Tregimi i nje te panjohuri

random

Primus registratum
Tregimi i nje te panjohuri

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Tregimi i meposhtem ishte shkruar ne nje forum (tashme nonekzistent) nga nje forumist me nick Batoipare rreth 2000/2001. Ngaqe nuk doja te humbiste po e vendos ketu. ..eshte vertet i bukur.

[/ QUOTE ]

Kur dera binte tre here ,kush ishte mbrapa saj, s`ishte per mua. Ne krye te dy muajve kaq gje e kisha marre vesh. Mbas muajit qe pasoi dy te paret, I zoti I tre te trokiturave filloi te me pyeste nese ndonje e kishte kerkuar dhe meqe zakonisht erresira e pare me zinte ne shtepi, isha ne gjendje te kisha nje pergjigje. Jo se kishte ndonje rendesi te madhe,por I zoti I tre te trokiturave, rasti e solli te ishte nje bukuroshe mbi te tridhjetat, akoma me petale ne trup. Dhe bukuria, si gjithmone, meriton vemendje. S`kaloi shume dhe pyetjet nga te thata e telegrafike, u shnderruan ne coffee break. 30 vjecarja me petale ne trup kishte nje
emer nordik, te dale diku andej nga historite e Odinit.

Veten e mbante mire, kurse apartamentin e saj ca me keq. Me e bukura ishte se kur hyje brenda, te dukej sikur kishe kaluar pragun e nje muzeumi. Gjeja e pare qe te binte ne sy, ishte nje flamur I kuq I madh, me nje drapert e cekan te verdhe mu ne mes. Gjithandej muret ishin te mbushura me pankarta revolucionare e mbi revolucionin, ne te gjtha
gjuhet.Diku ne nje cep dalloje fotografite e baballareve Marks, Engels, Lenin e Stalin. Por me e dukshmja nga te gjithe ishte posteri I El Che, el comandante, me berreten e me mjekrren qe shoqeron perhere emrin e tij. Ti hiqje yllin ne kape e ta zevendesoje me nje kurore prej gjembash, ti shtoje edhe ca qirinj, dhe kishe perpara nje ikone perfekte.

Dyshemeja,vec mbeturinave te pa konsumueshme te drekave e darkave te ngrena aty e bishtave te cigareve, ishte e mbuluar me libra nga me te ndryshmet, qe nga serite e Asterix e deri tek titujt mbi magjiine e zeze
apo filozofine quantiche. Duke gjykuar nga gjendja e shtepise dhe nga emrat mbi rroba e mbi kozmetike, shihje se e zonja kishte principe te forta dhe ishte shume konsekuente ndaj tyre. Por se si keto principe rrinin bashke, e mora vesh nje dite, ose me mire, nje nate, tek po merrja uje te nxehte per te bere nje caffe insatnte.

Nje sirtar I hapur, ne nje mobilje aty afer, linte gjithe permbajtjen e vet te dukesh fare qarte. Syte,qe asnjehere se kam kuptuar se kujt sistemi nervor ne trup I takojne, si nje dore e padukshme filluan te preknin nje e nga nje gjerat qe
gjendeshin brenda. Peshorja miligramike, kutija e Betidinave, luget laboratorike dhe disa shiringa te reja, mu duken si celsat qe hapin deren e nje bote te erret, te
cuditshme e misterioze. Llogjika e shqiptarit, te shtynte e te thoshte ik, nga syte kembet, mos kthe koken, mos pyet, mos shiko me,por nga ana tjeter, kurioziteti , si ai I maces, gjente 100 mije arsye per te ta mbushur mendjen , per te qetsuar e per te siguruar se syte jane per te pare e jo per te provuar. Djalli ishte ne mendje, jo aty perpara teje , me ty. Pastaj edhe sikur te ishte afer teje, ai kishte disa forma e tipare femerore qe ti merrnin edhe ato mend qe kishe.

