TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Bashkesia Islame e Shqiperise kembengul per ndertimin e nje xhamie ne qender te Tiranes edhe pse qeveria nuk ua ka miratuar sheshin e ndertimit. Shteti kerkoi t'i kompensoje me toke muslimanet diku me larg qendres, cka nuk eshte pranuar prej tyre.Sipas nenkryetarit te komunitetit myslyman, leja per ndertimin e xhamise ne krah te parlamentit shqiptar eshte miratuar ne vitin 1993, kur Sali Kelmendi ishte kryetar bashkie. Sipas tij edhe ish kryeministri Meta i ka premtuar krereve te ketij komuniteti se prane godines se parlamentit do te ngrihej xhamia e re.

(Marre nga www.top-channel.tv)

Do zoti nuk e ndertojne ne qender. A e kane nje ne qender? Prape duan?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Ne cilin vend te qyeteruar ndertohen sot kisha apo xhami ne qender te qytetit?
Nese vendoset dicka e tille, le te ndertohen kisha e xhami 1m larg nj-tj per cdo fe qe ka ne Shqiperi per te qene te barabarte. Cu pa atehere? [/qb]
Duke e dite qe Turqit prishen shume kisha dhe ne vend te tyre ndertuan xhamija,ndertimi i kishave(gjithmone JO ne qender qytetesh)eshte paksa i justifikuar!Edhe ndertimi i xhamijave(JO ne qender te qyteteve)eshte i domosdoshem sepse popullata ka pesu ndryshime,me mire te falen ne xhami sesa ne mes te Tiranes ne shesh!!
Une jam tmerruar nga nje program i Top-Channel ku tregonte besimtaret muslimane duke u falur ne mes te Tiranes(me sakte para: STATUJES SE GJERGJ KASTRIOTIT
eek.gif
),turlilloj arabesh me mjekrra te gjata merrnin pjese ne rreshtin e pare,dhe ca pleq qe nuk kuptonin asgje nga ato qe thuheshin!
Ca te tjere rrinin tek shkallet e Pallatit te Kultures duke pare me kersheri
eek.gif
!

Nje rast:besimtare/klerike te fese Islame shkuan ne Rreshen dhe kerkuan te ndertohej nje xhami,popullsia vendase nuk ishte kunder dhe u tha:ndertojeni aty ku e keni pasur!Si perfundim nuk u ndertua asnje xhami!! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Grekomani Albo

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Orosh Mirdita,
Pse kleri musliman donte te ndertoje xhami ne Rreshen? A ka myclimona ne ate vend/rajon?
Pastaj, sa fetare apo fanatik "katalik" jane Mirditoret?
 

MLK

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Kultet: Gjysma e xhamive, pa leje
E Premte, 20 Maj 2005
Komiteti Shteteror i Kulteve, pas kerkimeve te realizuara, arrin ne perfundimin se nder 431 xhami qe ndodhen aktualisht ne te gjithe vendin, gjysma e tyre, jane pa leje ndertimi. Pohohet se "tani ndodhen nen proces legalizimi". Shoqatat araben, kane ndertuar 203 prej xhamive, kryesisht te rejat. Bashkesia Islame mohon pretendimet e institucionit prane Qeverise. Sqarimet e saj dhe deklarimi: "Venia ne dyshim e ligjshmerise se objekteve te komunitetit me te madh fetar, nuk eshte produktive"

TIRANE - Gjysma e xhamive qe ndodhen ne te gjithe vendin, jane pa leje ndertimi. Kete pohim e ka bere Komiteti Shteteror i Kulteve duke deklaruar megjithate se "ato jane aktualisht, nen proces legalizimi". Problemi eshte ngritur nga ky institucion ne varesi direkte te Keshillit te Ministrave, por nga ana e saj, Bashkesia Islame e Shqiperise (BISH), thote se te tilla "konstatime", nuk jane frymezuese per produktivitet bashkepunimi te shkelqyer, qe eshte i nevojshem. Sipas BISH, eshte e vertete qe ka nje numer xhamish te cilat nuk kane te gjitha dokumentet "e pafundme" qe kerkohen nga shteti per nje godine te ndertuar, por kjo nuk do te thote aspak, se ato jane te paligjshme.

