Ti

AlbanianEagle

Primus registratum
Ti

Ti

Mbasdite, nentor.

Ngrysur.
Zbresim ngadale nga taksia qe ndaloi aq sa mundej larg murit dhe zbresim per te ngjitur dy-tri shkalle te ulta per t’u gjendur para nje korridori te ftohte, mure te zbehta, aty ketu karrige, nje tavoline, letra siper saj, nje aneks i fshehur pas nje perdeje, njerez te zbehte, aparatura, tela, xhama, nje dritare e ngarkuar me rendesen e pluhurit disamujor, veshje te blerta here hyjne e here dalin.

Shkembim fjalesh ultas, pezmatime zemrash, komunikim vetem me sy, hutim, buzeqeshje te thata.
Dalim nga ashencori ti e une. Ti ulur, zbrazur nga energjite e mbajtura me sforco per nje jave te tere. Une qe te shtyj dhe qetesisht mbaj veten, te hedh buzeqeshje, ndonje batute te shtrengoj ne shpatulla, te lemoj disi fytyren dhe nis e te shtyj me tej. Ti si gjithmone i tromaksesh ketij vendi, e shoh nga syte e tu, nuk flakerojne si perhere. As tromakse nuk shoh kesaj here tek ta, por dorezim.
Lufte s’ka me! Lufta ka mbaruar! Ti vendose keshtu. Boll me. Nuk ka kuptim me te vazhdoje kjo lufte e nisur kush e di se kur, ka ardhur momenti i ndalimit te luftes, mos dhenies fund te saj njehere e pergjithmone.

Por une kete nga ta dija?
Me thuaj, nga?

Me kot perpiqem te te pyes, ti vazhdon me qetesine tende dhe as nuk perpiqesh te komunikosh me mua. Une perpiqem te sajoj ndonje fjalor te çastit apo te shtrydh mendjen se ti e une do gjejme menyren e komunikimit, siç kemi bere per here. Ti e une gjithje kemi komunikuar. Vetem tani, ti vendose te nderpresesh dhe komunikimin me mua.
Dale, pa prit njehere nuk mund te vendosesh ti. Nje ulje qepallash do te thote: po, ndersa dy ulje qepallash nenkuptojne: jo.Kupton? Nje baraz po, dy baraz jo, he si ne televizor, si neper filma, jo po, po jo. Ok?
Buzeqeshja me ngrin ne buze, eshte e kote komunikim nuk ka ndermjet teje e meje.
Por une nuk dorezohem, e di ti kryaeneçsine time, nuk dorezohem, jo.

Nentor prape.

Hyj ne dhome, ti shtrire, kapaket e syve nganjehere hapur, nganjehere te lodhin dhe ashtu, keshtu vendos e i mbyll. Po ku e gjen, tamam ne momentin qe une hyj ne dhome. Nejse me mire, keshtu te pakten sot, dua te evitojme komunikimin me sy, i vetmi prej pak ditesh qe s’e ke dorezuar, kete te pakten lavduar Zoti, ke vendosur te mos e hedhesh tutje. Une vazhdoj te shijoj syte e tu. Sa mire!

