Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)
Taka krak
Timo Flloko - P. Çako
S'më merr gjumi...
Prej së largu
vjen e shuhet ritmi i këngës "Bailamos".
Me sytë mbyllur si somnambul,
hapat pak nga pak atje më çojnë
Hyra brenda, syve s'ju besova,
të kish sjellë ty Zoti sonte veç për mua?
Mikja ime, sa shumë të kam kërkuar,
e vogël është kjo botë për tu takuar.
Ref.
Kur ajo më pa taka "krak", iu thye edhe ra,
dhe ashtu e zbathur mu afrua.
Sysh më more! - tha...
Unë në gjumë rashë. Më jep frymë i thashë,
se jeta është vetëm një çast....
Sikur të ma falësh trupin tënd këtë natë,
ti s'bën mëkat!
Dot nuk pritëm,
dritën fikëm,
ishim dy të dashuruar, jo fajtorë...
Rastësi... je mbret i botës,
vjen një herë dhe ikën përgjithmonë.
Gjithë pasion m'u dha kur e pushtova,
afshi i saj në Qiell të Shtatë më ngjiti mua...
Mikja ime, ti frymë më dhe nga vetja,
në këtë botë më mbyt pa fund vetmia.
Larg prej sytë... prej zemrës larg
Timo Flloko - P. Çako
Dimër ish kur ti më ike,
fjalët heshtja i mbuloi.
Hijen time në valixhe,
more larg.
Puthja jote si relike,
në qënien time mbeti gjatë,
por, do të ftohej... do të ngrinte,
pak nga pak.
Sa papritur erdh' kjo ndarje,
ritual që ndodh ngaherë...
Heshtj' e gjatë dhe... "S'të harroj asnjëherë!"
Shpend i hekurt që të mori,
një bosh të madh më la në vete.
Unë në okë e ti në qiell,
mbeta vetëm...!
Ref.
Kur ti fluturove lart,
sa do të desha unë të kisha krahë.
Në shkretëtirë të universit,
mos t'i humbja sytë e tu.
Ti më the: Unë jam e jotja,
dhe as vdekja s'do të na ndajë.
S'je e para, as e fundit..
"Larg nga sytë... prej zemrës larg...!"
Ti më the: Jo, s'të harroj,
të kam shpirt, veç ty të kam.
Unë e di, më ke harruar,
Larg nga sytë, prej zemres larg.
Dhe ne humbim nëpër vite,
Pa ngrohtësi, larg njëri-tjetrit.
Dhe fytyrat u harruan,
përgjithmonë...
Në marrëzinë e këtij planeti,
sa të pafaj ne te dy mbetëm.
Erë u bë, nga duart iku,
dashuria...!
Falja njërit dashurinë
Timo Flloko - P. Çako
Unë për ty i brodha rrugët,
pa fund në Tiranë...
Kujt ia fal, ti, përkëdheljet,
dhe puthjet këtë natë?!
Dalngadalë po shuhen dritat,
në bulevard...
Shirat nisën prapë... zogjtë po ikin...
dhe unë mbeta,
si një endacak!
Sa çudi kur ti më thua:
Në zemër të kam...
Unë e ndjej, ti e bën enkas,
me shpresë kot më mban.
Dhe pastaj sërisht largohesh,
nga syte më humb,
mallin të ma shtosh.
Pa ty, mbyllem thellë në vete,
Qytetit s'dal dot.
Mos na bëj aq shumë të vuajmë,
hape zemrën dhe na thuaj:
Cilin do më shumë nga ne?
Me pang në shpirt, ti, mos na lër!
Falja njërit dashurinë,
kurse tjetrit dëshpërimin...
Dhimbjen kush nuk e provon, zemra ime,
në këtë botë!
U bënë netë që s'po të shohim,
dhe blirët janë tharë.
Piano-baret, bulevardet,
pa ty heshtin, qajnë...
I mungon ti këtij qyteti,
në çdo skaj, në çdo sekondë...
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra tu ftoh?!
Xhulit
Teodor Keko - P. Çako
Nga dashuria që kam per ty,
mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
xhind, bohem, djalosh i rregullt.
Ref.
Nga dashuria në qiell u shtriva,
me kokë në diell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
ndërmend e kam të të dua prapë.
Nga dashuria ditët e gjata,
në bukë i ktheva dhe gurë tespihe.
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën,
me to sfidova ankthin në pritje.
Ref.
Nga dashuria në qiell u shtriva,
me kokë në diell une fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
ndërmend e kam të të dua prapë.
Unë "Ai", ti "Ajo"
Teodor Keko - P. Çako
Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.
Ref.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".
Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.
Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.
Kuturù
Timo Flloko - P. Çako
Eci rrugës kot, kuturù,
dhe s'di ku shkoj...
Xurxull jam prapë unë... se ajo,
një bohem nuk e do.
Sa të desha, shpirt,
s'mund ta dish.
Të vodhën ty pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund.
Sa e lumtur je, unë s'e di,
me atë që jeton.
Mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!
Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë... në kyç, trishton,
si në muze... si një Xhokondë.
Ref.
Unë në jetë i pasur s'jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret (!)
Nëpër pub-e tok me miqtë harxhoj,
unë Hënën si monedhë.
Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s'më ngasin dot,
sa ka një Zot...!
Eci rrugëve kot, mori fund,
ky fati im - kuturù.
Ty s'të kam tani dhe në shi,
dehja po më shkund.
Se në dashuri, kur të dhemb,
jo dehja s'del dhe aq lehtë.
Të desha, Xhokondë, ty... një bohemë....!
Ndjenjë e pathënë
Teodor Keko - P. Çako
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët t'i mi ktheve në harrim.
