Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Problemi nuk eshte je apo jo dakort sintetiku pasi kjo nuk varet as nga fakti qe je ti apo une dakort me kete gje! Thjesht po diskutojme e per informacion kjo qe them nuk eshte e mar nga gazetat shqiptare po nga eksperienca ime profesionale. I kam nja dy montazhe projektesh per ne Shqiperi dhe eshte nje fushe qe e njoh mire /pf/images/graemlins/wink.gif Per te financuar nje projekt sipas asaj metode qe ti shtron, pra kur paguhet plotesisht nga parate e taksapaguesit, qeveria ska nevoje te marri nje kredi nga banka si ABN AMRO apo nga Banka Amerikane pasi mund ta bej kete me bono thesari e ta vendosi kete shume ne borxhet e buxhetit.
Ne rastin konkret merret nje kredi komerciale per nje projekt te caktuar dhe ne teori eshte projekti ai qe shlyen kredine dhe jo buxheti i shtetit (pavaresisht qe ne projektin ne fjale shteti do te jete i detyruar te japi subvencione, pra te laje nje pjese te kredise nga parate e buxhetit).
Montazhi financiar eshte ngritur ne kete forme:
GE ka bere nje studim i cili sigurisht qe ka dale "fisibel" dhe per kete eshte nenshkruar nje marveshje me pare qe nese dilte fisibel projekti (studimi ne kete rast eshte financuar nga vete GE) i jepet e drejta eksluzive GE qe te paraqesi nje oferte teknike dhe finaciare.
Mos ti rrej askujt mendja se ABN AMRO nje nga bankat me te fuqishme boterore (hollandeze) ta kete sjelle qeveria shqiptare ne kete projekt, ajo eshte banke e futur ne loje nga GE.
Pra ABN AMRO financon projektin me kusht qe ai te realizohet nga GE e ne kete menyre projekti eshte i kopsitur qe te mos kete konkurence e te mos kete tender mbi te gjitha. Nese qeveria financon projektin nepemjet bonove te thesarit duke e futur ate ne buxhetin e saj atehere do te jete e detyruar qe te organizoje nje tender nderkombetar e ne kete rast GE del nga loja pasi ne loje do te jene francezet e Alstom Transport me TGV teknollogjia gjermane e trenave (spo me bie ne mend emri) si dhe japonezet qe jane 3 kompanite qe fitojne thuajse gjithe tenderat neper bote.
 

antares

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Dhe e gjithe kjo a nuk u kujton Pol Bremerin ne "Green Zone" ne Bagdad? Ai po ashtu shperndau miljarda (te Irakut e jo te taksapaguesve janki) majtas-djathtas neper kompani amerikane plehra (Halliburton, Betchel etj) per te ashtuquajturin "rindertim" dhe ate qe inxhiniere ndertimi irakene (rast i vertete ky) e merrnin persiper me 1 miljon jankite e benin per 25 miljon! Dhe kuptohet qe ne vend ti riaktivizonin urat thjesht u shkonin nga nje boje (praktike e ndjekur edhe me shkollat kjo)!
Ironia eshte qe Sadami pas Luftes se pare te Irakut e ringriti infrastrukturen, dritat e ujin per 3 muaj nen sanksione!
Plehrat kane 2 vjet dhe gjendja rendohet dita-dites.
Ketu sic thote MLK ka konflikt interesash pra vetem kjo do te mjaftonte qe ate "studimin e fizibilitetit" t'ua hidhnin surratit jankive!
Nuk nbajme ne shqiptaret flamurin e korrupsionit dhe praktikave banditeske, ka te tjere qe na i kalojne ku e ku!
 

papucja

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Tren elektrik :confused: :confused: Po ne Shqiperi sikur nuk ka (mjaftueshem) energji elektrike?????
 

