Tennis!!!

eM

Paper Moon
Re: Tennis!!!

ximi kush do e fitoj US Open?

hajde hudhini bastet....

/me back, edhe spe kam muaj qe nuk luaj! /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Te them te drejten, kam qejf te ndodhin surpriza, te fitoje ndonje i ri/e re, qe s'i eshte degju emri.....

nejse, po vej bastet: per femra... prape si ne roland garros Kim Clijsters, per meshkuj, ndofta Andy Roddick,(ketu ne kanada ishte ne forme para nje jave) megjithese s'me pelqe per karakterin qe ka.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tennis!!!

hmmmmmmm
he mi papermoon po presim kendej ka fillu flushing meadow..... na jep ndonje parashikim...... /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Finale 100% belge ne US Open.

Kim Clijsters - Justin Hénin


art_22160.jpg
964.jpg
 

eM

Paper Moon
Re: Tennis!!!

cte them une? :shrug:

femrat mbaruan dhe te them te drejten mu be shume qejfi qe e mori Henin-Hardenne, mendoj se e meritonte. Me beri pershtypje sa e shkurter qe ndeshja. It was like nothing... :confused:

sa per meshkuj te shofim sot, Ferrero apo Rodick?!?!?!

per vete jam me Ferreron. I like that guy!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif

eM
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tennis!!!

c'kena mistreco je bo i gjalle prap knej pas nja 2 mujsh.. /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

"Zhystina".. /pf/images/graemlins/tongue.gif ja ka mare doren mire Kimit.. e la edhe kete here pa gjo fare...(ma prishi edhe kete here parashikimin per icik.. :rolleyes: :mad: )

b_day13_40Henin.jpg
 

Boby

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Fitoi dhe Rodick kunder Ferrero 6-3 7-6 6-4
Ferrero luajti mire teknikisht por kundra serviseve te Rodik spai asnje shans.Rodik pervec servieseve mjaft te shpejta luajti shume mire si nga fundi ashtu dhe ne rrjete.Ka bere perparime djali dhe po vazhdoi kshu hmmmmmmmmmmm.Gjithsesi Ferrero Nr.1 ne bote mbas fitores kundra Agasit
 

eM

Paper Moon
Re: Tennis!!!

Bobbi pse me the!?!?!

une e kisha vene qe te incizoja ndeshjen dhe ta shifja kur te shkoja ne shtepi... ndersa tani e di si doli! /pf/images/graemlins/frown.gif nejse, nuk ke faj ti /pf/images/graemlins/smile.gif

Rodick ka hecur goca dhe kjo eshte e vertete, megjithate une prap nuk e kam shume qejf. Eshte pak si teper fodull! :rolleyes:

eM
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] c'kena mistreco je bo i gjalle prap knej pas nja 2 mujsh.. /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

"Zhystina".. /pf/images/graemlins/tongue.gif ja ka mare doren mire Kimit.. e la edhe kete here pa gjo fare...(ma prishi edhe kete here parashikimin per icik.. :rolleyes: :mad: )

b_day13_40Henin.jpg
[/qb]
Ximo u ktheva u ktheva,po ti nuk shkove nga Shqiperia kete vit,apo aty vetem punohet.

Ximo edhe ti po te ishe ketu me Justinen do beheshe po ho.
Edhe per moshat e reja,kampjone ne tenis doli prape nji belge.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Tennis!!!

31816.jpg


Justine Hénin-Hardenne behet nr.1 ne bote.Ajo fiton turnenun WTA ne Zyrich duke mundur ne finale Serbo-malazezen Jelena Dokic ne dy sete 6-0 6-4.Justine eshte e trembedhjeta lojtare e tenisit qe arrin te behet nr.1 ne bote qe prej krijimit te ketij klasifikimi ne vitin 1975.Ajo i ze vendin patriotes se vet Kim Clijsters.Ne fakt ajo do te qendroj vetem nji jave ne kete pozicion sepse javen tjeter fillon turneu ne Linz ku ajo nuk do marri pjese,dhe duke qene se nuk ka ndonji diference shume te madhe pikesh nga vendi i dyte(Kimi),te henen ja lë vendin e pare prape Kimit.
Bravo belget.
Bravo Justine,dhe Kim.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Po e shihja kete mistreco...
Tani ato jane te dyja aq lart se ne fakt mungojne 2 tjera qe s'jane bere te gjalla prej kohesh.
Po te ishin motrat williams do flitej ndryshe.. :wink:
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Ximi ne Roland Garros me duket se ishin qe te dyja motrat Williams.Te presim turnenun e Australise tani.

