Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

xhoni

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Ore turing ,po si nuk ke turp dhe merr guximin te hedhesh balte mbi familjen shqipetare?Sipas teje 50% e familjeve tona qenkan te degjeneruara?Po mire atehere cilat jane familjet qe te pelqejne ty?Ato italiane?Ato familje ku burri con gruan neper privé dhe eksitohet kur e shikon te shkerdhehet me 3 4 te tjere ne nje krevat?Apo ato ne te cilat motra vret vellain dhe nenen?Ti quan njerez keta qe i abandonojne prinderit neper azile!Pale pale na fliske dhe si Lenini?Do jesh ndonje nga ata qe kthehen ne Jorgo apo Dhimitraq me duket..Na tregoke Parisin ti,Londren,Milanon.Ik or cun merru me Selanikun se je ne rregull...E ka mire Atman qe te vjen hakut ty!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb]
et, bullgaret..ruset apo serbet.Une them se tek ne kane ngelur akoma shume gjera cilesore dhe shume virtyte.Po ju jap vetem nje shembull te vogel.Rrespektin qe kemi ne shqipetaret per familjen nuk e ka asnje popull tjeter.
Ketu, ke te drejte neve kemi nje respekt te jashtezakonshem per familjen.
1)Kush jane 50% e kontigjentit te semaforeve ne itali, angli, france Shqipetaret.
Si kane arritur deri aty ==> Nje dite te bukur nje cun fisnik(pa njolle ne biografi) erdhi i dha nje akullore dhe i tha do vish me xhaxhin, se do te japi xhaxhi edhe akullore edhe cokollate po u martove me mua. Dy muaj me pas cifti perdundon ne Milano, Londer, Paris ku xhaxhi rri ne nje BMW "metalizato dhe ajo vajza ...

2)Kush eshte nje nga vendet per te cilat KE harxhone me shume per shuarjen e fenomenit te gjakmarrjes(jane mbi 20000 familje te ngujuara ne ditet e sotme, nqs doni ta dini ju qe e quani veten "particulairement" te mbushur me vlera familjare). Ky vend eshte Shqiperia.

Dhe ke guximin te nxjerresh perfundimin e mesipermen ?????

Une do kisha turp ta thosha kete sepse do me conin tek shpella e Atmanit, ne Korce, per ti bere shoqeri!

Nejse ky nuk eshte faji juaj ky eshte faji i 50 viteve ku prinderit tane i mesuan te besonin verberisht qe ne ishim me te miret.Keta prinder edukuan brezin tone qe mos te kishim frike kur te dilnim jashte se ne ishim me te miret dhe cdo gje do na vinte nga qielli si POPULL I ZGJEDHUR.

Ti del jashte, dhe nqs je i zgjuar e kupton qe 3 MILION PERSONA FLEJNE ME SY HAPUR ose nqs je shume i nderlikuar apo le te themi TEPER I KONTAMINUAR nga ideologjite SHQIPETARE cdo disfate personale ia bashkangjite atyre te 2999999 te tjereve qe quraviten si ty dhe me nje ze te gjithe ashtu ne kor, si ne kohen e Dulles, thua FAJIN NA E KANE TE HUAJT SE NUK NA DUAN, JANE RACISTA SEPSE PO TE DONIM NE ...

Dhe akoma e kesaj dite dalin tipa qe te nxjerrin ******** si puna e kesaj. [/qb]
e keqja jote eshte se nuk kupton dicka

cdo popull ka problemet e veta, te ngjashme apo te nderyshme nga tonat
halli yne eshte se - persona si puna jote perdorin problemet e shtepise se vet per "te bere shoqeri"

E SHIKONI? UNE E DI QE CFARE ESHTE E GABUAR? SHQIPETARET JANE PERGJITHSISHT DERRA. POR UNE NUK JAM SI ATA!
ne fund te fundit ti harron se ne nje stalle je rritur bashke me te tjeret dhe sado qe te perpiqesh ti dalesh kunder, me ata "derra" do te te identifikojne (edhe ca me keq)

egzistojne edhe brenda shqiperise nga ata persona qe, "per muhabet", tregojne tek shoket se me ke u shkon motra apo ca ben nona me baben ne dhome (pare nga brima e celesit)
sigurisht qe do te rrine te te degjojne shoket
por, cfare do te mendojne per ty??


