Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e besimtareve!

Te me falni per postimin e gjate, por ky ishte artikull me te vertete i gjate.


Një grup besimtarësh të Tiranës kërkojnë ndërhyrjen e kreut të Komitetit të Kulteve, për përmirësimin e situatës

“ Njerëz me precedentë, drejtojnë Komunitetin Mysliman”

Lindita Çela

TIRANË- “Pas vrasjes së Sali Tivarit, në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë, falsifikatorë, kërcënues dhe pa arsim përkatës”. Një grup besimtarësh myslimanë i janë drejtuar, nëpërmjet një letre të hapur, kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës, në lidhje me keqfunksionimin e Komunitetit Mysliman gjatë kohëve të fundit. “Imamët e xhamive të kryeqytetit dhe teologët po trajtohen nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman si terroristë”,-thuhet në letrën drejtuar Kullës, ku nuk mbetet pa u përmendur edhe shoqërimi i imamëve në polici si dhe qendrimi i “nxituar” i Ilir Kullës në këtë çështje. Sipas besimtarëve të Tiranës, çdo ditë e më shumë po krijohen situata të rënda nga krerët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndaj edhe ata kanë kërkuar ndërmjetësimin e Ilir Kullës për të përmirësuar këtë situatë. Sipas imamëve dhe besimtarëve të Tiranës, mënyra sesi drejtuesit e Komunitetit po menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar anomali dhe rrëmujë, e cila po ndikon negativisht e po çorienton të gjithë besimtarët.
Problemet
Për imamët dhe besimtarët e Tiranës, kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muca dhe Myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj në Shqipëri. “Janë pikërisht këto lojëra hipokrite që kanë provokuar besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpshme. Shoqërimi në polici i disa imamëve të kryeqytetit para pak kohësh, konsiderohet një veprim i turpshëm, i iniciuar nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman”,-thuhet në letrën që i ka mbërritur kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla. Sipas letrës së mësipërme, imamët e shoqëruar në polici nuk bënë gjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklaratë të institucionit të Myftinisë së Tiranës për parregullsitë dhe shkeljet e ndodhura në komunitetin më të madh fetar në vend. Sipas imamëve të Tiranës, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman ka marrë masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm, Zylyftar Dervishit, masa këto që nuk janë zbatuar nga krerët e Komunitetit. “Zoti Muça dhe zoti Myftari nuk kanë dashur të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, ndërkohë që u janë imponuar besimtarëve me ngritjen e lloj-lloj komisionesh, derisa u vërtetua se Zylyftar Dervishi kishte diplomë të falsifikuar”,-thuhet në letrën e mësipërme.
Abuzimet
Emërimi i Zylyftar Dervishit, imam në qytetin e Lushnjes konsiderohet nga ana e imamëve të Tiranës si një tjetër rast që ka ngjallur provokimin e besimtarëve myslimanë. Në letër theksohet se drejtuesit e Komunitetit Mysliman janë të gatshëm të dërgojnë në polici ata që ngrënë zërin për këto raste abuzive, ndërkohë që vetë falsifikatorët mbahen në poste kyçe të strukturave drejtuese të Komunitetit. “Këtë të premte, titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z. Isuf Salkurti, ish-titullar i K.M.SH deri në vitin 2000, i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Ndërsa Myftiu i Kavajës është kërcënuar me vdekje nga njerëz anonimë, pas kritikave që ka bërë lidhur me deviacionet në akide. Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se nxitjet dhe përkrahjet ndaj ekstremizmit vijnë si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare”,-thuhet në letrën e besimtarëve myslimanë, dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla.