Xhamite

Ne te gjithe vendin, ndodhen 431 xhami te cilat kane nje shtrirje ne cdo rreth dhe ne nje pjese te konsiderueshme te fshatrave, kryesisht atyre qe perfaqesojne komunat me te medha te vendit. Bashkesia Islame ka nen kontroll keto xhami te cilat jane prone e saj dhe jane ndertuar per te zbatuar ritet islame qe jane kushte themelore te besimit te myslimaneve ne te gjithe boten. "Nder 431 xhamite qe ndodhen ne Shqiperi, 203 prej tyre, jane pa leje ndertimi", pohojne drejtuesit e Komitetit Shteteror te Kulteve. "Aktualisht, ato ndodhen ne proces legalizimi", pohon KSHK. Sipas burimeve, Bashkesia Islame, ne bashkepunim me shoqatat fetare te huaja dhe koordinatoreve te tyre shqiptare dhe arabe, po perpiqen te shtijne ne dore te gjithe dokumentacionin e nevojshem, i cili provon ligjshmerine e ketyre xhamive duke paraqitur edhe lejet e ndertimit qe jane marre per to. Mesohet se sipas BISH, vetem nje pjese shume e vogel e xhamive, ne disa fshatra, per arsye objektive dhe te kohes ne te cilen jane ndertuar, mund te mos kene leje formale ndertimi.

Shtrirja ne vend

Bashkesia Islame eshte e organizuar ne Keshillin e Pergjithshem dhe ne Kryesine e saj. BISH, ka selite e saj perfaqesuese ne te 36 rrethet e vendit, qe jane Myftinite ne prefektura dhe nenmyftinite ne rrethe dhe qytete. Myftijte, e marrin emerimin ne Keshillin e Pergjithshem te BISH i cili drejtohet nga Selim Muca. "Deri tani, myftinite e tre niveleve, nuk jane teresisht te plotesuara me drejtues", pohojne zyrtarisht ne KSHK. Myftijte mungojne

Ndersa zyrtaret e BISH pohojne se ky eshte nje fakt i vertete, duke mos mohuar se problemi financiar eshte me dominues se mosgjetja e personave per t'i emeruar si myftij. Nje pjese e myftijve, financohen ende nga shoqatat islamike, por ndryshe nga disa vite me pare, numri i tyre eshte ulur shume. BISH, ka ne varesi te saj, tete medrese (shkolla te mesme) si dhe dy shkolla tete vjecare. "Personeli mesimdhenes fetar ne keto shkolla, eshte kryesisht i huaj", pohojne ne KSHK.

Te huajt

Nderkohe, ne nje statistike te KSHK, thuhet se BISH, administron 50 institucione fetare me 1 963 nxenes, ku mesuesit jane 140 shqiptare dhe 40, te huaj. Sipas KSHK, te gjitha institucionet arsimore, administrohen prej shoqatave islamike, ne bashkepunim me BISH-in. "Ky bashkepunim shtrihet ne rrafshet e programeve, perzgjedhjes e drejtimit te personelit mesimdhenes, financimit te te gjithe veprimtarise se institucionit arsimor, trajtimit te nxenesve dhe mirembajtjes se mjediseve". Sipas KSHK, per cdo institucion arsimor, jane lidhur marreveshje mes BISH dhe shoqatave perkatese. "deri me sot, veprimtaria e shoqatave ne fjale ka qene ne perputhje me ligjet ne fuqi", pohon KSHK i cili siguron se "nuk ka patur asnje rast, i cili te kete rezultuar ne kundershtim me Kodin e Procedures Penale". ed.ku
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Fillimisht postuar nga Grkomani Albo:
[qb] Orosh Mirdita,
Pse kleri musliman donte te ndertoje xhami ne Rreshen? A ka myclimona ne ate vend/rajon?
Pastaj, sa fetare apo fanatik "katalik" jane Mirditoret? [/qb]
Mund te informohesh,nqs te intereson
smash.gif
.
Katoliko-centrike asht fjale e huazuar nga zhargoni i perditshem i propagandes anti-shqiptare Saudite!!
Mjere ata shqiptare qe perdorin te njejtin zhargon fjalesh per vellezerit e tyne!
 