keshtu i tregon te palarat e shtepise tende ti Turing kur je me shoket tu shqipetare (se ata i dine problemet e shqiperise e nuk behesh interesant me to)
 

edy

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

PUtark i dashur me pelqen entuziasmi yt dhe me vjen shum mir qe shqiperia te interson e aq me shume te sledh nostalgji.
Por besoj se duhet edhe te dallosh se nuk po flasim per shqiptaret qe na bejne te ulim koken çdo dite duke degjuar ne medja vetem negativitet, por per te gjith si puna jote e imja pra nuk mund te thuash jam hajdut sepse 1 shqiptar ka thyer banken por eshte ai.
Kur them mos ta shajm shqiperin meme (qe per dike eshte vetem thjesht nje lecke)nenkuptoj te shohim te gjitha bashk.
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

por per te gjith si puna jote e imja pra nuk mund te thuash jam hajdut sepse 1 shqiptar ka thyer banken por eshte ai
E kush te ka thene qe je hajdut sepse je shqipetar ?

Kur them mos ta shajm shqiperin meme (qe per dike eshte vetem thjesht nje lecke)
Bravo, ty do te japim urdherin e Skenderbeut se po i zene zyren Presidentit tone.

Ore turing ,po si nuk ke turp dhe merr guximin te hedhesh balte mbi familjen shqipetare?
Sipas llogjikes tende une duhet te kem turp sepse dhashe disa fakte mbi gjendjen e shoqerise tone ???

Sipas teje 50% e familjeve tona qenkan te degjeneruara?
C'do me thene e "degjeneruar" ???

Po mire atehere cilat jane familjet qe te pelqejne ty?Ato italiane?Ato familje ku burri con gruan neper privé dhe eksitohet kur e shikon te shkerdhehet me 3 4 te tjere ne nje krevat? Apo ato ne te cilat motra vret vellain dhe nenen?
NO COMMENT !

Do jesh ndonje nga ata qe kthehen ne Jorgo apo Dhimitraq me duket.. Na tregoke Parisin ti,Londren,Milanon.Ik or cun merru me Selanikun se je ne rregull...
Ketu e tregove veten se kush je, por asgje e re numri i nacionalisteve, grekofobeve dhe i "kompleksionisteve" u rrit ++1. MIRESERDHE NE KLUB!!!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