Qe nga ajo nate, shume net e here te tjera do te shkoja te mbushja ujin e nxehte per caffe instant. Bile, bile ishte bere specialiteti im. Asnje s`ishte ne gjendje te bente caffe instant si une. Dhe e kishin marre vesh edhe miqt e nordikes. Jo se I kisha takuar. Ma thoshte ajo, sa here qe kthehesh e pakenaqur nga ndonje kafe e pire perjashta. E shpesh keto biseda kafeje do ti hynin disa rrugeve pa fund e pa krye. Here here brillante e here here kaotike, ne mvaresi te gjendjes se stimuluar apo apatike te qelizave te trurit. Me lehtesine me te madhe do te kalohesh nga kinemaja italiane dhe pse-ja mbi rolin e saj primordial ne kinematografine boterore, ne karakterin krejt te vecante te socializmit shqiptar, nga pese llojet e yoges e deri tek aftesia e qenit te saj Birillos, per te nuhatur e gjetur spermen dhe per ta lepire ate, qe nga Baudelaire e Rimbaoud tek roli titanik I Stalinit ne zhvillimin e njerezimit. Une zakonishte degjoja. Jo se s`kisha ndonje opinion per cfare flitesh, por ishte me mire ashtu. Pervoja me kishte mesuar qe femrat e bukura s`duhen kundershtuar. Po e bere, duhet te marresh cdo risk parasysh. Ky rregull rrezik eshte I perfshire dhe ne dekalogun e femres. E une s`kisha aspak deshire ta vija ne prove vertetesine e tij. Vec kesaj, nese nderhyja, do pohoja, perforcoja ose ne rastinme te mire, do beja ndonje pyetje. Them ne rastin me te mire, sepse
pergjigjet zakonisht ishin te gjata dhe shpesh ato kerkonin nje ambjent me rilaksues si p.sh. krevati ne dhomen e gjumit qe dukesh si nje anije fantazem, me ate driten e zbehte qe vinte kushedi nga ku. E sa here qe argumenti kerkonte
kushte te tilla qetesues e te pershtateshme per diskutim, une nuk harroja asnjehere ta mbyllja Birillon ne guzhine.

Gjeja me normale ne jete eshte rutina. Zgjohesh, fle, iken e hena , vjene djela. Ritmet jane identike. S`e di per te tjeret, por per mua, sa here rutina zbret nen nivelin e saj astronomik apo biologjik, dicka e pakendeshme do me ndodhe. O do bej aksident me makine, o do humbas vendin e pune, o do prishem me miqesine.

Eshte e salduar. Edhe me nordiken ndodhi e njeta gje. Ne nje nga ato mbremjet dhe netet rutine, tek po flisnim, argumenti brodhi e nga brodhi dhe perfundoi tek arabet, fenikasit, Kartagjena me Amilkarin e Hanibalin dhe nderhyrja imperializmit francez ne te gjitha vendet e Afrikes se veriut. Pa perjashtim. Kur virtytet e te pareve ngriheshin ne qiell, ata te fundit s`ngelej s`ngelej grope pa I futur e zhytur brenda. Te paret ishin te ndershem, te dytet hajdute, te paret ishin progresiste, te dytet ishin reaksionare, te paret ishin me nje kulture disa mijra vjecare, te dytet ishin pertace qe jetonin me renten e marre ne Afrike. Mua s`mu durua me.

