Thënie shum me vlerë

Hektor12

Locus omnem
Mos i thoni gruas se është e bukur. Thuajini se është ndryshe nga të tjerat dhe do t'ju hapen të gjitha rrugët.
Renardi
 

Hektor12

Locus omnem
Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.
Dankani
 

Hektor12

Locus omnem
Gratë i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që ua ka rrëmbyer gjithçka, përveç gjuhës.
Xoxa
 

Hektor12

Locus omnem
Kur një grua dëshiron rastësisht ta konsiderojnë të mençur ajo me një gjest kësisoji vetëm e dyfishon budallallëkun e vet.
Roterdami
 

Hektor12

Locus omnem
“Gjithçka ideale e ka bazën në natyrë; krejt nga natyra shndërrohet në ideal. Dashuria mos t’i turpërohet prejardhjes së saj, e epshi le të heshtë, po qe se nuk ngritet në besnikri dashurore.”

Santajan
 

Hektor12

Locus omnem
“Pa dashuri nuk do të ketë kurrfarë marrëdhënie personale, pa respekt nuk do të ketë kurrfarë marrëdhënie të ndershme. Kështu dashuria dhe respekti janë themele të sundimit.

Konfuci
 

Hektor12

Locus omnem
“Amor est titillatio, concomitante idea causae externae” – “Dashuria është ngacmim, e shoqëruar me idenë e një shkaku të jashtëm”.

Spinoza
 

Hektor12

Locus omnem
Një jetë e kaluar duke bërë gabime jo vetëm që është e ndershme, por eshte më e dobishme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.
 
Top