Klasifikimi i WTA ne 20 Tetor:
1-Justine Henin-Hardenne, Belgique, 6,667 pike.
2-Kim Clijsters -Belgique-6,584 .
3-Serena Williams, -USA-4,400.
4-Lindsay Davenport, -USA -3,057.
5-Jennifer Capriati, -USA -2,809.
6-Venus Williams, -USA -2,507.
7-Amélie Mauresmo, -France -2,440.
8-Elena Dementieva, -Russie -2,346.
9-Anastasia Myskina, -Russie -2,266.
10-Chanda Rubin, -USA -2,213.
11-Ai Sugiyama, -Japon -1,777.
12-Vera Zvonareva, -Russie -1,706.
13-Nadia Petrova, -Russie -1,684.
14-Jelena Dokic -Serbie-Monténégro -1,503.
15-Patty Schnyder, -Suisse -1,486.
16-Anna Pistolesi, -Israël -1,428.
17-Daniela Hantuchova, -Slovaquie -1,380.
18-Magdalena Maleeva, -Bulgarie -1,324.
19-Conchita Martinez, -Espagne -1,316.
20-Meghann Shaughnessy, -USA -1,290.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Ehh mire e ke Mistreco por kur ishin around ato te dyja bene kerdine, sa e bene edhe sportin te merzitshem. Nejse une personalisht jam me Kim-in.. /pf/images/graemlins/tongue.gif me ka pas pelqyer qe para disa vitesh kur ishte gati pa emer. Aty brenda belgjikes jo po he ... s'te ngel hatri besoj.. /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Tonig

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Ndoshta nje ndihme qe ne mund te japim eshte qe ta shperndajme kete artikull tek te gjithe te interesuarit.

Tonig

SOS! Islamaj, talenti i tenisit, kerkon ndihme nga Shqiperia-Korrieri

Tenistja e shquar shqiptare, vetem 14-15 vjec, ka kerkuar ditet e fundit ndihme financiare nga Shqiperia, per shkak te problemeve qe ka pasur duke mos pranuar ftesen e Federates Gjermane te Tenisit, per te perfaqesuar Gjermanine. "Daniela, - eshte shprehur per "sportdashesi.com", i japi i saj, Martini, - eshte thirrur dy here ne perfaqesuesen gjermane te te rejave. Heren e dyte, ne fillim te vitit ne vazhdim, ne e refuzuam ftesen pasi kishim marre nje vendim te perbashket, qe ajo te perfaqesonte vendin e saj te lindjes. Qe prej muajit mars ajo luan nen flamurin shqiptar, gje qe i ka krijuar mjaft probleme. Ajo nuk u ftua ne kampionatin e pergjithshem te Gjermanise dhe ne ate te Bavarise. Papritur u nderprene te gjitha ndihmat qe merrte per te, klubi i saj nga Federata Gjermane e Tenisit , me te cilat financoheshin nje pjese e takses se fushes per stervitje dhe nje pjese e pageses se partnereve te saj. Gjithashtu u eshte bere presion firmes se prodhimit te raketave Eilson, per te prishur kontraten e sponsorizimit qe ka me te". "... E kam te veshtire - vazhdon ai, - te perfytyroj se ne Shqiperi pothuaj askujt nuk i intereson qe te ndermarre dicka per ta mbeshtetur ate. Ndoshta kjo tingellon si thirrje e deshperuar per ndihme, por nuk eshte aspak ashtu. Ajo qe une kerkoj nga shteti dhe afaristet shqiptare, eshte nje bashkepunim".


