Tirana & Provincat

Adonis

Primus registratum
Re: Tirana & Provincat

Ideja e temes se hapur kishte te bente me teper per diskriminimit qe I bejme njeri tjetrit dhe racizmin qe kemi per njeri tjetrin. Per nje vend te vogel si shqiperia nje gje e tille nuk duhet te ndodhe aq me teper per situaten ekonomike e politike qe ajo ndodhet.

Shpeshere ankohemi (dhe me te drejte shumicen e rasteve) qe italianet e greket e shume shtete tjera jane raciste ndaj nesh dhe na diskriminojme si mund te luftojme nje gje te tille ku ne bejme te njejten gje me njeri tjetrin sa te na jepet mundesi dhe me e vogel.

Me vjen keq qe disa nga ju e perdoret kete teme per te ulur e ngritur qytetet e shqiperise disa te tjere kapen Skenderbeun dhe Komunizmin etj etj. Sot jetojme ne shekullin 21 dhe duhet te jemi te vetedishem qe selici ka pergjegjsine e tij/saj per jeten dhe sjelljen e tyre. Te akuzosh te shkuaran eshte qesharake dhe humbje kohe.

Thirrja ime me ane te kesaj teme eshte fare e thjeshte – behuni me te mirekuptushem ndaj njeri tjetrit dhe me te miresjellshem,

Sa per vete do vazhdoj te QESH me veten sa here te me kujtohen shprehjet provincjal/malok/cecen/fshatar kur te jem duke ecur neper kryeqytetet e botes dhe do vazhdoj te mendoj qe shqiperia eshte teper teper e vogel qe gjera te tilla.

god bless you all
 

policia

Forumium maestatis
Re: Tirana & Provincat

i lexova pothuajse te gjitha diskutimet ketu(them pothuajse se disa ishin aq te stergjatura), tani nje pyetje kam une,
a ka ndonje person qe ka lindur ne qytet (mundesisht ne Tirane) dhe te kete deshire te behet fshatar, pra te jetoje ne fshat?
dhe e kunderta
 

atman

Forumium maestatis
Re: Tirana & Provincat

“Mirë Enver Hoxha që mund t’i ketë lëruar ç’i përmban pragu i shtëpisë, po me Skënderbeun ç’ka? Po me nënë Terezën, po me femrat (kujtoni diskutimet e tij të famëshme, për veshjet dhe për rolin vetëm pjellor të saj, njëfarë dose në inkubacion të përhershëm), pra, përse ky qëndrim ndaj tyre? Pas kësaj nuk e ka të vështirë të kuptojë se të gjitha këto qëndrime të shprehura në vijimësi, konvergojnë në një pikë të vetme: ISLAMIZMI.
Ti nuk e ke vetëm me Hoxhën dhe regjimin e tij, e ke me çdo gjë shqiptare dhe në veçanti me çdo gjë shqiptare jashtë islamizmit.
Mundohesh ti përdredhësh të ndenjurat, sikundër ta kanë vënë në dukje, por nuk ke nga ja mban kur të ndenjurat t’i mbërthen morsa. Anatemat, llumi, vreri, mllefi, që e zbraz, në fakt i drejtohet gjithë popullit dhe nga bataku ku ke rënë ti nuk të shpëtojnë dot as lakadredhat personale, as edhe kori i hosanaristëve të cilët për një ngjashmëri të rastit, kujtojnë se përbëjnë korin e seminaristëve, në fakt vetëm sa vërtetojnë simptoma Ekolalie.
Shkruaj mendimin tim me vetëdije të plotë dhe më ndikojnë pak ose aspak mushkonjat që mundohen të pickojnë. Jetojnë edhe ato.
Jetojnë edhe ato, - i them vetes.
[edituar]
Kjo të dëshpëron sigurisht, por e vërteta është e tillë, për mushkonjat insekticid, për minjtë e ugareve; pesticid. Nga ana tjetër jam i bindur se kam ndihmuar mjaft forumistë, veçanërisht ata që mosha nuk u dha përvojën e një kohe të mëparëshme, i kam ndihmuar që të mos dënojnë pa gjykuar dhe të gjykojnë me ndershmëri, larg pasioneve, sepse tek e fundit kush gjykohet e dënohet janë sërish prindët e tyre, gjyshërit e tyre, të afërmit, miqtë e shokët, që kanë punuar, sepse jetonin dhe sepse kishin një ideal. Nuk qenë bosh si qenie. Kjo, që të mos kërcejnë si disa këtu. Kërcejnë si pleshti i Dritëro Agollit. Mjeranët përfundojnë duke djegur gjithë jorganin për një plesht.
(Të mohosh 50 vjet, qoftë edhe nën një diktaturë, psh, është të mohosh gjithçka sa përbën kulturën e kuptuar në kahun ontologjik, që do të thotë çfarë ndërtoi populli në atë pjesë të historisë së tij).


***

Tema “Tirana dhe Provincat” është pa ndonjë gabim esencial si formulim.
Por, të trajtosh këtë temë në një mënyrë që s’ka lidhje me temën, duke u futur në një rend tashmë i lënë pas prej 17 – 18 vjetësh, është të kërkosh një alibi për gjendjen e sotme tejet të rënduar dhe që vetëm një pjesë parazitësh i thurrin hymne.
Flitet për Tiranën dhe provincat ose rrethet dhe këtu duhen trajtuar detyrimisht marrdhëniet midis tyre. Flitet për Tiranën si qendër rrethi dhe fshatrat, hinterlandin e saj dhe duhet parë në këtë drejtim. Nuk flitet në raport me sistemin e mëparshëm, Tirana dhe hinterlandi në sistemin monist.
Duhen trajtuar pikërisht këto marrdhënie, të përmbledhura, bazuar në përcaktimin; “inferioritet – superioritet” i shfaqur edhe ndërsjelltas. Kjo, duke pasur parasysh se në kohën e sotme të gjitha qytet shqiptare, veçanërisht ato qendra rrethesh pësojnë fenomenin e quajtur “Urbanizëm” tendenca e popullsisë fshatare për të braktisur fshatin. Kjo do të thotë, as më pak dhe as më shumë se ndryshimet janë të pakta, përsa i përket problemeve që shkakton fenomeni i lartpërmendur. Ndryshimet morfologjike dhe shoqërore midis qytetit dhe ndikimit të tij, hinterlandit, janë duke u anulluar, për shkak të urbanizmit. Nëse në vendet e zhvilluara ekonomike, psh të Europës, po vihet re një tendencë dominuese që po i shndëron qyetet nga një bashkësi, në qendra vetëm pune, istitucionesh të të gjitha llojeve, ndërkohë jo më si qendra banimi. Kjo po shkakton humbjen e thelbit që krijoi qytetet rreth 5 mijë vjet më parë.
Shumica dërmuese e diskutuesve e kuptuan qëllimin e temës kur thanë se nga rrethet kanë ardhur mjaft figura historike të vendit tonë dhe se shumica absolute e figurave të shquara që vijnë nga Tirana nuk janë Tiranas e kjo do të thotë se qyteti vetë nuk është gjë tjetër veç krijim i rretheve, krijim që i dha prioritet të qenit kryeqytet. Pra, sipëroriteti, ose epërsia e saj, nuk qendron tek ajo vetë, si diçka e trashëguar historikisht, por tek atributi që ka çdo qytet në pozitën e kryeqytetit. Shkrimet e thata ku përpjekjet për të sajuar një histori dhe një qytet, janë të dështuara që në idenë e tyre, ose më saktë janë të vdekura që në parathënie sëbashku me autorët.

