Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Te me falni per postimin e gjate, por ky ishte artikull me te vertete i gjate.


Një grup besimtarësh të Tiranës kërkojnë ndërhyrjen e kreut të Komitetit të Kulteve, për përmirësimin e situatës

“ Njerëz me precedentë, drejtojnë Komunitetin Mysliman”

Lindita Çela

TIRANË- “Pas vrasjes së Sali Tivarit, në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë, falsifikatorë, kërcënues dhe pa arsim përkatës”. Një grup besimtarësh myslimanë i janë drejtuar, nëpërmjet një letre të hapur, kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës, në lidhje me keqfunksionimin e Komunitetit Mysliman gjatë kohëve të fundit. “Imamët e xhamive të kryeqytetit dhe teologët po trajtohen nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman si terroristë”,-thuhet në letrën drejtuar Kullës, ku nuk mbetet pa u përmendur edhe shoqërimi i imamëve në polici si dhe qendrimi i “nxituar” i Ilir Kullës në këtë çështje. Sipas besimtarëve të Tiranës, çdo ditë e më shumë po krijohen situata të rënda nga krerët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndaj edhe ata kanë kërkuar ndërmjetësimin e Ilir Kullës për të përmirësuar këtë situatë. Sipas imamëve dhe besimtarëve të Tiranës, mënyra sesi drejtuesit e Komunitetit po menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar anomali dhe rrëmujë, e cila po ndikon negativisht e po çorienton të gjithë besimtarët.
Problemet
Për imamët dhe besimtarët e Tiranës, kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muca dhe Myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj në Shqipëri. “Janë pikërisht këto lojëra hipokrite që kanë provokuar besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpshme. Shoqërimi në polici i disa imamëve të kryeqytetit para pak kohësh, konsiderohet një veprim i turpshëm, i iniciuar nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman”,-thuhet në letrën që i ka mbërritur kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla. Sipas letrës së mësipërme, imamët e shoqëruar në polici nuk bënë gjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklaratë të institucionit të Myftinisë së Tiranës për parregullsitë dhe shkeljet e ndodhura në komunitetin më të madh fetar në vend. Sipas imamëve të Tiranës, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman ka marrë masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm, Zylyftar Dervishit, masa këto që nuk janë zbatuar nga krerët e Komunitetit. “Zoti Muça dhe zoti Myftari nuk kanë dashur të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, ndërkohë që u janë imponuar besimtarëve me ngritjen e lloj-lloj komisionesh, derisa u vërtetua se Zylyftar Dervishi kishte diplomë të falsifikuar”,-thuhet në letrën e mësipërme.
Abuzimet
Emërimi i Zylyftar Dervishit, imam në qytetin e Lushnjes konsiderohet nga ana e imamëve të Tiranës si një tjetër rast që ka ngjallur provokimin e besimtarëve myslimanë. Në letër theksohet se drejtuesit e Komunitetit Mysliman janë të gatshëm të dërgojnë në polici ata që ngrënë zërin për këto raste abuzive, ndërkohë që vetë falsifikatorët mbahen në poste kyçe të strukturave drejtuese të Komunitetit. “Këtë të premte, titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z. Isuf Salkurti, ish-titullar i K.M.SH deri në vitin 2000, i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Ndërsa Myftiu i Kavajës është kërcënuar me vdekje nga njerëz anonimë, pas kritikave që ka bërë lidhur me deviacionet në akide. Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se nxitjet dhe përkrahjet ndaj ekstremizmit vijnë si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare”,-thuhet në letrën e besimtarëve myslimanë, dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla.


