Tekste kengesh (Vetem shqip)

tesoro

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Dua te behem imazhi yt

Kur vjen ne shpirt nje dashuri
Sa e cuditcme duket vetja
E ndjehesh krejt tjeter njeri
E sa e shtrenjte te duket jeta

E ndjehesh tjeter njeri
E shtrenjte te duket jeta
Kjo ndjenje si nje magji
Sa larg nga e verteta, aha...

Kaloj ne rruge shpesh e hutuar
Me shikojne dy hapa larg
Si cdo njeri i dashuruar
Ne sy mbaj vec nje imazh

Me puth sa here kerko ooj
E ndjej ne cast nje mall
I mbyll dy syte harro ooj
Jam mbretereshe si ne perralle

Dua te behem paksa e krisur
Dua te behem me lot ne sy
Dua a te behem e gjum i prishur
Dua te behem imazhi yt

Dua te behem paksa e krisur
Dua te behem me lot ne sy
Dua a te behem e gjum i prishur
Dua te behem imazhi yt

(Dua te behem) paksa e krisur
(Dua te behem) me lot ne sy
(Dua te behem) imazhi yt

E ndjehesh tjeter njeri
E shtrenjte te duket jeta
E ndjehesh tjeter njeri

Po e futi edhe versionin ne anglisht ketu, ne eshte oki?!

The Image of You

How strange the feeling in your soul
When love invades your very being
Another “me” or so I’m told
And life takes on another meaning.

Day after day, I go through the motions,
Stumbling my way, life is a blur
Slave of my love, of my emotions
You’re in my eyes, you’re in my heart

One kiss, one heartbeat, in time,
a kiss, the moment, is mine.
I close my eyes, I breathe
I’m Queen of the world of Make Believe!!

You make me feel, a little crazy
You make me see your tears are true
You make my days and nights so hazy,
You make me feel the image of you.
Choir: You make me feel
Soloist: a little crazy
Choir: You make me see
Soloist: Your tears are true
Choir: You make me feel
Soloist: Image of you

I know it’s just a dream
I feel, l love, this life
 

tesoro

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Eranda Libohova ( vetem 5 minuta)

E bukur,simpatike je
të gjitha ti i ke
plotësoma dëshirën
vetëm një herë

Mis të quajnë në shkollë
e dimë edhe ne
nuk është kompliment
por gjë e vërtetë

Ty çdokush,të dëshiron,
për ty çdokush,ëndërron

Vetëm pesë minuta
dhe jo më shumë
plotësoma dëshirën
të jesh me mu
jeta kalon si një
lum i shpejtë
plotësoma dëshirën
ndonjëherë...(2x)

të jesh me mua(3x)
vetëm pesë minuta
 

Rambla

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

kam degjuar nje kenge shqiptare qe thonte

...(emri i nje goce, sja mbaj mend) pallati jot s'kishte drita

:eek: :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ( te ben per te qesh dhe per te qajt ne te njejten kohe. keto kenge jane per censur, eshte atentat qe i behet muzikes /pf/images/graemlins/laugh.gif )

kurse nje tjeter..

nejse, kishte nje tekst shume qesharak. mua me vjen turp ta postoj, atit si ka ardh turp me e kendu /pf/images/graemlins/laugh.gif :shrug:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Ola,

kush me ndihmon te gjejme tekstet e dy kengeve:

Heldi Kraja Shiko tek une
dhe

Asgje sikur Dielli Mendoja se gjithcka merr fund pa ty

Vini nje link, ose po s'pertuat ta shkruani!
Shume faleminderit per mundimin /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Dank u, dank u miss Iola, /pf/images/graemlins/smile.gif po Albani :wub: zgjedh vet se asht cun i zgjut /pf/images/graemlins/laugh.gif :rolleyes: :goofy:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

E pash (e degjova) :wub: :kiss:

Tani sikur te me gjesh edhe Heldi Krajen :wub: , live :wub: do ta quaja per nder te madh, mund te pyesim dhe Kordhelen se ajo njeh dreqin dhe te birin /pf/images/graemlins/blush.gif :devil:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

jeto me mua vetem nje nate,
edhe pse jeta eshte kaq e gjate :wink: :devil:
 