Kunder cdo rregulli e parimi, ne kundershtim me a.b.c- ne e sjelljes me nje femer te bukur, pa menduar gjate I thashe se s`isha dakort, sepse marokenet, te pakten ata qe ishin ne Rome, s`gjeje nje qe te punonte, por o do vidhnin , o do shisnin droge, se jane si qente, po te jene shume te sulen e te hane, por kur jane vetem aq shpejte ikin sa s`merret a eshte bishti apo gjuha ajo qe iu varet perpara. E ne cfare thoja , isha me se I bindur se e verteta ashtu ishte. Te pysje kedo qe kishte ca kohe qe jetonte ne Rome, do te te thoshte te njejten gje. Po jo nordikja.. Ku ta dija une qe nga gjithe plejada e te dashurve te saj, ai qe shndriste me shume, ishte Tahari, nje algjerian I mbyllur ne Rebbibia per tregti droge. Nuk e mora vesh se cfare kalonte neper koken e saj ne ato momente, por nga goja e saj kuptova se ishte vone, ajo ndjehej e lodhur dhe I duhet te flinte. Mbas shkembimit te nates se mire, ngjita shkallet, u futa ne apartamentin tim dhe me furcen e dhembeve ne goje fillova te sjell nder mend se cfare u tha e si u tha. S`shihja ndonje derrase te thyer, por kisha nje parandjenje qe dicka nuk shkonte. Nata e neserme, ajo pas saj dhe ajo tjetra pas saj e kthyen parandjenjen ne bindje. Femrat kane nje menyre te tyren per tu shprehur. Por sidomos ato te bukurat jane ne gjendje ta bejne veten shume te qarte. Ato kane gjithmone te drejte. E bile s`kane nevoje ta vertetojne. Mungesa e tyre eshte me se e mjaftueshme per te bindur.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Tregimi i nje te panjohuri

Ke bërë shumë mirë që tregimin e ke rishkruar edhe njëherë për forumin. Është një veprim me të vërtetë shembullor. Mua më pëlqeu. Veçanërisht gjuha e përdorur. Thashë veç t'i hedh një sy, pastaj më tërhoqi. Shpresoj që Batua i Parë të "bëhet i gjallë". Me kënaqësi do të lexoja edhe diçka tjetër prej tij.
 

Anana

Primus registratum
Re: Tregimi i nje te panjohuri

Car morali? Ca perceptimi qe s'ta merrte mendja. Po me vjne per te qesh...po tregimi qe i bukur.
 

random

Primus registratum
Re: Tregimi i nje te panjohuri

vetem 2 kishte shkruar ne ate forum ..tjetrin do ta vendos me vone.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Tregimi i nje te panjohuri

<font color="black">Interesant. Mua me pelqen ky lloj trajtimi dhe stili, jam shume e dhene pas tregimeve te shkurtra. Megjithate, fraza eshte pak e varfer, vende-vende e shkeputur dhe here pas here i mungon forca. Ndoshta, kjo ka te beje edhe me shkrimin jo fort te sakte te gjuhes qe ndikon. Ka disa kontradikta, vende vende. Pjesa e pare eshte e bukur (vertet e bukur); eshte arritur te terhiqet maksimalisht vemendja e atij qe e lexon dhe, kur kjo ndodh qe ne fillim, eshte mjaft mire (pak e rralle per ta arritur). Me pelqen shume ajo "i zoti i tre (tri) te trokiturave", eshte shume 'thirrese'.
Me pas, del qe eshte zonje (hmmmm, ketu ulet pak kurba). Pjesa e pershkrimeve me duket mire. Mund te kishte luajtur pak me shume me frazat ketu (per mendimin tim). Mbyllja eshte serish interesante; nuk eshte mbyllje klasike dhe kjo me pelqen. Ka ca ide tip moralisto-shablloniste /pf/images/graemlins/laugh.gif, por, kam pershtypjen, qe duke vazhduar e shkruar, mund te zbehen e te shnderrohen ne te tjera gjera interesante.

Nejse, ky ishte mendimi im shkurt /pf/images/graemlins/laugh.gif per sa me siper. Natyrisht, eshte mendim personal. </font>
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Mashtrime te sinqerta te jetes sime...

Shum kohe me pare kur Engjujt pushtuan token
e gjerat nuk ishin kaq keq sa jane sot,
un pata qene Beqar.

Zemra jeme ishte cuditshmerish e malle
e ne te kishte ven boll per gjithken.
E un isha mreti i Zemres teme.
Por njeher nigjova qe bukuria te merr ne qaf.
dhe un gjithmon kam per ta mallku bukurine time
qe mori ne qaf vajzat e forumit.
"You got looks that kills" akoma me tingellojne ne vesh
fjalet e njerzve. Ne fakt pamjen e bukur un e kam trashegim
nga Babi. Asht kirurg plastik.