KRYETARI

Muça: Myftinjtë e Tiranës duhen pushuar nga puna

TIRANË- Njerëz të papunë, që duhen të pushohen nga detyra, i ka cilësuar kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, myftijtë e xhamive në Tiranë. Sipas tij, asnjë nga akuzat e ngritura në letër nuk qëndrojnë. Përkundrazi, kryetari i Komunitetit Mysliman thotë për gazetën “Shekulli” se letra është vetëm një shpifje dhe asgjë më shumë.
Z Muça, myftijtë e Tiranës thonë se në Komunitetin Mysliman, në strukturat drejtuese po vendosen njerëz të paarsimuar dhe që kanë falsifikuar dokumentet. Është e vërtetë kjo?
Do të doja të dija ku është thënë kjo. Kush janë personat me emër që e thonë një gjë të tillë dhe më pas të përgjigjem.
Këto akuza ngrihen nëpërmjet një letre të hapur të myftijve të Tiranës, që ia kanë dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës. Sa të vërteta janë akuzat, që nuk bëhen publike për herë të parë?
Nuk ka asgjë të vërtetë në të. Këta janë njerëz që vetëm mashtrojnë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Në Komunitetin Mysliman janë vendosur njerëz, të cilët kanë arsimin dhe besueshmërinë e devotshme për të drejtuar këto struktura. Kushdo që thotë të kundërtën, vetëm shpif dhe mashtron opinionin publik. Unë ju garantoj ju se në Komunitetin Mysliman nuk ka njerëz të tillë. Por ata që i thonë këto gjëra duhet të lëvizin nga postet që kanë, sepse, me sa duket, nuk kanë punë tjetër veçse të merren me llafe dhe shpifje.
Mos është një kërcënim ky që po iu bëni vartësve tuaj?
Absolutisht jo. Është ajo që duhet bërë. Këta myftij duhet të lëzen nga detyrat, sepse duket se nuk bëjnë punën e tyre.
Zoti Muça, një nga kritikat e letrës është se ju shkarkoni nga detyra njerëzit që guxojnë të flasin, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këta myftinj?
Këta njerëz, deri më tani nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë folur ku u ka dashur qejfi. Por ajo që duhet bërë vërtet është lëvizja e tyre, sepse mesa duket, nuk kanë asnjë punë me islamin dhe detyrat që ngarkon feja për të zbatuar.


LETER E HAPUR

Drejtuar : Kryetarit te Komitetit Shtetëror për Kultet
Z/ Ilir KULLA.
Tirane, 15/08/2005.
I nderuar z/ Ilir!

Për një kohë të gjatë, opinioni publik ndjek me të drejtë i shqetësuar zhvillimet në Komunitetin Mysliman Shqiptar, e padyshim në veçanti besimtarët muslimanë. Mënyra sesi zotërinjtë drejtues të K.M.SH-së menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar një anomali dhe rrëmujë, e cila po çorienton të gjithë besimtarët duke e ndier veten të papërfaqësuar,të turpëruar madje padrejtësisht edhe fajtorë.

Kryetari i komunitetit z/Selim Muça dhe n/kryetari, myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj ne Shqiperi, duke provokuar njëherazi tejskajshëm besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpeshme, siç ishte rasti i shoqërimit ne polici të disa imamëve të kryeqytetit të cilet nuk bënë asgjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklarate të institucionit të myftinisë së Tiranës të drejtuar nga z/Myftari. Lidhur me këtë ngjarje edhe pozicioni juaj z/Ilir ka qenë i nxituar .

Këshilli i përgjithshëm mori masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm z/Zylyftar Dervishi ndërsa z/Muca e z/Myftari nuk i zbatuan e me lojërat e tyre i imponuan besimtarëve për një vit rresht , ngritjen e lloj-lloj komisioneve derisa na doli se z. Zylyftar Dervishi kishte diplome të falsifikuar . Kaq të vështirë e kishin këta njerëz për të verifikuar dokumentacionin e z/Dervishi në zyrën e kuadrit të K.M.SH-se - drejtor i se cilës ka qenë z/Muca? Çfarë fsheh heshtja e tyre ? Si mund të punojë në insitucionin më të lartë islam një njeri falsifikator dhe i akuzuar për krim? Përse të mos denoncohet në prokurori ky rast? E sikur të mos mjaftojë vetëm kjo, për t’i provokuar besimtarët e transferojnë z/Dervishi myfti në Lushnje. Nga ana tjetër tregohen të gatshëm t’i dërgojnë në polici ata qe ngrenë zërin për këto raste. Te tilla lojëra mbjellin ndjenjën e armiqësisë me shtetin .

Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se çfarëdo lloj nxitje dhe përkrahje ndaj ekstremizmit vjen si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare. Atdheu ynë është Shqipëria dhe ne duam të jemi pjesë e integrimit të saj me një institucion serioz e stabil, me vlerat e harmonisë , tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare, të trashëguara nga të parët tanë ,për të cilat jemi krenare dhe na nderon gjithë bota.

Gjërat në komunitetin musliman as që pritet të përmirësohen. Këtë të premte titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z/Isuf Salkurti ish-titullar i K.M.SH-se deri në vitin 2000 i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Përveç kësaj ky njeri më pas ka shfaqur një deviacion te njohur ndaj monoteizmit islam për të cilen është thirrur edhe në komunitetin musliman. Myftiu i Kavajës është kercënuar me vdekje nga njerëz anonimë pas kritikave që i ka bërë lidhur me deviacionet ne akide. Kryetari dhe n/Kryetari së shpejti do të afrojnë njerëz të tjerë të ngjashëm me kurikulumin e këtyre, të pushuar më parë nga puna , pa arsim të lartë teologjik për të formuar këshillin e teologëve i cili dekreton qendrime islame lidhur me problematikat bashkëkohore. Imagjinoni ç’mund të behet nga inkompetenca e këtyre.

Zoti Ilir!
Pas vrasjes së Tivarit në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë falsifikatorë , kërcënues, pa arsim përkatës . Teologet po trajtohen nga komuniteti si terroriste. Po krijohen situata të rënda nga kreret e K.m.SH-se.
Ku po shkohet kështu ? A ka shtet ky vend? A ka ligje këtu ? A ka organe drejtësie këtu?
Po ju drejtohemi ju me besimin tek Allahu (xh.sh.) mbështetur në një koncept që bën dijetari i madh islam, IBN TEJMIJE mbi vlerësimin e shtetit të së drejtës kur thotë:
“ Zoti e vlerëson shtetin e së drejtës qoftë ky i udhehequr nga jobesimtarë dhe nuk e vlerëson pushtetin e padrejtësisë qoftë ky i udhëhequr nga besimtarë”.


Me respekt

Një grup besimtarësh të Tiranës


16/08/2005
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Shqiperia eshte shum me larg nga USA por na pelqen aleanca.
Mos harroni se Arabia Saudite eshte aleate ashtu si dhe Turqia e Amerikes.
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Shih shih shih, paskan fillu me me dhan mend.
Po mire une qe gjeshin e kam pas Hoxh baben besimtar muslima nga e morra islamin, nga arbia apo turqia , ma pruni Sala dhe sma hoqi Fatosi.Hajde mend hajde.
Ja se thon [ndaluar] shkodrant sjan te sjut.Se nfakt ba me pa ktu ne tiran te gjith universitetet nuk kan thujse asnji pedagog shkodran perveq kti te arteve qe asht mush e tane joshkodrant mthojn ju ne shkoder sdini veq se me i ra dyzenit dhe me ba qef . Sot kuptova se shkodrant nuk jan ashtu po jan shume te sjut. Bile as pedagogu jem i llogjikes matematike nuk asht i zoti me e ba nji lidhje kaq te bukur te problemit sa qe ja keni ba ju.Hahahahaaaaaaaaaa
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

