Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER
<span style="font-weight: bold">RRETH TRILLIMEVE E OFENDIMEVE TE MUSLIMANEVE SHQIPTARE</span>
Leter drejtuar Presidentit Alfred Moisiu, nga kreu i
Partise Shqiptare "Atdheu" z.Artan Shaqiri
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=35511
"Kur traditat e humbin lidhjen me realitetin aktual, kur
institucionet mbijetojne vetem me ndihmen e represioneve te
verbeta dhe kur individet nuk jane me ne gjendje te njihen
ne veprimtarite e tyre personale, atehere cdo etike
shnderrohet ne shkrumb e hi"
Jürgen Habermas
Ekselenca juaj,
Edhe pse keni probleme me te medha se ato te cilat i
trillojne mediat, me nxitjen edhe te qeverise, serish ndiej
nevojen se ndjenjat e fetarit dhe feja, jane nga fenomenet
te cilat zene vendin kryesor ne kulturen e popujve te
civilizuar. Paramendoni se si paraqitet ky problem:
"Islamiket terroriste", "bomba islamike", "feja aziatike" e
te ngjashme. Me lejoni qe ta paraqes nje revolte timen
rreth ketyre problemeve, te cilat kane bere qe cdokush te
merret me ceshtjen e fese, perpos eksperteve dhe
pergjegjesve te saj.
Zoteri President!
Ne perspektiven e pervojes mbarenjerezore fakti i
kalueshmerise, per fat te keq eshte i pamohueshem. Themi se
cdo gje kalon megjithese presim qe ajo serish te kthehet.
Ritmi i nderrimit te moteve ndodh pavaresisht nga ne, ne
menyre te paevitueshme.
Cdo gje pra kthehet, vetem njeriu udheton ne pakthim.
Udheton madje edhe atehere kur qendron ne nje vend.
Udheton, sepse shpirti i tij nuk njeh ankorim. Ne nuk jemi
ajo qe jemi, ne behemi vetem ne shqetesim dhe kerkim.
Mirepo, eshte rrezik qe ne gjithe kete, te mbetesh i
vetmuar, pa bashkudhetar dhe shok, pa udhezues. Padyshim se
kemi nevoje per dike te na udheheqe, i cili do te kujdeset
per sigurine e ngritjen tone shpirterore. Te gjithe
brengosemi per neser, per ardhmerine, malli mbi mall,
brenga mbi brenge. Brengat na ndjekin deri naten vone, na
marrin gjumin dhe na i thinjin floket. Ekzistojne situata
ne te cilat nuk mund te bejme asgje, ku thjesht
shnderrohemi ne objekt te ndonje procesi me te cilin ne
vete nuk mund te udheheqim. Na udheheq logjika e
ardhmerise. Perfundojme: sot e nesermja do te jete dje.
Vertet, ne nuk jetojme ne te kaluaren, por ne te tashmen me
shikim te frikesuar drejt te nesermes se mundshme, te
pasigurt dhe te panjohur. Frika, kjo eshte dita e neserme.
Pyesim: Pse cdo tranzicion paraqitet me paradokse te
shumta? Pse nen petkun e pergjegjesise se kolektivitetit
shkaterrohemi? Pse fene e politizojme, flasim pa dije dhe
pa pergjegjesi njerezore per te? Cdo kohe e kaluar per
Shqiperine eshte duke lene zbraztesira te medha dhe
deshtime ideologjike, ekonomike e kulturore dhe moskuptim
si nga vetvetja po ashtu edhe nga te tjeret. Ne akoma jemi
te brengosur me sundimet e meparshme, kinse ato kane qene
shkaktare qe Shqiperia asnjehere mos te jete e forte dhe
stabile, ndersa vetveten, faktuminshqiptar brenda atyre
periudhave fare nuk e studiojme e as qe e kritikojme. Shume
lehte e themi fjalen "roberim shekullor", qe mundet madje
te jete edhe e vertete, sepse eshte nje fakt historik.
Perse truri shqiptar e lejon tragjedine e roberimit?
