Re: Teoria e evolucionit !!
Termodinamika e hedh poshtë evolucionin
Ligji i Dytë i Termodinamikës është mënyra me të cilën ky proces natyror paraqitet në formën e ekuacioneve fizike dhe llogaritjeve. Ky ligj njihet me emrin "Ligji i Entropisë". Entropia është shkalla e çrregullimit në një sistem fizik. Entropia e sistemit rritet sa më shumë që ai shkon drejt shkatërrimit. Sa më i lartë është çrregullimi i sistemit aq më e madhe është Entropia. Ligji i Entropisë tregon se i gjithë universi shkon në mënyrë të pashmangshme drejt shkatërrimit.
Vërtetësia e Ligjit të Dytë të Termodinamikës është vërtetuar teori- kisht dhe eksperimentalisht. Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i madh i kohës sonë, ka thënë se ky është "ligji primar i gjithë shkencës". Artur Edington, gjithashtu i referohet këtij ligji si "ligji suprem metafizik i gjithë universit".
Teoria e evolucionit është një pohim që është zhvilluar duke injoruar këtë bazë dhe ligj universal të fizikës. Mekanizmi i ofruar nga evolucionistët e kundërshton krejtësisht këtë ligj. Teoria e evolucionit thotë se atomet dhe molekulat e çrregullta inorganike u bashkuan rastësisht me kalimin e kohës në një rregull të caktuar për të formuar molekula shumë komplekse të tilla, si proteinat, ADN-ja dhe ARN-ja, pas të cilave u shfaqën gradualisht miliona gjallesa të ndryshme me struktura akoma më komplekse. Sipas teorisë së evolucionit, ky proces i supozuar që prodhoi strukturat më të rregullta, më komplekse dhe më të organizuara në çdo fazë, është vetëformuar në sajë të kushteve natyrore. Ligji i Entropisë na tregon se ky i ashtuquajtur proces natyral kundërshton hapur ligjet e fizikës. Shkencëtarët evolucionistë janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt, J. H. Rush thotë:
Në kursin e saj kompleks të evolucionit, jeta shfaq një kontrast të mahnitshëm me tendencën e shprehur në Ligjin e Dytë të Termodinamikës, i cili shpreh një progres të pakthyeshëm drejt rritjes së Entropisë dhe shkatërrimit, ndërsa vetë jeta evoluon vazhdimisht drejt niveleve më të larta të rregullit.
Shkencëtari evolucionist Roger Lewin e paraqet qorrsokakun termodinamik të evolucionit në një artikull në "Science", në këtë mënyrë:
Një nga problemet që duhet të zgjidhin biologët është kontradikta e dukshme midis evolucionit dhe Ligjit të Dytë të Termodinamikës. Sistemet shkojnë drejt shkatërrimit me kalimin e kohës, duke dhënë më pak e jo më shumë rregull.
Një tjetër shkencëtar evolucionist George Stavropoulos pohon pamundësinë termodinamike të formimit të rastësishëm të jetës dhe pamundësinë e shpjegimit të zgjerimit të mekanizmit kompleks të jetës me anë të ligjeve të natyrës, në revistën e mirënjohur evolucioniste "American Science":
Në kushte të zakonshme, asnjë molekulë komplekse organike nuk mund të formohet rastësisht. Ajo do të shpërbëhet, në përputhje me Ligjin e Dytë të Termodinamikës. Sa më komplekse të jetë, aq më e paqëndrueshme bëhet dhe akoma më e sigurt është shkatërrimi i saj, herët apo vonë. Fotosinteza dhe të gjitha proceset jetësore, madje dhe vetë jeta nuk mund të kuptohen në termat e Termodinamikës apo ndonjë shkence tjetër ekzakte .
Ashtu siç dihet, Ligji i Dytë i Termodinamikës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për skenarin e evolucionit, si nga aspekti shkencor, ashtu dhe nga ai logjik. Duke qenë të paaftë të gjejnë një shpjegim shkencor për të kaluar këtë pengesë, evolucionistët mund ta mbrojnë evolucionin vetëm në imagjinatën e tyre. P.sh. evolucionisti i famshëm Xheremi Rifkin tregon besimin e tij të patundur se evolucioni do ta thyejë këtë ligj të fizikës me një "fuqi magjike".
Ligji i Entropisë thotë se evolucioni i vërtetë e shpërndan të gjithë energjinë për jetën që gjendet në këtë planet. Koncepti ynë i evolucionit është krejt i kundërt. Ne besojmë se evolucioni në mënyrë magjike :smash: (!) krijon vlera dhe rregull të përgjithshëm në tokë