* * *
Historikisht.

Mund të shikohet siti i bashkisë së Tiranës dhe të mësohet fare mirë se cila ishte në shek e XIX dhe deri në 1920. Një fshat, sepse ekonomia ishte bujqësore e blegtorale, madje më shumë blegtorale dhe që i jepte ekonomisë së zonës një karakter nomad. Pa asnjë ndërmarrje, manifakturë, nuk flitet gjëkundi për ndonjë shkollë, të tillë që të përmendej. Nëse flasim për ullinj apo djathë që eksportohet, kjo kryhej nga tregëtarë që nuk ishin tiranas. Ndryshe do të kishim familje të dëgjuara tregëtare. Nuk kishte asnjë ndërtim, si një zbërthim i botës së brendëshme që do të shprehte tipare e karakteristika dalluese. Si psh, shtëpitë Elbasanase, kullat e Dukagjinit, shtëpitë me çardak, shtëpitë dykatëshe korçare dhe oborret e tyre me kangjella, shtëpitë karakteristike Beratase e Gjirokastrite, tradita Shkodrane etj. Tirana kishte shtëpi prej qerpiçi, të ndërtuara pa asnjë planimetri, (vizitio atë që ka mbetur edhe pse e përmirësuar lagjen ku janë evgjitët), me rrugica të spërdredhura, plot baltë, sepse argjila ishte shtroja e tyre, brenda e jashtë mureve të qerpiçit që mbulonte karthiet, mos harrojmë edhe rrogozin. Aq sa të kujtojnë në shumë drejtime lagjet më të varfra të qyteteve arabe. Njëlloj kazbahu algjerian, i shtrirë në tokë, njëkatësh. Domethënë asnjëlloj tradite që të përbënte model. Është jo serioze të lartësosh diçka që ishte argjile, sikundër dyshemetë ku shkelnin këmbët e zbathura. Varfëria nuk është turp, por nga ana tjetër nuk mund të shitet për ar çdo gjë ndrin.

7 xhamitë e Tiranës dhe xhamitë pa fund në një fshat të Librazhdit...

Xhamitë e Tiranës ishin shtatë dhe pikërisht ky numër duket i mjaftueshëm për të thënë se Tirana ishte e rëndësishme. Një qytet nuk krijohet nisur nga ekonomia, por nga të qënët pjestarë të së njëjtës bashkësi në zakone e tradita, në kulturë. Kështuqë nuk mjafton një hamam për të bërë një qytet. Duhet kohë që bërthama e krijuar mbi bazën e elementëve të sipërpërmendur të ushtrojë forcë tërheqëse. Istitucionet, qoftë edhe fetare vijnë si pasojë, por nuk e krijojnë.
Kjo puna e xhamive më kujton diçka që tregohet për një kurbetlli nga një fshat i Librazhdit që shkoi në Stamboll. Aty na njohu një hanëmkë, u martuan dhe një ditë prej ditësh vendosi të kthehet. Hanëmka e shqetësuar i tha:
- A ka xhami atje në vendin tënd?
- Pa fund, - ia ktheu fshatari.
E kështu mbrritën në fshat. Të nesërmen hanëmka kërkoi të shikonte xhamitë që ishin pa fund dhe doli në oborr. Ishte një shtëpi në majë të maleve, rrethuar nga male. E tmerruar pyeti:
- Ku janë xhamitë?
- Nuk i shikon, - thotë fshatari duke i treguar shkëmbinjtë, - ja një atje, një atje, atje atje atje...këto janë xhamitë që unë kujtoja me mall e që u falem përditë , - i tha hanëmkës.
Kishin shumë më tepër vlerë se ato 7 xhamitë e Tiranës. Në asnjë dokument historie nuk duket rëndësia e 7 xhamive dhe se përdoret si një flagrancë kur përmenden 7 mijë banorët e saj. E vërteta është se kjo shifër lidhet me 60 qendrat e banuara dhe jo me një qendër të vetme, sikundër shkruhet.

Të ashtuquajtura dhiare, sot trumbetohen si rrugë, arterie të rëndësishme, gati gati autostrada. Mbreti lakuriq! - do të thërriste fëmija. Unë e kuptoj dëshpërimin, por nuk është kjo rrugëdalja. Arsyeja e quajtjes së Tiranës qytezë lidhet me një fakt që është mbarëbotëror, me numrin e banorëve i cili normalisht pranohet si 100 për ha. Në regjimin e mëparshëm quhej qytet çdo qendër e banuar me 4 mijë banorë e përpjetë. Kjo për arsye teknike, sepse një qytet që të jetë i tillë duhet të plotësojë edhe kushte të tjera përveç numrit të banorëve.
Ndërsa lajthitja më e madhe është kur përmendet rruga Egnatia. Përgjithësisht një rrugë ngrihet për të shkuar drejt qendrave të mëdha ekonomike, ose për arsye ushtarake, strategjike e thënë shkurt. Rruga Egnatia është hapur mijëra vjet më parë se të dilte nga shpërgenjtë Tirana. Nga Durrësi, bënte një zbritje posht, deri në qytetin Klaudiana diku afër Rrogozhinës, dhe pasi takohej me qytetin Skampa (Elbasanin) ndiqte luginën e Shkumbinit për të vijuar drejt Ohrit e më tej deri në Bizant. Tirana dhe Tiranasit as me dylbi nuk mund ta shikonin atë. Madje, kur Tirana filloi të krijohej si qendër, ajo rrugë e kishte humbur rëndësinë e vet prej kohësh.

