Televizioni Perfekt!

Televizioni Perfekt!

Meqenese ankohemi per gazetare e gazeta, emisione e televizione, cfare ju personalisht keni me shume deshire te shihni ne tv-te shqiptare ose gazetat shqiptare dhe revistat shqiptare? Ky forum eshte nga me te lexuarit nga shqiptaret ne internet duke perfshire edhe pjesetare te medias dhe besoj se ne do ndihmonim me sugjerime qe te pakten nese ata varen nga publiku, te transmetojne cfare do publiku. Per tju ndihmuar po ju jap disa tema dhe ju shtjellojini ose jepni idete tuaja gjithashtu. Perkrah temave po ju jap shembuj emisionesh nese psh nuk e keni idene se cfare do te thote talk show ose reportazhe investigative etj. Ndostha nuk doni te tjera por doni qe keto qe jane te behen me te mira, dhe atehere mund te jepni mendimet dhe idete tuaja.
1. Me shume reportazhe me tema nga shqiperia si Femrat apo Jashte Bulevardit
2. Me shume thashetheme vipash si Bla Bla Bla, Papparazzi apo si programet e E!
3. Me shume reality tv tip Kafazi i ARte etj
4. Me shume spektakle si spektakle bukurie apo te tjera
5. Me shume konkurse tip millionaire, the weakest link, quiz Plus, kutia e fundit etj
6. Me shume show humoristik si portokalli, oops etj
7. Me shume emisione politike si shqip apo opinion
8. Me shume konkurse si EThet, Top fest, Gjeniu i Vogel etj ku te rinjte konkurrojne
9. Me shume telenovela si Kloni, Paloma, Njerka, etj
10. Me shume seriale te fundit si Matrioshki, Grate e Deshperuara, te Humburit, Seksi dhe Qyteti
11. Me shume filma cilesore te huaj
12. Me shume emisione informative te tipit ZIp
13. Me shume emisione qe zgjidhin hallet e popullit si Fiks Fare, Sos apo Identitet i Verdhe
14. Me shume emisione per ciftet si Kupid apo Change of Hearts etj qe jane ne amerike
15. Me shume reportazhe me karakter investigativ
16. Me shume emisione kulturore te tipit Kopertina Vip apo Pegasus
17. Me shume talk show si TOp Show, Zone e lire etj ose talk show te tipit jerry springer, oprah winfrey
17. Me shume programe per te rinj si top select,elefant show
18. Me shume programe per femije si filmat e dubluar tek top channel,programet e TVSh per femije, Perralle me mbret e Vizion Plus

Keto jane persa i perket programeve, por ju mund te flisni edhe per preferencat qe keni ndaj menyres se dhenies se lajmit, menyres se ndertimit te edicionit, skenaristeve, skenografeve, menyres se prezantimit etj etj
 

MLK

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

Per mua ato qe ndofta do me benin ta ndizja televizorin do te ishin vetem numrat e meposhtem.
8, 13,, 15, 17 Zone e Lire eshte nje koncept interesant emisioni por nje kopje shume e shemtuar e emisionit francez nte France 2 "tout le monde en parle" qe prezantohet nga Thierry Ardison.Cani kur e kam pare nja dy here emisionin me te vertete me ka neverit pasi eshte teper poshte nga bagazhi intelektual qe ka dhe nuk arrin ta ngreje kete koncept emisioni ne nivelin e duhur! Jerry e Ofpra jane emisone pa asnje lloj interesi te cilet vetem manipulojne popullin e trashe, pra thjesht emisione ku jo vetem qe nuk meson asgje, por me kalimin e kohes behesh debil.

