Turqia dhe Evropa.

Turqia dhe Evropa.

Megjithse bisedimet per hyrjen e Turqise ne Be jane ne rend te pare,ne forumistat akoma nuk kemi dhene mendimet tona ne lidhje me kete ngjarje te pazakonte.Ja ta provojme nje here,hyrja e Turqise ne BE ka anet e mira dhe te keqija,anet e miura jane sepse Evropa shtrihet deri poshte duke u kufizuar me Irakun/Sirine/Iranin dhe me disa ish-republika Ruse,keshtuqe Evropa merr pamjen e nje Perandorie te madhe.Anet negative jane vetem popullsia muslimane Turke(jo pak por 60 milione) te ciles i duhet t'i pershtatet shteteve kristiane(jo ne te gjitha fushat por prap se prap)te cilat deri tani vone kane pasur parime Kristiane ne kushtetutat e tyre.
Une si person jam per futjen e Turqise ne BE.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Une nuk besoj tek futja e Turqise ne BE,sepse nuk besoj ne vete forcen e BE-se per t'u shnderruar ne nje perandori aq te forte sa te perballoje problemet Aziatike!!!
 

Pink^ Pearl

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Kur Turqia donte te futej ne BE , i vune si kusht Qipron , pergjigja e tyre qe shume domethenese si mund te mbrosh intereset Qipros qe ka relativisht nje numer te vogel njerezish para milionave qe ka populli Turk .. Pastaj nga ana tjeter ishte Franca ajo qe nuk donte qe Turqia te futej ne BE , po Franca c'ka me Turqine vjen pytja ? ate dua te di dhe une ...
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Kam jetuar ne Qipro dhe nqs nuk e dini u be nje referendum per te bashkuar te dy pjeset e Qipros(dhe Turqia e lejoi nje gje te tille)rezultati dhe nje votim prej me shume se 90% te Turqeve qe donin bashkimin dhe greket me nje perqindje qe nuk i kalonte te 50 % hodhen poshte te tere referendumin.Turqia e ka bere te veten per sa i perket Qipros dhe dhe ky problem mbaj mend qe eshte quajtur i mbyllur qe nga shkurti a marsi i vitit te kaluar.Sa per problemet e azise,nuk ia hip njeri ne kurriz evropes po nuk ia hipi vetes.Turqia eshte pjese muslimane qe mban me shume anen e evropes sesa te lindjes se mesme apo azise ne pergjithesi.Turqit sot per sot ankohen se kane bere shume per Evropen dhe e kane mbeshtetur ne te gjitha drejtimet ndersa Evropa ua shperblen ne kete menyre,plus qe keta te fundit konsiderohen si tradhtare tashme ne boten arabe pasi jane pro vendeve perendimore dhe ndjekin me perpikmeri reformat kulturore dhe politiko-ekonomike te vendeve evropiano perendimore.Turqia ka difektin me te madh ne bote dhe eshte nje difekt qe ka qene prioritet gjate kryqezatave,jane muslimane,dhe per sa kohe te jene muslimane do ta kene te veshtire te hyjne ne BE po dhe BE nuk ka ku te shkoje pa e pranuar Turqine.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Turqia dhe Evropa.

disa shtete anetare te BE-se bene nje propozim,para pak kohesh,ne lidhje me anetaresimin e Turqise ne BE.propozimi ishte qe BE te krijonte nje aleance "speciale" ekonomike,ushtarake e politike me turqine.ne kete menyre ky shtet do te jete partner "special" i BE-se por,jo anetar i saj.personalisht e gjej më se te goditur kete propozim;ne fakt Turqia nuk i perket evropes as nga pikepamja gjeografike(pjesa evropiane eshte e paperfillshme.kot nuk quhet ky shtet "Azia e vogel") as nga pikepamja kulturore,fetare e as nga rraca.kurresesi turqit nuk mund te quhen europiane.
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

