TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Bashkesia Islame e Shqiperise kembengul per ndertimin e nje xhamie ne qender te Tiranes edhe pse qeveria nuk ua ka miratuar sheshin e ndertimit. Shteti kerkoi t'i kompensoje me toke muslimanet diku me larg qendres, cka nuk eshte pranuar prej tyre.Sipas nenkryetarit te komunitetit myslyman, leja per ndertimin e xhamise ne krah te parlamentit shqiptar eshte miratuar ne vitin 1993, kur Sali Kelmendi ishte kryetar bashkie. Sipas tij edhe ish kryeministri Meta i ka premtuar krereve te ketij komuniteti se prane godines se parlamentit do te ngrihej xhamia e re.

(Marre nga www.top-channel.tv)

Do zoti nuk e ndertojne ne qender. A e kane nje ne qender? Prape duan?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

shpresojme te mos na behet qendra e Tiranes si qendra e Mekes, do ishte nje katastrofe. Jam i idese qe dhe xhamia qe eshte(et'hem beut)te rikthehet per te qene vetem nje monument kulture.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

pse te mos rikthehet edhe içik me perpara...te behet qender e jetes qytetare..., meqe jemi ne rikthim ....dhjet njezet vjet me pare s'prishin pune!
 

MLK

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Te lagjia Ali Demi eshte ndertuar para disa vitesh nje xhami per besimtaret muslimane, dhe si çdo fe qe praktikohet ne Shqiperi dhe feja muslimane duhet te kete simbolet e saj dhe vendet e saj te kultit keshtu qe skam qe kudra. Problemi eshte se kur 5 here ne dite del hoxha ( apo me mire te themi ve kaseten apo cd ) dhe kendon ne maje te minares dhe kjo fillon qe ne 6 te mengjesit, qetesia publike prishet dhe krijon problem me komunitetin jo fetare apo te feve te tjera. Ne Evrope ku jetoj ka xhami e vende kulti per fene muslimane po nuk kam degjuar ndonjehere qe te vihet megafon e te zgjohet gjithe lagjia kur kendon hoxha! Ne Tirane ne qendern e saj degjojme nga maja e minares ritet fetare e kjo nuk me duket normale pasi u imponon te degjojne dhe atyre qe skane deshire apo arsye te degjojne nj lutje fetare! Pra preket liria e qytetareve dhe prishja e qetesise publike gje e cila mborhet me ligj.
Qendra eshte sigurisht vend strategjik dhe ne shekullin qe jetojme dhe institucionet fetare kane nevoje te shihen, publicitet qe te rrisin numrin e besimtareve, pra marketing fetar e ne kete fushe i jane pershtatur kohes. Problemi eshte qe keto institucione pranojne ti pershtaten kohes qe jetojne vetem per pjesen qe u intereson atyre e jo ti krijojne lehtesira dhe besimtareve!
Psh, imagjinoni dot nje musliman te shesi brisqe rroje kur vet e ka mjekren deri te gjoksi! Po me veshjen me fustan (tradicionale) te shperndaje pizza me motorçiklete! Po te jete mesues noti e ne klasen e tij te kete dhe femra qe jane notare! po te jete shites ne dyqan mode! po te jete bankier e ne momentin qe ka nje klient perballe ka oren e faljes e te leri takimin pergjysem!
Nuk kam gje si e thashe kundra fese muslimane e aq me pak kundra besimtareve, perkundrazi, ajo qe me shqeteson eshte fakti qe nje pjese e madhe e atyre qe drejtojne institucionet fetare me duket se me teper u intereson numri i besimtareve e parate qe ata sjellin ne arkat e institucioneve qe ata perfaqesojne, sesa preokupimet e perditeshme e problemet qe kane ne jeten e tyre besimtaret.
 

Blendi

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Ata mund te bejne xhami ku te duan dhe sa te duan pasi jane ne vendin e tyre, ne qytetin e tyre, ne token e vet. Tirana nuk ka pse te kete frike nga xhanite, sidomos nga nje xhami si kjo ne qender qe premton te jete jo vetem e madhe por edhe shume e hijshme.