18 patjeter, sa me shume emisione per femije, pasi ata jane prezent ne çdo familje shqiptare.
Ajo qe do te shtoja ishte se duhet me teper emisione te stilit "Discovery", emisione mbi letersine, librat e rinj, dokumentare mbi natyren, kafshet, historine..Pra emisione qe mund te te kultivojne diçka e jo kopjet e debilelliqeve e perendimit.
 

shuquri

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

Mbase televizione të përkryera as që ekzistojnë.Por mund të krijohen emisione të mira që mund të jenë të pëlqyeshme, që zgjojnë interesim e të ngjashme. Për veten time, them se më pëlqen të shoh debate politike, shoqërore etj dhe më nevrikos kur udhëheqësi i programit merr rolin e personave që janë ftuar për debat. Pra, gazetari që udhëheq programin duhet ta mbaj rolin që ka dhe të mos reflektojë mendimet e veta:por të jetë kërkues nëpërmjet pyetjeve dhe të mos përgjigjet në pyetjet që mund ti shtrojnë të intervistuarit sepse është gazetari ai që shtron pyetje në këto raste ( siq ndodhi në Alsat psh më 24 janar në një emision me Edi Ramën, ku Edvini si i zhdërvjedllët që, mori rolin thuajase të gazetarit dhe pyeste udhëheqësen e programit! Mjerimi, ajo përpiqej të ofronte përgjigje në vend se ti thoshte: Jo zotëri, këtu jam unë ajo që shtroi pyetje:

Reportazhet janë gjë e bukur kur punohen bukur. Por gazetarët shqiptar vuajnë nga dicka që dëshirojnë vet të flasin shumë. Sa gjynah! Të tjerët duhet të flasin, fotografia duhet të flet dhe sidoos e kam fjalën për TVSH, duhet të mësohen si përdoret mikrofoni amani more!Pse mikrofoni në duart e të intervistuarve, pse mikrofoni mbahet aq larg gojës etj. etj. që të mos mbaj ligjërata.

Prandaj them, televizione të përkryera zor se bëhen.

Kaq sa për fillim dhe sa për të mbështet temën e nisur.
 

Juela

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

ej po qe paske te drejte ti...iiiiiiiiii ca zhgenjimi...jo se Zone e lire eshte e keqe po shitej si ideja e Canit...po ky qeka tamam si Tout le monde en parle...edhe ai prezantuesi francez u vishka me te zeza si Cani edhe perdor kenge tere kohes dhe biles ato qe shtypa une si elvis presley etj ishin kenge qe ka perdor ky..edhe ka shume te ftuar dhe vendosjen e ka te njejte...iiiiiiiiiii...komplet zhgenjim. Nuk ka gje te kopjosh nga te tjeret se rrota nuk shpiket nga e para po te pakten ta pranosh qe ishte nje ide e mare...megjithate une e pelqej dhe e shof me qejf te premteve, se tamam tamam, po ta kopjonte ndonje tjeter dhe jo Cani, sdo ishte ai emision qe eshte. Sidoqe te jete, me te sinqerte here tjeter, me te sinqerte, apo jo Ledio?
 

MLK

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

Cani ka qene roje te magazina TATI ne Barbes ne Paris (dyqoni me i lire ku blejne vetem refugjatet e ku kane ble historiksht shqiptaret qe dilnin jasht ne kohe te komunizmit). Keshtu qe ska qene gazetar knej po ka punu si roje, e po te kishte aftesi e talent ishte bo gjo tjeter nuk ngelte roje /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ka albume origjinale, ka ne fallco te bera si origjinalet, me pak ndryshime te vogla, ka dhe CD te bera ne kompjuter ne shpi, dmth pa koprtine, pa foto e titull te shkrujt me dore. Cani eshte si keto te fundit, dmth quhet emision, po eshte mijera km larg konceptit origjinal.
E folura me ironi kaperamanit, kapja e muzikes me dore....jane komplet sfaçato, e dikush qe shef emisionin ngelet i shokuar e jo i zhgenjyer nga ai emsion.
 

Juela

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

e mire mire tani, se ketu dolem nga tema fare po se hiqni dore nga keto historite emigrantesh se ska shku shqiptar jashte e ka fillu drejtor i academie francaise apo pronar i Coca Coles, se nuk eshte mire. S'eshte turp puna cfare do lloj pune. Une thjesht u habita po bera gabim qe e shkruajta ketu sepse eshte komplet jashte teme. LE ti rikthehemi temes qe hapem
 
H

harap

Guest
Re: Televizioni Perfekt!

mu me pelqen me shume lajmerime vdekjesh ke malesia Tv se ka nje ze shume te prekshem.
 