KRYETARI

Muça: Myftinjtë e Tiranës duhen pushuar nga puna

TIRANË- Njerëz të papunë, që duhen të pushohen nga detyra, i ka cilësuar kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, myftijtë e xhamive në Tiranë. Sipas tij, asnjë nga akuzat e ngritura në letër nuk qëndrojnë. Përkundrazi, kryetari i Komunitetit Mysliman thotë për gazetën “Shekulli” se letra është vetëm një shpifje dhe asgjë më shumë.
Z Muça, myftijtë e Tiranës thonë se në Komunitetin Mysliman, në strukturat drejtuese po vendosen njerëz të paarsimuar dhe që kanë falsifikuar dokumentet. Është e vërtetë kjo?
Do të doja të dija ku është thënë kjo. Kush janë personat me emër që e thonë një gjë të tillë dhe më pas të përgjigjem.
Këto akuza ngrihen nëpërmjet një letre të hapur të myftijve të Tiranës, që ia kanë dërguar kreut të Komitetit të Kulteve, Ilir Kullës. Sa të vërteta janë akuzat, që nuk bëhen publike për herë të parë?
Nuk ka asgjë të vërtetë në të. Këta janë njerëz që vetëm mashtrojnë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër. Në Komunitetin Mysliman janë vendosur njerëz, të cilët kanë arsimin dhe besueshmërinë e devotshme për të drejtuar këto struktura. Kushdo që thotë të kundërtën, vetëm shpif dhe mashtron opinionin publik. Unë ju garantoj ju se në Komunitetin Mysliman nuk ka njerëz të tillë. Por ata që i thonë këto gjëra duhet të lëvizin nga postet që kanë, sepse, me sa duket, nuk kanë punë tjetër veçse të merren me llafe dhe shpifje.
Mos është një kërcënim ky që po iu bëni vartësve tuaj?
Absolutisht jo. Është ajo që duhet bërë. Këta myftij duhet të lëzen nga detyrat, sepse duket se nuk bëjnë punën e tyre.
Zoti Muça, një nga kritikat e letrës është se ju shkarkoni nga detyra njerëzit që guxojnë të flasin, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këta myftinj?
Këta njerëz, deri më tani nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë folur ku u ka dashur qejfi. Por ajo që duhet bërë vërtet është lëvizja e tyre, sepse mesa duket, nuk kanë asnjë punë me islamin dhe detyrat që ngarkon feja për të zbatuar.


LETER E HAPUR

Drejtuar : Kryetarit te Komitetit Shtetëror për Kultet
Z/ Ilir KULLA.
Tirane, 15/08/2005.
I nderuar z/ Ilir!

Për një kohë të gjatë, opinioni publik ndjek me të drejtë i shqetësuar zhvillimet në Komunitetin Mysliman Shqiptar, e padyshim në veçanti besimtarët muslimanë. Mënyra sesi zotërinjtë drejtues të K.M.SH-së menaxhojnë apo zgjidhin problemet e këtij institucioni ka krijuar një anomali dhe rrëmujë, e cila po çorienton të gjithë besimtarët duke e ndier veten të papërfaqësuar,të turpëruar madje padrejtësisht edhe fajtorë.

Kryetari i komunitetit z/Selim Muça dhe n/kryetari, myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, me lojëra hipokrite po përdhosin vlerat e besimit islam e të myslimanëve, të farkëtuara ndër shekuj ne Shqiperi, duke provokuar njëherazi tejskajshëm besimtarët myslimanë me manipulime realitetesh dhe ngjarje të turpeshme, siç ishte rasti i shoqërimit ne polici të disa imamëve të kryeqytetit të cilet nuk bënë asgjë tjetër , veçse përcollën tek besimtarët nga mimberi i xhamive një deklarate të institucionit të myftinisë së Tiranës të drejtuar nga z/Myftari. Lidhur me këtë ngjarje edhe pozicioni juaj z/Ilir ka qenë i nxituar .

Këshilli i përgjithshëm mori masa administrative ndaj ish -sekretarit të përgjithshëm z/Zylyftar Dervishi ndërsa z/Muca e z/Myftari nuk i zbatuan e me lojërat e tyre i imponuan besimtarëve për një vit rresht , ngritjen e lloj-lloj komisioneve derisa na doli se z. Zylyftar Dervishi kishte diplome të falsifikuar . Kaq të vështirë e kishin këta njerëz për të verifikuar dokumentacionin e z/Dervishi në zyrën e kuadrit të K.M.SH-se - drejtor i se cilës ka qenë z/Muca? Çfarë fsheh heshtja e tyre ? Si mund të punojë në insitucionin më të lartë islam një njeri falsifikator dhe i akuzuar për krim? Përse të mos denoncohet në prokurori ky rast? E sikur të mos mjaftojë vetëm kjo, për t’i provokuar besimtarët e transferojnë z/Dervishi myfti në Lushnje. Nga ana tjetër tregohen të gatshëm t’i dërgojnë në polici ata qe ngrenë zërin për këto raste. Te tilla lojëra mbjellin ndjenjën e armiqësisë me shtetin .