Por, parashtrohet pyetja se valle perse truri shqiptar,
vullneti shqiptar, besa shqiptare ta lejojne tragjedine e
roberimit? A nuk mjafton kjo te kuptohet si e kaluar, e
fakt eshte se eshte e kaluar, e sot nuk kemi njeri te
gjalle qe e ka perjetuar ate kohe, sepse nuk jemi vetem ne
shqiptaret ata te cilet e kemi kaluar ate periudhe, kemi
edhe popujt te tjere te cilet edhe me fe nuk kane
lidhshmeri. Por, ata perpiqen qe te ndalen ne interesat e
tyre duke krijuar marredhenie kulturore dhe diplomaci te
duhur me simpati ndaj njeri-tjetrit. E ne, pa nevoje
krijojme acarim dhe ofendim.
Ideologjia komuniste, sundimi enverian qe ishte "parajse"
per gjithe Shqiperine, bashke me shkrimtare e politikane te
cilet krijuan karierat e tyre akademike me mbrojtjen e
sistemit te tille, me nje sekonde u shnderrua ne hicgje.
Perseri fajtore ishte ideologjia per shkaterrimin ekonomik
dhe shteteror te Shqiperise. Edhe pse Shqiperia nuk ishte
vend i vetem me ate ideologji te shemtuar dhe te felliqur,
ajo ne mesin tone u paraqit ne menyre e cila nuk eshte e
kuptueshme madje as per ata te cilet e kane perjetuar ate,
si per nga aspekti teorik, ashtu edhe politik e fetar. Si
eshte e mundshme qe "cdokush spiunonte", "kishe frike nga
femija yt", "nuk kishte liri ne Shqiperi" etj. Keto jane
momente qe askush nuk i beson e as qe ka mundesi racionale
per t"u besuar. Por te shqiptaret u be fundamentalizem i
gjalle ky tmerr qe shkaterroi shpirtin, familjen, shtetin.
Perfundimisht, vetvetiu u paraqit demokracia dhe shqiptaret
ate masovikisht e pranuan, duke u bere me demokrate se vete
domethenia e fjales. Besoj se askund ne bote demokracia nuk
e mori ate forme te "lirise" si ne Shqiperi. Sic e pame, ne
kete kohe te demokracise trazirat e vitit te kaluar krijuan
nje fotografi para botes e cila fare nuk pati nevoje te
komentohet. U shkaterrua nje shtet, u drodh ne teresi.
Brenda ketij kaosi u formua qeveria e tjeter demokratike me
shpresa se kinse do te merret me ceshtjet jetike te
Shqiperise. Fatkeqesisht, ajo deri me tani po merret me
teori utopike, me Shqiperine pa Shqiperi, me burgime dhe me
luftimin e "fese aziatike", "fundamentalizmit",
"terrorizmit musliman shqiptar", qe do te thote si Don
Kishoti "mullinjte e eres".
Fotografia e jetes qe na mundon
Zoteri President,
Kjo fotografi e jetes se Shqiperise na mundon dhe na
shqeteson. Kjo gjendje vetvetiu nenkupton zhdukjen e
pergjegjesise individuale dhe paraqitjen e pergjegjesise se
kolektivitetit, i cili edhe sot e kesaj dite mbreteron ne
cdo dimension te shqiptarit. Manipulimi kolektiv me fajin
dhe me "vetefaljen" nuk eshte asgje e re. Ngjashmeri do te
mund te gjendej edhe ne fenomenin e ksenofobise e cila ka
marre vrull ne Evrope. Ne te gjitha ato dukuri mund te
gjenden elemente te ngjashme.
Njeriu akoma perpiqet qe fajtor ta konsideroje ate i cili
ka "sjellur" deri te ajo situate: disidentin, te huajin, te
marrin. Mirepo, kur qartesia e veprimeve antietike arrin
permasa te atilla qe ajo mos te mbetet e panjohur, e as qe
mund t"i hidhet mbi supe atij "te ndryshmit", nese nuk
mundte fshihen faktet dhe pasojat, sidomos pasojat e
deshirave te tij - atehere faji i tij behet i qarte. Fakti
se ka bashkepunuar ne krijimin e fajit, se me vetedije u ka
ofruar mbeshtetje dorasve, fiton permasa te stermadhuara ne
mase te njejte me ate kur me pare i satanizonte ata te
cilet deshironte publikisht t"i njollose.