Al-Punk

Still here
Re: Televizioni Perfekt!

Faktikisht dhe une jam skandalizuar kur kam pare nje pjese te shkurter te emisionit "Tout le monde en parle" dhe bera lidhje ne Zone e Lire. Sidoqetejete, tani jemi mesuar qe te gjithe emisionet ne Shqiperi, importohen nga jashte, ne nje ngjashmeri 100%.
Megjithate ai eshte nder te vetmit emisione qe shoh. Tjeter emision me interes eshte dhe Opinion. Nuk e kuptoj Emisionin Shqip qe perpiqet te merret me politike dhe drejtohet nga nje gazetare qe ne mendimin tim nuk eshte aspak ne nivelin e personave qe merr ne salle, (flas per nivelin intelektual, por pa dashur te fyej nismen e saj).

Qe televizioni te jete perfekt, duhet te kete sa me pak TeleNovela njehere!!!!
Sa me shume Spektakle dhe duket sikur ka nisur te cele si ide me "E djele ne TVA", "Metropolitan", "Tek Blloku" e te ngjashme.

Nje televizion nuk mund te kenaqe te gjitha shtresat e shoqerise. Psh ka nje shtrese shoqerie qe kenaqesine e gjen vetem tek: Tirana 2000, Shijak TV e te ngjashme. Te tjere pretendojne se TCH eshte me i miri, te tjere kritikojne politiken e KLAN, ...

Rendesi ka te kete sa me shume larmi. Perzgjedhja behet natyrale.
 

Juela

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

Une personalisht nuk e di televizionin perfekt, se ndonjehere dua filma, njehere real tv etj megjithate kam pare 3 cikle emisionesh psh tek Vizioni qe me kane bere pershtypje shume te madhe dhe po mendoja qe perse nuk eshte diskutuar per to, sepse jane me te vertete emisione shqiptare dhe per shqiperine. Nje ishte SoS, ku gazetarja ndihmon familjet e varfera fare, dmth biznesmene e shohin emisinin dhe ofrojne mbeshtetje dhe ne serine e fundit njeri kishte ofruar te ndertonte nje shtepi (!!!) per nje familje te varfer. Ishte fantastike. Une kam rezerva nga ana artistike per kete emision, por ideja ishte aty, dmth kjo gazetare shkon e ndihmon njerez dhe ne per te varfer kemi plot. Nje tjeter eshte nje emision i quajtur Femrat ku gazetarja shkon ne vise te ndryshme te shqiperise dhe flet me femra te ndryshme, na tregon disa qe iu lajne kembet burrave, per femra te prostituuara, nje seri qe me pelqeu shume ishte me plakat ne Berat, qe benin muhabet me njera tjetren tek pragu i deres e tregonin historite e tyre. Ishte fantastik, se ti per here te pare po sheh nje realitet qe ose e di dhe sdo ta pranosh ose ka disa qe jetojne ne qender qytetesh ose kane vite qe kane ikur jashte dhe nuk e dine qe disa tradita vazhdojne te ekzistojne.
Ndersa nje tjeter eshte edhe Cudira Shqiptare ku flitet epr gjera te ndryshme te cuditshme nga Shqiperia si psh. njeri qe ka shpik hidrocentral, nje Hoxhe qe kthen ne minare nje oxhak etj. Dhe keto nuk jane cudira nga koha e lire e tepert sic ndodh jashte, pro cudira per te mbijetuar.
Keto emisione jane fantastike per mendimin tim, dhe nuk e di pse sjane diskutuar ndonjehere. Vertete ne Shqiptaret kemi nevoje te harrojme hallet tona nepermjet televizionit, te argetohemi me Portokalline te dielave, vertete te rinjte duan show si top fest etj, sjam absolutisht kundra ketyre, por ndonjehere perqendrohemi aq shume ne aspektin e argetimit, ne studiot luksoze, ne vajzat e bukura, ne rrobat firmato qe mbajne prezantueset, ne bisedat mbi seksin, pushimet jashte shtetit, edukimin jashte, saqe harrojme keto aspekte te tjera, harrojme se audienca jone perbehet nga shqiptare, nje pjese e mire e te cileve jetojne ne zona rurale, shume jetojne ne kushte skandaloze nen minimumin e varferise, ne veri shume fshatra ende ndjekin kanunin e leke dukagjinit, ne jug ka vende si Lazarati qe kane krijuar shtet me vete, ka fshatra te tera te boshatisur, ku gjen vetem plaka qe enden neper rrugicat e gurta, ke nje shtepi mu tek Lana qe nuk prishet se ndodhet nje familje e ngujuar etj etj dhe per keto flitet kaq pak ose vetem 45 seconda deri ne 1 minute gjate lajmeve. Ja keto emisione duhen, vlejne dhe une nuk e di pse nuk reklamohen me shume, se psh ajo gazetarja e SOS duhet te marre cmim dhe jo te marrin analistet tane qe sic po lexojme neper gazeta, duket se nuk kane punuar aq shume per te verteten sesa kane punuar per parane. Ky ishte sugjerimi im personal. Pra me shume emisione si SOS, Femrat, Cudirat Shqiptare apo mbaj mend ka qene dhe nje Jashte Bulevardit tek TCH
 
