TVSH-ja. Si duhet te jete ne Shqiperi

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Ate ta ndan pronari, i cili ne rast se kapet duke shkelur ligjin paguan nje gjobe! E thjeshte si ne te gjithe boten.
 

ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Me fal si do me kapi ai mua tek karburanti nqs une e mbush makinen me karburant, i marr fature dhe e perdor per pune personale??
 

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

E thjeshte fare, çdo makine ne baze te motorit qe ka, ka nje mesatare konsumi ne baze te kilometra qe ke ecur me te.
Duke te pare kroskotin ka dhe kilometrazhin e bere me ate makine.
Pse duhet me shpik gjona qe bota ka kohe qe i aplikon!
 

ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Po si do ta ndash kilometrat qe ka bere per pune me kilometrat qe ka bere per qejf. Shoferi yne bredh gjithe diten neper Tirane, nga do ta dallosh ti qe ka bere 10 km per pune dhe 10 per qejf??
 

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Perseri e thjeshte, shoferi ka kliente per te vizituar dhe keta kliente jane te identifikuar, pra dihet se ku shkon. Per te patur nje ide me te qarte te konsumit dhe kilometrazhit ditor, i vihet nje person i besushem ta shoqeroje. Kilometrazhit ditor shtoji nje 10% konsumi me teper qe te jesh brenda dhe ja ku e more vesh se sa te konsumon gjate dites. Shifra me presje ka mrapa mos prisni se te tilla nuk egzistojne ne keto raste.
Qellimi eshte te ndalohet abuzimi i tepruar pasi abuzim zero nuk egziston, aq me teper ne vendet latine.
Administrate tatimore duhet te kerkoje "perfeksion" ne perpjestim te drejte me perfeksionin qe ofron vete si administrate, pasi nuk mund te pretendojme te kemi kompani dhe njerez me mentalitet "skandinav" dhe nga ana tjeter administrate tatimore rrume palle.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po si do ta ndash kilometrat qe ka bere per pune me kilometrat qe ka bere per qejf. Shoferi yne bredh gjithe diten neper Tirane, nga do ta dallosh ti qe ka bere 10 km per pune dhe 10 per qejf??

[/ QUOTE ]

Shumë e thjeshtë. Bëhet një llogari e përafërt e destinacioneve ku shoferi kishte punë dhe llogariten kilometrat që duhet të ketë makina. Kjo gjithmonë me përafërsi. Në bazë të kilometrave që duhet të ketë bërë shoferi caktohet edhe konsumi. N.q.se diferenca mes kilometrave të llogaritura dhe atyre reale është shumë e madhe atëherë shoferi dekorohet (nëse ka bo mo pak) ose pushohet nga puna. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Si ishte kjo puna e personit te besueshem qe ta shoqeroje?? Duhet ta vere administrata tatimore kete??
Une ne fund te muajit o vlla te paraqes 30 fatura tatimore (TVSH-je) per blerje karburanti, te deklaroj edhe rruget fiktivisht se ku ka qene makina, nga do ti verifikosh ti??
Kjo mund te behet per rastet e transportit nderkombetar, ose nga nje qytet ne tjetrin, jo per levizjet brenda qytetit.
Gjithsesi, me kete nivel administrate qe kemi ne as qe behet fjale.
 

ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

KOndre nuk flas per kontrollin qe ben firma, ate e ben qe cke me te, flas si do te kontrolloje shteti.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Po qe se brenda qytetit bëhen 500 km në ditë i bi që ka i gjo që s'shko ose ke odometri ose shoferi. Pra i gjinden zgjidhjet. Veç nga një notë pune për udhëtim i duhet shoferit për ta plotësuar dhe ja ku mbaron sporti!
 

ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Ta dhashe pergjigjen me siper /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Per nji moment une erdha gjith entuziazem te diskutoja per televizionin shqiptar...........po qenka tjeter lloj /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
KOndre nuk flas per kontrollin qe ben firma, ate e ben qe cke me te, flas si do te kontrolloje shteti.