Financieri

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Nuk nbajme ne shqiptaret flamurin e korrupsionit dhe praktikave banditeske, ka te tjere qe na i kalojne ku e ku!
----
Mua me duket se disave u vjen inat qe projektin e ka marre persiper nje kompani amerikane. Propaganda anti-amerikane e Evropes po i jepka frytet e saj. Nuk them se amerikanet jane te moralshem por kur akuzat i bejne evropianet e kurves plake :rolleyes: . Evropianet nuk i ndiqnin rregullat e lojes kur ishin maj kalit para nje shekulli ndaj dhe amerikanet s'kane pse t'i ndjekin.
 

antares

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Tunxh bir! Personalisht do isha po aq kunder ne rastin konkret edhe sikur kete "pune" ta merrte persiper nje firme europiane!
Ceshtja kush e ka "fituar" (nuk flitet per fitim ketu se nuk ka pasur fare konkurrence) eshte e dores se dyte.
Ketu ceshtja shtrohet: Ne kushtet e Shqiperise a ja vlen te behen keto shpenzime per nje lluks te tille? Ato pare te marra borxh (dhe me interes kuptohet) a mund te perdoreshin diku me shume me teper efektivitet?
Per sa i perket kompanive Janki, rri i qete se ata pervec ca produkteve te shpifura bujqesore-blegtorale nuk kane gje tjeter per te konkuruar ne Europen!

GM - i rane patkonjte vogelush!

Boingu do e ndjeke se shpejti (pasi ti quravitet edhe ca Europes per menyren se si Europa duhet te trajtoje Airbusin!)......
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Fillimisht postuar nga Sintetiku:
[qb] ....Pavaresisht nga suksesi ose jo i projektit, kredine do ta paguaje qeveria nepermjet tatimeve qe do te mbledhe nga tatimpaguesit shqiptare. Dhe per kete arsye ky projekt eshte pjese e financave publike shqiptare, dhe norma e interesit nuk ka lidhje me projektin por me marreveshjen qe arrihet nga manaxheret e sektorit publik ne Shqiperi. Mund te behej edhe disneyland nga shteti dhe do te kishte te njejtin interes... [/qb]
Me sa di une hekurrudhat jane shoqeri aksionere me aksionre te vetem shtetin. Pra kredia bashke me interesat do te duhet qe te mbulohen nga te ardhurat qe do te gjenerohen nga projekti. Pra, normalisht shlyerja e kredise dhe e interesave nuk duhet qe te kishte lidhje me te ardhurat nga tatimet. Por "e vecanta" e kesaj kredie eshte se kredine e merr qeveria cka do te thote qe pavaresisht suksesit te projektit parate do te paguhen nga te ardhurat nga tatimet. Pra ndermjetesimi i qeverise per kete kredi ben qe suksesi i projektit te dale ne plan te dyte. Dhe nese ky projekt nuk del i suksesshem kredia bashke me interesat ka per te mbetur ne kurris te tatimpaguesve.
GJithesesi ajo qe do te doja qe te vecoja per kete projek nuk eshte kostoja e kredise por kostoja e projektit.
Kush mund te na garantoje se ky projekt kushton vertet 90 milion? A ka mundesi qe i njejti projekt te realizohej me nje shume me te vogel....etj. Keto mendoj se jane pjesa kryesore kostos qe ne do te paguajme.... Ndoshta po paguajme 90 milion per nje projekt qe ne te vertete mund te kushtoje 50.. :confused: ndoshta 60... :confused: ndoshta 70 milion :confused: ....
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Mendoj qe ajo qe nuk eshte sqaruar ne kete procesus eshte fakti qe kredine e marrin hekurudhat shqiptare per nje projekt te caktuar dhe shteti shqiptar del garant per shlyerjen e saj.
Sa per punen e te qenit kundra Amerikes apo jo qe shkruhet me lart une mendoj se njeriu duhet te jet sado-mazo nese i pelqen ku ja fut Amerika e jo Evropa apo anasjelltas!
Ne te njetin senc e besoj se kjo nuk perben sekret per njeri, nese ka diçka evidente per te kritikuar ne Amerika jane transportet publike pra autobuzet, trenat dhe linjat elektrike. Keni pare (per ata qe nuk kane qene) ndonjehere ne ndonje film amerikan ndonje tren apo autobuz te bukur? /pf/images/graemlins/wink.gif
Nejse per te mos dale nga tema, nese shteti merr direkt kredi komerciale eshte i detyruar qe te organizoje teneder te hapur e jo ta quaje projekti i trenit elektrik amerikan.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Praktikisht kredine nuk e kane marre hekurudhat shqiptare. Drejtoria e Hekurudhave i ka zyrat ne Durres dhe ato kane lexuar vetem lajmet e gazetave se informacioni qe kane eshte zero. Nuk perjashtoj njohurite e Pocit per projektin, por nese KESH eshte kompani dhe i merr vete kredite qe i del garant Ministria e Financave, me kushte lehtesuese, Kjo kredi nuk ka lidhje me hekurudhat, thjesht keto banka kane hapur nje linje kredie, dhe le te knoqet GE me Nanon. Marrja e bonove do te ishte me e pranueshme, ne kete rast parate nuk kalojne ne thesar paraprakisht, pra do t'i marre direkt GE nga bankat pa bere dorezim dokumentash, dhe me pas qeveria do fuse ne loje thesarin duke marre bono me interes 7-8 % per te paguar interesat dhe principalin e kesaj kredie. Pra pas pak vitesh Stoku i Bonove do jete 150 milion dollare me i madhe vetem prej trenit. Ku dreqin Hyn hekurudha Ketu, MLK, ku dreqin eshte montazhi financiar...
Che Cavolo
 