H

harap

Guest
Re: Televizioni Perfekt!

Nuk e di sa e vertert eshte por thone qe emisioni Zone e Lire eshte me i shikuari.Per mua eshte emisioni me idiot qe mund te bej nje gazetar.Nje gazetar qe deri dje shante me rop shpie ne radio live tani mundohet te jete VIP.
Kjo eshte kultura e popullit tone ne fakt.Te behesh qytetar duhet te kalosh te pakten 4 breza ne qytet.
Pastaj humor nuk quhet humori me fjale nga beli e poshte.Humor eshte ai i para viteve 90.ku jane at skenariste qe punonin per nje rroge 800 lekeshe ne muaj??
Po sot ngaqe del ne pah i pafti ato hallaket mesues pensioniste apo diçka tjeter.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

Mendoj se, televizionin perfekt nuk e bejne emisjonet dhe dokumetaret, por besueshmeria e lajmeve dhe serioziteti.
Pa anshmeria politike. (gje qe nuk ndodh kurre)
Zhdukja e humorit banal.(qe e ka karakterizuar vitet e fundit)
Informacion i besueshem dhe ne kohe.Keto jane disa pika kryesore, mendoj.
Me pas do te shtoja dhe, sponsorizimin e evenimenteve kulturore, organizimin e kuiceve televizive dhe pse jo te "Lojra pa Kufi" (versioni Shqiptar /pf/images/graemlins/laugh.gif)
 

MLK

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

TVSH-ja eshte i vetmi televizion shteteror qe duhet te promovoje kulturen, artin, talentet e reja.....pasi eshte kanal gjeneralist. Problemi eshte se ai kontrollohet nga qeveria dhe si i tille nuk eshte i pavaruar!
Pjesa tjeter jane TV komerciale dhe si te tille jetojne (zyrtarisht) vetem nepermjet reklames ose pageses se abonimit (digitalb apo Sat+). Pra transmetojne emisione per te bere audimat e jo per te promovuar vlera te verteta nga te cilat shoqeria mund te mesoje diçka konstruktive apo instruktive.
Problemi me i madh i tyre qendron ne faktin se keto TV jane prone e grupeve apo klaneve te ndryshme te biznesit, e si te tilla mbrojne bizneset e pronareve te tyre e nuk kane per objektiv te pasqyrojne realitetin ne menyre objektive.
Ky fenomen ndodh ne thuajse gjithe boten, vetem se ne Shqiperi eshte teper flagrant.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