Kemishe-jeshilet rrotullohen here tek ne, here tek te tjeret, here ne kafe e here ne zyra, por asnjehere s’te shohin sy me sy. Seç kane nje veshtrim me sy ulur, perhere sy ulur i sheh. As me ta s’ka komunikim, por shkembim informacionesh, te cilat kush i pret me gezim e kush me hidherim, por te gjithe duken se nga ata sy-ulur varen, nga ata kemishe-jeshile presin, ata kemishe-jeshile i shkembejne me perendine.
Harrojne se perendia s’eshte shfaqur ndonjehere ne ngjyre jeshile, madje as te blerte. Njerezit jane budallenj, me kot insistojne se jane ne Krishterim, apo i perkasin Islamit, me kot, te gjithe pagane jane, dhe une qe po mendoj keto marrezira paganizmit i perkas. Kapemi pas ca subjekteve dhe u lutemi per meshire, u lutemi te na shpetojne ne, duke na shpetuar te afermit tane, keshtu dhe do dijme me pas t’i shperblejme dhe ne duke ju ofruar si paganet lule dhe dhurata. Po, po, do i kemi si zoter, veçse aman na beni derman, na shpetoni te vuajturit e do dime t’ju ngreme lavde, t’ju falemi e t’ju urojme jete te gjate e pavdeksi. Do t’ju adhurojme.
Paganizmin kot thone e kane luftuar, e kane hedhur tutje qe ne shekullin e pare, apo dermuar fare ne te katertin. Me kot, ja ku jemi ne, shnderruar ne ushtri paganesh qe u falemi ketyre sendeve jeshile, qe here thone po, e here thone jo, here na nazerohen e here na japim shprese. Keto sende kthehen ne zoterit tane, dhe ne si Kolombi qe kujtoi se zbuloi Indine e Re, dhe ne, kujtojme se zbuluam urine tone per zotera, dhe u ngerthehemi forte kembeve te tyre, per te mos i leshuar pa marre nje shenje prej tyre, po si rrufeja qe Zoti i meparshem leshon nganjehere ne qiell. Atehere i lirojme pak per te kerkuar te afermit tane e dhene shpresen e rreme se kemi pas qene gabuar qe jemi mesuar te tallim ate qe tha: Zoti vdiq!
Ja ku jemi ne qe e themi fuqimisht: Zoti vdiq! Merrni vesh, Zoti vdiq. Te tjere zoter kane dale, me te fuqishem, keta nuk genjejne. Jo, keta jane zoterit e vertete, me kot nuk ishin keta zoterit e te pareve tane.

Nje dite me mjaftoi te hapja syte dhe kam filluar t’i shoh disi ndryshe ata qe njerezit kane filluar t’i quajne zoterit tane. S’me ngjajne aq me zoter sesa me lajmetare, lajmetare apo kobtare do thoja me mire. Neveri kam prej tyre. Tani kur i shoh, ul syte dhe une dhe fshihem pas deres tende dhe kam filluar prej ditesh te luaj me ta nje loje ku-ka-mfshehti. S’me gjejne dot kollaj, aq zotesi per te fshehur veten time me ka mbetur dhe energji kam akoma per t’i evituar keta kobtare, keta menxyra te jeshilta, qe kohet e fundit me jane kthyher ne vampire, vampir te sojit te ri, qe nuk duan gjak te ngopen, por dicka po jeshile ne ngjyre si gjaku i tyre.
Jeshilja me eshte shpifur, e urrej si ngjyre.

Dhe komunikimin me sy qe ti e une kishim ca dite qe ndermerrnim, s’po e shijoj me. Ka dite qe dhe ate vendose ta japesh tutje. Pse xhanem s’me le t’i shijoja dhe ca ata sy te shkruar qe ndryshonin me pare nuancat sipas humorit apo qejfit tend?
Egoizmi te ka kapur dhe ty dhe une ndjej smire qe s’arrij dot me te shijoj asgje tek ata sy. Aq egoizem te ka hipur ne koke a ku di une, sa asgje s’ben me per mua, rri shtrire ne ate shtrat te urryer dhe nxjerr inatin me mua qe te solla ketu. E di, e di, njeqind here me ke thene te mos te te sillja ketu se ti do me mundje. E di, kapaket e tu te mbyllur ma konfirmojne kete te vertete prej ditesh. Por ç’te beja? Me thua dot cfare? E ke kollaj ti s’flet me. Por une, fjalen s’ta dhashe atehere se ti s’ma kerkove. Pra mund te shfaqesohem kollaj fare. Bese s’te kam dhene.
Por ti s’do t’ia dish me per mua apo besen time te dhene apo te padhene. Tani gjithçka ke vendosur ta luash ashtu siç do ti. Boll me! Inati te ka hipur e ty, dhe mua me duhet te pranoj se humba. Kesaj here lojen e fitove ti. Kesaj here ishe ti qe kishe rolin kryesor e po ashtu skenarin e regjine.
Ti i dhe fund !

Dhjetor.
Diku.