MLK

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Sintetiku kjo qe kerkon nga une ti nuk eshte diskutim po me duhet te jap kurse montazhi finaciar e per kete pune paguhet para /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ne praktine nuk ndodh tamam ashtu si thua ti me siper sintetiku pasi ka disa ndryshime. Ne loje hyn shume faktore e procedura eshte e gjate pasi se pari duhet qe ministria e transporteve te pergatisi nje projekt ligj per kete projekt, me pas ministria e financave studjon propozimin financiar e jep mendimin e saj, pasi te jete pergatitur nje raport dergohen se bashku ne keshillin e ministrave ku kalon per aprovim, me pas projekti kalon ne parlamet ku se pari duhet te marri aprovimin e parlamentit ne menyre qe shteti shqiptar te dali garant dhe se dyti qe ky projekt te zhvillohet me prokurim te drejtperdrejte. Pasi jane kryer keto procedura dosja shkon ne ministrine e drejtesise qe te verifikohet gjithe dokumentacioni nese ka qene ne perputhje me ligjin e me pas pasi jane kryer keto faza i jepet e drejta grupit te punes qe te filloje negocjimet.
Linja e kredise nuk eshte hapur per shtetin shqiptar por per nje projekt i cili do te realizohet nga GE e per kete GE ka nje marveshje me ABN AMRO nepermjet te ciles vetem GE perfiton nga kjo linje kredie. Kjo linje kredie eshte e formes me "çelesa pagese" qe do te thote se shteti shqiptar nuk merr asnje kokerr leku por GE per çdo faze te kryer ne baze te kontrates dergon faturen tek pala shqiptare dhe pala shqiptare pasi e aprovon per punimet qe jane kryer ja drejton ABN AMRO e cila paguan GE.
Pra shteti nuk merr dot kredi komerciale por ndermarjet qe jane prone e tij po.
Qeveria funksionon me buxhet vjetor e buxheti duhet te jet i miratuar nga parlamenti sipas ligjit shqiptar.
 

Financieri

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

E more vesh rezultatin e referendumit ne France, Antares? :smash: Ngushellimet e mija. Evropa plake do vazhdoje ta kete politiken lesh e li edhe per ca kohe me duket. Hajde bllok ekonomik hajde.