O orosh. Katundar pre postrripet po tja mledhi rryp ati italjanit masaker.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

kur u bene kaq shume besimtare shqiptaret ne shqiperi keto kohet e fundit????nderkohe qe per 50 vjet u shua komplet feja e krishterte dhe muslimane. per 50 vjet nuk u permend as emri hoxhe dhe as emri prift. eshte dicka per tu cuditur se qe diten e pare qe ra komunizmi ka kendu hoxha apo rane kembanat????shqiptaret e kane gabim qe percahen ne fe...nuk ma do mendja qe si musliman ashtu dhe te krishtere mesojne neper ato "librat e tyre te shenjte" PER TE RESPEKTUAR TE DREJTAT E NJERIUT QE NJIHEN NGA E TERE BOTA HUMANE FETARE DHE JO FETARE. PASTAJ, MU KUJTUA AJO PUNA E KRYQEVE NE SHKODER, I KA BERE KUSH I KA BERE CFARE I DUHET MUSLIMANEVE APO KATOLIKEVE...S'E KUPTOJ AJO IA PASKA PRISHUR PUNEN SHKODRANEVE PER TE ECUR PERPARA DHE PER T'U NDRICUAR???? NUK E MARR VESH CA QELLIMI KISHIN QE U REVOLTUAN???PO MIRE MORE QYTETARE TE NDERSHEM FETARE PSE NUK COHENI PER TE DREJTA AKOMA ME THEMELTARE NJEREZORE PER TE PATUR UJE ,DRITA, RRUGE??? ME SA SHOH SHQIPERIA KA MBETUR NE DORE TE ZOTIT???
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Ke te drejtej ato jane probleme edhe me te medha.Por dikush eshte i interesuar ti jape forumit urrejtje, mungese tolerance e nje varg genjeshtrash.Por duhen shprehur mendimet,per hire te se vertetes.
 

jestersworld

Primus registratum
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Duke qene se kreret e besimeve fetare ne shqiperi nuk jane shqiptar dhe qe feja ne trojet tona eshte perdorur gjithmone per te ndare e prere, ju bej thirrje te gjitheve mos bien ne kurthe te ngritura per nje tencionim gjendjeje ne shqiperi dhe ne kete aspekt kaq te shendoshe.
Ne shqiperi besimi fetar eshte dicka private qe gjithmone eshte respektuar dhe toleruar nga te gjithe .
Ju lutem kujdes mos filloni nje debat ose zenke qe mund te shkaterroje nje shtet te tere.

Me respekte

Jestersworld
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Jestersworld, ne disa aspekte ke te drejte ,por nuk me pelqen ideja qe FEJA TE SHKATERROJE NJE SHTET TE TERE.Ne pikerisht kete duhet te menjanojme dhe jo ta bejme fakt te kryer. une nuk jam ultranacionalist por cdo gje ka cakun e vet. nuk do te kishte kuptim ne ditet e sotme qe feja te shkaterronte shtetin nqs po atehere ne do te ndodheshim ne te njejtin sistem ashtu si edhe IRANI, ne mos gabohem. nqs ai lloj shkaterrimi do te ndodhte atehere ne do te ishim akoma ne shek 19.feja do te ishte thjesht nje preteks ashtu sic eshte perdorur gjithnje.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

[citimi
degjova qe komuniteti myslyman kerkonte tokat e veta /pf/images/graemlins/wink.gif
toka qe i ka mbas turkut
po sikur kisha te kerkoje tokat qe i ka para turkut si do ja bejme ne ???? ngelem pa toke u pa kjo pune !!!!