A e di çfare po mendoj tani qe shoh dheun?
Une vazhdoj te falem e te besoj.
Jo! Zoti s’ka vdekur!
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Ti

?!
Po kush je ti valle?!A thua akoma mban te fshehur identitetin tend, a thua sahere e nderon ate.. ?! Njeriu me i mistershem qe (s’) kam takuar ndonjehere je TI, njeriu me i pameshire qe s’i gjendet dot as nje krahasim i vetem je ti, ti, ti…
U mundova me mish e shpirt te te haroja, te te largoja nga mendja, nga qenia ime…por TI s’me le…Shume keq, me vjen shume keq, jo per mua, as per ty por per lotin tim qe s’ka te ndalur per TY !
Ti, me deshte, me mashtrove, me lendove, me genjeve,me harove, me le te vetme….po atehere pse te dij se kush je TI ,pse te mendoj akoma per TY ?!Qe sot, do i jap detyre vehtes edhe une te te haroj, te te largoj,te shlyej nga mendja cdo fjale tenden, do perpiqem te nderoj,te mos jem me ajo qe njohe ti dikur, e nese deshiron te dijsh pse do e bej kete,atehere ja po te tregoj, e bej per shkak TEJE sepse ti ishe TI dhe mbete TI,njeriu i misterte !

Lamtumire !!!

Shqiptarja
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Ti

Ah Ti, fytyra e dhimbjes, fytyra e dashurise, fytyra e egoizmit, Ti pra Ti se sheh sop i lexon keto jane shkruar per ty, Ti njeriu i akullt qe shkaterroi nje zemer, tundi nje bote shpirterore... dhe me shumta qe mund te thuash eshte .... me fal per shqetesimin... Ahhh Ti qe te urrej e te dua njekohesisht.... thjeshte Ti...
 

bellissima

Primus registratum
Re: Ti

Me ty

Edhe tani ta shtrengoj doren,
Si atehere, si gjithmone…
E nderkohe ti me dukesh kaq I afert,
Kaq I larget me dukesh gjithashtu.
Te ndjej se si te dridhet dora,
Si te vrapon gjaku neper gishta.
T’i shoh dhe syte
Qe ti mundohesh t’I largosh,
Ti shoh!
Ata kane dicka brenda tyre,
Buzeqeshin dhe qajne njekohesisht.
Jane po aq te erret sa edhe drita,
Po aq te qete sa edhe deti ne fortune,
Te kthjellet me shi e ere,
Me re te zeza, me vetetima…
E di qe zemra vazhdon te te rrahe si me pare,
Shpejt, ngadal,
Ashtu si rreh zemra jote!
E di, e kam degjuar shpesh!
Ajo koka jote e vogel
Fsheh perbrenda mijera fytyra,
Mijera fjale, emra dhe data;
Te gjitha te capiten ne balten e kulluar te kujteses.
T’i shoh edhe buzet qe nuk happen,
Por prape flasin, flasin shume…
Dora jote tani dridhet
Se do te largohet prej meje,
Por do edhe te kapet fort pas gishtave te holle,
Do te preke prush,
Te preke akull…
Ai zeri yt dridhet aq i qarte,
Flet aq i heshtur…
Edhe shpirti, syte e mi i ka pasqyre;
Ta shikoj se si te rropatet
Neper brenga,
Neper gezime se si capitet ngadale,
Ngadale…
Une e di qe tani ta shtrengoj doren
Si atehere, si gjithmone!
E nderkohe ti me dukesh
Kaq I afert,
Kaq I larget me dukesh
Gjithashtu…!!!


autori: UNE
Copyrighty i autorit
 

Ema

Goddes
Re: Ti

Kur njeriu te reshte se mbylluri ne nje kafaz me humanet e tjere,kur te reshte gjurmimin,fantazine e semure,ankthet.Kur te shohe pertej hekurave,madje ti shqyeje ato me duar,do kuptoje...se gjithe dashurite e botes kane kuptim ne emer te nje dashurie te vetme.
Lepur,dil prej strofulles se ariut!
 

bellissima

Primus registratum
Re: Ti

TI sa fjal e vogel per te emertuar jeten time!Sepse TI je jeta ime dhe jeta ime esht shum e madhe, shum e gjate jeta ime esht e bukur, esht thesar se jeta ime je TI!
 