* * *

Vërshimi demografik ka ndryshuar qytetin, veçanërisht Tiranën dhe kjo ka hapur plagë të reja, dhe nuk duhet ndonjë mençuri e veçantë për të kuptuar se njerzit e ardhur nga fshatrat, sjellin mentalitetin e tyre, por një mentalitet që tenton të shkatërrohet, që rrezikon të zhduket sepse tashmë është shkulur nga vendi që e ka krijuar, ndodhet në një habitat tjetër, thuajse të huaj. Dhe ky rrezik i çastit detyron edhe kundërveprim instiktiv mbrojtës, i cili shpesh shfaqet si një goditje drejtuar pikërisht mjedisit bujtës. Shikoni fytyrat e malësorëve që vërtiten rrugëve të Tiranës dhe mundohuni të depërtoni në brendësi. Si quhen ata? Çeçenë, Ufo, pra me gjithfarë epitetesh. Këtu kemi shenjë provicializmi, ose trajtim të tillë, por këtë rradhë ndryshe nga sa mendojmë të tillë tregohen vendasit. Nuk është provincial ai që vjen, por ai që përdor një fjalor i cili synon të ruajë dallimet në një mënyrë artificiale, për të mos thënë të gabuar. Është e shpjegueshme, më shumë se përbuzje është frikë e vendalinjve ndaj të ardhurve, sepse janë shumicë jo aq e panjohur se sa e dëshpëruar dhe dëshpërimi të nxit drejt veprimesh që mbrrijnë shpesh kufijtë e kriminalitetit.
Një njeri që kërkon të nxjerrë diçka për provincializmin niset pikërisht nga këto “nofka” sepse aty rrjedh një botkuptim. Vërehet thuajse kudo, në çdo qendër rrethi, madje në çdo vend. Dikur, në Korçë, ditën e një majit, qytetarët ngjiteshin për të festuar në kodrat e qytetit, ndërsa fshatarët mbushnin rrugët e lokalet për të pirë një gotë birrë. Në një farë mënyrë ishte edhe dita e “agallarëve”, sikundër thirreshin me përbuzje. Ose, barcaletat e format e ndryshme të talljes, venë në lojë devollinjtë, shpesh objekt satire bëhen edhe fjalë të fjalorit dialektal; si kusiçkë, tepsiçkë, derr - pe - derri, etj. “Lalë” nënkupton pellgun e lushnjarëve e të fierakëve dhe në mendjen e atij që e përdor ka një ngjyrim ironik, tallës, i lindur nga rrethana të caktuara. “Ti pe Lushnje unë pe Fieri, hajt të hamë nga një t’ëmbël”. Janë provincionalizma paralel, përveç atyre vertikalisht që lidhen me Tiranën dhe rrethet e tjera. Kur ne themi “malok” nënkuptojmë një mënyrë të sjelli e të vepruari që diktohet nga motive të dobëta, të cilat nuk kanë të bëjnë me tiparet kryesore të malësorit, pra janë një shmangie dhe kjo shmangie nuk detyron, por sidoqoftë ndikon, përderisa fenomeni ekziston.

Njihet si fenomen edhe në vendet ku nuk ka ekzistuar kurrë një sistem monoteist. Psh, milanezët të shtunën largohen nga qyteti dhe drejt kryeqendrës së rajonit, të dielën vërshojnë qytetarë të qendrave urbanistike të vogla që e rrethojnë Milanon, por që megjithatë thirren me përbuzje “Buxurrë”, i njëjti kuptim me agallarë. Banorët e një zone, në jug të Vienës, vihen në lojë sepse njihen si kokëtrashë...etj.

Flasim për Tiranën si kryqendër dhe qendrat e tjera politiko-administrative. Ky rol në veçanti ishte vendimtar në kohën e regjimit totalitar. Në kohën e regjimit zogist, s’kishte forcën ekonomike e kulturore të Korçës, që në vitet tridhjetë ishte më i zhvilluari si qytet, të Shkodrës, e ndoshta edhe të Durrësit si porti më i rëndësishëm i vendit. Ndërsa epërsinë e mori në kohën kaq të mohuar të monizmit. Kur u rrit si numër me lëvizjen e kontrolluar të popullsisë nga qytetet e tjera, si Korça, Gjirokastra, Kolonja, Vlora, Shkodra, Dibra, Skrapari, etj pak nga të gjitha rrethet me qëllim që të krijohen kushtet që ky numër demografik i rritur, i larmishëm, të shkrijë dhe në vend të amalgamës, kaq e ngjashme me një tas sallate, të lindë një traditë e re, mbi bazën e shumëtraditave e cila do të garantojë ardhjen e elementëve të veçantë. Është një “gjetje e vetes”, ku të ndihesh i humbur. Qytetet e mëdha tentojnë ose tentonin të krijonin një figurë të vetme duke i asimiluar të ardhurit, në dy mënyra:
- Vetiu - nëse kemi të bëjmë me një qytet me tradita e rrënjë të thella historike.
- Nëpërmjet një politike të mirëfilltë urbanistike, kur ndodhemi përballë një fakti si Tirana, pa asnjë traditë qytetare, ose tepër të varfër.
Kongresi i Lushnjës vendosi për oportunitet të jetë kryeqytet, aspak për kulturën, aspak për traditat, aspak për madhësinë, aspak për gjë, ishte një oportunitet i diktuar nga situata e disfavorëshme në të cilën ndodhej vendi (pjesa më e madhe e pushtuar. Vlora nën thundrën italiane, në Durrës ishte një qeveri tradhëtare të cilën kongresi nuk e njohu, Korça nën francezët, Shkodra nën sërbët, Jugu nën grekët). Madje, ishte një zgjedhje e përkohëshme sikundër dëshmojnë dokumentat e dala nga kongresi. Në vitin 1920 Tirana kishte 15 mijë banorë, shifër që në kohë ndryshoi pak deri në prag të luftës. Ndërsa rritjen e pati vetëm pas çlirimit. Në fund të vitetve 90 – luhatej midis 270 - 300 mijë banorëve, kryesisht të ardhur nga rrethet, por tashmë të quajtur Tiranas. Natyrisht krenarë sepse është tashmë e një qyteti që kryeson mbi gjithë të tjerat, qoftë si krye-qendër, qoftë si qendër rrethi. Ekonomikisht dhe veçanërisht kulturalisht.

