AlbanianEagle
Primus registratum
Ti
Ti
Mbasdite, nentor.
Ngrysur.
Zbresim ngadale nga taksia qe ndaloi aq sa mundej larg murit dhe zbresim per te ngjitur dy-tri shkalle te ulta per t’u gjendur para nje korridori te ftohte, mure te zbehta, aty ketu karrige, nje tavoline, letra siper saj, nje aneks i fshehur pas nje perdeje, njerez te zbehte, aparatura, tela, xhama, nje dritare e ngarkuar me rendesen e pluhurit disamujor, veshje te blerta here hyjne e here dalin.
Shkembim fjalesh ultas, pezmatime zemrash, komunikim vetem me sy, hutim, buzeqeshje te thata.
Dalim nga ashencori ti e une. Ti ulur, zbrazur nga energjite e mbajtura me sforco per nje jave te tere. Une qe te shtyj dhe qetesisht mbaj veten, te hedh buzeqeshje, ndonje batute te shtrengoj ne shpatulla, te lemoj disi fytyren dhe nis e te shtyj me tej. Ti si gjithmone i tromaksesh ketij vendi, e shoh nga syte e tu, nuk flakerojne si perhere. As tromakse nuk shoh kesaj here tek ta, por dorezim.
Lufte s’ka me! Lufta ka mbaruar! Ti vendose keshtu. Boll me. Nuk ka kuptim me te vazhdoje kjo lufte e nisur kush e di se kur, ka ardhur momenti i ndalimit te luftes, mos dhenies fund te saj njehere e pergjithmone.
Por une kete nga ta dija?
Me thuaj, nga?
Me kot perpiqem te te pyes, ti vazhdon me qetesine tende dhe as nuk perpiqesh te komunikosh me mua. Une perpiqem te sajoj ndonje fjalor te çastit apo te shtrydh mendjen se ti e une do gjejme menyren e komunikimit, siç kemi bere per here. Ti e une gjithje kemi komunikuar. Vetem tani, ti vendose te nderpresesh dhe komunikimin me mua.
Dale, pa prit njehere nuk mund te vendosesh ti. Nje ulje qepallash do te thote: po, ndersa dy ulje qepallash nenkuptojne: jo.Kupton? Nje baraz po, dy baraz jo, he si ne televizor, si neper filma, jo po, po jo. Ok?
Buzeqeshja me ngrin ne buze, eshte e kote komunikim nuk ka ndermjet teje e meje.
Por une nuk dorezohem, e di ti kryaeneçsine time, nuk dorezohem, jo.
Nentor prape.
Hyj ne dhome, ti shtrire, kapaket e syve nganjehere hapur, nganjehere te lodhin dhe ashtu, keshtu vendos e i mbyll. Po ku e gjen, tamam ne momentin qe une hyj ne dhome. Nejse me mire, keshtu te pakten sot, dua te evitojme komunikimin me sy, i vetmi prej pak ditesh qe s’e ke dorezuar, kete te pakten lavduar Zoti, ke vendosur te mos e hedhesh tutje. Une vazhdoj te shijoj syte e tu. Sa mire!
Kemishe-jeshilet rrotullohen here tek ne, here tek te tjeret, here ne kafe e here ne zyra, por asnjehere s’te shohin sy me sy. Seç kane nje veshtrim me sy ulur, perhere sy ulur i sheh. As me ta s’ka komunikim, por shkembim informacionesh, te cilat kush i pret me gezim e kush me hidherim, por te gjithe duken se nga ata sy-ulur varen, nga ata kemishe-jeshile presin, ata kemishe-jeshile i shkembejne me perendine.
Harrojne se perendia s’eshte shfaqur ndonjehere ne ngjyre jeshile, madje as te blerte. Njerezit jane budallenj, me kot insistojne se jane ne Krishterim, apo i perkasin Islamit, me kot, te gjithe pagane jane, dhe une qe po mendoj keto marrezira paganizmit i perkas. Kapemi pas ca subjekteve dhe u lutemi per meshire, u lutemi te na shpetojne ne, duke na shpetuar te afermit tane, keshtu dhe do dijme me pas t’i shperblejme dhe ne duke ju ofruar si paganet lule dhe dhurata. Po, po, do i kemi si zoter, veçse aman na beni derman, na shpetoni te vuajturit e do dime t’ju ngreme lavde, t’ju falemi e t’ju urojme jete te gjate e pavdeksi. Do t’ju adhurojme.