genius

Primus registratum
Re: Ti

ti

bukuria jote
pasqyrohet ne henen e magjishme
plot ndjenje
ne largpamesine e universit
 

lumdjali

Primus registratum
Re: Ti

Ti,

Unë e Ti rastisi të takohemi si dy udhëtarë të vetmuar në një rrugë nate. Hijet tona për aq kohë rrugëtuan sëbashku. Më mbaje për dore si fëmijën dhe përpiqeshe që të ma ndriqosh shtegun e terratisur. Ti vazhdimisht digjëshe porsi kandili vetëm e vetëm për të më bërë dritë mua. E unë, unë c’bëra për Ty? Asgjë prej gjëje. Ose akoma më keq: Të lash të vetmuar në atë rrugë atëherë kur të mungonte dhe hëna. Kam gabuar, kam gabuar, kam gabuar!...
E di se pas gjithë kësaj shumë herë je përpjekur t’i japesh përgjigje vetës pse unë zgjodha tjetër rrugë? Ndoshta edhe të ka munduar dhe vazhdon të të mundoi kjo PSE? E pranojë se edhe për mua ishte një gjë e pikëllueshme të heqi dorë nga "Y" që aq shumë e doja. Të heqi dorë nga një dashuri sa e mahnitshme po aq e zjarrtë që kurrë nuk ishte ndezur aq përvelueshëm brenda meje. Të heqi dorë nga dicka e imja. Tepër, tepër, tepër e IMJA. Dhe, këtu dikund gjendet edhe ajo përgjigja e kësaj PSE-së: Të kam dashur aq shumë sa nuk kam mundur të të flijojë dhe Ty. Sepse, unë nuk të meritoja!...
Kur njeriut i mbyllet një shteg, ai duhet gjetur një tjetër. Unë e ndjeja se shtegut tim po i vinte fundi dhe vazhdimisht bëja përpjekje që sëpaku Ty të të lija një shteg të lirë. E, ky shteg që duhej gjetur kishte një domethënie të madhe për Ty. Ai ishte shtegu që do të të shpiente drejt ardhmënisë sate. Një rruge me plotë të panjohura të cilën "Y" ende nuk e kishte sprovuar. Pra, gjithcka duhej nisur nga pika zero. E, ne nuk ishim të barabartë dhe unë nuk doja të tregohem aq i padrejtë me Ty. Për mua kjo ishte hera e dytë që po provoja të nisja dicka nga zeroja, nga aty ku isha nisur njëherë dhe nuk kisha prekur fundin e shtegut. Ti nuk e meritoje një kalorës të mundur si mua, e unë nuk e meritoja një dallëndyshe me flatrat gjithë shkëlqim si Ty. Ndaj, me beso, duhej të bëja dicka për Ty "Y". Dhe, mu pse të doja aq shumë, duhej të të lija të lirë sikur dallëndyshen që Ti vet të ngresh folën e së nesërmes. Ndërsa për veten time, ashtu si gjithëherë, zgjodha atë më të dhimbshmen: kujtimet për dallëndyshen me flatrat e arta që dikur kërkonte fole në strehen time! Shpresojë që ato kujtime kurrë të mos zvetënohen. Madje, as atëherë kur unë nuk do jem më!...
Ndërsa, ty "Y" nuk do kisha dashur që të të prek ndjenja e fajësisë për asgjë. Ti ke dhënë gjithcka nga vetja yte drejtë meje. E unë, unë nuk bëra asgjë prej gjëje për Ty. Ndoshta akoma edhe më keq!...
Kjo është edhe arsyeja pse unë duhet ta ndjej mbi supe gjithëherë peshën e kësaj fajësie. Për mua asnjëherë faji nuk ka qenë jetim. Ai ka adresë dhe në rastin tonë fajësia adresohet vetëm tek unë. Më fal, më fal, më fal: Dallëndyshe !!!
Më fal edhe atëherë kur unë shushurijë si një lum i vetmuar që kurrë nuk u derdh në detin e përbashket të lumturisë. Me fal edhe atëherë kur unë apriori marrë guximin të të mbaj thellë në zemrën time. Me fal edhe atëherë kur unë të them TË DUA, TË DUA, TË DUA. Vetëm tash e ndjej sa shumë me mungon: Ti dallëndyshe me flatrat gjithë shkëlqim!...

Përjetësisht: "X"

(p.s. Ndoshta cdo letër e imja tanimë e tutje mund të të shkaktojë atë shqetësimin shpirtëror që vjen e ringjallet sikur pas ndonjë ëndrre të keqe. Edhe në mos qoftë kështu, mua gjithëherë do me trazoi ky gjykim!)

--------------------
"Mund të blesh shpirtin, por jo jetën"
 

Guest
Re: Ti

You have the right to remain violent ,
your humblness can and will be used against you...........
 

bobo

marksist-enverist
Re: Ti

ti,-vet e dyt njejes!
ty,- pronor!
prej teje,-dhanor!
nga ty,-dhanor!
tek ty,-vetor!
i,e,te,se,-gjinor!

cdo gje ne ty, i ngjan vdekjes-,dhanor-,diku ne ty e shof-,vetor-,..., dhe shof cdo gje-,asnjens-,...
pa ty-,pronor-,asgje... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Ti

Ti,je nje domethenje per mua
ti.. je nje enderr e bukur
me ty mesova si te dua
dashurine ne eshtra me ke futur
 

ermaliurnick

Primus registratum
Re: Ti

TI

ti qe ike nga une
dhe pas le dhimbjen
me hapa te shpejt se di ku shkove
une thelle ne shpirt e ndjeva humbjen

por dhe pse ti ike
pas le kujtimin tend
qe cdo nate e me shume me ben te vuaj
cdo nate e me shume po me cmend

dhe pse tani eshte e kote
te them qe te dua genjej
si mund te dua une dhimbjen
ndaj sme mbetet vec te urrej

:wub:
 

giorgio

Primus registratum
Re: Ti

Pensa tu..

Per ottenere qualcosa devi rinunciare a qualcos'altro. Lo diceva mio
padre mentre fumava forte, una sera che c'era l'inverno. E una mattina
ventosa con tanto sole ci ripensi in macchina, dopo che il secondo caffè
ti ha stampato in bocca una voglia di sigarette che non hai. C'è una
curva economica che lo descrive (il fenomeno). Per appagare il 60% devi
scontentarne il 40. Tutto sta ad azzeccare la percentuale giusta.
E quando il 60 crolla, se non ti sei coccolato quel 40% sono cazzi. Bisogna essere abbastanza previdenti e abbastanza scaltri e abbastanza forti...un sacco di abbastanza che di solito non lo sono mai (abbastanza appunto).
E allora fanculo.
Fanculo alle code in macchina e al venerdì sera. Fanculo a X-file e alle marlboro. Fanculo agli amici schierati dietro alle birre e alle cosce morbide e invitanti (sempre più morbide, sempre meno invitanti). Fanculo ai calciatori e fanculo ai libri che ti iniettano il veleno pisciato da altri. Forse è ora di
andare, e vedere un po' di mondo. Che forse sarà ributtante come casa.
Ma almeno poi lo sai, e allora sarà più facile trovare un modo simpatico
per morire. Magari mettendoci 50 anni, magari di meno.
E se poi non è così ributtante, e sopravvivi alla nostalgia forse poi hai fatto bene. Si vorrei partire, lo vorremmo tutti no?
E vorremmo essere acculturati, sportivi, viaggiatori, intellettuali capaci di scalare le montagne, picchiatori filosofi, conquistatori duri e poetici, lavoratori instancabili ed un po` selvatici, si vorremmo essere tutto assieme e poi non riusciamo a svegliarci al primo squillo di sveglia, non riusciamo ad alzarci da davanti al televisore, inchiodati da una mediocrita` troppo calda ed avvolgente.
E nell'attesa di elevarci, con la faccia inondata dalla luce azzurra dello schermo e gli occhi ottusi, quella piccola parte di noi che ancora e` viva, come un serpente in trappola sputa il suo veleno, sbattendo la coda contro le pareti.
Come me adesso che sputacchio il mio in un computer, ne faccio bit e lo lancio nel vuoto, illudendomi cosi` per un breve istante di essere diverso, di essere libero. Lo sono? O forse, se non vedo piu` le grate della gabbia, e` solo perche` ho chiuso gli occhi...Ma adesso basta, vado a fumare! Fanculo.
 

gangsterja

Primus registratum
Ti je ajo gje qe me mundon,ti je ai qe gezim me dhuron.Ti o je jeta ime drita e syve te mi,cte te bej une qe shume po me djeg kjo dashuri.
Nuk e di po qe kur te kam pare ne fillim,ke hy thelle ne shpirtin tim,as vete nuk e di sepse me je fiksuar ti.
E kur vjen nata me gjen te fiksuar pas teje,ti largohesh prej meje.Un dua te te ndal ne rruge dhe ta marr mundimin,te te them largoma trishtimin.
Mirepo nuk do tia dish per mua,nuk do tia dish se une ty shum te dua,nuk do tia dish per lotet e mi,nuk do tia dish per kete ndjesi,cte bej une se kjo zemer dot nuk te largon,cte bej se shpirti vetem ty te kerkon.
 
Top