Re: TVSH-ja. Si duhet te jete ne Shqiperi
Hmmm, ke te drejte.
Problemet kryesisht vijne se ne kemi shume biznese te vogla, shume me teper se ne nje strukture normale ekonomike. Ne kemi rreth 50 mije biznese te vogla, Maqedonia ka 15 mije. Ne kemi shume me pak biznese te mesme dhe te medha. Si rrjedhim, kemi shume furnizime qe dalin nga TVSH, nuk regjistrohen, sepse vetem njera pale eshte subjekt TVSH. Sherbimet qe ben BV, ngjajne me "sherbimet" qe ofrojne punonjesit, dhe ne kete rast penalizohen kompanite qe blejne sherbime nga BV, apo kompanite qe nje pjese e mire e vleres se shtuar u vjen nga punonjesit. Kjo eshte e pashmangshme, per sa kohe qe BV dhe punonjesit nuk jane persona te tatueshem. Ne kete rast biznesi mund ta Switch furnizimin drejt nje personi te tatueshem nqs e favorizon nga TVSH.
Ke te drejte per TVSH e sherbimeve, eshte nje lemsh i gjalle, gjithsesi perseri parimi baze mbetet parimi i destinacionit, megjithese ka shume raste kur veprohet ndryshe. Ne jemi akoma shume larg aplikimit normal te sherbimeve.
Kjo qe thua per pagimin e doganes se softit eshte e papame, ndoshta e ke tepruar icik. Doganat paguhen vetem per mallrat fizike, edhe inspektori tatimor, sduhet te kete tager ne kete drejtim...
Nejse