Te shkosh per dhjame qeni!
Autori i krimit është larguar në drejtim të paditur. Policia: ishte i paarsimuar dhe i padalë
Ekzekuton kushëririn se i vrau qenin
Viktima ishte duke lojtur futboll me shokët kur u qëllua me një plumb në bark
KUKËS- Vret kushëririn se i kishte vrarë qenin. Krimi i kryer për një motiv banal ka ndodhur në orët e vona të së dielës në fshatin Kostur, të rrethit të Hasit. Burime të policisë së Hasit thanë për gazetën se Ylli Gjoni, 28 vjeç, është viktima e tij. Si autorë të kësaj vrasjeje policia ka akuzuar Shpëtim Gjonin, 22 vjeç, banor i fshatit Kostur. Sipas burimeve të policisë, 22-vjeçari i identifikuar si autor i krimit është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që forcat e policisë së komisariatit të Hasit po punojnë për kapjen e tij.
Konflikti që çoi në vrasje
Viktima Ylli Gjoni, para disa ditësh, i kishte vrarë qenin kushëririt të tij, Shpëtimit. Që nga ai moment, midis viktimës dhe të dyshuarit si autor i vrasjes kishin filluar konfliktet të cilat sa vinin e acaroheshin. Burime të policisë së rrethit të Hasit, duke iu referuar hetimeve të para lidhur me këtë ngjarje, thanë për gazetën se Shpëtim Gjoni ishte përgatitur për të kryer krimin dhe për të realizuar atë priste momentin e duhur. Viktima Ylli Gjoni ka qenë duke luajtur futboll me një grup shokësh, ku në afërsi të vendit ku ata po luanin është afruar kushëriri i tij Shpëtim Gjoni. Sipas burimeve të policisë që i referohen edhe dëshmive në vendngjarje, 22-vjeçari mbante një automatik kallashnikov që e kishte fshehur poshtë xhupit dhe priste momentin e volitshëm për të gjetur shkak dhe për ta shkrehur atë në drejtim të kushëririt. Por edhe për këtë ai kishte menduar. Autori i vrasjes është futur në fushën e lojës, duke e prishur atë, ndërkohë që për këtë veprim ka hasur në reagimin e kushëririt të tij, viktimës Ylli Gjoni i cili ka thënë që të dilte jashtë fushës dhe të mos i pengonte në lojën e tyre. Kaq i është dashur autorit të krimit që të nxjerrë menjëherë kallashnikovin që e kishte fshehur poshtë xhupit, duke e shkrehur në drejtim të kushëririt të tij. Një plumb e ka goditur në bark Shpëtim Gjonin duke e lënë të vdekur në vend. Po sipas burimeve të policisë që i referohen dëshmitarëve okularë, autori i vrasjes ka hedhur xhupin dhe me automatik në krah është larguar me qetësi nga vendi i ngjarjes. Punonjës të policisë së Hasit, të cilët kanë qenë në vendngjarje bëjnë të ditur se në të dyja familjet, mbizotëronte një varfëri e madhe. Të njëjtit punonjës policie bëjnë të ditur se autori i vrasjes ishte person i paarsimuar, i padalë. Viktima kishte një vëlla emigrant në Itali dhe për këtë qëllim, varrimi i tij është shtyrë deri në ardhjen e vëllait nga Italia.
Bashkim Shala
http://www.shqiperia.com/lajme/5nentor2002/ekzekutimkot.php