--------------------------------------------------------------------------------

25/11/2003
 

Tonig

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Kurse ky shkrim eshte botuar tek Panorama e sotme.
Tonig


13-vjeçarja nuk gjen asnjë lloj mbështetje nga shteti

Shqipëria i kthen shpinën tenistes Daniela Islamaj



Daniela Islamaj nuk ka gjetur deri tani asnjë lloj mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Shqipëri si dhe asnjë sponsorizues shqiptar.

Biznesi gjerman ia ka shtruar rrugën e saj me dafina të arta, nëse ajo pranon të luajë për Gjermaninë, duke i dërguar asaj vazhdimisht oferta dhe kontrata të majme, që do t'i sigurojnë Danielës një të ardhme të sigurtë në majën e tenisit botëror. Por, Daniela së bashku me babanë e saj Martin Islamaj, që është dhe njëkohësisht trajneri i saj, nuk i kanë pranuar këto oferta, duke i refuzuar ato vazhdimisht, sepse pranojnë të luajne vetëm me ngjyrat e atdheut të tyre.

Çfarë ka ndodhur?
Krenaria shqiptare dhe patriotizmi i familjes Islamaj ka triumfuar deri tani mbi smirën monetare të ofruar nga të huajt, duke pasur shpresën se do të kenë mbështetje shqiptare. Por, në Shqipëri flejnë duke mos ditur se çfarë ndodhi përtej hundës së tyre. Nga Olimpiku shqiptar nuk ka ardhur asnjë lloj mbështetje për stërvitjen dhe të ardhmen e Danielës në sportin mjaft të kushtueshëm të tenisit, që së bashku me golfin dhe hipizmin, konsiderohen si "Sporte pasanikësh", mbasi ushtrimi dhe aktivizimi në këtë sport (dhe vetëkuptohet edhe fitimet), i bëjnë si me të shtrenjtit në botën sportive. Dhe kjo, aq më tepër për tenisin, mbasi ai mbetet si sporti vetjak më reklamues dhe më i vështirë mbasi në të, ndryshe nga sporte inviduale të tjera si boksi, atletika, peshëngritja etj., ai nuk është i ndarë në shumë kategori, por në të marrin pjesë të gjithë në një kategori të vetme dhe më i miri është realisht më i miri i të gjithë sportistëve në botë që ushtrojnë tenisin. Vendi i parë do të thoshte të jesh në krye të elitës më të mirë të zgjedhur nga qindra miliona teniste në mbarë botën. Dhe vajza shqiptare, Daniela Islamaj, është futur në këtë elitë, duke zënë deri pak më parë vendin e 23-të në Botë për moshën e saj U-14 dhe vendin e parë në Gjermani. Suksesi i saj është një mrekulli e vërtetë, duke marrë parasysh se ajo ka arritur deri këtu me forcat dhe mbështetjen vetëm të familjes së vet dhe në mënyrë të veçantë të babait të saj, që luan dhe rolin e trajnerit për të.

Mungesa e sponsorit
Por, me sa duket, kjo mrekulli do të mbesë për ne vetëm për një kohë të shkurtër, mbasi e ardhmja e saj në këtë sport kërkon një investim financiar, që është i papërballueshëm për familjen e saj. Zgjidhja e vetme është ajo që ka ngjarë në rininë e tyre me të gjithë sportistët e njohur botërorë: Sponsorizimi i tyre nga afaristë, ose nga shteti, për të cilin luajnë. Afaristë, kompani të ndryshme gjermane dhe Federata gjermane i janë gjendur pranë Danielës, me kontrata të ndryshme sponsorizuese, por që në thelb ato kanë një kusht të përbashkët: përfaqësimin nën ngjyrat gjermane. Kjo bëhet për arsye sepse produkti, që do të reklamojë Daniela, do të shitet në Gjermani dhe nëse Daniela luan për ndonjë përfaqësuese tjetër, ajo nuk është dhe aq e njohur dhe interesante sa duhet për publikun dhe konsumatorin gjerman.

