Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.
KULTURA DHE ANTIKULTURA
- Nje prift kryqezohej perdite me nje pijanec. Ne njeren prej diteve priftit nuk iu durua dhe tha:
- Perdite i pire.
- Edhe une, - ia ktheu pijaneci.
Qe ne veshtrim te pare duket morali i kesaj le ta quajme barcolete. Dallojme te dy fenomenet e jetes se njeriut. Prifti (e mora si shembull vetem e vetem sepse dallohet me lehte nga nje njeri i zakonshem) si perfaqesues i kultures, (mund te jete edhe nje student, nje artist, nje inxhinier etj) dhe pijaneci si perfaqesues i Antikultures.
Nisur nga kjo pike mendoj se eshte shume me e thjeshte per te kuptuar se ne jeten e shoqerise ne teresi dhe po ta reduktojme me tej, ne ate te nje populli, te çdo populli, egzistojne dy fenomene, njeri prej te cileve eshte predominues qe eshte KULTURA dhe tjetri eshte hieja e saj, ose ndryshe do te perdorja nje term qe mendoj se eshte me i plote, asimetria e saj, ANTIKULTURA.
Keto te fundit pergjithesisht jane fenomene sporadike, por edhe ne ato raste kur shoqeria u shndrohet ndryshimeve, apo kaperximeve te medha historike, (deshmojne ngjarjet e ndryshme ne historine e çdo populli, psh revolucioni francez vrau nje prej shkencetaret me te medhenj te kohes, Lavuaziene) ose kaperximi nga rendi skllavopronar ne rendin feudal u shoqerua me rrenime, grabitje, vjedhje te cilat s'kishin te benin me kulturen) pra edhe ne raste ekstreme, predominues mbetet KULTURA. Dhe kjo e ka shpiegimin tek fakti qe çdo ndryshim eshte nje proces zhvillimi dhe KULTURA e ka si atribut te vetin zhvillimin, trajtohet patjeter ne korelacion me te, ndersa ANTIKULTURA eshte ne vetvete nje fenomen regresi.
Atehere si mund te trajtojme ne problemin e prostitucionit si problem te kultures? Asnje popull ne bote, perfshi ate shqiptar, nuk e ka ne kulturen e tij prostitucionin. Asnje popull ne bote, perfshi ate shqiptar, nuk e ka ne kulturen e tij vjedhjen, asnje popull ne bote, perfshi ate shqiptar, nuk e ka ne kulturen e tij te lypjen. Asnje popull ne bote, perfshi ate shqiptar, nuk e ka pjese te kultures se tij krimin. Mbi kete baze duhet te kemi parasysh se çdo fenomen negativ nuk ben pjese ne moralin e popullit e si rezultat as edhe ne kulturen e tij, meqe morali eshte nje pjese perberese e kultures. Keto fenomene jane produkt i antikultures, ose e shprehur ne menyre me banale, jane jashteqitja e kultures, ose e shoqerise. Dhe nuk jane fenomene dominues ne kulturen e popullit shqiptar, ndaj s'ka perse ta ndjejme veten inferiore. Kush e ndjen veten inferior, ndoshta e identifikon egzistencen e tij me keto fenomene, ose po ti kthehem shembullit te fillimit; te pirit i duken te gjithe te pire, kush nuk e ndjen, eshte ne gjendje ti perballoje veshtiresite qe dalin perpara kudo qe jane. Dhe fakti qe masa e madhe e emigranteve shqiptare jane integruar ne vendet ku jetojne, tregon qe s'kemi te bejme me inferioritet. Eshte ajo qe kam thene ne publikimin e pare, vetem veshtiresi perballe kulturash te ndryshme.