Anxhela

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Kush me ndihmon te gjej Larg je ti-Aurora dhe Si me pare-Doktor Nona
 

bobo

marksist-enverist
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

nje mikrofon, i lir qendron
nje mikrofon,se un ne dor e kam

: kam dicka per te thene...
:kam dicka per te thene...

e di qe shum duron !
shum pa kjo pun te gzon:
-te jesh mikrofon!

prishu nje here, per gjithmon

nje mikrofon, i lir qendron
nje mikrofon,se un ne dor e kam


gjithkush mund ta zer`...
gjithkush mund ta zer`...
gjithkush mund ta zer`...

nga migjen kelmendi-avi "gjurmet"-`84
 

qartesia

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

E di njeri tekstin e plote te kenges :

Vajzat e mbara kenduar nga:Yjet e Panjohur.
 

hurricane

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

O Rambla ajo kenga qe thua ti e ka titullin Marsida! Dhe eshte : ke pallati jot marsida, mbushur plot me drita. Dhe me verte eshte plere fare, njesoj si ai qe e kendon.
 

vlera

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Fajtori.Com - kenduar nga Mariza Ikonomi dhe Pirro Cako


Emrin Linda shkruaj.
Unë jam, të përgjigjem.
Sa më ke munguar,
Vite po më duken.

Kam qenë me provime,
dhe sot i kam mbaruar.
Thashë se më harrove.
Jo, s’të kam harruar,
në temën e hartimit,
veç për ty kam fantazuar.

Sikur ta dish ti të vërtetën,
o Zot, ç’po ndodh kështu me mua?
Sa herë chat-oj më dridhen duart,
dhe pa të parë, një prekje ëndërroj.

Ah, sa shumë do të doja,
zërin ta degjoja.
Unë kam një të fshehtë,
por ti s’e di akoma.

S’ka rëndësi për mua,
veç ty të të shikoja.
Vallë, jam une fajtori?
Je, por unë të dua,
dhe kam një parandjenjë, çudi,
princi i kaltër për mua do të jesh ti...

Por unë, më kot kërkoj të fshihem,
Tani gjithçka e kam kuptuar.
Sa herë chat-ojmë na dridhen duart
dhe pa u parë, një prekje ëndërrojmë.
Se dashuria nuk njeh moshë,
ajo kur vjen ndez vetëm zjarre.
Ne kjo magji na dehu fare,
dhe pa u parë një prekje ëndërrojmë.
Sa herë chat-ojmë një puthje ëndërrojmë.
 

vlera

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Ylli im- kenduar nga Inva Mula dhe Pirro Cako

Koha ikën shpejt, sa shpejt, e s'kthehet më,
ëndrrat tona mbeten pas përgjithmonë.
Si një yll lart në qiell unë ty të pres,
kur nata gjithësinë mbulon

Si një ëndërr e pafund është dashuria!

Ref.
Në errësirën pa mbarim,
ku të të gjej, o ylli im
Përtej kufijsh në largësi,
ku syri s'mbërrin
Sa herë unë dritën humb në netë,
kërkoj në terr, por dot s'të gjej
Të lus mos humb, një rreze ço,
o ylli im

Qielli erret krejt nga retë, kur ty s'të shoh,
ankthi më pushton në shpirt, më mundon
Unë jam yll që ndriçoj vetëm për ty,
kur nata gjithësinë mbulon

Si një ëndërr e pafund është dashuria

Përtej kësaj jete do të mbërrijë,
ky malli im, kjo nostalgji
Me vite drite, lë pas një yll dhe po u fik
Se koha, vitet që jetojmë,
janë veç një çast për dashurinë
Të lus mos humb, një rreze ço,
o ylli im
 

vlera

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Unë ai, ti, ajo - kenduar Nga Pirro Cako


Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.

Ref.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.
 

fairy

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Kush i di fjalet e nje kenge qe i fillon refreni me vargun "Vajza si ty Durrsi ka plot"? E kam degjuar nje here dhe ato pak vargje qe kapa te meknin nga e qeshmja, por nuk e di as kush e kendon dhe as titullin e kenges.
 