Sponsorizimet nga Shqipëria
Nga atdheu i saj Shqipëria, nuk ka ardhur pothuajse asnjë përgjigje serioze pozitive, lidhur me mbështetjen e saj, deri sa ajo të eci me këmbët e veta. Në verën e kaluar, Daniela së bashku me babanë e saj Martinin ishin në Shqipëri në një vizitë pushuese si dhe për të bindur sponsorizuesit e saj të mundshëm, se investimi i tyre në karrierën e saj do të jetë shumë fitimprurëse për ata vetë si dhe për prezantimin e Shqipërisë nga ana e saj e mirë. Martini shkoi edhe në Ministrinë e Kulturës dhe të Sporteve për të kërkuar një bursë për Danielën, por përveç premtimeve boshe nuk mori asgjë me vete. E njëjta gjë ndodhi edhe me disa afaristë shqiptarë, nga të cilët, me gjithë pasurinë e pamasë të tyre, askush nuk afroi seriozisht bashkëpunimin e tij, ndonëse ajo do të ishte si një kokërr rëre në një plazh, duke pasur parasysh shumën qesharake që i nevojitet Danielës në krahasim me mundësitë që do të mund të ofronin ata. Dhe të mos harrojmë se në Shqipëri, ashtu dhe si në shumë vende evropiane ekziston një ligj për sponsorizimet e sportistëve shqiptarë të talentuar, ku në bazë të tij, shuma e ofruar nga sponsorizuesi hiqet nga taksa financiare që ai i paguan shtetit shqiptar. Pra, çdo lloj mbështetje për Danielën nuk do të hiqej nga fitimi i sponsorizuesit, por nga ajo që ai ka paguar më parë ndaj shtetit.

Oferta e fundit
Kohët e fundit, Danielës i është paraqitur dhe mundësia që ofron një miliarder nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili nën ndjenjën e patriotizmit për vendin e tij, i ka bërë një ofertë "përrallore" disa tenisteve të reja të talentuara, të huaja, që të përfaqësojnë në tenis vendin e tij arab, me qëllim që tenisi të bëhet akoma më i njohur midis rinisë arabe. Dhe kjo, jo më kot, mbasi dihet se sporti i tenisit dhe yjet e saj janë dhe yjet e reklamimit dhe të medias, si dhe asaj që quhet "Shoubiznes". Kështu, në realitet çdo qindarkë e hedhur për finacimin e këtyre sportistëve të talentuar do të kthehet njëmijëfish nga reklamimi që ata do t'i bëjnë vendit të tyre në mbarë botën dhe gjithashtu produketeve të ndryshme të biznesit të tyre.

Neglizhenca
Por, me sa duket, Shqipëria në këtë fushë tepër të rendësishme të zhvillimit, jo vetëm nuk bën pjesë në Evropë, por ndodhet diku mbas vendeve të treta, të cilat edhe ato po bëjnë të gjitha përpjekjet që, duke shfrytëzuar dhe sportin të rrisin nivelin e tyre ekonomik dhe kulturor. Mosmbështetja e Danielës nga Shqipëria (përfshirë shtetin dhe financierët shqiptarë), do ta detyrojnë këtë vajzë të talentuar dhe familjen e saj që të pranojnë një nga ofertat e huaja, që i afrohen asaj vazhdimisht. Ata do të pranojnë jo dhe aq për fitimet kolosale monetare, por më tepër për të siguruar të ardhmen e suksesshme të Danielës në një sport, ku vetëm njëri është në krye dhe të gjithë të tjerët renditen poshtë tij.



Flet i ati i tenistes shqiptare mbi ofertat e ardhura
E ardhmja e Danielës? E pasigurtë