1. Me shume reportazhe me tema nga Shqiperia si Femrat apo Jashte Bulevardit.

<font color="brown">Kam pare nja dy te tilla tek Vizion Plus'i. Cilesia eshte shume e dobet, flas per permbajtjen e tekstit. Nje tekst cilesor qe e tejkalon pershkrimin duke bere analize shkak-pasoje e duke ofruar disa zgjidhje do ishte me mire. Ne parim jam kunder kategorizimit te femrave si nje grupim me vete, rrjedhimisht nuk me pelqejne emisione, libra apo teori mbi "femrat" por nisur nga fakti qe ne Shqiperi jane vertet nje "kategori" me vete duhen trajtuar me kujdes, duke pasur parasysh mos kalohet ne feminizem absurd. </font>

2. Me shume thashetheme vipash si Bla Bla Bla, Papparazzi apo si programet e E!

<font color="brown">Keto s'me interesojne fare, per me teper qe edhe thashethemi kerkon nivel e ne nje vend si joni e me nje gazetari si e jona kalohet ne banalitete. </font>

3. Me shume reality tv tip Kafazi i ARte etj.

<font color="brown">Reality show kerkon nivel te pjesemarresve, gje qe emisionet e deritanishme kane treguar se mungon. Rrjedhimisht keto emisione kane target vetem nje shtrese te caktuar, ate me te rendomten. Kjo nuk perben ndonje problem ne vetvete se fundja jo gjithcka mediatike do jete ne nivele te larta por Kafazi i Arte psh ishte vertet humbje kohe, sidomos diskutimet e tutoreve. Une e shihja vetem per te pare deri ku do arrinte idjotesia e Zhakut dhe qyfyret e Mozit me Erjon Bracen. </font>

4. Me shume spektakle si spektakle bukurie apo te tjera.

<font color="brown">Spektaklet e bukurise nuk i kam pare kurre, kurse per festivalet e te tjera si aktivitete artistike jam PRO por me me shume cilesi artistike. Festivalet e fundit ishin teper te rendomte. </font>

5. Me shume konkurse tip millionaire, the weakest link, quiz Plus, kutia e fundit etj.

<font color="brown">Per keto nuk di gje se s'i shoh kurre. </font>

6. Me shume show humoristik si portokalli, oops etj.

<font color="brown">Shume dakord, kemi nevoje te qeshim me shume. Portokallia eshte me pak banal se c'ka qene dhe keshtu me pelqen me shume. </font>

7. Me shume emisione politike si shqip apo opinion.

<font color="brown">Kaq sa jane mjaftojne. Mjaft me politike. Keta qe jane mendoj se jane cilesore. </font>

8. Me shume konkurse si Ethet, Top fest, Gjeniu i Vogel etj ku te rinjte konkurrojne.

<font color="brown">Ethet e te premtes ishte emisioni i m i preferuar /pf/images/graemlins/laugh.gif Me kujtonin femijerine kur kishte shume aktivitete muzikore. Vizion Plus-i ka disa emisione per femije por nuk me jane dukur te vlefshem. Kryesorja ne nje emision femijesh duhet te jete edukimi nepermjet argetimit, nderkohe ektu tek ne behet thjesht argetim duke i vene femijet te kendojne apo kercejne.</font>

9. Me shume telenovela si Kloni, Paloma, Njerka, etj.

<font color="brown">E per cfare na hyjne ne pune? Pervecse kemi filluar te mesojme edhe spanjishten, portugalishten etj ishte ishte /pf/images/graemlins/laugh.gif </font>

10. Me shume seriale te fundit si Matrioshki, Grate e Deshperuara, te Humburit, Seksi dhe Qyteti.

<font color="brown">Me mire keto se telenovelat, mgjth kaq sa jane mjaftojne. Kane filluar prape Friends /pf/images/graemlins/laugh.gif </font>

11. Me shume filma cilesore te huaj.

<font color="brown">Po, faleminderit. Mbreme pashe nje me M. Streep, edhe pse i vjeter ishte shume i bukur, perralle realiste. </font>