KULTURA DHE ANTIKULTURA

- Nje prift kryqezohej perdite me nje pijanec. Ne njeren prej diteve priftit nuk iu durua dhe tha:
- Perdite i pire.
- Edhe une, - ia ktheu pijaneci.
Qe ne veshtrim te pare duket morali i kesaj le ta quajme barcolete. Dallojme te dy fenomenet e jetes se njeriut. Prifti (e mora si shembull vetem e vetem sepse dallohet me lehte nga nje njeri i zakonshem) si perfaqesues i kultures, (mund te jete edhe nje student, nje artist, nje inxhinier etj) dhe pijaneci si perfaqesues i Antikultures.
Nisur nga kjo pike mendoj se eshte shume me e thjeshte per te kuptuar se ne jeten e shoqerise ne teresi dhe po ta reduktojme me tej, ne ate te nje populli, te çdo populli, egzistojne dy fenomene, njeri prej te cileve eshte predominues qe eshte KULTURA dhe tjetri eshte hieja e saj, ose ndryshe do te perdorja nje term qe mendoj se eshte me i plote, asimetria e saj, ANTIKULTURA.
Keto te fundit pergjithesisht jane fenomene sporadike, por edhe ne ato raste kur shoqeria u shndrohet ndryshimeve, apo kaperximeve te medha historike, (deshmojne ngjarjet e ndryshme ne historine e çdo populli, psh revolucioni francez vrau nje prej shkencetaret me te medhenj te kohes, Lavuaziene) ose kaperximi nga rendi skllavopronar ne rendin feudal u shoqerua me rrenime, grabitje, vjedhje te cilat s'kishin te benin me kulturen) pra edhe ne raste ekstreme, predominues mbetet KULTURA. Dhe kjo e ka shpiegimin tek fakti qe çdo ndryshim eshte nje proces zhvillimi dhe KULTURA e ka si atribut te vetin zhvillimin, trajtohet patjeter ne korelacion me te, ndersa ANTIKULTURA eshte ne vetvete nje fenomen regresi.
Atehere si mund te trajtojme ne problemin e prostitucionit si problem te kultures? Asnje popull ne bote, perfshi ate shqiptar, nuk e ka ne kulturen e tij prostitucionin. Asnje popull ne bote, perfshi ate shqiptar, nuk e ka ne kulturen e tij vjedhjen, asnje popull ne bote, perfshi ate shqiptar, nuk e ka ne kulturen e tij te lypjen. Asnje popull ne bote, perfshi ate shqiptar, nuk e ka pjese te kultures se tij krimin. Mbi kete baze duhet te kemi parasysh se çdo fenomen negativ nuk ben pjese ne moralin e popullit e si rezultat as edhe ne kulturen e tij, meqe morali eshte nje pjese perberese e kultures. Keto fenomene jane produkt i antikultures, ose e shprehur ne menyre me banale, jane jashteqitja e kultures, ose e shoqerise. Dhe nuk jane fenomene dominues ne kulturen e popullit shqiptar, ndaj s'ka perse ta ndjejme veten inferiore. Kush e ndjen veten inferior, ndoshta e identifikon egzistencen e tij me keto fenomene, ose po ti kthehem shembullit te fillimit; te pirit i duken te gjithe te pire, kush nuk e ndjen, eshte ne gjendje ti perballoje veshtiresite qe dalin perpara kudo qe jane. Dhe fakti qe masa e madhe e emigranteve shqiptare jane integruar ne vendet ku jetojne, tregon qe s'kemi te bejme me inferioritet. Eshte ajo qe kam thene ne publikimin e pare, vetem veshtiresi perballe kulturash te ndryshme.
Persa i perket kultures, pa dashur te perserit ato qe kam thene, eshte nje koncept shume i gjere dhe fijet e saj jane sa te shumta aq edhe te dukeshme, ndaj ne flasim per kulture pune, per kulture te prodhimit, per kulture te gjuhes, te sjelljes, per kulture politike, per kulture ambientale, profesionale, letraro-artistike, teknologjike, etj etj. Mbi kete baze ngrihen dy shtyllat e kultures qe jane: kultura materiale dhe kultura shpirterore, per te dale tek koncepti kulture qe identifikon shoqerine. Pra Kultura si fenomen eshte vetem vlere dhe si e tille i neneshtrohet interpretimit aksiologjik, asnjehere nuk duhet konfonduar me shfaqjet e antikultures, te cilat nuk kane si atribut te tyre zhvillimin dhe nuk kane vlere.
Mund te ndodhe (dhe historia e popullit e deshmon kete gje), qe njera prej fijeve te kultures ne nje moment te caktuar te mos ece paralelisht me fijet e tjera, por kjo nuk do te thote se ajo kthehet mbrapa apo mbetet ne vend. Jo, eshte e pamundur te ndodhe diçka e tille. Nje veçori specifike e kultures eshte edhe zhvillimi diakronik i saj, gje qe presupozon pikerisht dinamizmin e kultures, levizjen e saj perpara. Psh, ne kohen e pushtimit turk, u perplasen dy kultura te ndryshme dhe perplasja e tyre pati pasoja. Vetem disa nga elementet e kultures tjeter, megjithe perpjekjet e pushtuesit, arriten te futen ne kulturen e popullit tone, por jo gjithçka, dhe pikerisht ato fenomene te cilat ishin me afer me kulturen tone, nese do te kishte ndodhur qe te zevendesohej kultura tone ne total, ne do te ishim asimiluar. Mund te kishte ndodhur edhe njemije e peseqind vjet para pushtimit turk, kur u pushtuam nga Roma. Pse nuk ndodhi kjo gje? Fare e thjeshte sepse populli tone ka nje kulture dhe histori shume me te vjeter se çdo pushtues. Dhe po aq domethenes eshte fakti qe diaspora shqiptare ne itali, psh, nuk eshte asimiluar edhe pse jeton ne mes te nje populli tjeter prej pese shekujsh. Pse? Pergjigja eshte po e njejta, rrenjet e thella te kultures tone. Shembull i te njejtes natyre eshte edhe egzistenca e dhjete fshatrave shqiptare qe jane ne zemer te Ukraines, te cilet kane mbi pese shekuj aty dhe nuk jane asimiluar.
Cdo perpjekje per te denigruar dhe veshur kulturen shqiptare me fenomenet e antikultures, duke u nisur nga çdo pozite, te injorantit apo intelektualit, me dashja apo pa dashje, fsheh te njejtin qellim, te sulmohet nje nga keshtjellat me te forta te popullit tone, dhe tona, sepse ne jemi pjese e ketij populli. Mbrojtja e saj sot ka nje vlere te jashtezakoneshme, duke ditur qe po behen perpjekje te medha nga studiues te huaj dhe shqiptare per t'i rikthyer kesaj kulture pjeset e vjedhura. Dhe kjo do te thote shembje e miteve qe jane krijuar nga popujt fqinj. Te cilet nga ana e tyre nuk deshirojne te ndodhe diçka e tille. Po marr nje shembull nga qyteti im. Dikur, aty ku eshte sot biblioteka, ka qene nje kishe shume e bukur dhe madheshtore, kisha e shen Gjergjit, me vlera arkitektonike dhe kulturore. E ndertuar me gure te gdhendur e te lidhur me plumb nepermjet kanaleve te brendshem qe kishte çdo gur. U desh shume kohe per ta shembur, por guret e kesaj kishe perfunduan shumica si qoshe shtepish apo avllish apo portike. Sikur te duam ta ngreme kete kishe siç ishte me te njejtet gure, a mendoni se do te pranojne ata qe i kane marre? Natyrisht jo. Biles do te paraqitin rezistence dhe do te nxjerrin lloj lloj pengesash. Te njejten gje bejne fqinjet tane. Po ç'mund te thuash kur vete shqiptare te kalbur e sulmojne kete kulture? Beh, nuk eshte edhe aq per t'u habitur, ka pasur kurdohere nje Klub Selaniku, pa ka pasur edhe nje çajup.
 