Grekomani Albo

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb]
Fillimisht postuar nga Grkomani Albo:
[qb] Orosh Mirdita,
Pse kleri musliman donte te ndertoje xhami ne Rreshen? A ka myclimona ne ate vend/rajon?
Pastaj, sa fetare apo fanatik "katalik" jane Mirditoret? [/qb]
Mund te informohesh,nqs te intereson
smash.gif
.
Katoliko-centrike asht fjale e huazuar nga zhargoni i perditshem i propagandes anti-shqiptare Saudite!!
Mjere ata shqiptare qe perdorin te njejtin zhargon fjalesh per vellezerit e tyne! [/qb]
Pse t'dhamin b*let ty me m'dhan ma shum informata per at rast?
 

abs

nuk e di...
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

une them ne kemi fatin qe jemi pa fe. duhet te ecim nga ky drejtim. dmth duhet TE KERKOJME fene tone.

tre besimet qe kemi nuk jane tonat, e ket e di dhe bufi.

e vetmja e mire e komunizmit ishte heqja e besimit fetar, ose me sakte, E DETYRIMIT per besim KOLEKTIV.

feja jone eshte shqiptaria, kane thene rilindasit, duhet pra te ecim drejt saj dhe jo kthim mbrapa, deri ne lindjen e enverit II.

kemi tere jeten qe bejme veç RRATHE. lam nam.

per me teper ate qe bota e kreu per 500 vjet, ne e krym ne 50 vjet. imagjinoni sa afer e kemi ate. le te mos kthehemi edhe nje here mbrapa, ne OBSKURITET.
mbeshtes kte mendim,
megjithse nganjehre mendoj se jemi popull qe notojme kundra rrymes
shrug.gif



---------------------

Es ist unmöglich, etwas, was uns nicht bewusst ist, bewusst zu verändern.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Fillimisht postuar nga genci84:
[qb] TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Bashkesia Islame e Shqiperise kembengul per ndertimin e nje xhamie ne qender te Tiranes edhe pse qeveria nuk ua ka miratuar sheshin e ndertimit. Shteti kerkoi t'i kompensoje me toke muslimanet diku me larg qendres, cka nuk eshte pranuar prej tyre.Sipas nenkryetarit te komunitetit myslyman, leja per ndertimin e xhamise ne krah te parlamentit shqiptar eshte miratuar ne vitin 1993, kur Sali Kelmendi ishte kryetar bashkie. Sipas tij edhe ish kryeministri Meta i ka premtuar krereve te ketij komuniteti se prane godines se parlamentit do te ngrihej xhamia e re.

(Marre nga www.top-channel.tv)

Do zoti nuk e ndertojne ne qender. A e kane nje ne qender? Prape duan? [/qb]
per ate pune Berisha,kur ishte president i dha lejen grekut te ndertronte kishe ne qender te Tranes dhe s'u be gje.keta rob kane filluar ca si shume nga pretendimet.kane nuhatur fundin me duket dhe ia kane hyre tentativave deshperuese per mbijetese.po deshen xhami,le ta bejne ne hale te vet;ai eshte vendi me i pershtatshem per te ngritur prapanicen perpjete... sa here te duash.
une s'jam nga Tirana po ky absurditet me acaron nervat.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

JO xhamive ne qendrat e qyteteve!!!!!
Na mbyti obskurantizmi!
 

ELVIS KELMENDI

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

TURP I SHQIPERISE PARA BOTES DHE EUROPES
QE TE NDERTOHEN xhami NE QENDRA TE QYTETEVE.
NE PRETENDOJME SE KEMI KULTURE EUROPIANE
DHE SI TE TILLE DUHET TA PRAKTIKOJME ATE KULTUREN E HERSHME ARKITEKTURORE TE KISHAVE TE BUKURA KRISTIANE, QE GJITH BOTA E EMANCIPUAR DHE E PERPARUAR I KA.


JO NDERTIMEVE TE SIMBOLOEVE TE PRAPAMBETJES QE NA KUJTOJNE TURQIT, PUSHTIMIN DHE GJEMAT QE I SOLLEN MEMES ARBERI
 

balforum

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

ca figurash historiko patriotike tradicionale shqiptare kane dale nga keta muxhahediner qe kerkojne edhe qendrat e shqiperise.
eek.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Nuk e di a do i lejoje Sala kur te fitoje <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> .
Megjithse,per te mos qene i njeanshem,une kam rezerva edhe per kishen ortodokse/protestane/katolike,me duket qe te gjitha jane diku andej nga qendra.
Institucionet fetare nuk duhet te ndertohen me mendesite e pushtuesit:sa me ne qender aq me te fituar!