Ne jemi kundër ekstremizmit të çdo lloji, përfshi edhe atë fetar. Jemi të bindur se çfarëdo lloj nxitje dhe përkrahje ndaj ekstremizmit vjen si pasojë e veprimtarisë jotransparente dhe ilegale të qarqeve nacionaliste ballkanike antishqiptare. Atdheu ynë është Shqipëria dhe ne duam të jemi pjesë e integrimit të saj me një institucion serioz e stabil, me vlerat e harmonisë , tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare, të trashëguara nga të parët tanë ,për të cilat jemi krenare dhe na nderon gjithë bota.

Gjërat në komunitetin musliman as që pritet të përmirësohen. Këtë të premte titullarët dhe krerët e komunitetit në xhaminë e Et’hem Beut prezantuan z/Isuf Salkurti ish-titullar i K.M.SH-se deri në vitin 2000 i pushuar nga puna për diplomë të falsifikuar. Përveç kësaj ky njeri më pas ka shfaqur një deviacion te njohur ndaj monoteizmit islam për të cilen është thirrur edhe në komunitetin musliman. Myftiu i Kavajës është kercënuar me vdekje nga njerëz anonimë pas kritikave që i ka bërë lidhur me deviacionet ne akide. Kryetari dhe n/Kryetari së shpejti do të afrojnë njerëz të tjerë të ngjashëm me kurikulumin e këtyre, të pushuar më parë nga puna , pa arsim të lartë teologjik për të formuar këshillin e teologëve i cili dekreton qendrime islame lidhur me problematikat bashkëkohore. Imagjinoni ç’mund të behet nga inkompetenca e këtyre.

Zoti Ilir!
Pas vrasjes së Tivarit në Komunitetin Mysliman po merren në punë njerëz me precedentë penalë falsifikatorë , kërcënues, pa arsim përkatës . Teologet po trajtohen nga komuniteti si terroriste. Po krijohen situata të rënda nga kreret e K.m.SH-se.
Ku po shkohet kështu ? A ka shtet ky vend? A ka ligje këtu ? A ka organe drejtësie këtu?
Po ju drejtohemi ju me besimin tek Allahu (xh.sh.) mbështetur në një koncept që bën dijetari i madh islam, IBN TEJMIJE mbi vlerësimin e shtetit të së drejtës kur thotë:
“ Zoti e vlerëson shtetin e së drejtës qoftë ky i udhehequr nga jobesimtarë dhe nuk e vlerëson pushtetin e padrejtësisë qoftë ky i udhëhequr nga besimtarë”.


Me respekt

Një grup besimtarësh të Tiranës


16/08/2005
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Qyre "turqit , euripjan te Turqizum" e fort kja, mes ja thuj kuj ner sy ma se te pa xjrrin kujin me ty.
Sot jena mire e skena nevoje per Kavrrat italjan po kur kishim nevoj na e futen.
Pastaj ti mendon se Turqit ndihmojn shqiperine dhe Bosnjen kot.......'
Po jemi tre kombet europiane me popullsi mbi 80 per qind musliman dhe e kena detyr me e ndihmu njeni tjetrin sa te mundna...

PS.O ti oroshi , here tjeter mas flutoro me presh n'mëth (shprehj shkodrane)
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Orsoh nuk jam ngut por nuk kam kohe dhe besoj askush nuk ka kohe te humbase me rreplikat ndaj disa personave qe cdo fjale apoide e kan fyese,jo vetem ndaj fese por shqipetareve ne pergjithsi...athere un jam indiferent ndaj tyre.
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Ti quajm italianet "kryqa" eshte injorance por edhe te thuash qe po mbajne 300.000 shqiptare...ja kalon.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ti quajm italianet "kryqa" eshte injorance por edhe te thuash qe po mbajne 300.000 shqiptare...ja kalon.