Mund te themi se te ballafaquar me situaten jetesore e cila
i nxit qeniet ne veprim, mbrojtjen personale mund t"ua
dorezojme te tjereve, mirepo menyra me te cilen behet ajo
mbrojtje kthehet kunder nesh, meqe kryesi i asaj mbrojtjeje
vepron ne menyre joetike. Reagimi ndaj kesaj reduktohet ne
mbrojtjen e njeriut nga pergjegjesia me ate qe ua fal
kryesve te veprave joetike te cilat i kane kryer ato ne
emer te tij, e me kete ia fal edhe vetvetes.
Ekselenca juaj,
"Terrorizmi islamik", i trilluar
Diteve te fundit u krijua nje kinse problem i cili as ne
teori, as ne interes, as ne fjalor e kulture shteterore nuk
ekziston, perpos ne "politiken shqiptare" dhe asaj te
medias: "terrorizem islamik", trillim ky i cili eshte i
bazuar ne genjeshter e jo ne njimtim. E verteta logjike
eshte e kundert me njimtimin, ndersa e verteta morale eshte
e kundert me genjeshtren. Genjeshtra mund te jete logjike,
ndersa njimtimi mund te jete moral. Kjo eshte e vertete qe
eshte deshmuar shpeshhere. E c"te besh kur te ballafaqohesh
ne historine tone me momente te cilat pothuajse askund
tjeter nuk mund t"i veresh, sic jane prezentimi i ateizmit
zyrtar, thirrja ne konvertim te pergjithshem, ndarja e
kuptimit te fese ne ate moderne e jomoderne, aziatike,
paraqitja e "fundamentalizmit islamik", "terrorizmit
islamik" e keshtu me radhe. Keso trillime nuk mund te jene
baze studimi, e lere me te gjenden ne fjaloret fetare,
politike e enciklopedike.
Keto dite lexuesi shqiptar eshte i ballafaquar me trillimet
e lartshenuara, atij fare nuk i lejohet te mendoje per
jeten e vet, shtetin dhe kushtet ekonomike dhe ato te
sigurise shteterore. Sidomos pjesetaret e konfesionit islam
jane te prekur nga informimet e llojit te lartshenuar.
Prezentimi i problemeve ne kete menyre krijon nje konfuzion
i cili me te vertete mund te paraqitet me te papritura te
ndryshme. Edhe une si lexues i atyre shkrimeve perjetova
momente te cuditshme. M"u paraqit i tere problemi i
shqiptareve ne ish-Jugosllavi; u detyrova te besoj se
akuzat qe u jane bere shiqiptareve ne ish-Jugosllavi kinse
kane qene te verteta: te gjitha ato burgosje, rasti i
Paracinit, "fundamentalizmi" dhe "terrorizmi" i shqiptareve
e te ngjashme. Pothuajse e njejta metode koheve te fundit
po shihet ne shtypin shqiptar per "fundamentalizmin" e
"terrorizmin". Me te vertete eshte per t"u cuditur kur
dihet se cdo popull i civilizuar dhe i pacivilizuar eshte
rritur e ngritur vetem nen hijen e mitit dhe te fese.
Dashti Zoti dhe i paraqiti fete qiellore qe te gjitha te
jene prezente ne etnikumin shqiptar, por perseri "shqiptari
i cuditshem" perpiqet qe ta crregulloje ate natyrshmeri te
feve. Ku fati qe jo vetem muslimani shqiptar te ishte
besimtar i fese me fe, por edhe i krishteri shqiptar te
ishte i tille pa e politizuar - politika nuk jep fe. Kete e
them duke pasur parasysh friken e Perendimit i cili
ballafaqohet me sekte te panumerta, gje qe paraqet njerin
nga problemet e medha shteterore, e fati i Shqiperise ishte
qe ajo te jete nen hijen e feve qiellore, larg sekteve dhe
deliriuit te Perendimit ne aspektin destruktiv.
Feja eshte imperativ, force ndaj se ciles fuqia njerezore
ne esencen e vet nuk mund t"i kundervihet pos me pranimin
apo refuzimin e saj. Dmth "me apo pa deshire, njeriu do te
takohet me Perendine" "M.Heideger). Njeriu me fene vetem se
ka te drejte te behet fetar i drejte, i sinqerte, njeri i
cili nuk shkaterron kulture dhe shtet. Feja Islame eshte fe
qe beson ne nje Zot, ne punet e mira dhe eskatologjine.
Feja edukon, mbikeqyr pergjegjesine individuale,
lidhshmerine Zot-njeri. Kete e deshmojne si Fjala e Shenjte
po ashtu edhe filozofia.