NQs mbi 2 milion qytetare angleze jane muslimane,nqs ne Gjermani jane mbi 3 miloin Turq me pashaporte gjermane,nqs ne France Belgjike Hollande marokene algjeriane e tuniziane kane pashaporta te shteteve perkatese,nqs ne Rome (kete e kam te degjuar)po ndertohet nje xhmi afer vatikanit,atehere do te thoja une qe islami duam sduam po behet pjese e popullsise Evropiane.Ne NY times thuhej qe emri muhammed ishte ne top 20 ne angli.Dmth keta persona qe besojne ne fene islamike nuk jane evropiane?Nqs mendoni keshtu atehere hapni syte se nuk ekziston me hegjemoni ne bote pervecse ne vende te botes se trete (si shqiperia),pasi bota eshte gjithmone e meshume heterogjene,dhe kur tashme ka milona muslimane ne gjermanine ish-naziste,eshte mese e kuptueshme qe edhe gjerat do te shkojne ne vendin e caktuar.Mbaj mend nje fragment nga nje liber cifuti i cili fliste per nje shkencetar musliman qe i drejtohej nje prifti katolik(ne periudhen e kryqezates se trete)koha jone po venitet,por perandori te reja te cilat jane te paimagjiueshme sot do te ngrihen pasi nxenesi(katoliket),behet gjithmone me i ditur se meusesi(muslimanet).Para qe te beni komente per kete krahasim ju lutem kujtoni qe vendet muslimane ishin ne kulm te zhvillimit te tyre gjate atyre shekujve dhe qe tre kryqezata te fituara e deshmojne kete.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Turqia dhe Evropa.

keto qe thua ti jane te verteta por,shiko se tjeter eshte te quash gjerman nje turk me pashaporte gjermane e tjeter eshte te quash europe Turqine.tjeter eshte te quash anglez nje maroken apo afrikan neger e tjeter eshte te quash europe Marokun apo Kenian(bie fjala).eshte e vertete qe ne europe ka lloj-lloj rracash,fesh e kulturash por kjo nuk do te thote se europa duhet te heqe dore nga identiteti i saj.
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Mba mend qe keta te mesipermit qe kam permendur nuk jane asimiluar edhe pse po bejen me shume se 50 vjet atje,dhe ke mbrojtje kulturore te tipareve islamike.Turqia nuk eshte Azi por nuk eshte as Evrope deri sa te njihet plotesisht nga BE.Kujto qe BE i ka premtuar nje vend ne gjirin e saj Tuqise qe prej 30 vjetesh dhe tashme duhet te mbaje fjalen.Ky eshte testi me i madh ne historine e Europes,pasi tani do te tregoje me te vertete se sa i madh eshte tolerimi i saj fetar.PAstaj sic e kam permendur dhe mesiper nuk ka te beje me pasuri shteterore tashme(kane hyre ne BE 15 shtete te cilat jane relativisht te varfera dhe evropa nuk ka bere ze po i ka marre nder krahe)tani qe vjen puna te turqia vendet e medha evropiane bejen llafe.NQs shikoni me vemendje deshira e liderave evropiano-perendimor ekziston por mundeswia mungon,pasi te gjithe popujt e perendimit kane akoma frike edhe pse tashme kane nje deshmi konkrete te muslimanizmit(milionat qe banojne nder ta).Kur permenda popujt muslimane qe jetojne neper keto shtete nuk doja te ti krahasoja me vendlindjet e tyre,por doja te tregoja qe Evropa tashme e ka muslimanizmin ne trup(dhe ky eshte shkaku kryesor pse nuk pranohet Turqia ne Evrope).Kulturalisht Turqia eshte ndryshe nga Evropa kjo eshte e qarte,por ekonomikisht dhe politikisht evropa vjen deri ne nivelet e vendeve te pranuara se fundmi nga BE keshtuqe mbetet vetem shkaku fetar i cili eshte shume evident.Sic permenda kam pasur mundesine te jetoj ne Qipro dhe me ka rastisur te takoj shume studente te lindjes se mesme aty dhe te gjithe e kane pershkruar si nje vend liberal ne krahsim me vendet e tyre(madje dhe banore te Dubai,qe eshte qender tregtare boterore).GJithsesi nuk dua te dukem pro islamik pasi nuk jam(check the nick it means devil) po jam pro hyrjes se Turqise ne Evrope pasi eshte mekat ndaj popullit turk sepse do te ishte si me Shqiperine qe pasi te arrije te gjitha kushtet e vena nga BE,ata te na thone qe kemi vendosur mos te te leme te hysh.Dmth pasi te besh punen te te mbajne rrogen apo jo?
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Turqia dhe Evropa.