Ashtu si ne itali ne cdo cep rruge ka nje kishe, nuk shoh kujt i ze rrugen xhamia.
 

bob

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

nuk besoj qe tmerri musliman te arrije keto dimensione te tilla
eek.gif
eek.gif
eek.gif


pretendime pertej absurdes,me vjen keq qe keta "muslimener"po na shperfytyrojne dita dites <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />

e lexova edhe lajmin ogurzi te ketyre diteve,mjafton me kaq
shrug.gif


nuk arrihet te jepet nje koment,me mire

<span style="font-weight: bold">PA FJALEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE</span>
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

he ne te somes ha!!! blendo a me duket mu a kan i problem te modh kta te tjeret ktu? te drejtohem ty se vlersoj si te llogjikshem ...gjithone anesine tende e kundert me timen.

tashi ...pa dal te puna e tokes se vet, te komunitetit, se osht skandal qe forumistave u duket fantastiko shkencor...po edhe me simboliken e tiranes qytet, xhamine! le te perkujtojme nevojen e popullit, kur neper festa sheshi skenderbej oborr xhamie...kjo do te thote se eshte e nevojshme se ka kerkese populli, por jo se kujti eshte xhami. Po te kishte njerez qe vershonin jasht deres se nje kishe a dhe nje tempulli pagan, po te ishte kjo e rednesishme per vlerat e qytetarise duhej bere, dhe ktu nuk ka akoma njeanesim.


Njeanesimi fillon kur sipas premtimeve dikush lejoi qe ne qender te tiranes ne arkitektura madheshtore te ndertohet kishe...duke iu premtuar dhe myslimanve trajtimi i barabarte...e sot kjo te mohohet!


shqiptaret kane shekuj qe jane mysliman ne maxhorance dhe kjo s'eshte aspak e trembshme ...moda e te qenurit pafe qe reklamoni eshte feminore, po do jo kaloje! askujt s'iu rrudhen vetullat nga nje lokal qe rri tere naten hapur, askush s'tha &quot;pse e hapen, kishte sa te duash&quot; askujt nuk i prishet qetesia nga kembanat (asgje me ta) po nuk leshopn asnje shkak per te shprehur se &quot;Jemi anti mysliman, dhe ne panim nga rreziku islam&quot;
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Tek Parlamenit mua më duket pak si e palogjikshme pasi është vetëm disa dhjetëra metra (ndofta e 150) nga xhamia egzistuese e Et'hem Beut. Pra nuk e kuptoj se ç'qëllim ka ndërtimi i kësaj xhamie pikërisht aty. Si vend nuk prish fare punë por është në fakt afërsia me tjetrën që sikur ja heq vlerën asaj. Më mirë do ishte ndofta të ndërtohej diku ku nuk ka xhami.

Dhe Nahar, nëse njerëzit nuk kanë vend për të hyrë në xhaminë kryesore të Tiranës, një xhami tjetër në krah të saj nuk do e rregullonte çështjen.

Për punën e këndimit të hoxhës, personalisht më duket budallallik. Çdokush ka të drejtën e besimit por ç'taksirat kam unë që nuk besoj në FE dhe që për më tepër kam një prejardhje jo-myslymane (ose të përzier më mirë) të zgjohem nga gjumi se do hoxha me knu (e nuk kno as shqip jo). Pra Nahar ty mund të mos vijë mirë por përderisa një pjesë e popullsisë është kundër kësaj mënyrë aplikimi të besimit duhen gjetur mënyra të tjera (sot ka përparuar njerëzimi dhe ka mjete plot). Mund të bëhet një transmetim në radio posaçërisht për myslymanët dhe kush dëshiron nuk ka pse ta dëgjojë që përtej dritares por ndez rqadion dhe kështu nuk mërdhif edhe në dimër (që të lejë dritaren hapur).
 

Blendi

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Me vjen shume keq qe diskutohet sikur xhamia te ishte hale. Ju nuk paskeni as njohurite me fillestare dhe as respekt per shume e shume njerez te mire qe jane bashkeqytetare, vellezer me ne dhe jane gjithashtu SHUMICA. Eshte e pamençur te diskriminosh shumicen kur nuk egziston arsyeja me evogel per tu grric kot, dhe kur e drejta eshte ne anen e tyre qartesisht.

Une e mbaj mend ate qe thote nahar per premtimin qe u eshte bere per kishe dhe per xhami.

Ky rreziku islam egzaxherohet sepse jam i bindur qe &quot;rreziku islam&quot; nuk egziston fare.

Kjo fobia e viteve te fundit per tu distancuar nga cdo shprehje e kultit islam para publikut europian eshte per te shkulur floket. Ne jemi ata qe jemi dhe nuk do te ndryshojme fene se pse do evropa (e pafe) qe ti ngajme asaj me shume.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Blendi, unë këtu nuk flas për islamizëm apo për rrezik të tillë. Nuk jam dakort as për kishën në qendër të qytetit pasi pak më poshtë ndodhet një e tillë.

Dhe për punën e këndimit të hoxhës nuk i referohem një pakice popullsie por një shumice. Nuk e di në të ka rënë rasti të flesh gjumë në afërsi të një xhamijë por nëse i tillë do ishte rasti, atëherë duhet ta dish se për çfarë po flas. Për shumicën e shqiptarve, gjumi është më i rëndësishëm se feja! Këtu ku jam, nuk ka një kishë që të tringëllojë kumbonat e saj në një orë të pavolitshme. Dhe unë këtu flas vetëm për lutjen e mëngjesit e cila me të vërtetë i shqetëson njerëzit (të paktën ata që nuk besojnë). Më duket se nuk po i mungoj në respekt askujt por vetëm po respektoj veten dhe mendimin tim.
 

MLK

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Moda e te qenurit pa fe nuk eshte femeniore po reale.
50% e popullsise shqiptare eshte nen 30 vjeç e thuajse e pafe pasi lindi e u rrit pa kisha e xhamia, pa kulture e rite fetare, u shqep tu honger mish derri e tu pi raki pra dhe ajo pjese e popullsise ka te drejte te merret ne konsiderate.
Ndertimi i kishes ortodokse pas ministrise se brendeshme eshte nje skandal i vertete gjithashtu pasi u prish nje park me peme e jeshilellik e u ndertua nje kishe ne vend te parkut ne nje kohe qe Tirana ka nevoje per parqe. Pra ne kete rast kisha qe pretendon te vije ne ndihme te qytetarit e qe pretendon te sjelli gjithe ato te mira harron se ajo qe eshte vitale per popullin eshte ajri dhe ajri ne Tirane eshte me i ndotur se ne çdo qytet te Evropes!
Persa i perket klubeve, ato jane nje vend publik ku mund te defrehen çdo pjese e popullsise dhe skane se si krahasohen me nje kishe apo xhami.
Dhe te parlamenti perseri do te duhet te prishet nje park ( qe i kemi me pikatore ne Tirane e shyqyr qe po rihabilitohen) per te ndertuar xhamine. Pyetja eshte a vlen me teper nje park ku te lozin femijte e te shlodhen te moshuarit apo duhet ne vend te tyre te sakrifikojme ata me siper per besimtaret!
Cdo komunitet duhet te gezoje te drejta po jo duke shkelur mbi te drejtat e pjeses tjeter te shoqerise.
Nuk do te thote qe meqe u gabua me ndertimin e kishes duhet qe te bejme nje gabim te dyte per te riparuar te parin!
 

Blendi

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Une i dua parqet po aq shume sa ti dhe e kuptoj qe i kemi me pakice, por ketu po flitet per dicka si feja e cila eshte dicka shume e rendesishme per shume njerez dhe nje send delikat e qe fyhet lehte.
A nuk e di se sa pasione zgjohen e se sa lehte ndizen ato kur dikujt, kujtdo qofte i preken keto gjera te shenjta.

Ne Tirane nuk ka vetem pijaneca por edhe plot njerez te mire te cilet i kane te shtrenjta vedet e tyre te kultit te cilet meritojne xhamine e tyre.
 

MLK

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Ne klub nuk pihet vetem alkol po dhe kafe, leng portokalli... keshtu qe ska vetem pianeca po pjese nga e gjithe shoqeria. persa i perket pjeses sa i preken interesat pjeses besimtare nuk me duket aq pasionale pasi si ka bere keto 15 vite pjesa besimtare qe se ka pas xhamine te parlamenti! Ndersa kur flitet per parqet ato i kemi pas prej shekujsh ne mos artificiale, natyrale. Nese xhamia apo kisha i sherben vetem nje pjese te komunitetit, parku i sherben te gjithe komunitetit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Une i dua parqet po aq shume sa ti dhe e kuptoj qe i kemi me pakice, por ketu po flitet per dicka si feja e cila eshte dicka shume e rendesishme per shume njerez dhe nje send delikat e qe fyhet lehte.
A nuk e di se sa pasione zgjohen e se sa lehte ndizen ato kur dikujt, kujtdo qofte i preken keto gjera te shenjta.

