne nga komuniteti,por nga njerez te sapo-diplomuar ne vendet arabe,keta jane fundamentaliste te thekur dhe nuk njohin identitet/nacionalitet,shpresoj qe te mos triumfojne forca radikale ne komunitetin musliman Shqiptar!!
 

Dani83

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

luftojeni..?!?!!

nuk e di te qaj a te qesh.. per fatin tone. /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Luftar

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Nuk ja vlen te flasesh per pabuksat qe shkojne e u shtrijne doren arabeve per dy pare dhe pastaj vijne ketu si "te derguarit e allaut" . Thjesht injoroini kur t'i shihni!
 

963

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

S'ke ça i ben demokracise, nuk i ndalohet feja asnjerit, sepse ndryshe do denohemi per shkelje te te drejtave te njeriut.

Shqiptaret le te besojne ne ç'do lloj feje, por shteti duhet te kete kujdes nga agjenturat e huaja fetare. Qofshin ato arabe apo greko-serbe. Nuk duhet te lejohet futje e hundeve te tyre ne punet e brendshme te vendit tone.

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria!
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Shteti nuk duhet te fusin hundet tek feja sepse gjoja eshte laik.
 

Leshatuku

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

qethi apo ia kall mjekren ketyre dreqneve e pastaj hudhi ne det, ndoshta behet deti juaj me nafte...
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Jane shqiptare si puna jote mor shpellare.Apo ku je shqiptare ti ?! As dardan jo.
 

Dani83

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

jo mo ti jo.. se shqiptar eshte dhe ai..
po shikon anen ekonomike ai.. do me na ba me lek.. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

rvd

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

O Leshaturk mos e shaj ISLAMIN se ai nuk e duron fyerjen,kaq po te them !!!!!!!!!!
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Mos u merrni me leshin(takun)...indiferenca eshte arma me e mire.Merzitet dhe i kthehet kukllave.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Ketu je ngut pak,perkundrazi,Islami eshte shum i durueshem,ai ka fakte per te vertetu te kunderten e asaj qe thojne per te---apo jo??
Ne te kunderten,nqs Islami nuk i duro sharjet,lind pyetja:cfare do beje Islami??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

PO ATYNE VANDEVA AREBE OR HAJVANA NE DUHET ME JUA PUTH DOREN 3 HRE NE DITE .
JU OSE JENI BUDALLEJ OSE LUNI RROLIN E BUDALLIT.
Po kujto mor burr se qa u ba ne 98 kur kosova po digjej e tana dhe kur u mblodh NATO asnjeni prej shteteve te ksaj organizate nuk pranoi me qu forca ne Kosove. Po vec kur Turqia vuni veto dhe tha se une e mbroj vetem pa ndihmen tuj kosoven atehere u qu amerika se skishte rruge tjeter.
As kryqat italjan e e as nji se ndihmoj.
Po kjo europa e kaurrave na la gjithmone kshtu te coptum mare fmija, e po te mas kishte ken turku [ndaluar] na majti nen pushtim por ama te bashkuar te kishe me ken tu shite fare luledillit ne trotuaret e athines apo beogradit o LESHATUK,
o fatkeqsia e shekullit 21
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

[ndaluar] desha me thane [qe] se mas ta merrni per keq
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
PO ATYNE VANDEVA AREBE OR HAJVANA NE DUHET ME JUA PUTH DOREN 3 HRE NE DITE .
JU OSE JENI BUDALLEJ OSE LUNI RROLIN E BUDALLIT.
Po kujto mor burr se qa u ba ne 98 kur kosova po digjej e tana dhe kur u mblodh NATO asnjeni prej shteteve te ksaj organizate nuk pranoi me qu forca ne Kosove. Po vec kur Turqia vuni veto dhe tha se une e mbroj vetem pa ndihmen tuj kosoven atehere u qu amerika se skishte rruge tjeter.
As kryqat italjan e e as nji se ndihmoj.
Po kjo europa e kaurrave na la gjithmone kshtu te coptum mare fmija, e po te mas kishte ken turku [ndaluar] na majti nen pushtim por ama te bashkuar te kishe me ken tu shite fare luledillit ne trotuaret e athines apo beogradit o LESHATUK,
o fatkeqsia e shekullit 21

[/ QUOTE ]

Nigjo mor ti naqe,ti o je njeri i pa shkoll,ose sapo ke mbaru noj shkoll anej ka nahija e harapve!
Ti meno e gjeje se ciles pjes te Kontinentit i takon..se na i takojm Evrops,e mir apo e keqe jena pjes e saj!

Ajo Turqija jote dhe e jemja po ban c'mos per me ken pjes e Evrops sepse Turqija perbahet nga 70% evropian te turqizum!
Sa her te qojn zanin Turqija ne favorin tone,kena me i than falemners 100 her ne dite,por jo te bahemi aq injorante sa ta ngrejm ma nalt se vedin!
Ata kryqat italian qe po permend ti,po mbajn 300 mij shqiptar mrena,pa dallim feje,mirpo kur italiant shofin qe ne Shqipni ka njerez si puna jote,atehere ata mbajn anen e serbve,nuk don shum zgjuarsi me e kuptu ket pun!

Por ti mos u ban merak,flej n'uj!
 
Top