Thënie shum me vlerë

Hektor12

Locus omnem
Kur bota të kthen shpinën dhe personat që i quaje miq zhduken, ti rritesh duke mësuar që në fund të fundit çdonjëri duhet te mjaftohet me veten, në qoftë se do të mbijetoje.

|Charles Bukowski|
 

Hektor12

Locus omnem
E lehtë të gjykosh gabimet e të tjerëve, e vështirë të dallosh të tuat..!
E lehtë të lëndosh dike që të do, e vështirë të shërosh plagët..!
E lehtë të vendosesh rregulla, e vështirë t'i zbatosh..!
E lehtë të flasësh për drejtësi, e vështirë t'i praktikosh..!
E lehtë të thuash po, e vështirë është të mbash premtimin..!
 

Hektor12

Locus omnem
Sytë kanë një alfabet të tyrin. Flasin në distancë dhe shkruajnë faqe të tëra për dashurinë, por dinë edhe të të lëndojnë me një përplasje indiferente qerpikësh.

|Paola Felice|
 

Hektor12

Locus omnem
Arrin në një pikë kur gjithçka bëhet shumë... kur jemi shumë të lodhur për të luftuar për diçka. Dhe pastaj dorëzohemi. Por atëherë është pikërisht çasti që fillon puna e vërtetë, ta gjesh shpresën atje ku duket se nuk ka aspak prej saj.

|Meredith Grey|
 

Hektor12

Locus omnem
Ka persona që lënë një shenjë të pashlyeshme në jetë dhe nuk janë ata që japin më të mirën nga vetja e tyre, por ata që arrijnë të nxjerrin ç'ka është më e mira brenda teje.

|Paola Melone|
 

Hektor12

Locus omnem
Mund të të kisha dërguar në djall dhe të kërkoja një jetë më të mirë. Mund ta kisha bërë këtë, por në të vërtetë të mora përdore. Gjithsesi do t'i kishim munguar njëri-tjetrit, gjithsesi duhemi ende, ndonjëherë duhen... shpëtuar disa dashuri.

|Susanna Casciani|
 

Hektor12

Locus omnem
Zbuloj me trishtim që egoizmi im nuk është dhe aq i madh, meqënëse i kam dhënë të tjerëve fuqinë për të më bërë të vuaj.

|Antone de Saint-Exupery|
 

Hektor12

Locus omnem
A mund të dashurohet dikush, megjithëse e di që ndodhet larg dhe që nuk do të jetë kurrë e jotja?

|Davide Capelli|
 

Hektor12

Locus omnem
Më pëlqen tepër të kem hapësirë... Më ndihmon të marr frymë. Të jesh e rrethuar nga njerëzit mund të bëhet aq rraskapitëse, sepse shumica prej tyre duan vetëm të marrin dhe mezi e kuptojnë se edhe duhet të japin. Përjashtoj nga kjo gjë vetëm fare pak njerëz.

|Katie Kacvinsky|
 

Hektor12

Locus omnem
Vetmia nuk shfaqet nga mospasja e njerëzve rreth e rrotull teje, por nga paftësia për të komunikuar gjërat që duken të rëndësishme për ty.

|Carl Jung|
 

Hektor12

Locus omnem
Gjërat më të bukura duhet të luftosh për t'i pasur.. Dhe kur i ke duhet të luftosh për t'i mbajtur..
 

Hektor12

Locus omnem
Kujto gjithnjë se çdo gjë është kalimtare;atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi..
 
Top