***

Të thuash për Pallatin e kulturës që çdo gjë mund të jetë veç kulturë jo, është pak të quhet qesharake, ky pohim rrëzon kallajin dhe nxjerr në pah një qenie të mjerë, pjellë e antihistorisë.
Ai pallat ka vlerën e Tiranës, ka zënë vend nëpër albume, kartolina, katalogë dhe ka përfaqësuar Tiranën, është fytyra e simbolizuar e qytetit.
Aty e kishte qendrën e tij Ansambli i Këngëve e valleve popullore dhe gjithë koncertet e organizuara në dhjetra vjet ku punonin folkloristë, muzikologë, kompozitorë, balerinë, këngëtarë e valltarë...
Të gjithë këta, kishin të bënin me çdo gjë, veç me kulturën jo.
Aty organizoheshin (madje edhe sot), koncerte të muzikës klasike, botërore dhe krijime të kompozitorëve vendas të vlerësuara që atë kohë nga të huajt për nivelin e lartë të tyre.
Kjo gjë mund të jetë çdo gjë, veç kulturë jo.
Aty e kishte dhe e ka, selinë Biblioteka kombëtare me të gjitha sallat e studimit, te leximit, të konferencave dhe të seminareve shkencorë të të gjitha fushave, organizuar në kohë.
Libri mund të jetë çdo gjë, veç kulturë jo.
Përsa i përket kinematografisë.
Prodhoi aq filma dhe të një tematike që nuk e ka humbur aktualitetin. Shqipëria dikur, njihte filmin, por jo kinematografinë, realizimin e tyre. U bë e mundur vetëm me krijimin e Kinostudios “Shqipëria e Re”. Filmat e realizuar prej saj arritën nivele të tilla artistike e tematike, që kanë marrë çmime ndërkombëtare.
Bota borgjeze psh bëri gabim që i vlerësoi, duhej të kishte pyetur Gysët Çelon, Thundrat, para se të vepronte.
U krijua një plejadë artistësh të respektuar e nderuar për vlerat e tyre. Për fat të keq, jemi dëshmimtarë të trajtimit që pësuan, nga ajka, ranë në fund të shoqërisë post totalitare. Vdekja e mjeruar e tyre ka qënë dhe mbetet një faqe e turpëshme e regjimeve të kështuthëna demokratike të cilat gjejnë para për të kënaqur epshet shtazarake, vjedhin miliona e miliona euro dhe janë kopracë, pse jo të poshtër, më keq, duket si një program i fshehtë i realizuar mbi urrejtjen për çdo gjë që ka të bëjë ndaj artit dhe letërsisë, urrejtje që karakterizon injorantët dhe që të ardhur në pushtet hakmerren duke realizuar një vdekje graduale, shpesh edhe të përshpejtuar ndaj individëve që i përkasin lëmit dhe ndaj artit në përgjithësi, i cili nuk kuptohet i tillë pa frymën e re, parprimën dhe pa atë qëndrim kritik ndaj çdo padrejtësie shoqërore. Uzurpuesit e demokracisë, parazitët e saj, sigurojnë kështu vdekjen e letërsisë dhe artit si dhe të artistëve, shkrimtarëve e poetëve.
Kadri Roshi...i zhytur në një vetmi të krijuar enkas, një harresë vdekjeprurëse të vlerësuar me një pension mizerabël...
Violeta Manushi...e pinte kafenë nëse ia afronin të tjerët, dashamirësit, adhuruesit, vlerësuesit e artit, njerzit me kulturë. Violeta Manushi
Akuzë për rregjimin.
Akuzë për krimbat e forumit që shkruajnë tërë përdëllim për humbjen e artistëve.
Koha vlerëson artistin dhe artin, pavarësisht të lindur e përgatitur nga regjimi totalitar, koha vlerëson artistin edhe pse lindi dhe u përgatit në periudhën e një regjimi totalitar. Nuk ishin disidentë. Ishin njerëz që e donin profesionin e tyre dhe mundoheshin ta shfaqnin nëpërmjet talentit dhe një pune këmbëngulëse, plot pasion, që i vendosi në partenonin e kulturës shqiptare.
Koha mbulon me pluhur politikanët dha hamhamësit që i pasndjekin.
Kultura – sulmi kundër saj vërteton një qëllim tjetër, jo diskutim për temën, ishte vetëm një mundësi për ta shtrembëruar temën dhe këtë mendon se ta lejojnë ato pak njohuri të cilat mundohesh ti sheshës për sociologjike si dhe fodullëku i pompuar, i fryrë që të çon të menduarit se duke hipur në majë të xhamisë je më i ditur dhe më i zoti se të tjerët dhe se këta të tjerë, janë një nivel i ulët sa të mos kuptojnë një pare kallp(fallco). Në fakt janë tamtame të veshura me paragjykime politike të lindura mbi bazën e urrejtjes dhe meqënëse bëhet fjalë për një ndjenjë tepër të fortë negative, mohëse, të cilën populli e ka sintetizuar tek thënia: “Uthulla e fortë, prish enën e vet”, nuk shpëton dot prej tyre, ke mbetur skllav në një përjetësi allahore, ku urrejtja ka gjetur mënyrën për tu shprehur.
Madje edhe në një shkrim të mësipërm nuk le pa e shprehur natyrën tënde, kur merr në mbrojtje dylberët si një më e mirë në krahasim me homoseksualitetin perëndimor. Vajton për një perversitet apo vajton për një kohë kur quheshin Dylberë dhe jo homoseksualitetë perëndimorë, sepse ajo kohë sjell ëndjen e diçkaje të dëshiruar? (edhe pse çdo njeri ka të drejtë të jetojë jetën e tij në mënyrën që e zgjedh)

Quhen geto dhe burim krimesh lagjet, ose pallatet që tashmë pa asnjë mirëmbajtje, pa asnjë restaurim dhe fajësohet politika e dikurëshme. Të paktën ndërtuan pallate. Ndërsa sot getot do t’i krijojë disniveli në pasuri, humnera që po krijohet midis miliarderëve hajdutë, amalgamës politiko- mafioze dhe shumicës së nderëshme që lufton për bukën e gojës në një përditshmëri të dhimbëshme dhe që shitja e apartamenteve me çmime ireale, 200 mijë euro në Tiranë është një tallje që u tregon varfërinë e tyre si një përbuzje vertikale. Pak e nga pak do të shohim rritjen e barrakave dhe kështu ngjasojmë me qytetet e Brazilit dhe llamarinat që mbështjellin periferitë.
Pyetje:
Ende shtëpitë ja u ndriçon drita komuniste. Pse nuk rrini me pishë e kandil, përderisa ai sistem nuk solli gjë të mirë?