[/ QUOTE ]

Nuk po i mbajn 300mij?E keta 300mij pô majn edhe 300 mije ne Shqipni!

Arap-autentik...lene qe sdike me lidh dy fjal por ma e keqja asht se kujton qe je shum i squt."Ti je me rrah murin"(shprehje shkodrane kjo) /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Po pse se na dojn i majn kto rrefugjat a?
Po ju duhen me i shfrytzu ishtu si jan tu i shfrytzu i majn. A i ke pa kur vin nji her nvjet si jan ba mas me u njoft prej punet 24 ore.
Me than te derjten po jam tu pritu me u marr me ju. Une kujtove ne fillim se jeni shum veta ne ket forum e se ja vlen me i than da gjana e me i hap da dosje po ma mire spa flas. Spa flas se skeka kush qe degjon....

P.S Ku e merr buken ti maj zemer(shprehje shkodrane)
Ruji mire lekt se ta pa ta vjedh naj qindleksh aja shitsja.
 

ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPETARIA. Ato komunitete duhet sa me pare qe te jete e mundur te zhduken nga faqja e dheut dhe ata imamer,hoxhallare,prifterinj,doner,imzoter duhet ti heqin sa me pare ato peshira e carcafe nga koka dhe te jetojne thjesht sic i ka hije njeriut.SEPSE Shqiperia nuk eshte as Turqi,as Arabi,as Greqi,as Itali,as Serbi dhe kurre mos qofte sa te kete jete mbi kete dhe.Edhe nje here vereni ne mend mire:FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPETARIA.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Normal qe feja e shqiptarit asht Shqiptaria,perndryshe do ishim zhduk me kohe!
 

Dani83

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po jemi tre kombet europiane me popullsi mbi 80 per qind musliman dhe e kena detyr me e ndihmu njeni tjetrin sa te mundna...

[/ QUOTE ]


he he he heh..

lexova ne nje website te huaj qe shkruante: shqiptaret realisht nuk kane pranuar asnje bsim fetar.. krishterimi nuk arriti te depertonte gjere ne pushtimin bizantin, me tej pushtimi otoman (arritur vetem me pastrime etnike çnjerezore) u duke sikur vendosi myslimanizmin.. menjehere pas pavarsise shqiperia ish vendi i pare ne bote qe u deklarua ateist dhe me muzeumin e pare ateist ne bote

fakti qe shqiptari nuk e ka pranuar njerin apo tjetrin besim (plotesisht) nuk do te thote aspak se ne jemi "te pa fe".. por qe i eshte dashur te veproje keshtu per shkak se besimet fetare jane perdorur per pushtimin e shqiperise.. prandaj kemi ruajtur kulturen tone

mendoj se shqiptaret jane europiane nga vete kultura e tyre.. te thuash qe jemi vellezer me Boshnjaket, Turqit apo Arabet si mysliman /pf/images/graemlins/ooo.gif!!!!
kultura jone duket se pak perputhet me ate myslimane.. mjafton te shohesh myslimanizmin tone me ate te vendeve myslimane.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Cfare do te thote te jesh mysliman gjithsesi?
 

hawk

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Nuk quhet "myslimanizem" por Islam.
Papa thote qe jemi vellezer te gjithe...
Kultura jone ka lidhje te pamohueshme me fene.Keni pare valle pagane shqiptare!?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Hawk,nuk kemi valle pagane(me sa di une) por kemi gjera te tjera qe jane pagane,si p.sh betimi ne toke/qiell e dhe!
Mos je edhe ti dakord me ate tjetrin qe shkrujti ate budallekun e tre kombeve vellezer?
 

Bajramselimi

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Papa thote qe jemi vellezer te gjithe...

[/ QUOTE ]
KSHT KA THANE EDHE ANGJELO MASAKRA
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Papa thote qe jemi vellezer te gjithe...