Paganizmin kot thone e kane luftuar, e kane hedhur tutje qe ne shekullin e pare, apo dermuar fare ne te katertin. Me kot, ja ku jemi ne, shnderruar ne ushtri paganesh qe u falemi ketyre sendeve jeshile, qe here thone po, e here thone jo, here na nazerohen e here na japim shprese. Keto sende kthehen ne zoterit tane, dhe ne si Kolombi qe kujtoi se zbuloi Indine e Re, dhe ne, kujtojme se zbuluam urine tone per zotera, dhe u ngerthehemi forte kembeve te tyre, per te mos i leshuar pa marre nje shenje prej tyre, po si rrufeja qe Zoti i meparshem leshon nganjehere ne qiell. Atehere i lirojme pak per te kerkuar te afermit tane e dhene shpresen e rreme se kemi pas qene gabuar qe jemi mesuar te tallim ate qe tha: Zoti vdiq!
Ja ku jemi ne qe e themi fuqimisht: Zoti vdiq! Merrni vesh, Zoti vdiq. Te tjere zoter kane dale, me te fuqishem, keta nuk genjejne. Jo, keta jane zoterit e vertete, me kot nuk ishin keta zoterit e te pareve tane.
Nje dite me mjaftoi te hapja syte dhe kam filluar t’i shoh disi ndryshe ata qe njerezit kane filluar t’i quajne zoterit tane. S’me ngjajne aq me zoter sesa me lajmetare, lajmetare apo kobtare do thoja me mire. Neveri kam prej tyre. Tani kur i shoh, ul syte dhe une dhe fshihem pas deres tende dhe kam filluar prej ditesh te luaj me ta nje loje ku-ka-mfshehti. S’me gjejne dot kollaj, aq zotesi per te fshehur veten time me ka mbetur dhe energji kam akoma per t’i evituar keta kobtare, keta menxyra te jeshilta, qe kohet e fundit me jane kthyher ne vampire, vampir te sojit te ri, qe nuk duan gjak te ngopen, por dicka po jeshile ne ngjyre si gjaku i tyre.
Jeshilja me eshte shpifur, e urrej si ngjyre.
Dhe komunikimin me sy qe ti e une kishim ca dite qe ndermerrnim, s’po e shijoj me. Ka dite qe dhe ate vendose ta japesh tutje. Pse xhanem s’me le t’i shijoja dhe ca ata sy te shkruar qe ndryshonin me pare nuancat sipas humorit apo qejfit tend?
Egoizmi te ka kapur dhe ty dhe une ndjej smire qe s’arrij dot me te shijoj asgje tek ata sy. Aq egoizem te ka hipur ne koke a ku di une, sa asgje s’ben me per mua, rri shtrire ne ate shtrat te urryer dhe nxjerr inatin me mua qe te solla ketu. E di, e di, njeqind here me ke thene te mos te te sillja ketu se ti do me mundje. E di, kapaket e tu te mbyllur ma konfirmojne kete te vertete prej ditesh. Por ç’te beja? Me thua dot cfare? E ke kollaj ti s’flet me. Por une, fjalen s’ta dhashe atehere se ti s’ma kerkove. Pra mund te shfaqesohem kollaj fare. Bese s’te kam dhene.
Por ti s’do t’ia dish me per mua apo besen time te dhene apo te padhene. Tani gjithçka ke vendosur ta luash ashtu siç do ti. Boll me! Inati te ka hipur e ty, dhe mua me duhet te pranoj se humba. Kesaj here lojen e fitove ti. Kesaj here ishe ti qe kishe rolin kryesor e po ashtu skenarin e regjine.
Ti i dhe fund !
Dhjetor.
Diku.
A e di çfare po mendoj tani qe shoh dheun?
Une vazhdoj te falem e te besoj.
Jo! Zoti s’ka vdekur!