[/ QUOTE ]

Mbledh notat e punës dhe i verifikon. Kjo jo në çdo firmë por tek-tuk, ku të bjeri lapsi apo ku të ketë kallxime. Kusuri ruhen vet. Kjo nuk shmang abuzimet 100% por i ul ndjeshëm. Gjobat apo burgimet për mos-pagesë taksash duhet të përdoren rëndom në raste shkeljesh. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Ujku balancohen faturat per te verifikuar deklarimin e konsumit te karburantit.
Psh nese ti deklaron se ke 10 kliente te cileve ti u shet 1000 artikuj ne muaj ne organet e tatimeve, klientet ne fjale kane adresa ku ndodhen, behet llogaria se sa kilometra duhet te pershkruash nga pika e shperndarjes dhe del rezultati me 10% tolerance.
Nese deklarohet se ke furnizuar 50 kliente atehere e thjeshte ose ke deklaruar ne menyre te rreme klientet qe furnizon ose ke deklaruar karburantin e shpenzuar. Per te dyja rastet te hapet nje dosje penale e jo civile e cila ka per qellim te ndeshkoje mashtruesin nga ana penale si dhe personin juridik (kompanine) nga ana financiare per demin qe i shkakton shtetit.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

MLK, dhe Kondrapedal, lerini Geri Verit, me argumentimin, qe keshtu eshte ne gjithe boten. Ne te gjithe boten eshte keshtu sic them une, shpenzimet e karburantit per nje firme qe nuk ka transportin pjese te veprimtarise, nuk zbriten. Rasti i shoferit qe con Ujkun te klienti eshte shume i thjeshte, transporti ne kete rast eshte pjese e sherbimit dhe firma merr nje cmim me te larte per ate sherbim. Ujku mund te iki edhe me unazen (jam i sigurt qe me ate ka pas ik) keshtu qe transporti i tij drejt klientit nuk eshte i lidhur direkt me veprimtarine e punes. Po shefi i ujkut qe vjen ne pune me makine, duhet te kerkoje rimbursimin e TVSH. Pse? Ka gje probleme me zemren, qe nuk perdor dot mjet tjeter transporti. Ta zgjidhe vete transportin, fakti qe mund taja paguaje firma nuk do te thote gje.
MLK, shif ligjin francez te TVSH, seksionin e VII, Moslejimet e Blerjeve qe Kane lidhje me Punonjesit, e mylle gojen... HAHAHA
 

irene

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

ca fiksimi ke ta nxjerresh mlk jashte teme dhe ti ... /pf/images/graemlins/tonguee.gif

si perfundim hoqe dore nga artikujt per moslejimin e kreditimit te tvsh per shpenzimet e celularit ???

pyetje: ne situaten kur ekziston nje kontrate midis kompanise X dhe klientit Y qe per sherbimet e kryera nga kompania X per llogari te klientit Y te gjitha "out of pocket expenses" do i rimbursohen kompanise, per keto lloj shpenzimesh nuk lejohet kreditimi i TVSH pra komp. X trajtohet si konsumator final, ne momentin qe ja faturon klientit Y keto shpenzime i duhet ti shtoje TVSH, pra klienti penalizohet duke paguar nje TVSH plus mbi cmimin perfundimtar... zgjidhja ???
 

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
MLK, dhe Kondrapedal, lerini Geri Verit, me argumentimin, qe keshtu eshte ne gjithe boten. Ne te gjithe boten eshte keshtu sic them une, shpenzimet e karburantit per nje firme qe nuk ka transportin pjese te veprimtarise, nuk zbriten. Rasti i shoferit qe con Ujkun te klienti eshte shume i thjeshte, transporti ne kete rast eshte pjese e sherbimit dhe firma merr nje cmim me te larte per ate sherbim. Ujku mund te iki edhe me unazen (jam i sigurt qe me ate ka pas ik) keshtu qe transporti i tij drejt klientit nuk eshte i lidhur direkt me veprimtarine e punes. Po shefi i ujkut qe vjen ne pune me makine, duhet te kerkoje rimbursimin e TVSH. Pse? Ka gje probleme me zemren, qe nuk perdor dot mjet tjeter transporti. Ta zgjidhe vete transportin, fakti qe mund taja paguaje firma nuk do te thote gje.
MLK, shif ligjin francez te TVSH, seksionin e VII, Moslejimet e Blerjeve qe Kane lidhje me Punonjesit, e mylle gojen... HAHAHA