12. Me shume emisione informative te tipit ZIp.

<font color="brown">Akoma nuk e kam kuptuar funksionin dhe qellimin e Zip, eshte nje emision lajmesh me tre drejtues. </font>

13. Me shume emisione qe zgjidhin hallet e popullit si Fiks Fare, Sos apo Identitet i Verdhe.

<font color="brown">Me shume ndoshta jo po t'u jepej me shume rendesi. Fiksi eshte bere qesharak kohet e fundit. Ironia e tepert eshte si peshtyma qe te bie ne fytyre. Keto emisione duhet te jene shume me te kujdesshem ndaj profesionalizmit. </font>

14. Me shume emisione per ciftet si Kupid apo Change of Hearts etj qe jane ne Amerike.

<font color="brown">Nuk realizohen ne Shqiperi keto, rrjedhimisht dalin kopje te keqija emisionesh te huaja. </font>

15. Me shume reportazhe me karakter investigativ.

<font color="brown">Po. Sidomos mbi probleme sociale se ato politiket na lodhen. </font>

16. Me shume emisione kulturore te tipit Kopertina Vip apo Pegasus.

<font color="brown">Nuk di si jane keto, nuk i kam pare ndonjehere. </font>

17. Me shume talk show si TOp Show, Zone e lire etj ose talk show te tipit jerry springer, oprah winfrey.

<font color="brown">Per mua Zone e Lire eshte emision banal nisur nga pyetjet qe i drejtohen te ftuarve. Talk Show rralle ka te fuar qe i'a vlen t'i degjosh. </font>

17. Me shume programe per te rinj si top select, elefant show.

<font color="brown">Top Select nuk ka ndonje gje te vecante pervec studios cilesore, lookut ekstravagant te drejtuesve dhe muzikes per ke deshiron ta ndjeke. Per Elefant show dhe emisione te tjera te rinjsh u pergjigja me siper, jane argetime pa asnje element edukativ. Gjithsesi per nje moshe me te vogel se e jona eshte nisme per tu pergezuar po te mendojme qe shume vite me rradhe s'kishte asnje emision femijesh a te rinjsh. </font>

18. Me shume programe per femije si filmat e dubluar tek top channel,programet e TVSh per femije, Perralle me mbret e Vizion Plus.

<font color="brown">Po. </font>
 

epremte

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

si zor se nje njeri me nivel hyn neper kafaze. njeriu me nivel gjen plot menyra te tjera per ta qit veten ne selamet...
s po e fus veten ne siklet per te thene se si /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

marinm25

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

JASHTE BULEVRADIT MORRI FUND.NDRYSHIMI I DREJTUESVEU BE SI NDRYSHIMI I QEVERIVE QE HEQIN ADMINISTRATEN E KALUAR.NE VEND TE TIJ LINDI ESKLUZIV. KAM QENE NJE NDER ATA NJEREZ QE KAM BERE SHUMNE EMISIONE JASHTE BULEVRADIT.TANI KAM HEQUR DORE NGA EMISIONI I RI.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

Sa me i zhvilluar nje vend aq me pak shihet TV.
Pe nje te punesuar TV perfekt nuk ka. Une ne TV nuk kam nevoje te shoh me teper se lajmet. Sportin nuk kam deshire ta shoh ne shtepi ndersa per fima apo spektakle nuk kam aq kohe keshtu qe i shoh me rralle, jo ne TV por live. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Juela

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

Ore ju qe s'shihni TV perse perjgigjeni njehere, une dua nga ata qe shohin, se ne fakt me thene te drejten as une nuk shof tani qe po mendohem pervec Desperate Housewives, America's next TopModel, dhe Friends
 

coli

Primus registratum
Re: Televizioni Perfekt!

televizioni perfekt per mua eshte ai televizion qe ne edicionin e lajmeve mos te japi me shum se 5 minuta lajme politike dhe pjesa tjeter te jet kulutr dhe tema sociale kurse ne program mos te njohi emisione politike dhe musik stil bbf-je
 
Top