Atehere, si eshte e mundur qe te lidhen, te kuptohen
akuzat, ofendimet "terrorizmi islamik", "terrorizmi
shqiptar"... Terrorizmi eshte dukuri, drejtim, destruksion
ne vete qe s"ka komb e fe. Keshtu kuptohet, keshtu eshte
dhe nuk mund te jete ndryshe. Do te thoja se problem
kryesor ne hapesiren shqiptare eshte afetarizmi,
afundamentalizmi ne cdo aspekt, perpos negativitetit.
Natyrisht se ketu verehet paaftesia intelektuale, kulturore
e shteterore qe me kete ceshtje te merret vetem per hir te
dikujt tjeter. Shteti kur do ta humb vetveten lejon qe te
merret me mbrojtjen e interesave te te tjereve.
Paramendoni paradoksalitetin e lidhshmerise se
crregullimeve te lartshenuara me shoqatat arabe ne
Shqiperi. Eshte e vertete se disa shoqata arabe bene
aktivitete ne Shqiperi nen emrin e bamiresise dhe te
kultures, por shoqatat e tjera qe sot ekzistojne ne
Shqiperi dhe numri i te cilave eshte mbase mbi 100 sosh,
harrohen, ndersa apostrofohen te gjitha ato vetem se si
disa shoqata arabe. Natyrisht se ketu nuk merrem me
mbrojtjen e asnjeres nga ato; ku fati qe Shqiperia te ishte
nje shtet qe nuk do te kishte nevoje per shoqata bamirese e
kulturore, por ja qe ato jane aty.
Problemi i misionareve ne pergjithesi eshte ceshtje qe
duhet analizuar. Ata me teper jane duke shfaqur dobesi sesa
dobi dhe pelqyeshmeri ndaj shtetit dhe institucioneve. Ata
perpos fjaleve te bukura po percjellin edhe traditat e tyre
kombetare dhe interesat e tyre territoriale e shteterore.
Por, per kete ekzistojne institucionet, shteti e keshtu me
radhe.
Sa u perket shoqatave arabe, ato mund te akuzohen vetem per
joprofesionalizem ne punet e tyre, si ne aspektin fetar,
ashtu edhe kulturor. Shqiperia eshte duke treguar vonese ne
cdo drejtim; perpos lajmeve te mira dhe jetes se veshtire
njeriu fare nuk perjeton dic tjeter. Cdo e mire, cdo bukuri
eshte duke u njollosur me ate qe nuk duhet. Besimtaret
kerkojne respektin e duhur nga cdo institucion si dhe nga
vete shteti.
I nderuari z. President!
Eshte e vertete se ju personalisht nuk e keni identifikuar
"terrorizmin" me fene islame, por fatkeqesisht qeveria po
merret me kete ceshtje joekzistuese, qe do te thote se
eshte duke krijuar genjeshter dhe duke e harxhuar forcen
ekonomike te shtetit shqiptar mbi kete ceshtje. Sic e dini
edhe ju vete ne Shqiperi nuk ka, e as qe mund te kete
"terrorizem islamik". Edhe nese tere bota e thote kete,
interesi shqiptar nuk ka te drejte te lejoje nje shpifje te
ketij lloji ndaj shtetasve te vet.
Ju lutemi z. President mos te lejoni qe Shqiperine ta
izoloni nga marredheniet e mira dhe diplomacia pozitive me
shtetet qe gjenden brenda korpusit islamik. Ndjenjat e
fetareve kane rendesi te madhe, ato jane te shenjta dhe
Zoti nuk i len pa i mbrojtur, por kerkon ng ata qe kane
pergjegjesi te sillen me korrektesi dhe drejtesi ndaj tyre.
Shteti shqiptar te ruhet nga konfuzioni dhe crregullimi
konfesional. Le te ruhet nga diskriminimi fetar. Te
kerkohet pergjegjesi per te thenat e paargumentuara, e
sidomos per deliriumin e mediave. Shtetit shqiptar mos t"i
imponohet ndarja ne ate ne Lindje e Perendim.
Kur"ani thote: "All-llahu nuk e nderron nje popull derisa
ata vetveten nuk e nderrojne."
Sinqerisht
Artan Shaqiri
Kryetare i Partise Shqiptare ATDHEU