Jashte Janullatosi me prifterinj greke-jashte studentet me shkolla te mbaruara ne Saudi-jashte prifterinjte italiane!
Kjo do ishte me e ndershme!!!
 

balforum

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Vetem per kete gje ia puth by!hen une 50 here Enver Dulles une qe i c'sklaveroi nenat dhe motrat tona nga ferxhaja dhe na ktheu ne njerez sepse po te kishim vazhduar ashtu sic ishim para 30 tes,do ishim si ne afganistan me callme grate dhe tumane burrat akoma neper rruget e shqiperise.D.m.th era perc burrat e gjize e prishur grate,burri dhjete metra para e gruaja me carcaf nga koka gjer tek kembet dhjet metra mbrap[a burrit,si ne Peze
lol.gif

Ah mjerim qe mban emrin myslimanizem <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

MLK

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Ekstremistët muslimanë telefonata kërcënuese edhe ndaj kreut të Komitetit Shtetëror të Kulteve

Kërcënohen me vdekje Muça e Kulla
Policia merr në ruajtje kreun e Bashkësisë Islame


--------------------------------------------------------------------------------

re.kr.


Kërcënohet me vdekje kreu i Bashkësisë Islame Selim Muça dhe kreu i Komitetit Shtetor të Kulteve, Ilir Kulla. Të dy drejtuesit e lartë kanë marrë ditët e fundit kërcënime serioze, të cilat kanë detyruar forcat e antiterrorit të policisë së Tiranës që të marrin edhe masa për të siguruar jetën e tyre. Shkak i gjithçkaje ka qenë qëndrimi i tyre hapur publik ndaj rrymës ekstremiste të xhihadit selafist në Shqipëri. Bëhet fjalë për të njëjtën persona që u përpoqën të ndryshonin statutin e komutetit mysliman në muajin prill duke zyrtarizuar si pjesë e këtij komuniteti edhe rrymën ekstreme të ardhur vitet e fundit nga vendet arabe në Shqipëri.

Kërcënimet
Burimet policore që po kryejnë hetimet për këto kërcënime kanë sqaruar se kërcënimet më të drejtpërdrejta kanë qënë për Selim Muçën, kreun e Bashkësisë Islame. Persona konkretë kanë kërkuar që ai të tërhiqet nga qëndrimi i tij, i cili ndaloi ndryshimin e statutit, ose do ta pësojë keq. Pas informacioneve të marra, policia e kryeqytetit ka kryer edhe sigurimin me oficerë të policisë të kreut mysliman. Ndërkohë, të njëjtët persona, përfaqësues së rrymës islame ekstreme, mendohet se kanë kërcënuar edhe drejtuesin e Komitetit të Kulteve, Ilir Kullën. Kjo ka ndodhur nëpërmjet disa telefonatave anonime, por edhe në adresa interneti që përdoren zakonisht nga këta persona. Kulla e ka shprehur së fundi edhe në disa debate televizive qëndrimin e tij kundër depërtimit të këtyre rrymave në Bashkësinë Islame Shqiptare, gjë që e ka vendosur atë në shënjestër të kërcënimeve. Vetëm një javë më parë, në disa xhami të kryeqytetit u shpërndanë trakte anonime ku u bëhej thirrje të dyve këtyre drejtuesve që të hiqnin dorë nga qëndrimi kundër Xhihadit selafist. Në dijeni të kësaj çështjeje është edhe drejtori i përgjithshëm i policisë dhe kreu i SHISH.

Statuti
Në fillimin e muajit prill, Këshilli i Përgjithshëm drejtues i Komunitetit Musliman, diskutoi jashtë radhës çështjen e ndryshimit të statutit, duke përfshirë brenda tij edhe rrymën jo tradicionale shqiptare të islamit. Disa të rinj, të cilët kanë studiuar në shkollat arabe dhe aziatike, kërkojnë që të sjellin zyrtarisht në Shqipëri veç muslimanizmit osman edhe këtë rrymë të islamit ekstrem. Ndërprerja në mes e mbledhjes së Këshillit, bëri që ky propozim të mos hidhej në votë. Vetëm një muaj më pas, u arrit që të mblidhej sërish këshilli, por nuk u morr në shqyrtim kërkesa e ndryshimit të statutit. Ky vendin u përshëndet publikisht nga kryetari i muslimanëve Muça dhe kreu i komitetit të kulteve Kulla. Kjo solli edhe reagimin e përkrahësve selafistë, të cilët kanë shkuar deri në kërcënime të hapura me vdekje ndaj dy drejtuesve.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

...behet fjale per Wahabizmin,sektin me te rrezikshem dhe me radikal ne Islam!!

Ma merr mendja qe muslimanizmi shqiptar po ndahet ne dy pjese!
 