Persa i perket kultures, pa dashur te perserit ato qe kam thene, eshte nje koncept shume i gjere dhe fijet e saj jane sa te shumta aq edhe te dukeshme, ndaj ne flasim per kulture pune, per kulture te prodhimit, per kulture te gjuhes, te sjelljes, per kulture politike, per kulture ambientale, profesionale, letraro-artistike, teknologjike, etj etj. Mbi kete baze ngrihen dy shtyllat e kultures qe jane: kultura materiale dhe kultura shpirterore, per te dale tek koncepti kulture qe identifikon shoqerine. Pra Kultura si fenomen eshte vetem vlere dhe si e tille i neneshtrohet interpretimit aksiologjik, asnjehere nuk duhet konfonduar me shfaqjet e antikultures, te cilat nuk kane si atribut te tyre zhvillimin dhe nuk kane vlere.
Mund te ndodhe (dhe historia e popullit e deshmon kete gje), qe njera prej fijeve te kultures ne nje moment te caktuar te mos ece paralelisht me fijet e tjera, por kjo nuk do te thote se ajo kthehet mbrapa apo mbetet ne vend. Jo, eshte e pamundur te ndodhe diçka e tille. Nje veçori specifike e kultures eshte edhe zhvillimi diakronik i saj, gje qe presupozon pikerisht dinamizmin e kultures, levizjen e saj perpara. Psh, ne kohen e pushtimit turk, u perplasen dy kultura te ndryshme dhe perplasja e tyre pati pasoja. Vetem disa nga elementet e kultures tjeter, megjithe perpjekjet e pushtuesit, arriten te futen ne kulturen e popullit tone, por jo gjithçka, dhe pikerisht ato fenomene te cilat ishin me afer me kulturen tone, nese do te kishte ndodhur qe te zevendesohej kultura tone ne total, ne do te ishim asimiluar. Mund te kishte ndodhur edhe njemije e peseqind vjet para pushtimit turk, kur u pushtuam nga Roma. Pse nuk ndodhi kjo gje? Fare e thjeshte sepse populli tone ka nje kulture dhe histori shume me te vjeter se çdo pushtues. Dhe po aq domethenes eshte fakti qe diaspora shqiptare ne itali, psh, nuk eshte asimiluar edhe pse jeton ne mes te nje populli tjeter prej pese shekujsh. Pse? Pergjigja eshte po e njejta, rrenjet e thella te kultures tone. Shembull i te njejtes natyre eshte edhe egzistenca e dhjete fshatrave shqiptare qe jane ne zemer te Ukraines, te cilet kane mbi pese shekuj aty dhe nuk jane asimiluar.
Cdo perpjekje per te denigruar dhe veshur kulturen shqiptare me fenomenet e antikultures, duke u nisur nga çdo pozite, te injorantit apo intelektualit, me dashja apo pa dashje, fsheh te njejtin qellim, te sulmohet nje nga keshtjellat me te forta te popullit tone, dhe tona, sepse ne jemi pjese e ketij populli. Mbrojtja e saj sot ka nje vlere te jashtezakoneshme, duke ditur qe po behen perpjekje te medha nga studiues te huaj dhe shqiptare per t'i rikthyer kesaj kulture pjeset e vjedhura. Dhe kjo do te thote shembje e miteve qe jane krijuar nga popujt fqinj. Te cilet nga ana e tyre nuk deshirojne te ndodhe diçka e tille. Po marr nje shembull nga qyteti im. Dikur, aty ku eshte sot biblioteka, ka qene nje kishe shume e bukur dhe madheshtore, kisha e shen Gjergjit, me vlera arkitektonike dhe kulturore. E ndertuar me gure te gdhendur e te lidhur me plumb nepermjet kanaleve te brendshem qe kishte çdo gur. U desh shume kohe per ta shembur, por guret e kesaj kishe perfunduan shumica si qoshe shtepish apo avllish apo portike. Sikur te duam ta ngreme kete kishe siç ishte me te njejtet gure, a mendoni se do te pranojne ata qe i kane marre? Natyrisht jo. Biles do te paraqitin rezistence dhe do te nxjerrin lloj lloj pengesash. Te njejten gje bejne fqinjet tane. Po ç'mund te thuash kur vete shqiptare te kalbur e sulmojne kete kulture? Beh, nuk eshte edhe aq per t'u habitur, ka pasur kurdohere nje Klub Selaniku, pa ka pasur edhe nje çajup.