Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.
Ekziston nje diference e dallueshme qarte midis sharjes se vendit tend, dhe diskutimit te problemeve te tij.
Me ata qe shajne vendin e tyre nuk i`a vlen te meremi ketu,sepse ata e ndihen te paplotesuar dhe ndoshta me ta duhet te merret psikologu.Por mua me duket i shendetshem diskutimi i problemeve te vendit tone(jo sharja),sidomos brenda ne shqiptareve sepse mendoj se ky diskutim na ben te kuptojme dhe te gjejme rruge per zgjidhjet e problemeve.Nuk kundershtoj diskutimin e problemeve tone edhe me ndonje te huaj qe eshte i predispozuar dhe ka kapacitetet e duhura per te kuptuar dhe ndihmuar,por mua me duket se te tille ka shume pak.Me duket se ne rastin me te mire kane nje interesim thjesht turistik dhe nje interesimi te tille nuk kemi pse i pergjigjemi me hollesi te panevojshme.
Nje miku im italian qe erdhi per te vizituar Shqiperine,tha se ishte i cuditur me realitetin,sepse mendonte se do perballej me turma njerezish qe shohin me kureshtje nje te huaj(dhe ishte nje nga italianet me open-minded qe njoh).Perkundrazi,po njihte nje popull te kulturuar e te qyteteruar.Atij i shijuan pushimet ketu dhe u largua vertet me keqardhje,ndoshta sepse kishte kuptuar ate qe shume nga ne mesa po shoh nuk e kane kuptuar ende:qe ne Shqiperi JETOHET.Ketu ka plot njerez qe punojne,qe mesojne,qe investojne ne te ardhmen e tyre dhe te vendit,ka artiste,intelektuale,shume njerez te ndershem,rini vertet te kulturuar,ashtu sic ka gjithmone edhe nje ane tjeter te medaljes,si ne cdo vend.Por mendoj se kjo ane e erret absolutisht nuk eshte shumice dhe ne nuk kemi pse identifikohemi me te.Dhe me duket pak absurde te gjykojme realitetin tone,qe ne e njohim mire,nepermjet propagandes politike e antishqiptare te mediave ne rastin me te mire joprofesionale te Evropes.
Shqiptaret nuk njifen si megallomane sic po shoh ndonje mendim ketu,nuk i njoh keta shqiptare qe e mendojne veten me te miret e botes.Nuk me duket se ka superiore dhe inferiore,dallime te tilla ka vetem ne mendje te pazhvilluara.Fundja,cdokush mund te krenohet vetem me vlerat e tij personale.