Tifozat e Italise

Daniel H

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

Hip hip urra!

Nuk ju ka dal gjumi a si?

Ujko me sill nje foto te lutem nga 4 me 1 qe i ngulem Gjermanise ne 1 Mars ne Firenze /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ndricim

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

po Angline e keni frike hiç apo jo? kta vetem nje gol bejne por marin lojen. nese humbin, ato tifozat qe jane kundra ne stadium do hane shishe kokes
 

alban bala

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

shko me gjithe angli. mendoj se me e dobeta e skuadrave te medha anglia eshte. Gjermania e griu Ekuadorin kurse Anglia me thane shyqyr qe ka njerez qe dine ti çojne topat me goditje denimi aty ku duhet. mendoj se Portugalia megjithese e copetuar do te dije ta kaloje Angline ne çerekfinale
 

ndricim

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

tani nga fundi i kampionatit ndryshojne gjerat.
Argjentian qe fitoi 6-0 me Serbine me vone e pati shume te veshtire te fitoje me Meksiken.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

Me thene te drejten, si tifoz italian skuadrat qe kam pas frike ne Boteror me shume jane Franca (qe per hir te se vertetes na ka ardh hakut gjithmone - BESTIA NERA) Argjentina qe loz futboll te ngjashem me Italine por ka me shume lojtare teknike dhe Anglia.
 

alban bala

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

ne lidhje me penalltine. kur e thone vete italianet sdi ça te them me teper. une mendoj se arbirtri e ka ndjere vehten te lodhur ate moment dhe e vetmja menyre per te mbyllur ndeshjen ne kohe te rregullt ajo ishte se as vete italianet nuk po donin te benin gol. lexojeni shkrimin tani.


faqe web
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

Mire mo se e diskutuam kete gje, s'po na thua ndonje gje te re. Po e thote ai shkrimi i italianeve qe Materazzi u nxorr kot nga loja?
 
S

Scorpion

Guest
Re: Tifozat e Italise

Italia ---> Ekip i lodh... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Tifozat e Italise

Epo te fitosh me nje penallti ne min. te 93 dhe me nje loje jo bindese, jo qe jeni te lodh, po se keni te gjate /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Princesha

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
franca ja merr italis per vererat
franca ja merr italis produktet e bukuris dhe estetikes
franca ja merr italis per mode
franca ja merr italis per sjellshmeri dhe edukate

amannnnnnnnnnn, mos me thuj per italjanet se jan si qiqra ne hell, gjith andra /pf/images/graemlins/laugh.gif

e pe si is shendrin toçi atija mor aman, si te llustrume e ka /pf/images/graemlins/laugh.gif
nejse VT ketij muhabeti.

[/ QUOTE ]

ou gruja kshu? Nuk a gjall i zoti i shpis (un dmth) ma a?


Del ifije knej ka qoshja ta zhguli pak veshin /pf/images/graemlins/cool.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Italia ---&gt; Ekip i lodh... /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]
Çlodhen deri te premten... /pf/images/graemlins/winkwink.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

alban bala

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

lodhen perseri te premten dhe kane kohe per te pushuar deri nga 10 shtatori pastaj kur te kene ndeshjen e pare. nese jane perseri te lodhur ne ate ndeshje ska me justifikime
 

alban bala

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

kur e thone vete italianet




Milanisti pranon: Nëse Toti do të kishte gabuar, do t'i jepja një picë Gus Hidinkut 28-06-2006

Gatuzo shtang: Nuk ishte 11-metërsh

Erion Abule


"Hungërin" i lumtur, duke shfaqur dhëmbët në një buzëqeshje që të fut të dridhurat. Mos prisni deklarata të plastifikuara nga Xhenaro Gatuzo, as në ditët e euforisë. Nëse Italia, pasi e kishin "mallkuar", do të shenjtërojë gjyqtarin Medina Kantalejo për 11 metërshin e dhënë në sekondën e fundit të kohës shtesë, mesfushori "axurr" arsyeton në mënyrë të drejtë: "Ajo ndaj Grosos nuk ishte një 11 metërsh i vërtetë, ndoshta një gjysmë penallti po. Nëse nuk do ta kishte nxjerrë me karton të kuq në mënyrë të padrejtë Materacin, atë penallti nuk do të na e kishte dhënë as në ëndërr." Por çuditë e deklaruara nga Gatuzoja pas ndeshjes me "kangurët" nuk mbarojnë këtu. Mesfushori ka pasur ndjesi jo të zakonshme në momentin e goditjes së 11 metërshit nga ana e Totit: "A mund të them se çfarë mendova kur Toti goditi nga pika e bardhë? Do të më kishte shpëtuar, po të isha në vend të tij. Në ato momente mendova Françeskon e gjorë: kishte gjithçka i vetëm për të humbur, tregon Gatuzoja. - E përsëris, në vend të tij do të ishte shkaktuar një infarkt. Unë përqafova Hidinkun në momentin e goditjes së penalltisë, për të çliruar trysninë. Në fund, thuajse i dhashë një shuplakë, nuk më kujtohet më që ishte ai. Nëse Toti do të kishte gabuar, do t'i jepja një picë Gusit. Nuk e mendova se do të gjuante parabël. Formacioni? E inatosët Lipin dhe ai e kapi me ne.
FIKSIMI I BUFONIT - Ja dhe minuta e 49-të dhe secili bën sipas mënyrës së tij. Por çfarë? "Unë i ktheva shpinën 11-metërshit, duke parë nga tifozët, - rrëfen Xhixhi Bufon. - Në një ndeshje të tillë, kam parë të gjithë filmin e terrorit të së shkuarës, finalet në tragjedi, Korenë e 2002-shit, por në atë rast nuk mendova asnjëherë se mund të pësoja gol. Nëse mendova se do ta godiste parabël? Asnjëherë, sepse e di që Françeskoja nuk është budalla.
Për sa i përket formës sime, nuk bëra asgjë të veçantë. Jam me fat që luaj prej vitesh me Kanavaron, asnjë nuk është i fortë si ai. Dhe derisa jemi këtu, mendoj që mund të shkojmë deri në fund."
DEL PIERO DHE 11-METËRSHI - Edhe Aleks Del Piero ka qenë në "qiellin e shtatë" si gjithë të tjerët. "Unë përgatitem gjithnjë për të luajtur dhe në fund besoj se kemi fituar me meritë. Nëse do të ishim skualifikuar, do të ishte e padrejtë, sepse kishim të paktën pesë topa për gol. Paraqitja ime? Dhashë gjithçka, por nëse do të isha ende në fushë, 11-metërshin final do ta kisha goditur unë dhe shënuar po unë." Mallkimi vazhdon, por Luka Toni nuk dorëzohet: "Fituam një ndeshje të vuajtur, por e rëndësishme ishte të vazhdonim para. Shpresoj të vijë shpejt edhe goli im. Sigurisht, askujt nuk i pëlqen të zëvendësohet."
GROSO KONFIRMON - Pas Totit, në fund heroi i Kaizerslauternit është Groso. "Ai 11-metërsh ishte driblimi më i rëndësishëm i karrierës sime, nuk e di se kush më ka dhënë forcën për të zbritur në fushë. Faulli ndaj meje ishte "neto": në fillim më mbajtën, pastaj më rrëzuan në tokë. Një gjë është e sigurt: jemi vërtet një grup i madh. E dija që Toti do të shënonte gol, le të themi se isha i qetë mes thonjëzave."

Italia pa Nestën, sipas mjekut Kastelaci
Italia dje në mëngjes ka bërë një seancë stërvitore pas fitores kundër Australisë para dy ditëve. Ndërsa pasdite, Toti me shokë kanë qenë pushim. Tashmë është e kotë të shpresohet në një riaftësim të Nestës në prag të çerekfinales të premten në mbrëmje kundër Ukrainës. Kështu konfirmon përgjegjësi i grupit mjekësor "axurr", Enriko Kastelaci: "Po ndjek programin e riaftësimit të përgatitur nga ne. Përmirësimi i tij është gradual. Dua ta riaftësoj sa më shpejt, duke u përpjekur të shmang problemet e tjera. Në fushë me Ukrainën? Nuk do të jetë e lehtë, nesër (sot) do të kryejë analiza të tjera. Ndoshta do të bëjmë sërish rezonancë magnetike."
 

antip

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

Po mos pi raki me kete vape mër dreq, se te ben dem... /pf/images/graemlins/laugh.gif
P.S: Shi kur te thote tani qe raki do pijne italianet te premten...
 

alban bala

Primus registratum
Re: Tifozat e Italise

une nuk pij raki. kete fjale thuaja dikujt tjeter. per ti kuptuar bindjet e mia shiko avatarin
 
Top