Ne Tirane nuk ka vetem pijaneca por edhe plot njerez te mire te cilet i kane te shtrenjta vedet e tyre te kultit te cilet meritojne xhamine e tyre. [/qb]
Dhe do të shtoja që toleranca duhet të jetë një nga karakteristikat kryesore të besimtarëve. Them që duhet të jetë sepse këtu në Forum nuk e shoh një gjë të tillë. Ajo që shoh shpesh (në shumicën e rasteve) tek besimtarët, qofshin myslimanë, katolikë apo ortodoksë, është një mungesë e theksuar tolerance e madje edhe civilizimi. Kështu që mos hec këtu të thuash që fyhet lehtë feja apo është çështje delikate. Atë e bën delikate kokëfortësia e pasuesve fetarë. Atë e bën delikate mungesa e tolerancës dhe mungesa e mirëkuptimit mes besimtarëve të fesë e besimtarëve të diçkaje tjetër që është për ta po aq e rëndësishme sa edhe feja për të tjerët. Në rastin e MLK ishin parqet, në rastin tim ishte gjumi, në rastine dikujt tjetër është pija dhe të gjithë kanë të DREJTËN e tyre t'i gëzojnë e ti jetojnë këto &quot;besime&quot; që kanë!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Nuk jam kunder ndertimit te nje xhamije te madhe,me mire te futen besimtaret ne xhami sesa te mbushin sheshin jashte!
Por...por nje xhami mu ne qender te Tiranes do ishte dicka e papelqyer per vete tiranasit e civilizuar,falja qe heret ne mengjes e hoxhes eshte paksa irrituese!
Mua me irritojne jashte mase kumbonat e kishes qe bien dhjet here ne dite knej jashte!
 

Blendi

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Mund te biem dakort qe nuk biem dakort. Secili i mat gjerat me kutin e vet dhe me ate kut do matet dhe ai.
 

balforum

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Po ta ndertojne ne qender jo une qe nuk do shkele me ne Tirane se do me duket sikur eshte Arabi por edhe vete Tiransit do shperngulen qe Aandej,dhe le te mblidhen te gjithe ne qender te Tiranes duke u lutur ne arrabisnt Allahu Ahbar dhe duke u shtrir ne shesh si qemoti.
Nuk ka per te shkelur asnje i huaj me ne shqiperi dhe as qe ka per ta marr njeri me sy te mire shqiperine.Le ta ndertojne ne Peze a ku ta di une por jo ne qender se atehere do te identifikohej me te vertete shqiperia me Afganistanin. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

zog

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

une them ne kemi fatin qe jemi pa fe. duhet te ecim nga ky drejtim. dmth duhet TE KERKOJME fene tone.

tre besimet qe kemi nuk jane tonat, e ket e di dhe bufi.

e vetmja e mire e komunizmit ishte heqja e besimit fetar, ose me sakte, E DETYRIMIT per besim KOLEKTIV.

feja jone eshte shqiptaria, kane thene rilindasit, duhet pra te ecim drejt saj dhe jo kthim mbrapa, deri ne lindjen e enverit II.

kemi tere jeten qe bejme veç RRATHE. lam nam.

per me teper ate qe bota e kreu per 500 vjet, ne e krym ne 50 vjet. imagjinoni sa afer e kemi ate. le te mos kthehemi edhe nje here mbrapa, ne OBSKURITET.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Zog....obskurantizem &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .
Jam dakord me ato qe tha Zogu!!!!
Ku ka me bukur se te besosh ne -shqiptari-!!!
Blendo,ik mer plak e boj noj vile per vedi,ka per te dale me mire per ty! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Ne cilin vend te qyeteruar ndertohen sot kisha apo xhami ne qender te qytetit?
Nese vendoset dicka e tille, le te ndertohen kisha e xhami 1m larg nj-tj per cdo fe qe ka ne Shqiperi per te qene te barabarte. Cu pa atehere?
 
Top