[/ QUOTE ]
KSHT KA THANE EDHE ANGJELO MASAKRA

[/ QUOTE ]

Qa me shkon mallin e nji katunari Postribet ti mu mor hu gardhit! /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

saladin2

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Komuniteti musliman ka ndihmuar ashtu sikur kan endihmuar edhe ai Katolik atdhetar shqipetar.
 

soni2

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

po sidomos pas 90-tes qe edhen ndihma ne arabija saudite

Hurma,batanije,e kurana !!!!!!!!

barazoji pak me IT duket se na ka ndihmuar shume per me teper kur ne shqiperi jane 70% myslymane!!!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Komuniteti musliman ka ndihmuar ashtu sikur kan endihmuar edhe ai Katolik atdhetar shqipetar.

[/ QUOTE ]

Se sa kane ndihmuar keta e ata,te gjith e dime!
Megjithate populli shqiptar e pret ndihmen me se shumti nga fqinjet,fakti qe mijera emigrante jane rreth e perqark Shqiperise tregon me shume se sa mund te themi ne!
Organizatat fetare-bamirse mund te ndihmojne vetem me batanije e ushqime te skaduara!
Populli do LEK/PARA!
 

963

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
po sidomos pas 90-tes qe edhen ndihma ne arabija saudite

Hurma,batanije,e kurana !!!!!!!!

barazoji pak me IT duket se na ka ndihmuar shume per me teper kur ne shqiperi jane 70% myslymane!!!!

[/ QUOTE ]

Arabia Saudite eshte shume larg nga Shqiperia, ç'fare ndihme duam ne prej saj. Ne radhe te pare duhem te çlirohemi nga izolimi qe na ka bere Evropa anti- myslimane.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

Dalim gjithmone tek i njejti problem:

Kush i solli muslimanet e pare ne 90?

SALI BERISHA :KY UDHEHEQES I MADH

Kush e hapi shkollen e pare private "teknologjike" turke ne Tirane?
Kush e lejon denigrimin e vendit duke lejuar perçet e duke i fut ne koke njerezve lloj lloj budallalleqesh me ane te fese, me ane te sekteve te ndryshme?
Si kemi bere deri dje qe feja ishte e ndaluar?
A keni ju mor njerez probleme identiteti.?
Fakti qe jemi myslimane, te krishtere,orthodoks nuk me shqeteson fare mua. Une e di qe jam shqiptare per veten time dhe nuk eshte feja ajo qe me ben te tille por eshte gjaku qe kemi ne vena.

<font color="red"> </font> /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wub.gif
 

soni2

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
po sidomos pas 90-tes qe edhen ndihma ne arabija saudite

Hurma,batanije,e kurana !!!!!!!!

barazoji pak me IT duket se na ka ndihmuar shume per me teper kur ne shqiperi jane 70% myslymane!!!!

[/ QUOTE ]

Arabia Saudite eshte shume larg nga Shqiperia, ç'fare ndihme duam ne prej saj. Ne radhe te pare duhem te çlirohemi nga izolimi qe na ka bere Evropa anti- myslimane.

[/ QUOTE ]


cila europe anti myslymane te paska bere izolim o talle ???
europa anti myslymane po te jep te hash sot dhe ka 15 vjet qe po e ben !!!!!

meqe arabija qenka larg pse u bete ekstremista se shifni te keçen aty ku nuk eshte ?????

degjova qe komuniteti myslyman kerkonte tokat e veta /pf/images/graemlins/wink.gif

toka qe i ka mbas turkut

po sikur kisha te kerkoje tokat qe i ka para turkut si do ja bejme ne ???? ngelem pa toke u pa kjo pune !!!!

o njerez feja eshte vetjake nuk eshte per ti pare hajrin per tu mburrur !!! vetem do shkoni aty ku e keni merituar ok sikush per veti Zoti per te tane !!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Udheheqja e Komunitetit Myslyman ne Shqiperi dhe pjesa tjeter e be

kush i fryn zjarrit te percarjes fetare midis Shqiptarve, duke ncjerre njeren fe me te "mire" sesa tjetren eshte i DEGJENERUAR edhe anti-Shqiptar.


Rroft Shqiperia dhe Shqiptaret te cdo lloj besimi qofshin.
 
Top