* * *
Kondre, [Edituar]
Pohimi, se ata që jetojnë në një vend, njohin edhe figurat e vendit, është budallallëk dhe një nga rregullat e budallallëkut, i përcaktuar nga Karlo Cipolla thotë. “Budalla është kush u shkakton dëm të tjerëve, pa realizuar asnjë përfitim për vete, madje pëson”.
Mendimi tënd është një mungesë argumentimi.
Thjesht për të ditur; në shek. e nëntëmbëdhjetë, Korça kishte mbi 1000 mijë dyqane. Shkollat e para kanë qënë hapur që në vitin 1724 dhe gjimnazi i parë është hapur më 1856 në gjuhën greke dhe më pas në turken. Si qytet dallohej nga të tjerët në të gjitha drejtimet. Në vitet 20 – 30 të shek të kaluar, u bënë shumë ndërtime të cilat janë ende sot e kësaj dite. 1925 – 26 u ndërtuan 200 dyqane të reja. U ndriçua për herë të parë një bulevard i tërë me dritë elektrike, u ndërtua kinema Luksi (Majestik) 1923 u ngrit fabrika e duhanit, 1929 e lëkurës dhe 1934 e birrës.
Në një libër i quajtur “Mbretëria më e re e europës” që më ra në dorë në bibliotekën e Follorinës, ka një foto të pazarit të famshëm të Korçës, sikundër ka edhe pamje nga Tirana e viteve 30, tepër e mjeruar. Sidoqoftë ka mjaft filmime italiane, veçanërisht ato që tregojnë vizitën e Viktor Emanuelit dhe aty shihet qartë se cila ishte Tirana.
Them se ka pasur ndonjë italian që ka qarë e qeshur me të madh kur dëgjoi nga Marko Polo se kishte gjetur rrugën për të bërë tregëti me lindjen, Kinën. Duket se Korça dhe Venediku takoheshin në lindjen e largët.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Tirana & Provincat

Kulture pallati

Kalojme ne disa elemente te debatit te cilat, ndonese jo me pak qesharake, jane bere pjese e botekuptimit postdiktatorial te shume njerezve ne kete vend, aq sa nuk arrinjte te dallojne dot me mjerimin e dikurshem, si pasoje e lavazheve mendore 67 vjecare te komunizmit ne kete vend.

Rafti i librave qe prodhon kulture

Te mbrosh Pallatin e kultures si nje veper te madhe ne sherbim te formimit kulturor te nje vendi, duke permendur si argument, faktin qe aty ndodhej biblikoteka kombetare eshte vertete domethenese per menyren se si e percepton kulturen nje mendje e perpunuar ideologjikisht nga utopi te cilat kane dhene shpirt me kohe, por qe c'e do qe kujtimi i saj vazhdon dhe jeton i gjalle dhe plot nostalgji ne mendjet e semura dhe shpirterat e varfer te viktimave te verbuara te saj. Ne kete menyre ti vlereson si arritje te diktatures faktin qe regjimi ndertoi nje godine per ti vendosur keto libra, duke i shperngulur nga nje godine e vjeter ne nje te re.
Kjo me kujton disa njerez qe i kam njohur, te cilet, megjithese nuk kishin asnje fare lidhjeje me kulturen, me librat, kishin deshiren te angazhoheshin per zhvillime te tilla. Ne nje rast ata u mblodhen te diskutonin per te ngritur nje bilioteke per nje grup te vogel njerezish. Nje miku im, i pranishem ne mbledhje u gezua, qe me ne fund po shihte interes per librin tek keta njerez. Por kur kuptoi se per cfare benin fjale ata u shastis. Njeri thoshte, "une gjej marangozin", tjetri thoshte "Une gjej derrasat". "Aty e kuptova une, se ata me fjalen biblioteke nenkuptonin fjalen raft", - mu shpreh miku me pas. Edhe ti, ne kete rast, me biblioteke, ne nje sens me te zhvilluar kupton nje raft me te madh. Nderkohe qe biblioteken e vertete, nuk e ndertoi Enveri, por ata bejlere, pashallare, intelektuale dhe patriote te medhenj, te cilet kane kultivuar dije e cila i ka ngritur shume prej tyre ne nivele mbareboterore si psh Sami Frasheri, Hasan Tahsini e te tjere. Ne kete menyre, ajo qe sot quhet Biblioteke Kombetare, vleren me te madhe e ka marre nga librat e sekuestruara nga shtepite e medha nga dyert e larta te bushatllinjve, te Vlorajve, te Toptanasve, te pashallekut te janines, si dhe te gjithe familjeve te medha qe kane pasur respekt per dijen ne kete vend. P.sh. Eqerem bej Vlora, shprehet ne kujtimet e veta se ka pasur nje biblioteke personale te familjes e cila i kalonte 18 kopje ekzemplaresh nga me te rrallet, shumica e te cilave doreshkrime mjaft te vjetra, te cilat i sekuestruan komunistet kur erdhen ne pushtet, pavaresisht se shume prej atyre doreshkrimeve nuk gjenden me sot. Nga ana tjeter, moslejimi qe diktatura i bente shfrytezimit te kesaj biblioteke ty te duket perseri kulture, pasi partia interesohet per oreintimin e duhur ideologjik te njerezve qe lexojne duke moslejuar njerezit te lexojne asgje qe del jashte kontureve ideologjike te percaktuara nga ajo. Kjo eshte kultura qe predikon ti.

Ansambli i maskimit folkloristik

Po keshtu, une e kam theksuar se krijimi i teatrit te operas dhe baletit eshte nje gje e mire (perfshi ketu edhe ansamblin), por gjithsesi keto jane shume pak dhe, mbi te gjitha as qe mund te krahasohen me homologet e tyre ne perendim si dhe ne vendet perreth. Por eshte e vertete qe ne ansambel merrnin pjese studiues te cilet perpiqeshin te nxirrnin vlerat e folklorit, por nga ana tjeter, keta studiues, te dirigjuar nga partia, paguheshin per ta shkaterruar folklorin, duke lene ne harrese tere ate trashegimi te arte, e cila nuk reflektonte luften e klasave, ideologjine ne sundim, si dhe duke ngritur lart aspekte me periferike te folklorit te cilat vinin konform botekuptimit qe partia kerkonte te kultivonte tek masat. Gjithashtu, ne funksion te kesaj, keta studiues, sajonin kenge gjoja folklorike, ndryshonin dhe masakronin tekste, vetem e vetem per ti konvertuar ato ne botekuptimin e dialektikes klasore komuniste. Gjithashtu, ne funksion te kesaj ishin edhe kenget e krijuara per partine dhe shokun Enver, te cilat nuk ka bir nene qe mund ti quaje vertete pjese te folklorit, pervec atyre studiuesve te mjere, te kercenuar me Spac apo me internim. Une vete kam ne fonoteken time disa kenge popullore te Jusuf Myzyrit, te cilat jane masakruar nga tekstet, duke ua zbehur tere poezine fantastike qe ka pasur Myzyri i shkrete.