Në qiell është Hëna, s'i them dot Hënë,
s'të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me Hënën flokëve si karficë e bardhë.
Ref.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brënda meje do të vërtitesh, shpirt!
Më mundon kjo ndjenja e pathënë,
Kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë.
U këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa... ishte vjeshtë.
E dashur, erdha
Teodor Keko - P. Çako
E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u cudit, unë jam një zog.
Kur dashuroj bëhem si ajri,
E ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
une me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!
Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqumësht, por esnaf,
për dashuri di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle deren ti.
E dashur, erdha,në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mire, eja, me puth!
Kur dashuroj behem si ajri,
e ngre folene aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
Të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!
E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
Mos u cudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!
Herët a vonë
Timo Flloko - P. Çako
Me flokët e tu kur era loz, bëhem xheloz,
parfumi që leshon, më deh, më turbullon...
Shtiza janë vështrimet e tua,
finte e llastime për mua.
Ëndrra me sy hapur pafund nis e fantazoj:
Trupin tënd të brishtë femëror kur ledhatoj…
Ti me zigzaget e tua gracka me ngre,
mister dhe djallëzi ke në shpirt, por magjike je...
Ndalem të puth hapat e tua,
sa shumë të marroska një grua (!)
Vetëm qënia jote si rob më gjunjëzon,
sytë nga unë ti do t’i kthesh, herët a vonë!
Ref.
Herët ose vonë, unë e di,
ti në “kurth” do biesh,
pre’ nga dashuria...
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të “dorëzohesh”.
Në një shtrat ne,
etjen do ta shuajmë...
Herët ose vonë, unë e di,
do të robërohesh,
ti nga xhelozia...
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të jesh e imja!...
Ti me kapriciot e tua, sa më tundon,
ajri që ti prek përreth... elektrizon...
Unë i humbur jam pa ty,
e humbur je dhe ti pa mua…
Fjalët i merr era, më kot veten mundon,
kokën do ta vesh tek unë... herët a vonë!
Fajtori.Com
Timo Flloko - P. Çako
Emrin Linda shkruaj.
Unë jam, të përgjigjem.
Sa më ke munguar,
Vite po më duken.
Kam qenë me provime,
dhe sot i kam mbaruar.
Thashë se më harrove.
Jo, s’të kam harruar,
në temën e hartimit,
veç për ty kam fantazuar.
Sikur ta dish ti të vërtetën,
o Zot, ç’po ndodh kështu me mua?
Sa herë chat-oj më dridhen duart,
dhe pa të parë, një prekje ëndërroj.
Ah, sa shumë do të doja,
zërin ta degjoja.
Unë kam një të fshehtë,
por ti s’e di akoma.
S’ka rëndësi për mua,
veç ty të të shikoja.
Vallë, jam une fajtori?
Je, por unë të dua,
dhe kam një parandjenjë, çudi,
princi i kaltër për mua do të jesh ti...
Por unë, më kot kërkoj të fshihem,
Tani gjithçka e kam kuptuar.
Sa herë chat-ojmë na dridhen duart
dhe pa u parë, një prekje ëndërrojmë.
Se dashuria nuk njeh moshë,
ajo kur vjen ndez vetëm zjarre.
Ne kjo magji na dehu fare,
dhe pa u parë një prekje ëndërrojmë.
Sa herë chat-ojmë një puthje ëndërrojmë.
Irenë
Teodor Keko - P. Çako
Kur dikush bri meje thotë, Irenë,
si nga një muzg i hollë dantellë,
Venerë ti ngrihesh.
Dhe pse s'të harrova,
asnjëherë s'të thashë "të dua",
dyzimi i luftës më mundi mua.
Syri yt që priste, druajtjen unë ta thyeja,
si fundin e një gare plot ankth,
mjegullonte rrugën drejt fjalëve.
Më lidhej goja si një motak,
që sapo nis e belbëzon.
Ti varg si patat drejt jetës shtegton.
Tani s'je më, mjjerisht s'vjen më,
veç në mesnatë robina ime mbete ti.
Kur gjumi ulej mbi qepallë,
një puthje jotja,
do kthente gjoksin tim në një kitarë.
Ref.
Ku je, vallë, sot! Hesht universi,
pa ty janë ëndrrat si shkretëtirë.
Por, ti e lumtur qofsh Irenë,
unë të kam dashur...
Dhe shpesh të them "Natën e mire!"
Kur dikush bri meje thotë, Irenë,
në park ngadalë përkulen pemët.
Në përqafim ndërthuren degët,
dhe mua më kujtohesh ti.
E ngrohtë, e bukur si kjo erë,
dhe unë që përqafoj një pemë.
Për një çast më ndali zemra
Timo Flloko - P. Çako
Për një çast më ndali zemra, s'ishe ti,
shpirtin sonte ma trazove përsëri.
Më kujtohet sa shumë prisja,
që të ndjeja erën tënde.
Kthehu! Dhe njëherë unë të Të shihja.
Ëndrra gjumin ma këputi, e më zgjoi,
mbi nënkresë të ndjeva frymën, ku je ti?
Puthjet ende janë nxehta,
s'na i ftoh dot largësia.
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra!
Ref.
Unë dhe ti,
lusnim natën që dhe pak të zgjaste,
të mos kish agim.
Edhe dielli fare të mos lindte.
Vetëm unë dhe ti,
lusnim natën që pafund të zgjaste,
të mos kish mbarim.
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
ndarje të mos kish.
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë,
mos më thuaj, humbi dashuria,
më të madhe e bën largësia.
Eja, zemër, netët t'i përcjellim si dikur.
Dashuria nis me ty, mee ty mbaron.
Je kuptimi që merr dita sa fillon.
Puthjet ende janë të nxehta,
s'na i ftoh dot largësia.
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra!