Turqia dhe Evropa.

Turqia dhe Evropa.

Megjithse bisedimet per hyrjen e Turqise ne Be jane ne rend te pare,ne forumistat akoma nuk kemi dhene mendimet tona ne lidhje me kete ngjarje te pazakonte.Ja ta provojme nje here,hyrja e Turqise ne BE ka anet e mira dhe te keqija,anet e miura jane sepse Evropa shtrihet deri poshte duke u kufizuar me Irakun/Sirine/Iranin dhe me disa ish-republika Ruse,keshtuqe Evropa merr pamjen e nje Perandorie te madhe.Anet negative jane vetem popullsia muslimane Turke(jo pak por 60 milione) te ciles i duhet t'i pershtatet shteteve kristiane(jo ne te gjitha fushat por prap se prap)te cilat deri tani vone kane pasur parime Kristiane ne kushtetutat e tyre.
Une si person jam per futjen e Turqise ne BE.
 

ados

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Mendoj se Turqia nuk do behet EU member.Per vet faktin qe nuk eshte ne europe,tjeter religion, ka probleme me te drejtat e njeriut,ceshtjen kurde.Edhe me e rendesishme,Elita ushtarake.Puna eshte se per rreth 50 vjet Turqia u ngop ne menyre te padrejte nga europa per tu bere " de facto " anetare.Te gjitha keto te thena nga ZHiskar de'Sten. Besoj as Shqiperise nuk i leverdite qe Turqia te behet EU member
 

100%SHKODRANE

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Mendoj se hyrja e Turqise ne BE eshte nje zgjidhje strategjike nga ana politike.Keto jane perpjekje per te pasur nje shtet musliman aleat dhe jo armik, dhe kjo eshte ajo qe i shtyn keto shtete te marrin masa per te mos lejuar qe ne portat e europes te kene nje shtet qe rreshtohet me ligen arabe.
Gjithashtu simboli i hyrjes se Turqise mund te shikohet si deshira per ndertuar nje ure mes BE dhe Azise minore, dhe gjithashtu pranimi i saj do te thoshte realizimin e nje Europe laike ku mund te perputhen dy civilizacione te ndryshme.
Kurse pikat negative qendrojne te fakti qe Turqija ka nje popullise shume te madhe qe shumefishohet çdo dite e me shume,dhe sipas parashikimava te satistikave mbas njefare kohe ato do te perbejne gjysmen numrit te deputeteve ne parlamentin europjan, pra kjo eshte indikative per shkallen e infuences se tyre ne mes te mes te zhvillimeve politike ekonomike apo shoqerore te BE.
(Me falni per shqipen qe s'eshte gjithmone korrekte por koha i ben te vetat /pf/images/graemlins/frown.gif )
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Turqia eshte nje force gjeopolitike dhe ekonomike qe ka nje influence te madhe ne Evrope.Gjithsesi shikoj qe shume prej jush i druhen faktit te hyrjes se turqise ne BE dhe keni argumenta qe per mendimin tim jane te pabazuara.BE nuk eshte nje shtet por eshte nje entitet politiko ekonomik i varur nga shtetet antare te saj.Ceshte kjo perralle e pasjes se turqise gjysmen e deputeteve te parlamentit europian kur kontinenti evropian ka mbi shtateqind miljon banore dhe rradhen e fundit qe kam kontrolluar mbi 400 milion prej tyre ishin brenda bashkimit evropian dhe sic dihet jane te tere kaurre,atehere si pret qe nje popull prej 60 milion banoresh te sundoje mbi kte kompleks kombesh.Muslimanizmi ne evrope eshte gati inekzistues pasi dhe turqia eshte nje tip Shqiperia per sa i perket ceshtjes se fese(nje vend pa lakim te forte fetar).Gjithsesi me shpalljen e Frances dhe Gjermanise qe u be para pak muajsh per zgjatjen edhe me te negociatave te BE dhe turqise per hyrjen ne BE presidenti turk doli dhe publikoi marredheniet ekonomike qe kishte turqia me BE qe hipnin ne biliona dollare dhe interesat europiane ne truqi ishin kolosale.
Mos e ndani cdo gje me thike o njerez se ne jemi popull musliman per vete nje here dhe edhe po mos te kemi bindje te forta per fene muslimane per Evropen jemi vetem turq ne ne nje shtet tjeter prandaj shpresoni qe turqia te hyje ne BE se sben gje tjeter vetem na shtron rrugen ne dhe Bosnjes per mosdiskriminim fetar kur te na vije koha per anetaresim.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Unë personalisht besoj se çështja e hyrjes se Turqisë në BE nuk ka asgjë të bëjë me fenë: BE-ja përfaqëson një bashkim ekonomik, jo fetar, dhe Turqia është një vend myslyman laik dhe i matur...

Sidoqoftë, unë mendoj që, për të hyrë në Bashkimin Evropian, Turqia duhet absolutisht t'i respektojë të drejtat e pakicave dhe ta njehë gjenocidin e armenëve...
 

ledioni

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

BE eshte qujtur ndryshe dhe "klub i krishtere". Une mendoj se ketu kemi te bejme me perplasjen e dy qyteterimeve. Turqia eshte qujtur nje tradhtare ne qyteterimin Islamik dhe ajo nuk ka me vend ne organizmat e shoqerise islamike. Rruga e saj e vetme eshte integrimi ne BE por nese dhe ketu nuk ja del dot atehere mbetet vetem. Nese Turiqa do te behej anetare e BE-se atehere ajo do te dilte si vendi me siperfaqen me te madhe dhe vendi i dyte me popullsine me te madhe (flitet per rreth 70 milion). Anetaresimi i Turqise ne BE do te sillte nje grup te madh emigrantesh turke ne Europe. Turiq aka papunesi dhe per keta te papune Europa do te ishte nje zgjidhje e mire. Ne qofte se do t'i referohemi te kaluares do te shohim qe nga Turqia ne Europe ka ardhur shpeshhere rreziku Osman. Mos t'i harrojme dy rrethimet e Vjenes. Per mua do te ishte nje gabim anetaresimi i Turqise ne BE dhe mendoj se ajo nu do te futet kurre. Eshte teper ndryshe.
 

saimir08

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

pershendetje
sikur me intrigoj pak kjo teme.

Arsyja e pare, e hyrjes ne europe e nje shteti eshte interesi ekonomik.
Manipolimet politike nga fillimi deri tek arritje e nje ptotokolli te besueshme per te gjitha kerkesat qe ka vendosur BE jane ne plan te pare keshtu duke humbur arsyen per te cilen themeluesit e pare ( SCUMAN ) pretendonin nje europe te bashkuar.
Nuk eshte e vertet kur thuhet se turku ka qene gjithmone ne lufte me te kerishteret, se ne qofte se do flasim ne e keto terma, atehre te gjithe ishin ne lufte kunder njeri tjterit, si ne periudhen e rinascimento, apo te iluminizmit, apo te romanticizmit, pra nuk ka qene vetem nje fenomen turk mjafton ketu te fusim faktorin sllav dhe do te kuptohej shume mire,apo thjeshte te shohim historine tone.
Per mendimin tim hyrja ne BE te turqise do te jepte nje zhvillim me te madh ekonomik nje besim ne te gjithe njerzit dhe do te jepte nje stabilitet te qendrueshme ne rajon nje multikulturalizem, gershetime dhe kontakte te reja, keshtu duke thyer paragjykimet dhe mbeturinat e vjetra etnike dhe fetare.

Do te ishte deshmitare e pare se si popujt me nje kuture te ndryshme dhe besim te ndryshem mund te jetojne se bashku.

Fallimentimi i hyrjes ne BE te turqise do te sillte shtrebrime dhe ne poltiken ballkanike ne raport me BE dhe kjo per ne ne tersi do te ishte me te vertet tragjike, dhe jo vetem per ne por edhe vete turqia nuk do ta shikonte me europen si aleate ( se ben pjese ne NATO ) dhe studjusit me te mdhenje ktu perqnedrohen tek mospranimi i turqise ne BE DHE RRJEDHOJAT E SAJ DO TE ISHIN ME TE VERTET JO TE PARASHIKUESHME.
 
H

harap

Guest
Re: Turqia dhe Evropa.

Sic thane edhe disa shoke parafoles BE me pare shef interesat ekonomik.Per to Turqia eshte nje treg i madh, por jane edhe ato gjerat dytesore qe Turqia me popullsine e madhe qe ka pas 10 vjetesh do kaloj si shtet i pare vendimarres.
Per mendimin tim Turqia nuk do pranohet ne BE , ose do i jepet nje date shume e larget, por kjo sdo te thote qe Turqia do ngelet vetem pasi edhe tani nuk eshte se po mbahet ne krahet e ndonjerit.Me ndryshimin e fundit te qeverise ekonomia po shenon rritje te papara ndonjehere gjate viteve te fundit.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Unë nuk kam dëgjuar kurrë definicionin "Klubi i krishterëve" për Bashkësinë Evropiane, e cila ka qenë gjithmonë ekzkluzivisht ekonomike... fakti që feja shumicore në vendet anëtare është e krishterja (e cila megjithatë ndahet në katolicizëm, protestantizëm dhe ortodoksia) është një rastësi...