Me ate etike pune dhe ate percarje politike qe kane evropianet, as per 200 vjet s'ja marrin dot Amerikes. Rreziku per Ameriken vjen nga Azia jo nga Evropa o tunxh biri (ose tunxhe se nuk ta marrim vesh as seksin).
 

antares

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Prandaj jam i dobet ne pergatitje politike une se ti me kalon nga nderzimi artificial i lopeve tek Amerikanet ne Vietnam!

Kur te kesh kohe ti "financier" (veshtire te kesh mbaruar ate fakultet se aty duhet nje minimum matematike e llogjike) mund te na shpjegosh se c'lidhje ka dhenia aforfe e "asistences sociale" (eshte i vetmi term qe i shkon me shume per shtat situates) nje kompanie Janki 10 000 km larg Amerikes nga paret qe do ti vjellin nga b..... taksapaguesit shqiptare.
Po pate qejf ne hapim nje teme aty ku duhet, (sigurisht jo ketu tek ekonomia) per gjeostrategjine dhe diskutojme per te shkuaren te tashmen e te ardhmen e Europes, forcat ne loje e dinamikat aktuale.....
Jam kurioz te shoh sa i kenduar je ne teorite e Mackinderit, Fon Der Brykut, dhe Aleksander Duginit!
Por kam seriozisht frike se do zhgenjehem, se ti diskuton me frymen "Babi im e rreh babin tend"!
:cry: :cry: :goofy: :goofy: :devil: :cry:
 

arun

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Fillimisht postuar nga puhiza:
[qb] Tren elektrik :confused: :confused: Po ne Shqiperi sikur nuk ka (mjaftueshem) energji elektrike????? [/qb]
ha ha ha ha ha

sa kom qesh me kete naivitetin tend , po shqiperia pikerisht per kete eshte quajtur edhe vendi i paradokseve .........
 

Financieri

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Fillimisht postuar nga antares:
[QB] Prandaj jam i dobet ne pergatitje politike une se ti me kalon nga nderzimi artificial i lopeve tek Amerikanet ne Vietnam!

Antares, po lopet dhe Vietnamin nga i gjete? Te keshilloj te mos harxhosh kaq shume kohe online se te eshte bere mendja lemsh dhe s'di se cfare ke lexuar tek nje teme e cfare tek tjetra.

P.S. Ata autoret qe permend as ua kam degjuar ndonjehere emrat. Besoj se do jene profesora tek ai universiteti i klasit te trete ku studion ti atje ne Chateau de Palle Ka*i :lol: .
 

antares

Primus registratum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

He he he! Ketu ne forum mor ta marrsha paska njerez qe jane krenare me injorancen e tyre! Kjo pak a shume si i adhuruari i tyre Bushi qe thote me krenari qe "une nuk lexoj as libra e as gazeta!".

Shoku Komisar....Po prifti a eshte popull?

I kerkoj falje moderatorit per devijim nga tema po c'te besh.....
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

Fillimisht postuar nga Financieri:
[qb] ... Evropianet nuk i ndiqnin rregullat e lojes kur ishin maj kalit para nje shekulli ndaj dhe amerikanet s'kane pse t'i ndjekin. [/qb]
interesant ky lloj arsyetimi!!!!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Treni Elektrik i Pocit dhe Nanos

qe te hyj dhe une ne teme:


nuk ka pike dyshimi qe sistemi hekurudhor DUHET te ndertohet e rindertohet ne shqiperi
experienca shume vjecare e periudhes komuniste te pakten na ka treguar se jemi ne gjendje te ndertojme edhe pa GE e pa ambasaden amerikane por kjo nuk do te thote asgje.
Besoj se te gjithe ne jemi dakort qe sejcili duhet te beje cka njeh me mire.
Shifrat qe permenden ne kete teme nuk kane asnje kuptim ne vetvete. Nuk ka krahasim, nuk ka alternativa, nuk ka projekt biznesi nuk ka ...

a di ndonjeri ku ndodhet i depozituar ky projekt?
 
Top