TEO

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Po pse s'me pyete mu mi goc ta kisha thene ne vend.

Vagabondi - Goca si ty.

Hyr ne chat ose msn te ta dergoj, ose me co pm ca te dush.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

skam durim me i pa 9 faqet e kesaj teme po desha te di nese eshte teksti i kenges jon i ardit gjebreas dhe nese jo a ka mundesi ndonje qe e di me ma shkruajtur.thnx
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

skam durim me i pa 9 faqet e kesaj teme po desha te di nese eshte teksti i kenges jon i ardit gjebreas dhe nese jo a ka mundesi ndonje qe e di me ma shkruajtur.thnx
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

Taka krak
Timo Flloko - P. Çako
S'më merr gjumi...
Prej së largu
vjen e shuhet ritmi i këngës "Bailamos".
Me sytë mbyllur si somnambul,
hapat pak nga pak atje më çojnë

Hyra brenda, syve s'ju besova,
të kish sjellë ty Zoti sonte veç për mua?
Mikja ime, sa shumë të kam kërkuar,
e vogël është kjo botë për tu takuar.

Ref.
Kur ajo më pa taka "krak", iu thye edhe ra,
dhe ashtu e zbathur mu afrua.
Sysh më more! - tha...
Unë në gjumë rashë. Më jep frymë i thashë,
se jeta është vetëm një çast....
Sikur të ma falësh trupin tënd këtë natë,
ti s'bën mëkat!

Dot nuk pritëm,
dritën fikëm,
ishim dy të dashuruar, jo fajtorë...
Rastësi... je mbret i botës,
vjen një herë dhe ikën përgjithmonë.

Gjithë pasion m'u dha kur e pushtova,
afshi i saj në Qiell të Shtatë më ngjiti mua...
Mikja ime, ti frymë më dhe nga vetja,
në këtë botë më mbyt pa fund vetmia.



Larg prej sytë... prej zemrës larg
Timo Flloko - P. Çako

Dimër ish kur ti më ike,
fjalët heshtja i mbuloi.
Hijen time në valixhe,
more larg.
Puthja jote si relike,
në qënien time mbeti gjatë,
por, do të ftohej... do të ngrinte,
pak nga pak.

Sa papritur erdh' kjo ndarje,
ritual që ndodh ngaherë...
Heshtj' e gjatë dhe... "S'të harroj asnjëherë!"
Shpend i hekurt që të mori,
një bosh të madh më la në vete.
Unë në okë e ti në qiell,
mbeta vetëm...!

Ref.
Kur ti fluturove lart,
sa do të desha unë të kisha krahë.
Në shkretëtirë të universit,
mos t'i humbja sytë e tu.
Ti më the: Unë jam e jotja,
dhe as vdekja s'do të na ndajë.
S'je e para, as e fundit..
"Larg nga sytë... prej zemrës larg...!"
Ti më the: Jo, s'të harroj,
të kam shpirt, veç ty të kam.
Unë e di, më ke harruar,
Larg nga sytë, prej zemres larg.

Dhe ne humbim nëpër vite,
Pa ngrohtësi, larg njëri-tjetrit.
Dhe fytyrat u harruan,
përgjithmonë...
Në marrëzinë e këtij planeti,
sa të pafaj ne te dy mbetëm.
Erë u bë, nga duart iku,
dashuria...!



Falja njërit dashurinë
Timo Flloko - P. Çako

Unë për ty i brodha rrugët,
pa fund në Tiranë...
Kujt ia fal, ti, përkëdheljet,
dhe puthjet këtë natë?!
Dalngadalë po shuhen dritat,
në bulevard...
Shirat nisën prapë... zogjtë po ikin...
dhe unë mbeta,
si një endacak!

Sa çudi kur ti më thua:
Në zemër të kam...
Unë e ndjej, ti e bën enkas,
me shpresë kot më mban.
Dhe pastaj sërisht largohesh,
nga syte më humb,
mallin të ma shtosh.
Pa ty, mbyllem thellë në vete,
Qytetit s'dal dot.

Mos na bëj aq shumë të vuajmë,
hape zemrën dhe na thuaj:
Cilin do më shumë nga ne?
Me pang në shpirt, ti, mos na lër!
Falja njërit dashurinë,
kurse tjetrit dëshpërimin...
Dhimbjen kush nuk e provon, zemra ime,
në këtë botë!

U bënë netë që s'po të shohim,
dhe blirët janë tharë.
Piano-baret, bulevardet,
pa ty heshtin, qajnë...
I mungon ti këtij qyteti,
në çdo skaj, në çdo sekondë...
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra tu ftoh?!



Xhulit
Teodor Keko - P. Çako


Nga dashuria që kam per ty,
mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
xhind, bohem, djalosh i rregullt.


Ref.
Nga dashuria në qiell u shtriva,
me kokë në diell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
ndërmend e kam të të dua prapë.

Nga dashuria ditët e gjata,
në bukë i ktheva dhe gurë tespihe.
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën,
me to sfidova ankthin në pritje.

Ref.
Nga dashuria në qiell u shtriva,
me kokë në diell une fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
ndërmend e kam të të dua prapë.



Unë "Ai", ti "Ajo"
Teodor Keko - P. Çako

Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.

Ref.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.


Kuturù
Timo Flloko - P. Çako

Eci rrugës kot, kuturù,
dhe s'di ku shkoj...
Xurxull jam prapë unë... se ajo,
një bohem nuk e do.
Sa të desha, shpirt,
s'mund ta dish.
Të vodhën ty pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund.

Sa e lumtur je, unë s'e di,
me atë që jeton.
Mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!
Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë... në kyç, trishton,
si në muze... si një Xhokondë.

Ref.
Unë në jetë i pasur s'jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret (!)
Nëpër pub-e tok me miqtë harxhoj,
unë Hënën si monedhë.
Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s'më ngasin dot,
sa ka një Zot...!

Eci rrugëve kot, mori fund,
ky fati im - kuturù.
Ty s'të kam tani dhe në shi,
dehja po më shkund.
Se në dashuri, kur të dhemb,
jo dehja s'del dhe aq lehtë.
Të desha, Xhokondë, ty... një bohemë....!



Ndjenjë e pathënë
Teodor Keko - P. Çako

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët t'i mi ktheve në harrim.
Në qiell është Hëna, s'i them dot Hënë,
s'të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me Hënën flokëve si karficë e bardhë.

Ref.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brënda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenja e pathënë,
Kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë.
U këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa... ishte vjeshtë.



E dashur, erdha
Teodor Keko - P. Çako

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u cudit, unë jam një zog.

Kur dashuroj bëhem si ajri,
E ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
une me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqumësht, por esnaf,
për dashuri di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle deren ti.

E dashur, erdha,në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mire, eja, me puth!
Kur dashuroj behem si ajri,
e ngre folene aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
Të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
Mos u cudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!



Herët a vonë
Timo Flloko - P. Çako

Me flokët e tu kur era loz, bëhem xheloz,
parfumi që leshon, më deh, më turbullon...
Shtiza janë vështrimet e tua,
finte e llastime për mua.
Ëndrra me sy hapur pafund nis e fantazoj:
Trupin tënd të brishtë femëror kur ledhatoj…

Ti me zigzaget e tua gracka me ngre,
mister dhe djallëzi ke në shpirt, por magjike je...
Ndalem të puth hapat e tua,
sa shumë të marroska një grua (!)
Vetëm qënia jote si rob më gjunjëzon,
sytë nga unë ti do t’i kthesh, herët a vonë!

Ref.
Herët ose vonë, unë e di,
ti në “kurth” do biesh,
pre’ nga dashuria...
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të “dorëzohesh”.
Në një shtrat ne,
etjen do ta shuajmë...
Herët ose vonë, unë e di,
do të robërohesh,
ti nga xhelozia...
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të jesh e imja!...