oneda bojaxhiu

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Mendoj se duhet te jemi ne ata qe duhet te ndikojne sadopak per te permiresuar idene e te huajve per Shqiperine, sigurisht pa ia bere parajse. Jam habitur me mentalitetin e italianeve per shqiptaret, shoqja i me e apartamentit, italiane, mendonte se shqiptaret ishin zezake. "quelli che ho visto alla tv erano tanto scuri", Kjo eshte absurde, avash avash do na quajne afrikane.
Problemi eshte qe shqiptaret nuk i lene vend vetes per fjale te mira, gjithmone po te degjosh lajmet, shqiptaret dhe bemat e tyre nuk mungojne.
Ajo qe ne mund te bejme, eshte ti bejme te kuptojne te huajt qe shqiptaret nuk jane te gjithe njesoj, qe ka edhe njerez te mire.
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Mendoj se duhet te jemi ne ata qe duhet te ndikojne sadopak per te permiresuar idene e te huajve per Shqiperine, sigurisht pa ia bere parajse
Shqiperia ka 3 milione banore dhe per nje vend kaq te vogel intesiteti i krimeve eshte GJIGANTESK!
Fatmiresisht qeveria jone nuk publikon shifra per statistikat mbi krimin ne shqiperi se do perkufizonim shqiperine si Bronx-Europe!

Megjithate, nuk do doja te lija nje fenomen tjeter. Ate te shqipetareve qe krijojne nje ide gjithmone dhe me negative per shqiperine!

Nje nga rastet e shumta qe te ben te reflektosh mbi realitetin tone dhe kulturen tone eshte ky i poshtmi. Dhe raste si ky ke me qindra(mbase jo te te njejtit kontest, por pak a shume ne te njejten shkalle).

Policia e Durrësit prangos tre persona të tjerë, në lidhje me përdhunimin e 16- vjeçares, në bazën detare të Bisht-Pallës. Pëllumb Hasbardhi, 20 vjeç, banues në fshatin Qerret të Durrësit, bashkëmoshatari i tij, Vasil Dushku dhe Shkëlqim Sheta, 35 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Durrës, pronar i një lokali pranë plazhit të Bisht-Pallës, janë kapur paraditen e djeshme nga policia e qytetit bregdetar. Hasbardhi dhe Dushku janë arrestuar gjatë një operacioni të drejtuar nga kreu i zyrës Antitrafik të Durrësit, Flamur Gjuzi, në bashkëpunim me policinë Ushtarake në bazën e Bisht- Pallës. Shkëlqim Sheta, i dyshuar si i implikuar në skandalin e Bisht-Pallës është prangosur në lokalin e tij. Emrat e tre të arrestuarve gjatë ditës së djeshme kanë dalë gjatë hetimeve që po kryen policia dhe prokuroria e Durrësit, në lidhje me përdhunimin e 16- vjeçares. Sipas burimeve nga policia dhe prokuroria e Durrësit, janë lëshuar edhe tre urdhër-arreste të tjera, të cilat pritet të ekzekutohen në orët e para të ditës së sotme. Këta tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për shkak të hetimeve, nuk janë banorë të Durrësit.
Të implikuarit
Të njëjtat burime nga zyra e Antitrafikut në Policinë e Durrësit pohojnë se nën “shenjestër” janë edhe 9 shtetas të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Gjashtë prej personave të implikuar janë nga Vlora, persona këta që e kanë trafikuar minorenen jetime që në kohën kur jetonte në qytetin e Vlorës. Ndërkohë mësohet se tre persona të tjerë nga Durrësi dhe dy nga qyteti i Korçës pritet të arrestohen. Zyra e luftës kundër trafiqeve dhe Prokuroria e rrethit të Durrësit, në kuadër të operacionit të njohur tashmë me emrin e bazës ushtarake, “Bisht- Palla”, është bërë arrestimi i shtetasve Pëllumb Hasbardhi, Vasil Dushku dhe Shkëlqim Sheta. Dy të parët akuzohen nga Prokuroria e rrethit Durrës se kanë përdhunuar në mënyrë sistematike 16- vjeçaren, në bazën ushtarake të Bisht- Pallës. Hasbardhi dhe Dushku, deri në orët e para të ditës së djeshme, kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Emrat e tyre kanë dalë gjatë dëshmisë së vajzës së përdhunuar, por edhe të ushtarëve të tjerë të repartit. Duke u bazuar në këtë provë, policia e Durrësit në bashkëpunim me policinë Ushtarake u kanë vënë atyre prangat në mjediset e bazës detare. I arrestuari tjetër, Shkëlqim Sheta, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 16 -vjeçaren dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, e ka shfrytëzuar si prostitutë në lokalin e tij tip çadër, në sektorin “Rinia” të plazhit të Durrësit, që ndodhet në afërsi të Bisht-Pallës.
Hetimet
Me arrestimet e djeshme, ka arritur në 12 numri i personave që ndodhen pas hekurave për përdhunimin dhe trafikimin e 16- vjeçares nga Vlora. Burimet zyrtare të policisë së Durrësit pohuan dje për “Shekullin” se operacioni i uniformave blu do të ndahet në dy pjesë. Njëra pjesë i përket thellimit të hetimeve në lidhje me implikin e personave të tjerë nga qyteti i Durrësit, ndërsa tjetra, në lidhje me arrestimet që do të bëhen në qytete të tjera të vendit. Nga hetimi i deritanishëm i organit të akuzës së Durrësit, ka rezultuar se në këtë ngjarje janë implikuar edhe shumë persona të tjerë, për të cilët tashmë po grumbullohen provat. Ndërkohë mësohet se nga hetimet e bëra nuk ka rezultuar që ndonjë oficer i bazës, të jetë implikuar në këtë skandal. “Dëshmia e vajzës dhe hetimet tona nuk implikojnë ndonjë oficer të bazës. Ushtarët janë treguar shumë të kujdesshëm që oficerët të mos merrnin vesh gjë për vajzën. Ata e fshihnin minorenen në një bunker në breg të detit, sa herë që vinin oficerët, gjë që është pohuar nga vetë ajo”,-thanë dje burimet zyrtare të Prokurorisë së Durrësit. Ndërkohë i takon Prokurorisë Ushtarake të shqyrtojë edhe një herë çështjen, për të parë nëse oficerët me neglizhencën e tyre kanë shkaktuar apo jo vepër penale.
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Të arrestuarit

Ervis Kaculi, ushtar
Agush Hakani, ushtar
Florian Brozi, ushtar
Gjergji Tema, ushtar
Sead Llukani, ushtar
Vasil Dushku, ushtar
Pëllumb Hasbardhi, ushtar
Robert Shahini, ish- ushtar
Eduart Hersi, ish- ushtar
Ilir Berbuqi, pronar lokali në Korçë
Renato Mane, pronar lokali në Pogradec
Shkëlqim Sheta, pronar lokali në Durrës
 

oneda bojaxhiu

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Te rinjte shqipetare nuk duhet te ndjehen aspak inferiore ndaj te huajve, dhe asnjehere nuk duhet te mohojne qe jane shqiptare, sepse askush nuk ka te drejte ti gjykoje pa i njohur.
 

oneda bojaxhiu

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga Hilary:
[qb] Te rinjte shqipetare nuk duhet te ndjehen aspak inferiore ndaj te huajve, dhe asnjehere nuk duhet te mohojne qe jane shqiptare, sepse askush nuk ka te drejte ti gjykoje pa i njohur. [/qb]
Be yourself no matter what they say
 

devolution

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

... Rreth "super" kultures shqiptare...

Po!!! ...Shume bukur, pa ndrojtje e pranoj:"Une jam pijaneci, por ... ne syte e mi ti je i piri!" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kultura & anti-kultura!!!
dhe ... si patrioti im, besoj se duhesh te kesh marre shume mesazhe personale inkarajuese perderisa ke shkruar kaq gjate, por ..., per nje gje me vjen keq, ... deklaron se je gazetar. Gazetar i pa kulturuar, sepse nuk sjell asnje reference, nga i merr deshmite e tua.
Jep disa shembuj shkaterrimesh ne histori, si psh nje vrasje e nje "koke" franceze pergjate revolucionit Francez, por ... sa "koka" i mbizoteruan revolucionit.
Kjo eshte historia, para se te krijohej kombi "modern" shqiptar, d.m.th. populli shqiptar e kishte te servirur historine e popujve me kulture, per te mesuar dhe mos gabuar. Atehere, pse ka gabuar kaq shume ky populli yne, ne zgjedhjen e liderave?! Pse ka shkateruar aq jete, pse ka detyruar pjesen me te madhe te brezit te ri te largohet nga vendi ame?!
...Besoj se e vezhgove para pak ditesh ne TV kroniken rreth pervjetorit te dites te rinise, e vure rre sa te rrinj kishte atje? Sa ish-studente ndodheshin atje?
Atyre ... mungonin, atyre ju hiqet kapelja, sepse kane mesuar prej historise prej prostitute te popullit shqiptar.
Kulture e punes?! - populli shqiptar, ka nivelet me te larta te papunesise ne europe!
Kulture e prodhimit - per prodhimin e rrogozave te romeve e ke fjalen?
Kulture te gjuhes - kete ta kam thene edhe njehere, dokumentat e shkruar te hershmerise te gjuhes shqipe, nxirri prej sirtareve te enderrimeve te tua se deshirojme ta "ndricojme" mendjen edhe ne me pak dituri!!!
kulture te sjelljes - kulture te sjelljes ndermjet meje, teje dhe ... bashke biseduesve te tjere te kesaj teme, ... jemi 1 ne 10000 shqiptare; ti e kupton se c'deshiroj te te them.
kulture politike - pse ka nxjerre populli shqiptar ndonje kurve?! politika eshte kurve, mos harro!!!
kulture ambientaliste - c'thone bredhat andej nga Bozdoveci, po akaciet ne kodrat "5 Maji", po pishat endej nga Morava???
Kulture letraro-artistike - po kemi "kooperativisten" e agollit, dhe ... riciklimet a Kadarese, ... u shpreh se, ndihet i nderuar nuk po i japin Nobelin, sepse ... as Homeri nuk e mori ndonjere!?!?
kulture teknologjike - byrazer ti je i madh!!!
Gjithesesi, ti thyen te gjitha rregullat e njohura deri mesot te natyre duke u shprehur: "...eshte e pamundur te ndodhe!" Nuk e di ne ka gje 100% te sigurt, por njerez me intelekt, dhe ... me diapazon, vecori nuk te mungojne, nuk duhet t'i rrembeje rryma e krenarise kombetare kur shprehen, per ceshtje te tilla.
"populli yne ka nje histori shume me te vjeter se cdo pushtues!!!" Po e ka, sepse ka vetem aludime, pa dokumenta. Kur Homeri me lahute kendonte Iliaden, dhe hymne perendive te Olimpit, paraardhesit e tu te dyshimte , ishin pirate ,... sulmonin anijet romake, ne Adriatik.
"...Kesaj kulture ti s'jellin pjeset e vjedhura!" - Ore kur kemi qene kaq trima ne si i lame te nea i vidhnin ato "pjeset" ne. Po kemi lindur te zgjuar ne bre, si ndodhi, apo ...
Cajupi - Byarzer, ai byarzeri opium me nargjile pinte terre diten dhe shkruante pastaj per balten me te embel se mjalta, por ... per ta provuar a u kthye ta provonte, apo mbushi terre Egjiptin me topka balte prej Drenove?!
 