Hollivudi sociorealist shqiptar

Dhe nje gje e tille mund te thuhet edhe me shume per Kinostudion. Te thuash se partia lindi Kadri Roshin apo Violeta Manushin tregon per sherpesi mendore te pallogaritshme. Fakti qe per 50 vjet, paskemi arritur te marrim 2 apo 3 cmime neper festivale dytesore apo tretesore, por edhe ketu cmime te dyta apo te treta, eshte nje argument qe te ngjan si paterice, i cili vertete mund te te ndihmoje sadopak te ecesh, por pervec se sakatllekun mendor nuk mund te na deftoje gje tjeter. A mund te krahasojme kinematografine shqiptare me kinematografine, bie fjala jugosllave, greke, bullgare, turke apo ke tjeter?
Nga ana tjeter, a na mjafton fakti qe Kadri Roshi ka qene aktor i mire per te thene qe kemi patur kinematografi? Por cfare te themi per nje armate aktoresh te deshtuar qe hanin buke kot? Cfare te themi per skena qesharake filmash ku batuta me e forte ishte: "A c'me can koken"! Cfare mund te thuhet per filma historike qe synojne te na paraqesin luften e Pezes, kur fshatari pezak flet me nje dialekt korcar apo lushnjar? Cfare mund te thuhet kur gjithmone, sipas formatit te artit sociorealist, partizani ishte simpatik, ballelarte, shpatullgjere, trup i lidhur dhe i bukur, e mbi te gjitha, trim dhe sypatrembur, kurse ballisti ishte gjithmone imcak, i dobet, i shemtuar, me floke te pakrehura, me turinj te varur dhe mustaqe te lepira si mi kanalesh, pa folur per ligesite e karakterit te cilat duhet te qendronin patjeter si antonimi te te partizanti! A mund ti thuash art ketij?
Dhe ne te vertete ketu nuk kemi te bejme me art. Por me nje mjet te fuqishem propagnandistik, i cili ketu ne Shqiperine e izoluar te gjysmes se dyte te shek XX, zevendesonte hollivudin. Kinostudio, nuk ishte gje tjeter vetem se nje arme vrastare ne duart e partise, me te cilen regjimi i atehershem vriste mendimin e njerezve, vriste ndergjegjen e tyre, vriste lirine e tyre.
Natyrisht, une nuk fajesoj Kadri Roshin, pse ata filma ishin te vetmet ku ai mund te shprehte talentin e tij. Por nuk kam se si ta quaj kinematografi nje altoparlant propagnadistik te tille, i cili as qe ka patur per qellim te beje art. Sigurisht, brenda kesaj ka pasur edhe elemente me vlere. Dhe ata artiste qe kane mbijetuar ne kete kenete, kane gjetur dy apo tre shtigje per te shprehur dicka per te qene. Por gjithsesi, kjo nuk mjafton per te quajtur kinematografi ate qe ka prodhuar per 50 vjet ai institucion i quajtur Kinostudio, i cili, qe ne emer na tregon se perse eshte ngritur, per te na deftuar "Shqiperine e re".

Ne lidhje me kete, une e kuptoj se perse Atmani sulmon politikisht dhe ideologjikisht ate qe ai kujton se kupton ne lidhje me kulturen time. Atmani, si nje pasardhes i nje formimi te tille dogmatik nuk arrin ta ndaje kulturen dhe artin nga politizimi dhe ideologjizimi. Ky eshte koncepti komunist. Arti i sherben luftes se klasave, ndergjegjesimit te masave, dhe edhe ne kete rast, duhen gjetur dhe identifikuar armiqte e klases. Eshte ky mentalitet qe e ben ate te synoje te dedektoje me cdo kusht, sido qofte realiteti, armikun e klases. Pasi nuk njeh dot art pa armiq. Dhe ne kete menyre, edhe nese armiqte nuk jane, ata duhen shpikur.


Pikeirsht, prandaj edhe ate qe une shpreha lidhur me denoncimin qe vete Atmani i ben dylberllekut (i cili sigurisht eshte nje abuzim per te nxire nje pjese te mire te historise se shqiperise se mesme), Atmani e merr per te kunderten, pikerisht per ate qe une e akuzoj. Atmani e merr sikur une vlersoj dylberet orientale dhe denoj gay-t perendimore. Nderkohe qe eshte vete ai qe shprehet ne po te njejtin tekst qe homoseksualet kane te drejten e tyre private, nderkohe qe pak me pare ka vjellur vrere ndaj variantit "oriental" te homoseksualitetit, variantit te dylbereve me brekushe. Kjo verteton racizmin intolerant dhe agresiv te kultures me negative te modernitetit utopik (te zhvilluar fuqishem ne utopite e shekullit XX). Te jesh homoseksual ne perendim je gay, te jesh i tille sipas modelit lindor je b.q.
 

Sirena

Primus registratum
Re: Tirana & Provincat

Cuna jeni te dy shume interesante per tu lexuar, packa se kundershtoheni vazhdimisht. Do ju lutesha ti permbaheshit me shume temes e ti linit fyerjet personale.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tirana & Provincat

Për ata që nuk e njohin historinë e Tiranës :

http://www.shqiperia.com//kat/m/shfaqart/aid/3463/“Te_shpetojme_kalane_e_Tiranes”.html

P.S. Kalaja e Tiranës ndodhet në mes të Tiranës, prapa Galerisë së Arteve dhe ka një shtrirje të madhe. Studimi i kalasë dhe jetës aty tregon edhe ecurinë e jetës në qytetin e Tiranës. Shumë pseudo-historianë pretendojnë se historia moderne e Tiranës fillon me ndërtimin e një xhamije, një hamami e disa dyqaneve! Por asnjëri prej tyre nuk e pyeti veten se për kë u ngritën këto objekte? Për ata që vinin në Tiranë? Po përse vinin njerëzit në Tiranë në atë kohë? Ata vinin në Kalanë e Tiranës, brenda mureve të mbrojtura të të cilës zhvillohej qyteti i Tiranës (prej qerpiçi do thonin disa këtu, si shtëpijat e jevgjve në lagjen e tyre -Brraka - në zemër të Tiranës /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif).
 

