Re: Ti!
E di?Tani nuk ndjej asgje.Me ke bere si veten.Te shtrengoja fort koken dhe nuk e dija a qaja se me vinte keq per veten,per ty,apo per te dy bashke.Nuk e di cfare bej tani me ty,nuk e di a do ndjej dicka te ngjashme me ato qe ndjeja para dy muajsh,kur ishte akoma vere,kur ishim bashke perdore,bashke ndanim lumturine.Tani kemi nderruar rrolet,ose une thjesht jam bere si ti.Inerte,pandjenja.E vetmja gje e gjalle per momentin eshte egoja ime.Ajo me shtyn te te shoh prape.Dua te shkoj deri ne fund,deri ne fund te helmit,deri ne fund te kotesise,deri ne fund te kerkimit te arsyes se pse(pse ti,pse tani,pse humbi ajo qe ishte,pse tani te kam e s'e di ne dua te te marr me shpulla apo te te puth,pse nuk me rreh zemra,pse nuk ndjej,pse nuk kam deshire te te puth,pse eshte gjithcka kaq e komplikuar,pse me del nga zemra,une doja te te mbaja ketu,kaq i paafte paske qene,kaq e padashur une?).Tani c'duam nga njeri-tjetri?Si dy pleq qe s'kane me ke te lozin shah tek parku do i mbajme shoqeri njeri-tjetrit gjersa te na rrahe zemra e te kujtohemi se jemi te rinj,jemi gjalle,se ekziston dashuria,po e kemi lene menjane dhe luajme se kusha i ha kalin njeri-tjetrit.Ti ishte shume.Ti ishte i rendesishem.Ti ishe dicka e vyer,dicka e paster,e vecante.Ti ishte perfekt me kaq difekte,ishe imi.Ishe gjeja me e bukur,me e komplikuar,me e dhimbsur.Ishte gjithe dashuria.Tani je asgje e imja.Asgjeja...
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif