Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.
Homers, ne kulturen e njeriut ben pjese edhe puna. Dhe kur thuhet pune, shumica e njerzve e dine se çdo te thote. Ka kulture pune, e cila ndahet ne dhjetera kulutura te tjera duke filluar nga kultura e prodhimit, kultura e shperndarjes se prodhimit, e konsumit etj etj. Ne kulture ben pjese gjuha, shkenca, krijimi, mendimi, edukimi, historia, besimi, demokracia, problemi, zgjidhja e tij, arti, letersia etj etj. Sikurse ben pjese edhe e bukura e shemtuara, vdekja dhe menyra se si reagojme ndaj saj; lindja dhe menyra se si reagojme ndaj saj. Biles keto trajtime te veçanta krijojne edhe kulture diferente nga populli ne popull plus elementet e pergjithshem qe jane nje pjese e atyre qe permenda me lart. Kur une ne fillim thashe qe eshte nje koncept shume i gjere sepse perfshin gjithe jeten e njeriut (e cila nga ana e vet eshte nje kulture me vete), kisha parasysh pikerisht kete koncept. Ndaj bera pyetjen: inferiore, ne se? Dhe iu pergjigja me pak fjale: nuk jemi inferiore ne kulture! Jemi te ndryshem ne kulture sikurse kemi edhe te perbashketa me popujt e tjere. Veçorite na bejne te ndjehemi jo inferiore, por thjesht te provojme ate gje qe provon njeriu kur ndodhet perballe diçkaje te panjohur. Dhe ketu shpesh behen hapa te gabuar, por jo nga deshira. Kur fillon e njeh, shkrihet edhe ndrojtja. Pra nuk eshte inferioritet. Eshte fakt qe diversiteti krijon edhe perplasje siç eshte e natyreshme ose jo, qe kjo perplasje te interpretohet ne menyra te ndryshme nga kultura te ndryshme. "Une kam te drejte, ti e ke gabim" Keshtu mund te perkufizohet kjo perplasje, thenie e cila perdoret nga te dyja palet ne "konflikt". Dhe natyrisht fiton ajo pale e cila ndodhet ne vendin e vet, dominuese. Kultura tone psh ne trajtimin e nje tragjedie familjare, kur vdes nje i aferm, eshte krejt i ndryshem nga kultura e italianeve te veriut. Ne marrim pjese te gjithe, miq e te afert te te vdekurit, pra ne nje fatkeqesi te tille, e shprehim dhimbjen ne menyren tone, femrat qajne etj etj qe te mos futem ne hollesira, ndersa italianet e veriut, bejne nje telefonate. Naten i vdekuri vazhdon te fleje ne dhomen e tij, ndersa e shoqja(nese ka) ose nje i afert tjeter fle ne nje dhome tjeter. Pra kultura ne kete drejtim eshte e ndryshme. Per ne si shqiptare diçka e tille duket jo normale, sepse e krahasojme me kulturen tone, ndersa po te kalojme ne anen tjeter, per italianet e veriut eshte absurde gjithçka sa bejme ne. E pranon vdekjen si diçka normale, shkoi tek zoti dhe...udhe e mbare! Ky ndryshim shprehet kudo. Por, nese nje italian do te ndodhej ne Shqiperi, dhe i pranishem ne nje ceremoni mortore, nese manifeston qendrimin e tij, i cili varet nga kultura e tij, per ne eshte normale? Jo! Ky gjykim ne qendrimin e italianit, kushtezon edhe sjelljen tone ndaj tij. Ne nuk marrim parasysh ndryshueshmerine e kultures dhe ose zemerohemi, ose e perbuzim, ose e shajme italianin qe s'mori pjese sebashku me ne ne ceremoni, qe nuk e ndezi nje duhan(edhe pse nuk tymos)qe nuk beri ato qe bejme ne. I njejti qendrim mbahet edhe nga popujt e tjeter ku ndodhemi. Nuk e vrasin shume mendjen te konceptojne qe ne jemi njerez, pika e pare e kultures, qe ne jemi te ndryshem, shkalla e dyte, qe ne ndodhemi ne nje vend tjeter, e treta e me rradhe. Jo nuk shkojne kaq gjate ne arsyetim. I bien shkurt, gje qe ne shumicen e rasteve do te thote te denosh pa gjykuar. Pikerisht ne kemi rene pre e ketij denimi, i cili behet i rrezikshem kur ngrihet ne sistem, siç ka ndodhur ne Itali. Mjafton te thuash shqiptar dhe i ke dyert e mbyllura. Ndaj edhe i thashe Eriolines qe vepron me zgjuarsi ne ate menyre. Duhet gjetur edhe nje rruge e terthorte per te arritur ne maje kur ajo e drejta eshte shume e perpjete dhe gati e pamundur, ecet edhe ne forme spiraleje.
- Ju, po kerkoni nje alibi, - i thashe nje mikut tim avokat, (shume i degjuar ne Itali) po kerkoni nje alibi, dike posht vetes per ta trajtuar siç jini trajtuar ju gjetke e mundesisht per te hedhur gjithe balten tuaj mbi dike poshte vetes.
Qendroi pak sekonda i menduar dhe me tha: - eshte e vertete edhe pse ma the ne nje menyre qe me vrau, por eshte e vertete. Shtypi gjerman ka bere te njejten gje me ne dikur. Pastaj tha qe pikerisht nga kjo gje po vuajme edhe sot e kesaj dite kur ndodhemi ne Angli ku na perbuzin, ne Zvicer ku na urrejne, ne France ku na tallin, ne Holande ku nuk na shikojne me sy...
Pra qe ti rikthehemi fillimit. Ne nuk kemi pse ndjehemi inferiore. Individe te veçante dalngadale po dalin ne siperfaqe dhe ketu kam parasysh Kledin, Anbeten, Ilirin, apo ajo vajza qe permend Kordele e cila mori pjese ne konkursin e bukurise, por u vleresua per inteligjencien, etj. Sot ne keto fusha, sepse eshte me e dukeshme epersia tone, neser ne fusha te tjera dhe keshtu do te ndryshoje gjithe qendrimi, por nuk do te permbyset, e them kete sepse edhe ne lumin e kultures se nje populli, levizin rryma te ndryshme kulturore. Per disa, psh, i huaji mbetet i huaj.