Gysi

Primus registratum
Re: Tirana & Provincat

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: mishu</div><div class="ubbcode-body">Cuna jeni te dy shume interesante per tu lexuar, packa se kundershtoheni vazhdimisht. Do ju lutesha ti permbaheshit me shume temes e ti linit fyerjet personale. </div></div>

As une nuk e di kete Mishu. Nuk e di se ku e ka hallin Atmani, qe pas cdo postimi timi, shfryn e turfullim, qe nuk e di se nga i vjen. Konkretisht, une thjesht solla disa mendime te mijat per urbanizimin e mbrapshte te Tiranes gjate kohes se diktatures, dhe ketu Atmani, si ne cdo postim timin pikasi menjehere armikun kombetar.
Po, bera edhe nje tjeter krim, u shpreha me siper se Tirana e vjeter ka qene qytet simpatik. Kaq mjaftonte per te me modeluar si nje turk me brekushe dhe qeleshe, i cili perben te keqen me te madhe kombetare, pa cka se keshtu si une jane shprehur te gjithe studiuesit, udhetaret te cilet kane mbajtur shenime per kete vend. Sipas kesaj logjike, edhe Von Han, Edith Durham, si dhe te gjithe njerezit qe kane shkruar per Shqiperine, duke vleresuar mes te tjerash edhe Tiranen, i bie te kenkeshin po kaq orientale sa une. E si te mos mjaftoje kjo, edhe Italianet te cilet ndertuan qendren e Tiranes, korpusin, bulevardin si dhe nje bllok te madh vilash te kohes se Zogut dhe te pushtimit Italian, qenkeshin po kaq orientale per faktin qe u mrekulluan nga pazari i vjeter i Tiranes, duke e spostuar qendren e qytetit, per ta lene te paprekur ate. Ne kete menyre me mire se te gjithe keta i ka sherbyer qytetit vetem Enveri, i cili rrenoi pazarin e vjeter, ashtu si edhe nje sere ndertesash te cilat sot duhet te ishin monument kulture, per te ndertuar karrakatina te tilla arkitekturore si 15 kateshi, pallati i kultures, etj.
Nejse, gjithsesi, une ende vazhdoj te mos e kuptoj se nga i buron i gjithe ai mllef, i gjithe ai agresivitet, si dhe e gjithe ajo verberi qe e ben te vendose ne gojen time fjale qe une nuk i kam thene kurre, vetem e vetem per te gjetur sebepin per te vjelle vrerin e vet.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Tirana & Provincat

Duke qene i akuzuar per oriental regresist per faktin se paskam kryer “mekatin” e madh duke e konsideruar Tiranen si nje qytet simpatik, po perpiqem te sjell disa referenca nga te tjere njerez, te cilet natyrisht nuk kane veshur brekushe dhe nuk kane mbajtur fes, te cilat Atmani i sheh si petk te prapambetjes dhe si veshje te armikut kombetar, dhe gjithashtu, pare nga pjeset periferike te trupit (ashtu sic di ti shohe Atmani fenomenet), nuk kane ngritur lart keto pjese, per asnje arsye religjionale, aq me teper te “religjionit armik” sic e koncepton Atmani fene e shumices se shqiptareve, si dhe nje prej feve me te medha boterore. Sigurisht, preferoj ta le Atmanin ne racizmin e vet delirant, dhe te ftoj pjesemarresit ne kete debat te konstatojne tek keta autore, te njejtin “mekat” qe kam bere edhe une, admirimin e ketij qyteti te ndertuar sipas modelit “armik”, oriental.


Zhak Bukart në veprën e tij “L’Albanie et Les Albanais”, jep të dhëna për vitin 1921:

“Tirana i ka shtëpitë me qoshkë, të shpërndara në mes kopshteve të blerta e të shpeshta, përshkuar nga përrenj të vegjël me ujëra të lëvizshme. Xhamitë e saj të pikturuara, pazari i saj i gjallë, i mbushur plot me fruta, me ngjyra të shkëlqyera, kostumet piktoreske e butësia e banorëve e bëjnë shumë të këndshme për të banuar”.

Dr Friedrich Markgraf në veprën e tij “In Albaniens Bergen” f 3-9 thote per Tiranen e kesaj kohe:

... Aty për aty ne nisemi për në qytet brenda. Pemishtet e saj të shumta, të blerta i kanë fshehur aq shumë shtëpitë saqë ne nuk i shohim dot edhe pse jemi aty në mes tyre. Tirana, duha të them, ndër qytetet e tjera ballkanike ka parapëlqimin të ketë shumë bahçe. Vetëm në qendër të qytetit ku janë dyqanet, shtëpitë janë ndërtuar ngjiturazi ndërmjet tyre, një pjesë ndër to dykatëshe, përndryshe secila shtëpi është e ndërtuar në blerim. Nga rruga gjarpëruese një mur i lartë qerpiqesh e ndan pjesën e blertë, i cili është i mbuluar sipër me tjegulla, i ndërprerë nga një portare me kapak. Turisti, i cili jashtë ndeshet në kalldrëm të rrezikshëm, e njeh veç shestimin e bukur. Aty pemë të larta kalojmë mbi mure: Cethis Austrialis, në të parë sikur vidh me kokrra, piramidë prej plepash, e aty përreth një varg selvish, pjergullash, fiq të vendeve të rrafshta ose shegë me ngyrën e tyre të zjarrtë si gjaku.
Rrobat Evropiane me fes të zi prdoren ende shumë. Shihet edhe shumëkush me kostumin e mrekullueshëm kombëtar tiranas. Pjesa më e zbehtë e kostumit është ajo e zeza, me xhurdi të hapur e me mëngë të shkurtra; tufat e saj në kraharor e prapa mbi shpatulla janë të stolisura nga një xhokë e trashë: mënga nga ana e sipërme është edhe ajo e zbukuruar nga një tuyfë prej së njëjtës lëndë. E jgithë jesa e lëmuar prapa mbulohet prej një jake marinarësh, e stolisur sipër me kind e cila mund të përdoret mbi kokë si çadër. Coha e stofit shënon pikëzime vizatuese. Me këtë lloj xhakete vishet edhe një xhamadan, në pjesën e përparme të të cilit shtrihen gajtanë të bardhë mbushur me qëndisma të argjendtë e të artë, të cilët janë zbukuruar me vija të gërshetuara. Brekushe të zeza në dimër, të bardha verës, të gjata deri në bel përbëjnë së bashku një brez të dendur me ngyra të gjalla e me.
Gratë varin mbi brekushe e prmbi petkun e shkurtër një pështjellak mbi të cilin ka zbukurime kambriku, shumë herë shumë të thjeshta, por që paraqet në mënyrë të bukur, shije artistike.

Sipas Dom Mark Dushit në librin e tij “Tirana dhe rrethinat e saj” botuar së fundmi thuhet se: “Tirana shtrihet mbi një fushë të gjerë, rrethuar nga male e kodra plotë blerim. Jo larg saj kalon edhe rruga e famshme “Via Egnatia” që prej Durrësit shkonte në Albanopolis (Elbasan), në Tesalonica (Selanik) e në Biziantium (Stamboll).
 