Edhe një Europë ka një vend ku feja shumicore është myslymanja, d.th. Shqipëria, e cila sigurisht nuk ka hyrë ende në BE për shkak të fesë...

Sidoqoftë, mund të përjahstoj mundësinë që Turqia do të vendosë të mos hyjë, sepse është ajo që ka kërkuar hyrjen, dhe nuk ka filluar dje, a para shtatëmbëdhjetë vitesh, fill pas hyrjes së Spanjës dhe Portugalisë në bashkim...
 

ledioni

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Definicioni "klub i krishtere" eshte plotesisht i vertete. Por, integrimi i Shqiperise ne BE nuk ka lidhje fare me fene. Megjithese eshte nje vend me shumice myslimane nuk mund te krahasohet me Turqine. Shqiperia eshte 28800 kilometra katrore dhe nje popullsi prej 3,5 milion banoresh. Ndersa, Turqia eshte mbi 700 000 kilometra katrore siperfaqe, me shume se Franca Gjermania, dhe kjo eshte nje rrezik. Duhet ta kuptosh se sot bota po ndahet sipas qyteterimeve. Dhe Turqia e ka vendin ne Qyteterimin Islamik. BE perfaqeson nje pjese te qyteterimit perendimor dhe Turqia eshte e tepert.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Sigurisht në BE ka shumë persona që nuk shikojnë hyrjen e Turqisë si një rrezik, fetar ose të një lloje tjetër, përndryshe do t'u kishte përgjgjur që nga fillimi me një jo të prerë, ndërsa situata duket mjaft e volitshme për Turqinë tani... unë, si e kam vërë në dukje menjëherë, nuk jam rrenjësisht kundër hyrjes së Turqisë në BE, por besoj se aktualisht vendi otoman ende nuk i ka plotësuar të gjithë kushtet të nevojshme për këtë...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Turqia dhe Evropa.

Turqia ka qenë aleate me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë në Luftën e Parë botërore. Interesat e Gjermanisë janë tepër të mëdha në Turqi dhe Gjermania akoma edhe sot ka kontroll mbi shumë pika kyçe të Turqisë.
Imagjinoni kur Korridori i 8 ka kaq rëndësi për Europën, sa rëndësi ka Turqia që është ura lidhëse me Lindjen e Largët. Interesat janë gjithmonë të njëjtat dhe e shkuara ka shumë të përbashkëta me të ardhmen. Investimet e deritanishme për influencë në Lindje janë tepër të mëdha për t'u injoruar. Kjo mund të jetë edhe një arsye për të cilën Turqia mund të pranohet në BE. Mbetet për të parë se sa influencë kanë hebrejtë (anti-islamikë të flaktë) dhe deri diku anglezët (rracistë dhe konservatorë) në Bashkimin Europian i cili ka 50 vjet që lufton për çlirimin e tij nga influenca e SH.B.A dhe e hebrejve!
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Unë personalisht besoj se "influenca e SHBA-ve dhe hebrenjve" nuk është një problem... problemi është që Turqia duhet t'i respektojë krejtësisht të drejtat njerëzore, një gjë që aktualisht nuk është duke bërë...
 

rinigjon

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

SH.B.A eshte deklaruar pro antersimit te Turqise ne BE. Lexova me larte "Shqiperise nuk i leverdite qe Turqia te behet EU member."?? PSE?
 

rudi123

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Po ju sjelle disa mendime nga gjermania mbi pranimin e Turqise ne EU.Lexojeni se eshte interesante.
(marre nga fjalimi tij ne kongresin e pastise CSU)

Per ne eshte Europa me shume se nje Zone e perbashket ekonomike.Ne radhe te pare EU eshte nje bashkim politik dhe vlerash europiane.Vetem si bashkesi Vlerash te perbashketa mundet EU te kthehet nje njesi e vetme.
Me zgjerimin e EU drejt lindjes EU beri zgjerimin me te madhe ne Historine e saj 47 vjecare.Por ky zgjerim e beri EU me heterogjene sec ishte.Intergrimi i ketyre vendeve te reja eshte nje proces i gjate qe do kushtoje shume vite.
Prandaj eshte e rendesishme tani per tani per EU ne politiken e saj, konsolidimi i arritjeve te deritanishme.
Europa duhet te qartesoje rrugen qe do ndjeke ne te ardhmen.Ne duhet te dime se ku jane kufijte e EU se bashkuar qe funksionon si nje nacion i vetem.