MLK

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Shqiptaret nuk kane patur ndonjehere fe ekstreme e ne rastin konkret ky eshte nje muslimanizem i importuar nga vendet arabe e kryesisht nga Siria e Jordania. Tani po i ndjejme gjithe "fondacionet" islamike qe lame te hyjne ne Shqiperi nga vitet 1994 e pas.
 

MLK

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Pas konflikteve për ndryshimin e nenit për traditën fetare të Bashkësisë Islame, del në skenë përçarja e re

Muslimanët, lind organizata paralele
Forumi i Muslimanëve Shqiptarë u legalizua në Gjykatë


--------------------------------------------------------------------------------



TIRANE

Një organizatë fetare muslimane e miratuar edhe në gjykatë ka nisur ditën e diel në qytetin e Shkodrës veprimtarinë e saj, duke krijuar edhe degën përkatëse. Organizataquhet Forumi Musliman i Shqipërisë dhe ka një status të sajin, pra një program, i cili edhe ai ka kaluar në Gjykatën e Tiranës. Deri këtu nuk ka ndonjë të keqe, madje iniciativa është për t'u përshëndetur. Porse të shfletosh faqet e statutit të kësaj organizate, vihet re se një sërë nenesh, të paktën neni 2 pikat 5,6 dhe 7, janë të njëjta me ato të Komunitetit musliman Shqiptar, apo si thuhet ndryshe Bashkësia Islame. Më konkretisht, objektivat që i kanë vënë vetes njerëzit që drejtojnë këtë forum përplasen me kopetencat e Komunitetit Musliman dhe më tej edhe me Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe ky nuk është vetëm një problem që duhet të korrektohet nga gjykatësi, i cili ka bërë legal këtë forum, apo organizatë.

Nenet e statutit
Sipas statutit të kaluar në Gjykatë të Forumit Musliman të Shqipërisë, në nenin 2 pika 7 thuhet: "Forumi do të shërbejë si qendër koordinimi për të gjitha organizatat, institucionet dhe organizmat e tjerë që veprojnë në territorin e Republikës së Shqëipërisë për fenë islame". Ajo që ky nen thotë bie ndesh me përcaktimin e bërë në nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas të cilit shteti njeh dhe lidh marrveshje me 4 komunitetet tradicionale fetare të Shqipërisë. Një nga komunitetet është Bashkësia Islame. Pra detyrimi kushtetuyes i shtetit është vetëm për Komunitetin Musliman. Më tej në nenin 2 pika 6 të statutit të Forumit thuhet: "Forumi do të mbledhë rreth vetes banorë të Republikës së Shqipërisë të përkatësisë islame pa dallim etnie apo origjine". Këto nene shprehin haptazi se një organizëm i tillë ka për qëllim të rivalizojë Komunitetin Musliman, në mos të krijohet dhe të fuksionojë si një fraksion i tij, për të mos imagjinuar të tjera synime akoma më të pa pranueshme.

Rreziku
Lindja e një formacioni paralel me Komunitetin Musliman nuk duket shumë i rastësishëm pas disa zhvillimeve të kohëve të fundit. Kështu, duhet të risillet në vëmendje se vetëm pak javë më pare, me kërkesë të disa përfaqësuesve të linjës së fortë u tentua ndryshimi i nenit 2 të statutit të Komunitetit Musliman. Në këtë nen është parcaktuar se tradita fetare në Shqipëri është ajo "Hanefi", pra linjë e butë, ndërkohë që u kërkua ndryshimi i saj në traditën kuranore që përfshin edhe linjën e fortë të quajtur "Vehabizëm" e mbështetur kryesisht nga disa të rinj, të cilët kanë mbaruar studimet në vende arabe e islamike. Një iniciativë e tillë nuk triumfoi, pra u rrëzua. Porse vetëm pak javë pas këtij zhvillimi, kemi një formacion tjetër që pasi është zyrtarisuar duket ka për synim të rivalizojë Bashkësinë Islame. Në pamje të parë duket se ajo që nuk u arrit me shumicë votash, pra të ndryshohej statuti i Komunitetit Musliman dhe të pranohej si traditë fetare edhe "Vehabizmi", tashmë po synohet të arrihet me një tjetër metodë. Një forum paralel me Komunitetin Musliman, iniciatorët e të cilit të paktën gjatë themelimit të degës në Shkodër gjatë ditës së dielë, patën sukses. Pasi të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe të paktën tre imamë të qytetit, përfshirë dhe imamin e Xhamisë së Madhe, funksionarë të cilët përfaqësojnë Komunitetit Musliman Shqiptar në këtë zonë.