"E ardhmja e Danilës është e pasigurtë, sepse ajo është nën presionin e vazhdueshëm të ofertave që vijnë në adresë të saj". Kështu është prononcuar i ati i tenistes më të talentuar shqiptare, Daniela Islamaj, që rrezikon konkurrim në turne të ndryshme nën flamuj të vendeve të tjera. "Kjo temë është shumë aktuale, prandaj nuk dëshiroj që ta komentoj gjatë, deklaron Martini, i ati i Danielës. Vetëm kaq: emri i Danielës është në krye të një liste junioresh, të zgjedhur për të kontribuar për zhvillimin e sportit të tenisit në njërin nga shtetet e vogla, por shumë të pasura arabe, të Gjirit Persik. Asaj i ofrohen kushte përrallore. E tërë kjo situatë është tepër shqetësuese për familjen Islamaj dhe duhet gjetur një zgjidhje imediate. "Një temë tepër delikate, por dhe një shans, që nuk të vjen për herë të dytë, vijon rrëfimin i ati i tenistes. Është një trill i një personi të vetëm, që dëshrion të bëjë diçka më shumë për rininë e vendit të tij. Na ka shkaktuar disa netë pa gjumë, pa mundur ta zgjidhim dilemën. Vetëm për një gjë më vjen keq: pse ky të mos jetë një shqiptar". Një shqetësim ai i Martin Islamajt, që i shtohet dhe ai i shkollimit të Danielës, që tashëmë është kthyer thuajse me korrespondencë. "Janë një sërë faktorësh, të cilët funksionojnë vetëm nëse janë të lidhur me njëri-tjetrin, nënvizon Martini, që Daniela të stërvitet gjatë gjithë ditës, ajo duhet të kalojë në një shkollë me korrespondencë. Ne edhe tani i filmojmë pothuaj të gjitha seancat stërvitore si dhe ndeshjet e Danielës dhe i analizojmë më vonë, gjë që përbën pjesën teorike të përgatitjes taktike". Një gazetar në Gjermani e ka ngacmuar të atin e Danielës me një pyetje rreth Shqipërisë, se "pse ngulni këmbë që Daniela të luajë për Shqipërinë? Tenisi është një sport internacional dhe për të do të ishte më e lehtë po të përfaqësonte Gjermaninë". Martini nuk bie pre e pyetjes dhe përgjigjet me të njëjtën monedhë: "Ndarja fizike nuk do të thotë patjetër edhe ndërprerje e lidhjeve shpirtërore me atë që ke lënë pas. Duke ndjekur ndryshimet që ndodhin në Shqipëri, unë e ndiej si detyrë morale që secili prej nesh duhet të kontribuojë në mënyren e vet që ky vend të përparojë".
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Tennis!!!

Justine Henin-Hardenne fituese e Australia Open 2004.E pushtoj Belgjika tenisin e femrave.


photo3.jpg



Klasifikimi WTA - Top 25

1 HENIN-HARDENNE, JUSTINE BEL 7328.00
2 CLIJSTERS, KIM BEL 6603.00
3 MAURESMO, AMELIE FRA 3452.00
4 DAVENPORT, LINDSAY USA 3050.00
5 CAPRIATI, JENNIFER USA 2764.00
6 MYSKINA, ANASTASIA RUS 2649.00
7 WILLIAMS, SERENA USA 2584.00
8 SUGIYAMA, AI JPN 2400.00
9 RUBIN, CHANDA USA 2300.00
10 DEMENTIEVA, ELENA RUS 2257.00
11 PETROVA, NADIA RUS 1967.00
12 ZVONAREVA, VERA RUS 1882.00
13 WILLIAMS, VENUS USA 1678.00
14 SUAREZ, PAOLA ARG 1661.00
15 DOKIC, JELENA SCG 1449.00
16 SCHNYDER, PATTY SUI 1432.00
17 MARTINEZ, CONCHITA ESP 1372.00
18 SCHIAVONE, FRANCESCA ITA 1335.00
19 SMASHNOVA-PISTOLESI, ANNA ISR 1309.00
20 FARINA ELIA, SILVIA ITA 1269.75
21 MALEEVA, MAGDALENA BUL 1266.00
22 ZULUAGA, FABIOLA COL 1197.75
23 SERNA, MAGUI ESP 1138.25
24 DECHY, NATHALIE FRA 1119.00
25 RAYMOND, LISA USA 1117.25
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Tennis!!!

Fillimisht postuar nga 'Mistreci':
[qb]

Klasifikimi WTA - Top 25

18 SCHIAVONE, FRANCESCA ITA 1335.00

20 FARINA ELIA, SILVIA ITA 1269.75
[/qb]
she she sa qekan permirsu taljonet :eek: po Hingis nuk lu mo eee :wub: /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top