[/ QUOTE ]


Sa kollaj i leshon shkrime te tilla te papergjegjshem ky to 57?
Se pari tokat e komunitetit musliman i takoj ligjerisht, pasi jane ne pronesine e vet, me tapi, me hipoteke e me te gjitha. Inati jot patologjik, duhet te behet me i permbajtshem e te mos te hedhe shashka ne tym, pa i ditur gjerat.
Se dyti, tokat nuk ia ka lene Turku komunitetit musliman, pasi ky komunitet eshte themeluar me ikjen e turkut.
Pronat e komunitetit musliman jane Vakef, prona te dhuruara nga vete popullsia. Keto prona i jane falur komunitetit musliman nga besimtare te ndryshem te cilet kane pasur pasuri dhe qe kane dashur te japin kontributin e tyre per fene. Komuniteti musliman eshte institucioni me i pasur pas shtetit shqiptar ne vend, nderkohe qe ky komunitet sot, nuk ka mundesi financiare as te mbaje administraten e vet. Kjo eshte fatkeqesi, qe vetem ne kete vend mund te ndodhe.
Se treti, nuk eshte fare njerezore te flasesh me kaq prepotence, per pronat e nje komuniteti fetar, dhe mbi te gjitha duhet te shprehesh me me respekt per sakrificen a atyre qe ia kane hequr vetes per t'ia dhuruar ketij komuniteti pronen. Prona e tyre eshte amanet, dhe eshte akt human qe duhet vleresuar.

Se katerti nuk duhet te harrosh se edhe komuniteti katolik dhe ortodoks ka pronat e veta, te pakthyera, pavaresisht se shume here me pak se ai musliman. Dhe as turku nuk ia ka cenuar pronen kishes.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Gys,persa i perket organizimit administrativ ne kohen e pushtuesit Osman,mund te lexosh "historia e shqiptareve"!
Aty gjen se:si i mori/fali/grabiti/shiti tokat shqiptare pushtuesi shekullor!
 
H

harap

Guest
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Kush e ka Shkru Orosh?
Edhe une e di si Gysi qe asnjeri si ka cenu tokat e kishes pasi te ishte me zor do ishin bere edhe shtetet e tjera te pushtuara mysliman si eshte bere Shqiperia.
 

Lenko

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

FEJA E SHQIPETARITE ESHTE SHQIPTARIA.KUSH NA KA INATIN I COFSHIN PULAT NE BAHCE.AS GREK AS ARAP AS NDERKOMBETARE NUK KA FORCE TA PERCAJE SHQIPTARIN NE JEMI BIJTE E SHQIPES.
 

ados

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Jo_negociata...fjale e drejte. PA_negociata.poshte tradhtaret dhe bejleret.Poshte hoxha dhe prifti.!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Po me priftin c'paten gjanem? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Normalisht, ka akoma shqiptare qe e zgjidhin ceshtjen shqiptare me parrulla. Eshte ves i mbetur nga kohet e parakalimeve.

Orosht, persa i perket Komunitetit Mysliman, ai eshte krijuar pas shpalljes se pavaresise me sa di une, keshtu qe nuk mund te thuashqe tokat ia ka dhen turku. Gjera te tilla si ato qe jane shprehur me siper ne kete teme, nuk i pretendon askush. Eshte hera e pare qe i degjoj.

Per sa i perket trojeve te kishave, ato nuk jane prekur aspak ne Shqiperi.
Per kete shiko dokumentet. Kohet e fundit eshte botuar nje liber me disa fermane (dekrete) te sulltaneve, per Shqiperine dhe mjaft prej tyre permbajne terheqje verejtjesh nga Sulltani per pjese te ndonje trualli te vecante qe mund ti ishte per ndonje kishe ne ndonje fshat ne Shqiperi. Dhe fermani vinte si pasoje e ankesave qe bente kisha ne administraten shteterore osmane ne Stamboll.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Gysi,ta analizojme me thjeshte:me pushtimin e Arberise nga Osmanet,keta te fundit hapen xhamija??Po!!Keta xhamija a moren toka??Po!!Nga kush?Ku?Sa?Kujt ia moren?
Kishat qe u kthyen ne xhamija??
Tokat qe iu moren kristianeve(me sakte katolikeve),kujt iu dhane? /pf/images/graemlins/winkwink.gif
Po fermani i Sulltanit qe ndalonte rreptesisht katoliket te kishin prona?
Pra,cfar lindi nga kjo?Lindi klasa e re e konvertuar, me toka te shumta dhe grada nga Sulltani!
Ku mbeten katoliket?Ne male!
Kush i mori tokat e tyre ne fusha?Te konvertuarit!