Gysi

Primus registratum
Re: Tirana & Provincat

Shkollat

Nga një relacion topografik statistikor i Aqidioqezit të Durrësit, i vitit 1856 rezulton se në qytetin e Tiranës ekzistonin dy shkolla publike: njëra për edukimin e rinisë muhamedane dhe tjetra për edukimin e rinisë ortodokse.
Në vitin 1872 u themelua edhe një shkollë katolike për vajza, në të cilën më vonë u përfshinë edhe nxënëse ortodokse. Sado që numri i nxënësve në këtë shkollë nuk ishte shumë i madh, përsëri, shkolla mori vlerësim per nivelin e dijeve që përhapte. Gjthashtu 5 vjet më vonë u hap edhe një shkollë katolike për meshkuj.
Para vitit 1924, në Tiranë, ishin çelur edhe disa mejtepe private për nxënës muslimanë si dhe dhe një shkolle teknike e huaj amerikane e cila i zhvillonte mësimet në gjuhën angeze (për të gjitha këto shih Dom Mark Dushi, “Tirana dhe rrethinat e saj”, f 81-104 ). Më pas, në kohën e mbretit Zog, natyrisht u hapen një numër shumë i madh shkollash fillore si dhe gjimnazesh, të cilat, duke e krahasuar me numrin e popullsisë së Tiranës së asaj kohë ishin mëse të mjaftueshme, pa llogaritur këtu shkollat fetare si dhe Medresenë e Tiranës, e cila ishte një shkollë me disa nivele, më i larti i të cilës ishte nivel universitar. Medreseja e Tiranës se së bashku me kolegjin e Franceskanëve ishin dy vatrat kryesore të cilat kane prodhuar historikisht intelektualët dhe mendimtarët kryesore në vend.

Spitalet

Deri në vitin 1918 dhe sidomos gjatë sundimit austrohungarez janë hapur disa spitale në Tiranë. I pari, i dokumentuar daton në vitin 1907, ndërsa më pas, u hapën disa spitale të tjerë. Një spital u hap te Varri i Bamit, një tjetër në shtëpinë ku ka qenë Biblioteka Kombëtare, dhe një tek hani i Esat Pashës (tek sahati).

Tregtia

Pa dashur te bej krahasime me Korcen, e cila sipas Atmanit kishte 1000 dyqane, ne Tirane, qe ne fund te shek. XVIII kishte mbi 700 dyqane, nderkohe qe numeroheshin gjithsej rreth 1000 shtepi. Dhe duke pasur para sysh qe shumica e dyqaneve ishin edhe ndermarrje te vogla njekohesisht, pasi tregu i asaj kohe permblidhte edhe zejtarine, ku produktet prodhoheshin nga artizanet e kohes te cilet punonin ne keto dyqane.
Edhe Tregtia që konsistonte në tregtimin e gjësë së gjallë, kuaj, qe, lopë, dele, dhi, qingja, shpendë, etj., duke perfshirë edhe prodhimet e tokës si: misër, grurë, elb, thekër, barishte, fruta etj. Gjithashtu Tirana njihej edhe per eksportimin e drurit, i cili ishte në duart e trashëgimtarëve të Kapllan Pashës, bej i Tiranës, i cili kishte marrë për shoqërimin e drurëve disa turq e katolikë. Artikujt kryesorë të eksportit, si misër vaj, lesh e shpendë drejtoheshin në qytete tregtare të Dalmacisë, në Maltë e në Mbretërinë e Napolit. Drurët për anije dikur drejtoheshin në Egjipt, ndërsa më vonë, në Maltë.
Nga lindja importohej sheqer, kafe, qipro etj., e nga qytetet e sipërprmendura çdo lloj stofi, porcelan, objekte metalike e hekuri.
Tiranë kishe gjithashtu tri hane, te cilet prisnin te huajt qe vizitonin qytetin, kryesisht per tregeti si dhe udhetaret.

Xhamitë

Ibrahim Dalliu, ne librin e tij “Patriotizmi ne Tirane”, thotë se në Tiranë ka patur gjithsej 19 xhami dhe 3 kisha.
Sipas Dom Mark Dushit qe ka qene nje prift me rrase dhe aspak nje oriental “i prapambetur” me brekushe, shprehet se “Xhamitë e Tiranës njihen si më piktorekset në Evropë, për pikturat me të cilat janë stolisur”. Ne fakt kjo citohet edhe nga shume autore te huaj te cilet kane folur per Tiranen ne librat e tyre.
Ndër xhamitë më të bukura dhe më të vjetra të përmendura janë, xhamia e Karapicit, e cila ka qenë ndërtuar në sheshin Skënderbej, e cila u rrënua në vitin 1930, Xhamia e Sulejman Pashës (e cila thuhet se ka qenë më e bukur se ajo e Et’hem Beut e vetmja që është ruajtur e paprekur), e ngritur aty ku sot është monumenti i ushtarit të panjohur. Kjo xhami ka qenë ndërtuar rreth viteve 1700 dhe sipas Dom Mark Dushit xhamia “përreth hijeshohej me selvi të vjetra që i jepnin kësaj pjese të qytetit një pamje piktoreske. Brenda xhamisë shihen pikëzime trëndafilash; përjashta pikëzime frutash, vila rrushi, mollë portokalle etj.
Gjithashtu ka pasur edhe një sërë xhamishë të tjera jo pak të rëndësishme si ajo e Stërmasit, Kokonozit, Sheh Muharremit, Dine Hoxhës, një pjesë e mirë e të cilave janë të vjetra dhe të stolisura me afreske me një vlerë të veçantë. Pa përmendur këtu xhaminë e Et’hem Beut, e cila njihet pasi është e vetmja xhami e ruajtur, e cila sot përbën një monument të vërtetë historik dhe kulturor.
 

ismaili

Primus registratum
Re: Tirana & Provincat

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: policia</div><div class="ubbcode-body">i lexova pothuajse te gjitha diskutimet ketu(them pothuajse se disa ishin aq te stergjatura), tani nje pyetje kam une,
a ka ndonje person qe ka lindur ne qytet (mundesisht ne Tirane) dhe te kete deshire te behet fshatar, pra te jetoje ne fshat?
dhe e kunderta </div></div>
Tani une e kam shtepine mun ne mes te tirones dhe jam tirons me 8 breza por sjetojm atje sepse jetojm jasht. Babai im do te iki nga tirana sepse thot qe sjetohet me se ka tym Jo vetem tironsit por tgjith duan te jetojn ne nje ambjent te paster.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Tirana & Provincat

Procesi i urbanizimit te Tiranes duket akoma i pakompletuar,
Tirana per momentin i ngjan me shume nje fshati te stermadh.
S'ka kuptim te flasesh per provinca ne keto kushte.
 
Top