Kulla: Njohim vetëm Komunitetin Musliman

I pyetur nga "Gazeta", Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Kulla, për çështjen në fjalë u shpreh se shteti, i bazuar edhe në nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë, njeh vetëm Komunitetin Musliman të Shqipërisë së fundmi Bashkësia Islame, si organizëm zyrtar të përfaqsimit të besimtarëve muslimanë në Republikën e Shqipërisë. "Ky Komunitet ka kryetar Haxhi Selim Muçën, nënkryetar Bledar Myftarin, sekretar të Përgjithshëm Betim Truçin dhe organi më i lartë i përfaqësimit është Këshilli i Përgjithshëm. Jashtë këtij organizimi shteti nuk njeh asnjë forum apo organizatë që të përfaqësojë besimin islam në vendin tone", pohoi Kulla. Sipas tij gjyqtarja që ka lejuar veprimtarinë e kësaj organizate ka gabuar, pasi duhet të shikonte me kujdes statutin e këtij organizmi, duke e krahasuar atë me statutin e Komunitetit Mysliman dhe njëkohësisht të shikohej përputhshëmria me Kushtetutën. "I takon Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shqyrtojë rastin dhe vendimin e gjyqtares së gjykatës së Tiranës Ariana Caco dhe të anulojë këtë vendim, ose të detyorjë subjektin të ndryshojë statutin e paraqitur", përfundoi Kulla.
 

Rambo

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

JASHTE MYSLIMANET NGA SHQIPERIA!!!!!!!
 

MLK

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Nuk kane pse ikin jashte se jane shqiptare, problemi eshte me mjekroshat qe jane "shkolluar" ne Siri e Jordani e i perkasin rrymes ekstremiste e cila nuk ka lidhje me kulturen fetare shqiptare.
Eshte detyre e gjithe komunitetit te diferencohet nga ajo pjese e drejtueseve qe duan te radikalizojne islamin ne Shqiperi, perndryshe do shihen si terroriste te ardheshem e jo si besimtare normale.
 

klevis2000

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

Kërcënohet me vdekje kreu i Bashkësisë Islame Selim Muça
<span style="font-weight: bold">
Deri kur ju do ta luani rolin e majmunit dhe papagallit .Mendoni ndhe arsyetoni pak se keni te dhuruar nga Zoti nje mendje e cila ju ben te dalloheni nga kafshet.

Deklaratë për shtyp


e hënë, 13 – 06 - 2005


Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, H. Ing Selim
Muça, sqaron për median dhe opinionin publik se lajmi i
publikuar në “Gazetën Shqiptare”, dt. 12 qershor 2005, ku
thuhet: “Ekstremistët dënojnë me vdekje kreun e
muslimanëve,” është i trilluar.

Nuk është aspak e vërtetë se unë kam qenë në shënjestër të
kërcënimeve të vazhdueshme apo të jem kërcënuar qoftë
drejtëpërdrejtë apo në mënyrë indirekte (me anë të
telefonatave anonime apo nëpërmjet internetit siç anonçohet
në media). Siç nuk është e vërtetë që unë jam siguruar me
oficerë të policisë së shtetit. Unë nuk kam kërkuar dhe nuk
më është kërkuar diçka e tillë. Kërkoj nga mediat që të
jenë shumë të kujdesshme me lajme të tilla, që
dizinformojnë opinionin publik dhe krijojnë situata të
papëlqyeshme si në mjediset e muslimanëve, ashtu edhe në
ato institucionale e shtetërore.”


Me respekt

H. Ing. Selim MUÇA</span>
 

klevis2000

Primus registratum
Re: TIRANE, BASHKESIA ISLAME: TE NDERTOHET XHAMIA NE QENDER

E gjithe kjo u luajt nga dora fame zeze grekofile ortodokse e fatos nanos i cili ngaqe ne xhamiat e tiranes iu shajt Ilir Kulla kandidat per depoutet ne korce e inicioi shtypin kunder besimtareve muslimane te njeten gje beri dhe ne zgjedhjet vendore nese jeni qe e mabni mend.Deri sa ne shqiperi do kete fatos nano dhe grekofile dhe serbofile shqiperia ka per tu bere ne 500 copa .Sikurse ndodhi ne 1997 qe e ndane jug veri.Tani po deshirojne ti ndajne rradhet brenda muslimaneve vetem per te ruajtur ate pushtet te qelbur me korrupsion dhe trafik droge.

Kjo eshte agonia e fundit e Fatos Nanos me shoke nder te cilet kemi dhe ketu ne albforum.
 
Top