TVSH-ja. Si duhet te jete ne Shqiperi

MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Varet se ç'fare interpretimi i behet ne kete rast!
Normalisht te gjitha personat juridike, i shesin dhe i blejne njeri tjetrit pa tvsh. I paguajne Tvsh shtetit vetem per pjesen e fitimit pasi Tvsh e plote mbi nje artikull e paguan klienti final.
Ne rastin konkret, telefonia eshte nje service qe i sherben personit juridik te zhvilloje aktivitetin, pra ky service nuk rishitet qe te paguhet Tvsh ndermjet çmimit te blerjes e çmimit te shitjes!
Pra mua nuk me duket abuzim zbritja e saj po diçka normale.
 
ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Sintetik zbritet TVSH e faturave, une per shembull celularin e kam me kontrate, ma ka dhene firma ku punoj. Ata me rimbursojne TVSH, sepse e fusin si TVSH ne blerje (te zbritshme), keshtu qe dhe mua me leverdis (ndonese mire do ishte qe te me paguanin dhe tarifen fikse te abonimit) /pf/images/graemlins/laugh.gif edhe firmes i leverdis.
 
Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

O Ujk, sme intereso fare ca te leverdis ty. Ti qeke dallavere fare. Ti flet per qejf gjithe diten ne cel, e firma ty te rimburso TVSH. Eshte komplet pa sens, se ti i ben perdorim privat celularit. Po rrobat qe shko ne pune ti rimburso firma per TVSH. Lesh. njesoj eshte, kshu qe po abuzohet qamet me kete shpenzim
 
irene

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

hi there ... /pf/images/graemlins/smile.gif

tvsh-ja e faturave te celularit mund te kreditohet vetem nese fatura ka emrin e bleresit subjekt i tvsh, cioe nese firma X ka dy fatura te leshuara nga kompania telefonike nje ne emer te firmes X dhe nje ne emer te punonjesit te firmes X lejohet vetem kreditimi i tvsh per faturen e pare, e dyta nuk konsiderohet blerje e kompanise perderisa emri bleresit eshte i ndryshem ...
ne rastin e pare eshte normale qe blerja te zhvishet nga tvsh, nuk shoh arsye per abuzim ...

kisha dhe une nje pyetje po s po e bej, se ktu s te pergjigjet njeri ... /pf/images/graemlins/wink.gif
 
MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Boje te eros-i pra /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

[/ QUOTE ]
Baj, mi, ca pytje te dush...
Perseri edhe kur eshte subjekti pjesemarres ne furnizim, perfituesit jane punonjesit e kompanise, te cilet mund ta perdorin celin, per qellime private dhe biznesi. Ja psh, merr rastin e Ujkut, te cilit ia paguaka firma TVSH. Ujku flet gjysmen e bisedave pa lidhje me punen, biles edhe me shume, se nga puna perdor fiksin, i cili merr edhe nr me 20. Atehere ketu kemi nje furnizim qe ska lidhje direkte me veprimtarine ekonomike te shoqerise, dhe sic nuk lejohet kreditimi i karburantit, nuk duhet te lejohet dhe i celuareve. Une do ta ngre zerin shume per kete gje, eshte skandaloze, shteti humb me shume se 6 mil $ TVSH nga kjo zbritje...
 
irene

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

mos ekzagjero tani, gia shume komp. jane penalizu me mos kreditimin e tvsh ne blerjet e naftes, edhe telefoni duhet, pastaj shumica e shpenzimeve operative kane karakter personal dhe bisnesi, me ket llogjike i bie te mos kreditosh per energjine elektrike, per ujin, per internetin (qe disa te papergjegjshem e perdorin per af dhejo per pune... /pf/images/graemlins/tonguee.gif ) etj etj , per mendimin tim nuk ecen si llogjike abuzimet evitohen nga auditimet e taksave ... /pf/images/graemlins/wink.gif

jo sonte pytjet, shume vone per mua qe te diskutoj per pune ... /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 
MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Informacioni, komunikacioni, nepermjet teknologjive bashkekohore ( telefoni fikse, celulare, internet..) jane mjetet me te domosdoshme per zhvillimin e nje kompanie!
Nese shteti apo administrata fiskale ka prova qe ka shkelie ligji atehere mund te mos zbresesh Tvsh, ne rast te kundert me duket absurditet te akuzosh çdo ndermarje pasi ke konstatuar shkelje prej nje punonjesi ne nje ndermarje te caktuar!
 
irene

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

ja mlk cun serioz, duket qe nga pergjigjet qe jep, precize ne cdo ore te dites ... /pf/images/graemlins/smile.gif

pse bete indiferentet per faturimin e shpenzimeve te rimbursueshme ju ???
 
MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Mire qe doli njona ne me mer per serioz /pf/images/graemlins/laugh.gif Si ishte ajo puna e rimbursimit te shpenzimeve se se paskam lexu une?
 
Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
mos ekzagjero tani, gia shume komp. jane penalizu me mos kreditimin e tvsh ne blerjet e naftes, edhe telefoni duhet, pastaj shumica e shpenzimeve operative kane karakter personal dhe bisnesi, me ket llogjike i bie te mos kreditosh per energjine elektrike, per ujin, per internetin (qe disa te papergjegjshem e perdorin per af dhejo per pune... /pf/images/graemlins/tonguee.gif ) etj etj , per mendimin tim nuk ecen si llogjike abuzimet evitohen nga auditimet e taksave ... /pf/images/graemlins/wink.gif

jo sonte pytjet, shume vone per mua qe te diskutoj per pune ... /pf/images/graemlins/tonguee.gif

[/ QUOTE ]
Iren, e di ti pse nuk lejohet zbritja e karburantit dhe e blerjes se makinave...
Nese e di, do kuptosh ku e kam fjalen. Energjia elektrike, interneti nuk kane lidhje me individin, me punonjesin, ose kane lidhje shume te dobet. Ndersa tel celular, ka lidhje shume te forte ashtu sic ka karburanti i transporit te individeve. Paga e punonjesve, a merret parasysh ne TVSH. Jo
Per te njejten arsye nuk merret parasysh karburanti, se ka lidhje direkte me transportin e punonjesve (quhet shpenzim i punonjesve dhe jo i kompanise ne lidhje me TVSH). Edhe shpenzimet e celit kane te njejten natyre, kane lidhje me punonjesin, dhe jo me veprimtarine. E per kete arsye jam i sigurt qe do vije dita qe nuk do lejohen te zbriten. Une per vete do bej dy artikuj per kete qellim, e te plase Ujku..
PS: iren, nga gjuha qe perdore kam pershtypjen qe punon ne kompani nderkombetare ketu ne shqiperi...
 
MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Karburanti qe perdoret per qellime pune (te presesh nje klient, te ikesh psh ne Sarande te takosh nje klient te ardheshem, te hash nje dreke me te, te paguash hotelin qofte dhe 100 euro nata, ti besh nje peshqesh.....te gjitha keto pa perjashtim duhen zbritur jo vetem nga TVSH-ja po dhe nga fitimet e duhet te hujne ne harxhet komerciale te ndermarjes.
Si ka mundesi qe ka akoma persona qe mund te imagjinojne ekonomine te zhvillohet si ne komunizem, si mund te shifet çdo sipermares si hajdut e jo si nje person qe kontribon ne krijimin e pasurive ne vend, ne krijim mirqenie, ne krijim vende te reja pune! Pra marja e iniciatives, marja e riskut, perballimi i streseve te ndryshme qe ka nje sipermarje duhen inkurajuar e jo te kerkohet te vritet zogu qe ne veze!
Ne rastin e telefonave, shteti me te vertete nuk rekuperon TVSH, po mos harrojme se mbledh taksa te tjera nga operatoret e telefonise celulare.
Parazaiti me i madh i nje shoqerie eshte shteti.
 
ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

[citimi Atehere ketu kemi nje furnizim qe ska lidhje direkte me veprimtarine ekonomike te shoqerise, dhe sic nuk lejohet kreditimi i karburantit, nuk duhet te lejohet dhe i celuareve. Une do ta ngre zerin shume per kete gje, eshte skandaloze, shteti humb me shume se 6 mil $ TVSH nga kjo zbritje...

[/ QUOTE ]

Ore dallavere po ti dje me the qe ishte 10 milion, pse e ule sot, apo i kishe bere llogarite gabim. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Zerin ngrije sa te duash ti, s'ka per te degju njeri. Une them qe kjo duhet te ekzistoje, madje dhe per karburantin duhet te kete njohje te shpenzimit per efekt TVSH-je.
E kuptoj qe mund te kete vend per abuzime, por mund te kontrollohet.
 
MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Nje shokut tim qe meret me import-export fruta perime, administrata e tatimeve nuk i njef ne zerin e shpenzimeve karburantin qe perdor per transportin nga vendet e ndryshme te Evropes (ne nje kohe qe ne dogane dhe fatura shenohet qarte vendi nga vjen malli!) mirembajtje e riparim kamioni, shpenzime rruge, strehimi ne hotel, ushqim, bilet avioni ne rastet kur shkon per negocim kontratash. Gjithashtu, administrata tatimore nuk i njef firot qe peson malli gjate magazinimit (flasim per rrush, pjeshke, domate...e te tjere artikuj si keta qe kane ne pergjithesi rreth 15% firo qe dihet ne te gjithe boten). Pra po te besh llogarite e te gjitha shpenzimeve e humbjeve qe nuk i njifen nga shteti, i bije qe shteti te jete ne rrolin e grabitesit dhe te atij qe vjedh para pa krijuar as nje minimum kushti qe kontribon ne zhvillimin e aktivitetit.
 
ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Shoku yt eshte i destinuar te vuaje MLK, perderisa administrata eshte e paafte te administroje keto raste. Po ti shtosh faktin qe struktura e ekonomise ketu bazohet shume ne importin, kjo per mua behet shqetesuese.
 
MLK

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Problemi eshte se diskriminohet dikush qe puneson 15 vete ne menyre direkte, pra mban 15 familje me ate biznes, kontribon ne menyre po direkte ne pagimin e rroges se administrates doganore, tatimore, bashkiake...e sipermares te tille konsiderohen akoma si kulake ne kohe te komunizmit!
Kur degjoj ketu qe flitet per abuzime me TVSH-ne te vje me qesh!
 
irene

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

cuna qe shteti do marri ajo dihet, po vetem mos ta beje balte... /pf/images/graemlins/smile.gif

per te kaluar tek mos lejimi i kreditimit te tvsh ne rastin e telefonise celulare, meqe sintetiku do ngreka zerin per pro:

duke u nis nga parimi qe lejohet kreditimi i tvsh per cdo furnizim qe i sherben aktivitetit te bisnesi si do e justifikoje mos kreditimin e tvsh per shpenzime celulari nese
- natyra e bisnesit eshte e tille qe zhvillohet jashte ambienteve te zyres, si puna "ujkut" psh qe leviz neper kliente, dhe eshte e domosdoshme lidhja me zyren...
- shume kompani &amp; banka ne centralet e tyre i perdorin te gjitha linjat telekom, vodafone dhe amc per te reduktuar koston e thirrjeve nga rrjete te ndryshme, ndaj ne kete rast shpenzimet e telefonise fikse kane te njejten natyre si ajo e celulareve... si do e trajtohet ky rast ???

per sa i perket karburantit, po nese ky karburant blehet per mirembajtje gjeneratoresh, mos harro qe jemi ne shqiperi, ose sherben per shperndarjen e sherbimit ose te mallrave neper klient, ne kete rast eshte shpenzim bisnesi i paster dhe shteti i penalizon komp. kot. eshte e njejta llogjike e ndalimit te skafeve, ne ekonomi nuk mund te ecet me filozofine e doktorave : te parandalosh eshte me mire se te kurosh... /pf/images/graemlins/wink.gif

p.s. sinte kush ta vrau syrin "auditimet e taksave" ... ??? /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 
ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Edhe per blerjet e automjeteve TVSH nuk rimbursohet me sa di une. Kjo ndodh per te gjithe furnizimet qe jane veshtire te ndahen nese kryhen per shpenzime te firmes apo per llogari te personave qe punojne/zoterojne kompanine.
Ketu pastaj dihet, filozofia qe permende ti me siper: nuk e kontrollojme dot dhe pike, nuk lejohet dhe pike, bej gam gam sa te duash.

P.S: po sikur te kishim problemin e popullsise si Kina car do benin keta, do ua prisnin te gjitheve?? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Me vjen keq qe nuk me kuptuat.
Po thoja fare qarte qe furnizimet e tatueshme me TVSH qe mund te perfitohen nga punonjesi zakonisht nuk lejohen qe te zbriten.
Tek ne moslejimi i zbritjes se karburantit realizohet gabim. Eshte e palogjikshme qe nuk zbritet TVSH e naftes se kamioneve te transportit. Pse? Sepse nuk kane asnje lidhje me individin. Vetem makinat te tipit per pasagjere, nuk duhen zbritur si vlere aseti, dhe karburant per perdorim.
Uk, te thashe 10 mil, sepse aq eshte TVSh e mobil me kontrate, qe kane lidhje me firmat, ndersa 6 mil, jane te mobileve qe kane te regjistruar firmat perkatese si Bleres..
Pra dhe nje here,
Blerje te lidhura me Punonjesin - No zbritje
Blerje te lidhura me Veprimtarine - Yes zbritje
PS: Iren', je shume e sakte. Fjala "auditim i taksave" perdoret nga pak kompani
 
ujku81

Primus registratum
Re: A lejohet zbritja e TVSH se faturave te celulareve

Po si do ma ndash mo pra ate qe konsumoj une per qejfin tim, me ate qe konsumoj per pune?? Ma shpjego i cik.
 
Top