Re: Ti!
Sot mendova per ty, per pak kohe. Kot per te ditur si je a cfare ben, nese je po ne te njejtin qytet. Imazhet dhe mendimet shkojne e vijne si pelhura te padukshme ajri, vale truri qe pershkojne lagje, rruge, qytete, shtete. Ti ndoshta po flije a po beje dicka kur nje mendim te mberriti nga une.
Sa here behem kurioze per mendimet, sa here qe njerez qe kemi njohur, a dashur vijne ne trurin tone atehere kur nuk e presim, apo sa here qe mendime te tjera i nisim per nje rruge te gjate, per nje udhetim te gjate naten a diten. Me mrekullon truri i njeriut, se s’kam as idene me te vogel sesi dreqin funksionon. Si ky kompjuter qe mendoj se e di, por ne fakt aspak.
Ti vjen dhe shkon ashtu sic ishe vite me pare. Thellesisht, si nje njeri non ekzistent, por ti je veç. Sa mire te njihja une ty, tani je vec nje imazh i se shkuares, nje fotografi transparente, ku shoh tejpertej te tashmen. Tani ndjej nje tjeter ngrohtesi, dy krahe me shtrengojne fort embelsisht; ndoshta diku atje edhe ti. Tani me ben te qesh me vete me fantazite e planet e atehershme, ti dhe une, nuk e kishim zbuluar mire boten, por kishim zbuluar njeri tjetrin, dhe bota jone ndalej aty. Sa kohe ka kaluar, dhe bota sa shume ka ndryshuar.
Ti je ende aty ku ishim?! Une kaq larg, dhe nganjehere vij prane, vij e shkoj, shkruaj shqip, se s’dua t’i harroj fjalet me te cilat shprehem me qarte ne bote, fjalet me te embla; fjalet shpirt, zemer, i dashur.