Pikerisht se Europa ka avancuar ne rritjen dhe zhvillimin e saj si nje njehsim politik vlerash do te ishte problematik pranimi i Turqise ne EU.

Nje Turqi me nje popullsi 70 milonesh gjithmone ne rritje,me nje fuqi ekonomike 22% ne zonat e lindjes qe perben vetem 7% te mesatares europiane dhe me kufijte ne zonat me te nxehta te botes si Lindja e Mesme dhe Kaukazi mund te sjelle mbingarkese EU qe nuk e mban dot ne krahet e saj.

Per zhvillimin e Turqise nga ana ekonomike ne nivelet e EU duhet nje transfer financiar prej 28 Miliarden Euro cdo vit.Nga keto 28 Miliarde vetem 6 Miliarde duhet ti paguaje Gjermania.
Pra nje kosto financiare qe EU nuk mund ta perballoje dot.

Problemi tjeter eshte qe Turqia dallon nga ne ne menyre thelbesore si nga ana kulturore ashtu dhe politike.Raporti i komisionit EU flet per probleme madhore ne fushen e Respektimit te Drejtave te Njeriut ne Turqi.Vitin qe kaloj Numri me i madh i kerkuesve politik nga bota vinin nga Turqia.

Turqia jo vetem nuk mund te zgjidhe asnje problem te EU se bashkuar, perkundrazi ajo do te rrise numrin e probleme qe ka EU.
Nuk ka te ardhme per EU duke sjelle si argument Zonen e lire ekonomike pasi e ardhmja e EU eshte ne radhe te pare politike. Mardheniet ekonomike ekzistojne me kohe me Turqine pa qene nevoje te pranojme Turqine ne EU.

Argumenti tjeter qe Turqia duhet te pranohet per arsye Sigurise te EU eshte gabim.Turqia per arsye historike nuk ka asnje lloj influence ne Boten arabe dhe shtetet e tjera islamike dhe akoma me pak influence ne grupet radikale fundamentaliste islamike neper bote.
I njejti argument do te thote pranimi ne EU dhe i vendeve si Maroku,Algjeria,Tunizia, etj qe do te thoshte shkaterrimi Europes.

Prandaj opozita gjermane eshte kunder pranimit te Turqise ne EU.Ne duam vetem nje partneritet me Turqine.

Ne duam nje EU si njesi te vetme politike dhe vlerash te njejta te perbashketa.Vetem mbi kete baze mund te ndertohet e funksionoje Europa bashkuar ne te ardhmen.
Vetem mbi kete baze mund te themi se ku fillojne dhe mbarojne kufijte e EU.