nje nga pjesetaret e qeverise italiane(nuk me kujtohet kush)tha ne nje interviste:turqia eshte si kafshata e nje ngrenieje joshese por,shume e madhe per tu gelltitur.
ti thua qe shkaku pengese per aderimin e Turqise ne BE eshte vetem feja dhe kam pershtypjen,nga menyra jote e te shprehurit,se per ty eshte i kote.po ta analizosh mire çeshtjen fetare do te shohesh qe nuk duhet anashkaluar.perveç te tjerave ekziston edhe rreziku i rritjes se permasave te rracizmit ne europe.me lart ti the,pakashume, se popujt perendimore kane frike nga islami.po kane frike dhe ndjehen te cenuar.ky cenim nuk ka te beje aq me jeten(pra atentatet etj)sa me identitetin.rinia europiane perendimore sa vjen e po behet me pak tolerante kundrejt islamit dhe lirive qe myslimanet kane ne vendet e europes.dominon opinioni se po humbet kultura perendimore;se po i jepen aq shume te drejta te huajve(joeuropianeve)sa po pakesojne te vetat.sipas te dhenave te BE-se ky fenomen eshte teper i perhapur e gjendja po behet alarmante.nuk me duket e udhes qe vetem e vetem per te mbajtur nje premtim europa te rrezikoje stabilitetin social i cili ka si pasoje destabilitet politik dhe ekonomik.kur ka alternativa te tjera nuk ia vlen barra qerane.
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

E kam thene ne postime te meparshme dhe po e perseris prape,ky unitet i Europes kur u krijua keshtu?Me sa me dlain mua llogarite jo me shume se para 60 vjetesh kishe nje lufte boterore te shkatuar nga keta byrazera qe i duan te miren njeri tjeterit,dhe shiko se kjo kultura e perbashket ka qe ne origjinat e veta qe vetem lufton.Nqs nuk e di Europe quhej Zvicra dhe Italia veriore ne fillimin e perdorimit te termit dhe ky term eshte zhvilluar dhe ka zene territore te reja gjithmone e me shume.A je ne gjendje te me thuash se cfare e ndan Evropen nga Azia?Diversiteti kulturor ekziston brenda per brenda ketyre vendeve demokratike dhe jo me ne distanca aq te largeta sac jane ato mes Nakarase dhe Brukselit.Sa per krahaime,kujtoj nje deputet gjeman qe i referohej Italise si fshatit te bashkimit Evropian por besoj qe kjo se ben Italine te tille apo jo?Toleranca fetare(politike po tehm jo qe te me duan shoket kaurre ketej ne emigrim)eshte e domosdoshme dhe nqs e ve re,BE nuk ka sanksione ndaj Qipros turke edhe pse nuk mbeshtet politikat qe ndjek.Afrimi me Turqine eshte gjithmone e me shume evident se eshte thene dhe po e perseris qe Turqia eshte nje shtet ne nje pozicion gjeografik qe kush e kontrollon ka ne dore shume.Sa per pune feje e permenda ne postimin e kaluar qe perfaqesuesit politike takohen ndermjet BE dhe Turqise dhe gjithmone Turqia merr nje premtim nga ana e BE per perfundim negociatash dhe antaresim por ne vende si gjermania dhe franca "populli" qe eshte si kope degjon nje dele qe blegerin dhe fillonjne te gjitha te bertasin me te madh,dhe ky eshte problemi,nje popull qe pa marre parasysh interesat e vendit te tij dhe pa pare rreziqet reale qe mund ti vine mohon thjesht pse ka degjuar nga te tjere se keta qenkan te rrezikshem.Bota eshte nje lemsh politik qe nuk ka per tu zgjidhur as nga une e as nga ti por meqe po debatojme te marrim parasysh qeverite dhe jo popujt,se keta te fundit nga tiu thone do te shkojne.Turqia eshte nje vend qe ka per te hyre ne BE para nesh(ky eshte mendimi im) dhe duke pare historikun mendoj qe se shpejti duhet te hyje.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Turqia dhe Evropa.