Aq i merzitur jam qe ju kam marr ne qae sa nuk ha , pi
as nuk lej gjume.dhe sikur te mos binte shi sot
do shkoja i palare.

Ju kuptoj.
Shpeshhere te shtyre nga deshira per tu nigjua
flasim pakursyeshmerisht e papushim. Kur noshta
deshira jone e vertete eshte jo te na nigjojne por te na kuptojne.
vazhojme te flasim tu besu qe qe cdo jale qe
del prej shpirtit tone natyrisht
prek ne shpirtit e tjetrit.
Por vjen nje kohe qe dallojme sa
e pavertete eshte kjo gja atehere
kur marrim vesh qe gjat gjith kohes kemi qene duke
folur te nje njeri kaq vet-mrojtes,
te painteresuar e Gango te panreqshem =).
Nuk duhet te njeni keqardhje qe keni besu te Gango
por nese e humbet ate. mos humbni MESIMIN....!=)

Kajher kerkojme nje person ne jete
qe te na japi ashuri te pakusht shpeshher pa e ditur
si e duam ne te vertete te jete ai njeri.Njeriu asht egoist.
Besojm qe gjat luftes te vazhushme me e gjet
do gjejme nje person qe nuk jemi mesuar ta shohim cdo
dite por do zbulojme dika te panjohur.
Per ta arrit kyt ne ndjejme nje deshire
te irracionale per te
permbush detyrimet tona pa menu
a asht e drejte apo e gabume.

Por fatkeqesisht ne hyjm ne kete lufte
tu menu vetem fitoren e shpeshher tu injoru humbjen
edhe pse vazhimisht rezultati na kujton qe ne
co beteje parardhese te kesaj lute
kemi dale humbes e jo fitues.
sikur te kishim fitu nuk kishim me
ken tu kerku ma.
Pamvarsisht kesaj ne vazhojm te luftojme me shpirt heroik
e te venosun se besojme qe kena me
fitu betejen venimtare.
Por zhgenjimi asht i mall kur vijm me kuptu qe
gjat gjith kesaj kohe kemi qene tu luftu nje lufte
te humbur qysh ne betejen e pare.
cuitemi qe nuk u kemi kushtuar vemenje sinjaleve paralajmeruese
te trupit e qe kemi ba veshin e shurdh ndaj zerit
autoritar te arsyes.

Athere dhimja asht e malle. Ngrejme syte nga qielli
e protestojme perse mua?
E kujt tjeter prisje ti nollte?
mos valle asaj
qe po vek nga kanceri ne gji.
asaj qe punon ne rruge? apo asaj qe i ka 100000
halle te tjera? Kontoja e merzise
te tjeret eshte ezauruar =).
e kshtu te duket qe Zoti ka menu qe
me ta cu ty krejt dhimjen e botes.
por harroni me menu qe Zoti asht meshirshem
ai kurr nuk i con njeriut dhimbje ma shum se njeriu mundet
me duru.
Ashtu sikurse ai ka menu me ua heq Gangon nga krahet tuaj
ashtu ka menu ehe me ua dhan forcen me e harru Gangon.

dhimbja asht e tmershme ju besoj. por kujtonju qe dashnia
jo gjithmone sjell lumturin e pritshme.
a duhet ta vrisni veten
per kete?
vriteni nese besoni se keni me shku ne nje vend
tjeter ma te mire. por nese doni me te vetete
me jetu ne kete jete dinje mire qe edhe pse
dashnia shpesh sjell dhimje ajo asht
e vetmja menyre me jetu i plote.

Mos u merzitni.
Hajt Mirupashim tash!
GS
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Mashtrime te sinqerta te jetes sime...

Shkrimin me lart e solla ketu nga zona e thashethemeve ne AF.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Mashtrime te sinqerta te jetes sime...

me kujton nje personazh libri tek Fitzgerald :
"me mire nje mashtruese e sinqert,sesa nje puritane e çmendur/merzitshme".

lexim i kendshem,ju lart. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top