Ti me kapriciot e tua, sa më tundon,
ajri që ti prek përreth... elektrizon...
Unë i humbur jam pa ty,
e humbur je dhe ti pa mua…
Fjalët i merr era, më kot veten mundon,
kokën do ta vesh tek unë... herët a vonë!



Fajtori.Com
Timo Flloko - P. Çako

Emrin Linda shkruaj.
Unë jam, të përgjigjem.
Sa më ke munguar,
Vite po më duken.

Kam qenë me provime,
dhe sot i kam mbaruar.
Thashë se më harrove.
Jo, s’të kam harruar,
në temën e hartimit,
veç për ty kam fantazuar.

Sikur ta dish ti të vërtetën,
o Zot, ç’po ndodh kështu me mua?
Sa herë chat-oj më dridhen duart,
dhe pa të parë, një prekje ëndërroj.

Ah, sa shumë do të doja,
zërin ta degjoja.
Unë kam një të fshehtë,
por ti s’e di akoma.

S’ka rëndësi për mua,
veç ty të të shikoja.
Vallë, jam une fajtori?
Je, por unë të dua,
dhe kam një parandjenjë, çudi,
princi i kaltër për mua do të jesh ti...

Por unë, më kot kërkoj të fshihem,
Tani gjithçka e kam kuptuar.
Sa herë chat-ojmë na dridhen duart
dhe pa u parë, një prekje ëndërrojmë.
Se dashuria nuk njeh moshë,
ajo kur vjen ndez vetëm zjarre.
Ne kjo magji na dehu fare,
dhe pa u parë një prekje ëndërrojmë.
Sa herë chat-ojmë një puthje ëndërrojmë.



Irenë
Teodor Keko - P. Çako

Kur dikush bri meje thotë, Irenë,
si nga një muzg i hollë dantellë,
Venerë ti ngrihesh.
Dhe pse s'të harrova,
asnjëherë s'të thashë "të dua",
dyzimi i luftës më mundi mua.

Syri yt që priste, druajtjen unë ta thyeja,
si fundin e një gare plot ankth,
mjegullonte rrugën drejt fjalëve.
Më lidhej goja si një motak,
që sapo nis e belbëzon.
Ti varg si patat drejt jetës shtegton.

Tani s'je më, mjjerisht s'vjen më,
veç në mesnatë robina ime mbete ti.
Kur gjumi ulej mbi qepallë,
një puthje jotja,
do kthente gjoksin tim në një kitarë.

Ref.
Ku je, vallë, sot! Hesht universi,
pa ty janë ëndrrat si shkretëtirë.
Por, ti e lumtur qofsh Irenë,
unë të kam dashur...
Dhe shpesh të them "Natën e mire!"

Kur dikush bri meje thotë, Irenë,
në park ngadalë përkulen pemët.
Në përqafim ndërthuren degët,
dhe mua më kujtohesh ti.
E ngrohtë, e bukur si kjo erë,
dhe unë që përqafoj një pemë.



Për një çast më ndali zemra
Timo Flloko - P. Çako

Për një çast më ndali zemra, s'ishe ti,
shpirtin sonte ma trazove përsëri.
Më kujtohet sa shumë prisja,
që të ndjeja erën tënde.
Kthehu! Dhe njëherë unë të Të shihja.

Ëndrra gjumin ma këputi, e më zgjoi,
mbi nënkresë të ndjeva frymën, ku je ti?
Puthjet ende janë nxehta,
s'na i ftoh dot largësia.
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra!

Ref.
Unë dhe ti,
lusnim natën që dhe pak të zgjaste,
të mos kish agim.
Edhe dielli fare të mos lindte.
Vetëm unë dhe ti,
lusnim natën që pafund të zgjaste,
të mos kish mbarim.
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
ndarje të mos kish.
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë,
mos më thuaj, humbi dashuria,
më të madhe e bën largësia.
Eja, zemër, netët t'i përcjellim si dikur.

Dashuria nis me ty, mee ty mbaron.
Je kuptimi që merr dita sa fillon.
Puthjet ende janë të nxehta,
s'na i ftoh dot largësia.
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra!
 
Top