[/ QUOTE ]

Per fatin tend te keq Sintetiku, une kam nja 12 vjet qe punoj si komercial e ne te njeten kohe dhe si aksioner ne France nje nje PME (Petite Moyenne Entreprise) /pf/images/graemlins/laugh.gif
Se pari kompania jo vetem qe deklaron si shpenzime apo harxhe komerciale karburantin, por ka dhe nje bareme fiskale per tipin e vetures. Ne kete bareme sipas tipit te makines qe punonjesi perdor per nevojat e ndermarjes, perfshihen karburanti, mirembajtja, amortizimi i makines....e dalin ne nje shifer kilometrike te fiksuar me ligj. Psh per makinen time rimbursohem nga ndermarja (ndermarja i redukton shpenzimet ne zerat e deklarimit te tatimet) 42 cents/km.
Te njetin reduktim mund ta besh biles dhe si individ kur deklaron te ardhurat mbi fitimet ne fund viti e harxhet per transportin shpi-pune kalojne 10% te te ardhurave vjetore (po ne baze te ketij baremi).
Keshtu qe eshte akoma me e thjeshte, e sdo me dit njeri se sa karburant i hudh ti makines pasi llogarite behen per sa km ti deklaron /pf/images/graemlins/wink.gif
Qe ka abuzime ka dhe ne France si kudo, po po te kapen ste bi ne menie me abuzu mo se leje qe pagu sa per 10 vjet hile, po je me rreth te kuq e ke kontrolle te shpeshta per çdo gjo.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

O MLK, une kam ktu para ligjin e TVSH se Frances (TVA) te 2001, e nuk ka kaq shume yckla sa thu ti. Per 5 vjet paskan bo kaq shume ndryshime, se besoj. Meqe thua kshu, atehere po kaloj tek Anglia dhe Italia, qe e kane edhe ne 2005 keshtu sic e thashe une. Megjithate Franca ka shpik TVSH, dhe si duket ben ndryshime te vazhdueshme...


Me keto qe the nje gje eshte e sigurt, qe Anglise dhe Italise i duhen ca vjet per te arrit TVSH e Frances. E kjo mbeshtet argumentin qe plasa tu e thene...
TVSH e Shqiperise duhet te jete sa me lehte per t'u administruar, e kjo arrihet vetem vetem me perjashtime e moslejime te qarta e te thjeshta...
Anglia per moszbritjen e naftes do 5 vjet te arrije Francen.
Shqiperia per moszbritjen e naftes (e te tjera te ngjashme) do 20 vjet te arrije Angline.
Duke qene se jam shqiptar, e denoj Shqiperine te arrije Francen ne kete standard TVSH per 23 vitet e ardhshme (si mbledhje e denimeve 20 dhe 5 vjecare...
Ceshtja per nje jave mund te cohet ne apel
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Gjithsesi MILK, me fal se te kjo barema (???) fiskale qe me permende nuk e kuptova ku hynte TVSH, ato konsiderohen si shpenzime, por ndoshta nuk jane te zbritshme per TVSH. Pastaj transporti pune - shpi, shpi - pune ska lidhje fare me TVSH, te lutem te mos i bejme lemsh tatimet, se dalim jashte teme. Ndoshta duhet me hap teme per TAP
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Iren' nga artikulli nuk hoqa dore aspak, do tt lajmeroj kur ta botoj. Te pyetja jote per out-of-pocket expenses, nuk pashe ndonje problem, nese ma tregon me shembull me praktik mund te vihet re ndonje loophole, se keshtu nuk me duket weird. Ti puno A apo T...
 
Top