Dr. Edmund Stoiber
Kryetari CSU (Partise demokristiane gjermane) si dhe mund te themi kanzelari i ardhshem i gjermanise pas vitit 2006.
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Lexova pak me siper nje artikull qe mesa dukej vjen nga gjermania dhe te cilit i jap pjeserisht te drejte.Sic eshte permendur me siper interesat europiane ne turqi jane te medha sidomos te gjermanise(investime kolosale dhe miliarda te dhena ne kredi).Do te doja tiu kujtoja qe turqia nuk eshte si Algjeria,Tunizia etj sic permendej ne artikull po nje vend me i zhvilluar se te lart permendurt por edhe me i prapambetur se shtetet europiane.Bashkime Europian beri zgjerimin e tij dhe pranoi ne gjirin e tij 15 shtete te varfra(shoket ne angli me thone qe eshte mbushur vendi polake)Mos e mendoni bashkimin europian si nje grumbull vlerash morale pasi eshte i teri ekonomik dhe politik(Hitleri kerkonte lindjen se zgjerimi gjerman po arrinte kulmin brenda kufinjve te tij).Tani dhe Evropa ka arritur kulmin brenda kufinjve te vete,dhe kerkon lindjen per zhvillim ekonomik po sic eshte permendur Evropes do ti binte me mire te mos pranonte Turqine pasi turqia per vete eshte nje vend i mbipopulluar dhe ska te beje me madhesi shteti po me numer populsie.BE eshte nje pernadori ne ngritje dhe po nuk pranoi perzierje popujsh atehere nuk do te ngrihet kurre(por e ka bere,kujtoj qe te gjitha vendet europiane ishin ne lufte jo me shume se 50 vjet me pare dhe tani...).Shkurt Turqia kerkon vendin e saj ne Evrope dhe do ta gjeje ate,duam apo nuk duam ne se eshte nje premtim qe po mbahet pezull prej shume kohesh dhe sado ta shtyje evropa dikur duhet ta plotesoje.Sa per pune feje qe i perket SHqiperise ne na leverdis te hyje Turqia se me te vertete shtron rrugen per ne(mbani mend qe ne shifra mbetemi muslimane)dhe mos shikoni qe ju ne vendet ku studioni nuk ju trajtojne si te tille,po kjo eshte ceshtje shtetesh e politikash jo shoqerish.
She nje gje te fundit GDP per turqine eshte te rreth 7 dollare kurse Shqiperia nuk shkon as deri te gjysma,ndersa kroacia qe pritet te hyje dhe me pare eshte te 6 mishja.Kjo eshte e tera pune feje sepse turqia i ka plotesua te gjitha kushtet e kerkuara nga BE.
 

ados

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Teoritikisht, ato qe thua jane te drejta.Por problemi eshte,nqs Turkia behet antare e BE, i bie qe ajo te kete me influence ne Europe, per shkak te popullsise..(sic dihet rreth viteve 2020 mund te shkoje ne 100 milion).Nga ana e influences, Franca dhe Germania, do humbasin kete ne nqs Turqia ,behet full member..!!Harrojeni kete teme.Turqia, mund te marre nje forme tjeter bashkepunimi me Evropen, por jo antare.Sa per Shqiperine, me mire te jemi jashte saj. Ne 10-15 vjet besoj se do jemi konsoliduar ekonomikisht.S'ke me rendesi per ne ky Bashkim..!Deri atehere ne mund te luajme lojen tone ne Ballkan..!!Popullsia jone do arrije te pakten ne 15 milion rreht viteve 2030..
 

Xeni85

Primus registratum
Re: Turqia dhe Evropa.

Leje se ca thone se Turqia nuk popullohet nga lepuj as shqiperia.Ti po thua qe popullsia shqiptare te rritet trefish per 15 vjet kur Enver Hoxhes iu deshen 50 ta ngrinte nga 800.000 mije ne tre milion.Gjithsesi roli jone ne ballkan eshte i vogel dhe gjithmone do te mbeti i tille se ne nuk jemi pjese e nje rrace te madhe po e nje rrace te mbijetuar(mbaj mend nga historia qe dikur pervec ilirise ekzistonte dhe trakia dhe drakia ne ballkan pervec popujve helene.)Gjithsesi shkurt muhabetit nuk kemi mbeshtetje ne asnje ane dhe po nuk gjetem dike qe te na mbroje(kujtoj kufizuesit sllavo-ortodokse kane Rusine)do te perfundojme keq politikisht ekonomikisht dhe ceshte me e rendesishmja kulturalisht.Kujtoj qe edhe duke mos pasur mjetet e komunikimit qe jane sot gjuha shqipe ka thithur shume fjale te huaja,po tani qe influenca e shteteve fqinje eshte rritur shume dhe tani mund te thuash pa frike se nuk ka jugor qe nuk din grreqisht apo qendror qe nuk din italisht apo lindor qe nuk di serbisht dhe kjo e tera brenda dhjete vjeteve,po per njeqind cfare do te ndodhe?
Turqia eshte mike e Shqiperise dhe si popull musliman ka ndihmuar me sa e ka mundesine pasi eshte dhe vete i varfer,po nuk mund te permendesh shtet tjeter qe moralisht te beja sa Turqia per Shqiperine.Per mendimin tim Turqia e meriton ate vend ne BE dhe po hyri Turqia ne BE atehere ne do te kemi nje mik te fuqishen ne kete bashkm kombesh.Dhe nje gje te fundit:popullsia e Turqise pritet te arrije 80 milion ne 2050 sipas studimeve kur Gjermania ka 83 milion sot nqs nuk gabohem.Ndersa Shqiperia shkon te 5 milionshi deri atehere.
 
Top