Turqia është Europë! Azia e Vogël ka kontribuar historikisht në historinë e Europës. Në fakt historia e Europës është e lidhur me ngushtë me historinë e Azisë së Vogël. Mos harroni që ishte Perandoria Turke që u bë sebep për luftërat botërore!
Sot ne e shohim kulturën e turke si të bashkangjitur me atë islame ashtu siç bëjmë edhe me kulturën shqiptare por harrojmë që në kulturën islame ka shumë elemente të përbashkët me kulturat e hershme (helene dhe hebre), kultura të cilat vazhdojnë të jetojnë aty ku kanë ndofta lindur (Azi e Vogël dhe Ballkan).
Dallimet mes Turqisë dhe Anglisë nuk janë më të mëdha se ato mes Francës dhe Polonisë fjala bie. Në pamje të parë ne i shohim turqit si të egër apo të pazhvilluar por mos harrojmë se edhe fshatari polak vetëm veshjen e ka më perëndimore sepse mentalitetin e ka njësoj me fshatarin turk.
Ekonomikisht Europa ka leverdi të pranojë Turqinë në gjirin e saj pasi rrit shumë tregun dhe fuqinë blerëse të saj duke u bërë tregu më i madhe (është tashmë) dhe më interesant.
Rreziku i islamizmit nuk është real pasi turqit më shumë se myslymanë e shohin veten si turq. Rreziku i vetëm që egziston për vendet e mëdha europiane (Fuqitë e Mëdha) është humbja e fuqisë drejtuese dhe domosdoshmëria e kompromisit ndërmjet tyre. Kjo sipas meje ndihmon kauzën e BE!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Une mendoj qe Evropa e sheh Turqine(jo token,njerezit)si pushtues te asaj pjese te Evropes ku gjithnje ka qene prezente kultura/politika/feja/gloria Evropiane!!Mos harroni qe Turqit erdhen shum vone ne Azine e vogel(nuk e di nga erdhen),perpara ishte pjesa me e begate Evropiane.Pra duke dite qe Turqia popullohet nga popull Mongol atehere i bie qe ne Evrope te hyjne Mongolet!!!
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Turqia nuk ka qene kurre "gloria" apo ku di une e Evropes.Grekerit njihen si nje nder rracat qe me pare ka qene banuese ne shkretetirat e Anadollit dhe qe me pas ka levizur ne toka me te begata(dmth ne Peloponez).Ne lindje te Turqise ka qytete me origjine greke(te cilat jane koloni sic kane qene Durrahumi,Apollonia,Butrinti etj ne Shqiperi)keshtuqe po e quajtem Turqine Greke per kete motiv atehere dhe Shqiperia i bie te jete e till.Per periudha te mepasshme kohore,nqs shikoni historine,eshte e permendur lufta Greke me Sirine ne periudhat para lindjes se krishtit se nuk me kujton datat.Ndersa per periudhen romake Stambolli ka qene lindja ekstreme e perandorise ne Gjirin e Bosforit,dhe arriti ate zhvillim ekonomik fale tregtise me vendet lindore.RRaca turke njihet te jete shfaqur gjate periudhes se pushtimit mongol te euro-azise,dhe njihet si rrace arabo-mongole,dmth nje perzierje.
Si perfundim Turqia(pervec stambollit)ka qene gjithmone lindore,me marrjen e stambollit,eshte bere dhe europiane.Gjithsesi nqs ne Evrope do te hynin mongolet me hyrjen e turqve,me hyrjen e shqipetareve i bie te hyjne dhe indo-evropianet ne evrope(mos mor si per dreq paskemi dhe ne origjina aziatike) apo hyrja e vendeve sllave ne evrope(Ceki,slloveni,poloni,sllovaki,latvi etj etj etj.)Po Grekerit sikur permenda qe dhe ata kane origjine azitike me duket.Gjithsesi nqs shikohet nga origjinat eshte nje gabim shume i madh per te gjykuar hyrjen apo jo te shteteve ne BE.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Turqia dhe Evropa.