Nje krahasim i thjeshte(te mbetemi tek e thjeshta /pf/images/graemlins/laugh.gif):
Sikur disa kosovare te nxirrnin qitapet e Titos(apo me keq,te Miloshevicit)dhe te thonin:keto toka i kemi nga vellezerit tane Yugosllave /pf/images/graemlins/eek.gif,do i pranonte pjesa tjeter keto qitape te pushtuesve(serbe)???
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Po Kisha e Madhe qe u ndertua ne kohen e Sulltanit me lejen e tije madje kunder vullnetit te H.Kazazit...nese ja ke degjuar emrin.
Po Patriarkana Greke ne mes te Stambollit!?
....a duhet te vazhdoj me shembuj te tille banal!?
Katoliket neper male!?Po ja ben qefin atyre qe perdorin termin "malok".
Mos harro se pati nje eksod te shqiptareve pas Skenderbeut dhe shume toka mbeten te lira.
A ke lexuar nga historia e Spanjes dhe Italise mbi persekutimin e muslimaneve!?
E them kete pasi ti mundohesh ti paraqitesh ato cfare shkruan si fenomene Islame.
Lexo dy-tre rreshta nga periudha e Salah Al Din Ajjubi.

Ato shembujt e tu kane te gjithe kundershembuj te njejte.
..gjithe te mirat!!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

Orosh, nuk mund te flasesh me hamendje.
Per xhamite e ndertuara kane investuar shpesh vete banoret. Ashtu sic ndodh ende sot e kesaj dite. Une vete di mjaft fshatra ku banoret vete kane dhuruar toke per xhami.
Perandoria osmene nuk ka marre toka direkt nga shqiptaret per tua dhene te tjereve. Pervec plackes se luftes ne disa raste, por kjo normalisht nuk mund te ndodhte pas pushtimit.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Orosh, nuk mund te flasesh me hamendje.
Per xhamite e ndertuara kane investuar shpesh vete banoret. Ashtu sic ndodh ende sot e kesaj dite. Une vete di mjaft fshatra ku banoret vete kane dhuruar toke per xhami.
Perandoria osmene nuk ka marre toka direkt nga shqiptaret per tua dhene te tjereve. Pervec plackes se luftes ne disa raste, por kjo normalisht nuk mund te ndodhte pas pushtimit.

[/ QUOTE ]

Nejse mer plak,ne fund te fundit te gjitha lidhen me politiken osmane nepermjet administrates turke,pushtuesit bejne politike pushtimi!
Apo nuk i quajme me pushtues???
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

ah shqiptar akoma me token e kishes dhe xhamise merreni...ore nuk kemi drita,uje,buke tashi edhe pulat po na cofin. ishalla nuk cofim vete. e ca na duhet neve feja. se mos na ka hyre ndonje here ne pune vetem per te prishur pune. kush te doje te besoje por nuk mendoj se eshte veprim i zgjuar ta vesh ate para vendit. feja nuk u krijua para se te krijohej kjo toke ku jetojme.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi d

E ca ishte ky postimi i fundit?
Meqe po na cofkan pulat, dhe meqe s'paskena drita dhe uje, duhet te mos e cajme koken per kishen dhe xhamine?!!

Meqe kushtet ekonomike i kemi cope-cope, duhet te mos e cajme koken per shpirtin!!!!!
Pse kaq materialist mor babe???
Njeriu ka shume nevoje ne kete jete. Nuk ka nevoja vetem per uje dhe drita, si dhe per pula nga i here!

Ky muhabeti se ke ve me perpara, fene apo vendin, me duket krejt si pyetja idiote qe u bjme shpesh kalamajve:
Ke do me shume, mamin apo babin?!!!!

/pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top