bobo

marksist-enverist
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

ca i boke ti kultures mer man-o..., kacurel e ke bo! /pf/images/graemlins/laugh.gif
po gjimnastik mjesi bo ti?-vetem mket pik po tkapa tpa pergatit!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

a mendoni se do te mjaftonte nje jete e vetme per te permendur gjithe shembujt e sjelljeve negative te cdo shqipetari?!
po te sjelljeve pozitive te cdo shqipetari?!

po te sjelljeve negative apo pozitive te cdo personi ne nje cfaredo vend te botes?!

pasi ti sillni ketu, a mendoni se do te jene akoma te veleresuara me te njejten menyre pas shume vitesh (trimeria - egersia - vleresohet ndryshe gjate konfliketeve e ndryshe ne kohe paqe)?!

kurre nuk do te arrini asgje nese mendoni te sillni statistika shqipetare per ti krahasuar me statisitka te huaja e per kundershtuat statistika qe sjellin te tjere

rendesi ka qe te mos i nxirrni vete te palarat ne "shesh te mejdanit" sic bejne disa, per te qene "interesant"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

per te qene "interesant", zhvilloni kulturen tuaj personale dhe nuk do te keni nevoje ti lepini by...then te huajve duke zhvleresuar komunitetin te cilit i perkisni (cilitdo komunitet)

filloni zhvilloni mendimet tuaja, pa u renditur si por...a neper breke, duke qelbur temat e forumit me antikonformizem bebesh /pf/images/graemlins/wink.gif

ne fakt disa kane nje problem te madh ketu - si te terheqin vemendjen e te behen interesant ne nje grup personash qe di mjaft per shqiperine sa te mos jete i interesuar ne rrefime te verteta e te zbukuruara mbi degjenerimin e asaj shoqerie.

provo te na tregosh se cfare ngjarjesh te cuditshme ndodhin ne familjen tende (ashtu si tregon jashte se cfare ngjarjesh te cuditshme ndodhin ne komunitetin tend :book: )
 

tirona

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga edy:
[qb] Me ben shume pershtypje fakti se gati te gjithe te rinjte shqipetar ne kumunikim me te huajt flasin vetem keq per shqiperine. Kur te huajt fillojne te flasin edhe ata keq kjo gje na vret kurse kur flasim ne na duket normale.
Duket sikur ne jemi te humburit e botes, sikur jemi njerez pa tradita, pa dinjitet, gje qe s'eshte e vertete besoj...
Nejse, kete desha te bashkendaj me ju:pse vetem erresire eshte shqiperia??? Pse, politika perben identitetin shqipetar??? Pse rinia nuk eshte ndryshe sot??? ... [/qb]
Te drejt ke, ne shum raste keshtu ndodh edhe me vjen me plas kur nigjoj bashkatedhetar te mij qe flasin keq per shqiperine edhe qe thjne qe eshte vend i zymt etj. masanej cuditena neve kur flasin njerzit e huj `` se sa keq eshte ne shqiperi`` kur i japim material neve atyne normal qe do flasin ata!!!
PRANDAJ NJE APEL PER GJITH SHQIPATERT !!!
ku do qe te jeni mos e shani shqiperine sepse eshte vendi i juaj edhe nuk eshte edhe aq keq se sa mendoni ju!!!
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Te drejt ke, ne shum raste keshtu ndodh edhe me vjen me plas kur nigjoj bashkatedhetar te mij qe flasin keq per shqiperine edhe qe thjne qe eshte vend i zymt etj.
Pse nuk eshte keshtu. Ty te vjen keq se dikush vjen dhe te kap prej krahu dhe te thote "zgjohu te keqen xhaxhi se boll flejte".