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[QB] Turqia është Europë! Azia e Vogël ka kontribuar historikisht në historinë e Europës. Në fakt historia e Europës është e lidhur me ngushtë me historinë e Azisë së Vogël. Mos harroni që ishte Perandoria Turke që u bë sebep për luftërat botërore!

historia e evropes eshte e lidhur ngushte edhe me SHBA-ne por,kjo nuk e ben ate europe.australia ben pjese ne UK por nuk eshte europe.Turqia ne evrope ke vetem nje bisht por nuk mjafton kjo per ta bere europe.

Sot ne e shohim kulturën e turke si të bashkangjitur me atë islame ashtu siç bëjmë edhe me kulturën shqiptare.

kultura shqiptare nuk eshte e bashkangjitur me asnje fe.ne shqiperi kane ekzistuar dhe ekzistojne akoma tre fe por dikimi i tyre nuk ka qene asnjehere aq i madh e i forte sa te ndikoje ne kulturen e popullit.kujto vetem kaq:kultura shqiptare jetoi per mrekulli pa e ndjere aspak mungesen e fese per 50 vjet.

Dallimet mes Turqisë dhe Anglisë nuk janë më të mëdha se ato mes Francës dhe Polonisë fjala bie.
Në pamje të parë ne i shohim turqit si të egër apo të pazhvilluar por mos harrojmë se edhe fshatari polak vetëm veshjen e ka më perëndimore sepse mentalitetin e ka njësoj me fshatarin turk.

mos more!!sipas teje ndryshimet kulturore,rracore jane te krahasueshme me disa ndryshime te mentalitetit qe tashme ne poloni,bie fjala,ekzistojne vetem tek brezi i dyte e i trete i popullsise?

Ekonomikisht Europa ka leverdi të pranojë Turqinë në gjirin e saj pasi rrit shumë tregun dhe fuqinë blerëse të saj duke u bërë tregu më i madhe (është tashmë) dhe më interesant.

sa per informacion tregu me i madh dhe interesant aktualisht per BE-ne eshte Kina;pas saj vjen europa lindore.

Rreziku i islamizmit nuk është real pasi turqit më shumë se myslymanë e shohin veten si turq.

e ke fjalen per nje pakice qytetare apo per pjesen derrmuese te qyetareve dhe gjithe fshataret?


Rreziku i vetëm që egziston për vendet e mëdha europiane (Fuqitë e Mëdha) është humbja e fuqisë drejtuese dhe domosdoshmëria e kompromisit ndërmjet tyre. Kjo sipas meje ndihmon kauzën e BE!

jam dakord me ty.por nuk mendoj se eshte rreziku i vetem.po harron ekzistencen e nje organizate te madhe terroriste islamike qe vepron ne Turqi.(nuk me kujtohet si quhet)
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Per te krijuar nje bindje per Turqit se a jane fundamentaliste Islamike apo jo,mund te shikoni kasetat e xhiruara neper stadiumet e Gjermanise apo salla te medha(me pjesemarrje shume te madhe)te organizuara nga Imami Turk Kapllan!!

Lucifer,popullimi grek e ka pasur fillesen e tij pikerisht ne Azine e vogel,pra ato qytete nuk kane qene te kolonizuara nga Greket,por te populluara nga ata.Ndersa Durrahium Apollonia etj kane qene te populluara nga Iliret dhe te kolonizuar nga Greket,ndryshim i madh ,ky apo jo?
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Meqe po merr si shembull stadiumet,pse nuk merr me mire shembull anglezet,qe te perfaqesohs me mire kete teme dhe te tregosh me te vertete ekstremitet mendimi.Sa per grekerit,kjo do te thote qe jane lindore,dhe nqs nuk e mban mend Orosh kjo e ben kulturen me te lashte Europiane nga lindja dhe ceshte me e rendesishmja tregon se nga i kemi origjinat te gjithe.Ke te drejte kur thua qe Durrahumi dhe apollonia jane koloni dhe grekerit vine nga azia e vogel por mbaj parasysh qe grekerit kane levizur ne peloponez para 5 mije vjetesh dhe nuk ka mundesi qe te kene lene qendra te banuara qe te ishin kulturalisht te fuqishme dhe qendra te medha tregtare qe ti mbijetonin kohes(grekerit kane levisur nga varferia e trojeve te Anadollit).Kjo do te thote qe dhe Izmiri(Troja),Adana,Bodrumi etj qe kane ndertesa dhe shembuj te grekerve,kane qene thjesht koloni,pai te gjitha keto qytete jane ne brigjet perendimore te turqise(si te gjitha kolonite pasi te gjitha mjaftoheshin me pushtimin e nje porti).Kjo do te thote qe Perset kane banuar aty prej mijevjecaresh dhe jane zevendesuar nga turqit me kalimin e shekujve.Pastaj Orosh popujt arab kane qene shume me te qyteteruar sesa te krishteret deri para 5-6 shekujsh,dhe qe kur eshte marre fuqia ne dore nga te krishteret jane pare barbarizmat me te medha te historise(spastrimi etnik i tre kontinenteve),imagjino sikur turqit te kishin bere te njejten gje me ballkanin,sot ne sdo te ishim ose edhe ata qe do te kishin mbijetuar do te ishin te asimiluar.Njeriu me mire te gjykoje veten para se te drejtoje gishtin.Nuk ka popuj te pafajshem kjo eshte mese normale,por mentaliteti i inferioritetit kulturor eshte varrosur ne fillim te shekullit te kaluar bashke me Darvinin prandja me mire te njihet barazia kulturore(edhe pse e ndryshme)dhe fuqia turke(ekonomike-politike-ushtarake),pasi me pranimin e saj i bejne nder njera tjeteres ta siguroj une.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Turqia dhe Evropa.

historia e evropes eshte e lidhur ngushte edhe me SHBA-ne por,kjo nuk e ben ate europe.australia ben pjese ne UK por nuk eshte europe.Turqia ne evrope ke vetem nje bisht por nuk mjafton kjo per ta bere europe.
Lilly, historia e Europës nuk është e lidhur aspak me SH.B.A por në të kundërt historia e SH.B.A është shumë e lidhur me Europën! Përsa i përket rastit të Turqisë nuk është nevoja të të them hik e boj detyrat dhe pastaj hajde fol se kush është kush dhe se kush ka meritat më të mëdhaja. Injoranca nuk quhet justifikim!

kultura shqiptare nuk eshte e bashkangjitur me asnje fe.ne shqiperi kane ekzistuar dhe ekzistojne akoma tre fe por dikimi i tyre nuk ka qene asnjehere aq i madh e i forte sa te ndikoje ne kulturen e popullit.kujto vetem kaq:kultura shqiptare jetoi per mrekulli pa e ndjere aspak mungesen e fese per 50 vjet.
Sa vjeç je ti yllo? Lexo pak nga historia e Shqipërisë dhe do t'i shohësh dallimet fetare në Shqipëri shumë qartë. Kultura shqiptare u masakrua gjatë 50 vjetëve të komunizmit dhe sot kanë mbetur vetëm mbeturina të saj. Kjo është një ndër arsyet që shqiptarët ndodhen në një krizë të thellë identiteti!

mos more!!sipas teje ndryshimet kulturore,rracore jane te krahasueshme me disa ndryshime te mentalitetit qe tashme ne poloni,bie fjala,ekzistojne vetem tek brezi i dyte e i trete i popullsise?
Ma jap pak përkufizimin e ndryshimeve rracore e kulturore të lutem dhe më shpjego se ç.lidhje kanë me ndryshimin e mentalitetit në çështjet më jetike!

sa per informacion tregu me i madh dhe interesant aktualisht per BE-ne eshte Kina;pas saj vjen europa lindore.
Tregu më i madh për të cilin po flisja është vetë BE dhe kjo e bën atë më tërheqës se të gjithë të tjerët. Me futjen e Turqisë në BE rritet joshja e kësaj të fundit në arenën ndërkombëtare!

e ke fjalen per nje pakice qytetare apo per pjesen derrmuese te qyetareve dhe gjithe fshataret?
E kam fjalën për shumicën dërrmuese të turqve dhe jo me përgjithësimet e bëra shpesh nga viktimat e përgjithësimit (shqiptarët).

jam dakord me ty.por nuk mendoj se eshte rreziku i vetem.po harron ekzistencen e nje organizate te madhe terroriste islamike qe vepron ne Turqi.(nuk me kujtohet si quhet)
Organizatë terroriste është edhe ETA dhe IRA dhe me ç'di unë këto nuk janë as islamiste e as aziatike por europiane. Në rastin e Turqisë, pranimi i islamizmit në gjirin e Europës mendoj se do shërbente për uljen e terrorizmit ndërfetar dhe do e lehtësonte shumë luftën kundër tij1 [/qb][/QUOTE]
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Lucifer,une nuk marr si shembull Anglezet sepse do ishte nje krahasim pa lidhje,nuk po flasim per grindjet brenda familjes,por grindjet ndermjet kulturash tejet te ndryshme.
Persa i perket Turqise dhe Greqise,Turqia nuk ka qene e banuar kaq shume sa eshte sot.Vendbanimet dhe popullsia me e madhe ka qene gjithmone ne afersi te detit,pra krahu perendimor/verior i Turqise.
Nuk me shpjegove dicka:nga kane ardh Turqit??
Une mendoj qe ata kane ardh nga Iraku,me sa kam lexuar.
Mos harro edhe deportimet e shume Grekerve nga Turqia,e megjithate sot per sot ne Turqi jetojne 70.000 Greke.
Jam me se i bindur qe:rrenja e Grekerve ka qene Turqia/azia e vogel e deri ne Athine,ndersa deri ne Selanik kane qene Maqedonasit,deri ne afersi te Athines kane qene Shqiptaret.
E kam thene edhe ma siper:nuk besoj ne futjen e Turqise ne Evrope sepse nuk besoj tek forca e Evropianeve per gjera te tilla te medha!!!!
 

antares

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Orosh! Turqit nuk kane ardhur nga Iraku se perberja etnike e territorit qe sot quhet Irak eshte Sunite, shiite dhe kurde (me pakica te paperfillshme kristianesh kopte, turqish dhe cifutesh).
Sunitet jane arabe (ka ne Siri dhe Arabi Saudite etj)
Shiitet jane pasardhes te perseve pra perfshijne Iranin dhe Afganistanin (Hezbollahet ne Liban qe nxorren cifutet me shqelma pas 10 vjetesh lufte u mesuan palestinezeve se si kryhen aksionet kamikaze). Po duhet te dish se Perset jane nje nga djepet e qyteterimit arian dhe ka studiuees qe i konsiderojne si arianet e mirefillte (Edhe ngjyren e lekures perset/iranianet e kane te bardhe). Ata kane nje percmim dhe armiqesi gati te hapur me arabet pavarsisht nga feja e perbashket, islamizmi.
Kurdet, kjo race e ndyre eshte e perhapur ne Turqi, Irak, Siri, Iran dhe me duket dhe ne Republikat e Jugut te ish B.S.
Ne te shkuaren Iraku ka qene province Turke (nuk e di se sa vilajete kishte dhe perfshinte historikisht edhe Kuvajtin).
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Turqia dhe Evropa.

Turqit para se të hidheshin në Azinë e Vogël kishin qëndruar në Iran (Persi) ku morën edhe fenë. Edhe sot një nga provincat e Iranit është e populluar me turq (Azari). Megjithatë prejardhja origjinale e turqve është në fakt Mongolia (nga ku përçmimi i shqiptarëve për mongolët).
Turqia e sotme është një përzierje e skajshme e ndofta qindra popujsh (autoktonë, të pushtuar, tregtarë, etj). Kultura e Turqisë nuk ka një definicion të caktuar pasi ajo është një përzierje dhe nuk mbizotëron në gjithë territorin e Turqisë. Në zona të ndryshme ka kultura të ndryshme.
 
Top