. masanej cuditena neve kur flasin njerzit e huj `` se sa keq eshte ne shqiperi``
Ti mbase cuditesh, se une nuk cuditem fare. Nqs eshte e vertete ajo qe thone une i mbeshtes dhe nqs jo i them se si mendoj une qe eshte e verteta.


PRANDAJ NJE APEL PER GJITH SHQIPATERT !!!
ku do qe te jeni mos e shani shqiperine sepse eshte vendi i juaj edhe nuk eshte edhe aq keq se sa mendoni ju!!!
Si duhet ta marrim ne(te pakten une meqenese ka edhe nga ata qe nuk bejne pjese tek 'ne' por tek 'ju') kete apelin tend:
Genjenji sa te mundni se ceshtja justifikon mjetin !!!

UNE NUK PRANOJ TE NDJEK KETE APELIN TEND !
 

devolution

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

EDHE ... une E BOJKOTOJ APELIN TEND!!!
 

drenicaku

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Aij qe shan vendin e vet, shan vetveten

Vendi ma i bukur ne bote eshte Shqiperia Etnike
Rrnoft Shqiperia si dhe Zoti e bekofte ate
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Secili flet sipas pervojes apo deshires.
Mua kur me pyesin per shqiperine ne radhe te pare flas ashtu si e mendoj une Shqiperine, psh ne te gjithe klasen time une jam e vetmja e huaj dhe te gjithe me kane pyetur se si eshte vendi yt? biles ka patur dhe nga ata qe me kane thene qe kemi menduar se atje ne shqiperi njerzit jetojne akoma ne kasolle, jam munduar sado pak tja u largoj ate ide, sido qe te jete vendi im eshte vendi im dhe askush sdo ma rregulloje apo ndryshoje nese ankohem qe skemi drita apo qeveria po na merr ne qafe e te tjera si keto.Jam e sigurte qe snje ga klasa ime nuk do ta vizitoje kurre Sqiperine dhe nese po deri atehere le te mendojne qe Shqiperia eshte nje vend i bukur, pse jo! Nuk me behet vone nese pas disa viteve do mendojne se i kam genjyer, ndoshta deri atehere shpresoj te ndryshoje ndonje gje per mire. Vellai im eshte i martuar me angleze dhe kete vere do shkojme te gjithe atje, me ate ndryshon puna mundohem te jem sa me e sinqerte qe te mos ngelet e zgenjyer kur te ikim. Pra sipas koken festen.
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

ne te gjithe klasen time une jam e vetmja e huaj dhe te gjithe me kane pyetur se si eshte vendi yt? biles ka patur dhe nga ata qe me kane thene qe kemi menduar se atje ne shqiperi njerzit jetojne akoma ne kasolle
Ne cfare shkolle je ti ? ne gjimnaz ?

Jam e sigurte qe snje ga klasa ime nuk do ta vizitoje kurre Sqiperine dhe nese po deri atehere le te mendojne qe Shqiperia eshte nje vend i bukur, pse jo! Nuk me behet vone nese pas disa viteve do mendojne se i kam genjyer, ndoshta deri atehere shpresoj te ndryshoje ndonje gje per mire. Vellai im eshte i martuar me angleze dhe kete vere do shkojme te gjithe atje, me ate ndryshon puna mundohem te jem sa me e sinqerte qe te mos ngelet e zgenjyer kur te ikim
Ok, rasti yt eshte i vecante meqenese i paske qendruar besnike mentalitetit shqipetar.
 
Top