Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

nuk medoj se shqipetaret ndihen inferior nga ana kulturore :smash:

ndihen te huaj, te ndryshem dhe pike

problemi eshte qe - dashur pa dashur (pergjithesisht pa e kuptuar) transmetojne tek bashkebiseduesi nje opinion te keq

Shqipetaret duhet te mesojne te jene paksa hipokrite dhe te ekuilibruar ne informacionet qe japin mbi komunitetin te cilit i perkasin

Informacionet qe jepen duhen seleksionuar dhe i duhen pershtatur destinacionit

psh - ne nje vend si iraku mund edhe te flasesh pa frkike mi ngjarjet e dhunshme ne jeten tende dhe je i sigurte qe nuk do te vleresohesh keq
- ne nje vend si italia, keto ngjarje do te vene ty dhe gjithe komunitetin tend ne veshtiresi

Ne bote do te kete gjithmone xenofobe e rraciste.

Keta e drejtojne vemendjen e tyre ne disa nga komunitet e tjera.
Problemi yne eshte - SI TA HEQIM VEMENDJEN E XENOFOBEVE NGA SHQIPETARET DHE TA LEME TE DREJTOHET DIKU TJETER (TEK SERBET, ROMUNET, POLAKET, RUSET, ARABET?????
Atehere diskriminanti SHQIPETAR do filloje te rritet ne vlere

Kjo pune eshte - LARG BY... TIME /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

ke pe ti ketu me ndjenja kompleksiteti???
Ti je i pari kur thua kete :

nuk eshte veten ceshtje ksenofobesh

edhe nje person mesatarisht tolerant, kur te gjendet ne veshtiresi do te thote - u be dhe extrakomunitari !!!!!! (u be ***** jevgut - thone ne shqiperi)
Nje person mesatarisht tolerant kur gjendet ne veshtiresi nuk i bie ndermend extrakomunitaret, por menyra me e mire per te dale nga situata.

do te thuash qe diskutimi eshte i kote dhe imazhi i shqipetarit nuk mund te permiresohet???
Kush po perpiqet te permisoje imazhin e shqipetarit?
C'me duhet mua nese ti ke imazh te keq dhe vuan nga imazhi jot! Ky eshte problemi yt dhe jo i imi.

Pikerisht kjo eshte arsyeja dhe argumenti me i forte per mendimin tim per ta pare kete problem ne nje kendveshtrim relatif dhe jo absolut sic po perpiqen ti japin disa.

nese po, cfare kerkon ne kete teme???
Boll me bere pyetje te tilla!!!
A nuk e kupton qe ne nje forum diskutohet dhe nqs ty nuk te pelqejme idete e mia dhe diskutimi, injoroi dhe vazhdo te diskutosh me veten.

Tema nuk eshte as e jotja as e imja!
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Shqipetaret jane 4 milione persona:

nder keta 4 miliona gjen nga prototipet me te cuditshem dhe me te pazokonte.

Gjithsecili lufton per te krijuar dhe te ruajtur imazhin e tij dhe jo te nje kombi.

Une kur presantohem them qe jam X dhe gezohem qe u njoftem. Personalisht nuk me intereson ne menyre te vecante ta dije se nga vjen Y, Z apo ...NQS se dikujt i interson ta di nga vij ia them. Por deri me sot nuk kam takuar ndonje person qe te jete kaq

____
¦ ¦
¦____¦

dhe nisem me idene qe edhe bashkefolesi mendon si une. Nqs nuk eshte rasti i le kohe te ndryshoje opion PA E PARAGJYKUAR.

Sa per imazhin e shqipetareve ajo qe doja te thoja ne postimin e mesipermen eshte qe asnjehere nuk jam perpjekur te mbroj imazhin e shqipetareve SI KOMB por te mbroj imazhin tim si shqipetar me shprese qe personi te kuptoj qe ka EDHE KESHTU.

Nuk duhet te diskutohet per imazhin e shqipetareve si komb, pasi NUK KA KUPTIMI.

Te gjithe jemi konshient qe shqipetaret kane imazhe shume te keq ne evrope. Eshte per te ardhur keq por nuk duhet te kthehet ne kompleks per askend.

Ky eshte realiteti ka te keqinj, ka edhe te mire per sa kohe personi qe keni perpara nuk eshte
____
¦ ¦
¦____¦

leriani atij ne dore te gjykoje se ne cfare kategorie hyni.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

e kisha fjalen KUR GJENDEN NE VESHTIRESI DHE KANE LIDHJE ME MUA (NDODH QE TE KESH KONFLIKTE IDESH E INTERESI ME TE HUAJ - APO TI MBULLESH NE SHTEPI E RRI PARA KOMP PER TE PUNUAR?)

UNE te pakten (meqe pyete kush) po perpiqem ketu qe gjej nje menyre per te permiresuar imazhin e shqipetarit, ose te pakten per te mos e ulur vete me rrefimet tona(vleren e diskriminantit se vleren time personale e rris pa te kerkuar mendim Ty) dhe, nese nuk te intereson ty, po te pyes perseri - cfare po kerkon ne diskutim???? pse lodh gishtat per te shkruar???? mendon se po te kerkon njeri mendje si te jetoje jeten personale????
pikerisht sepse eshte nje forum po te pyes cfare kerkon - ato qe behen apo thuhen individualisht nuk ka nevoje ti diskutosh me mua (e as une me ty) pra, nuk ke nevoje te shkruash ne kete teme nese mendon se eshte dicka krejt personale nese nuk do(e aq me pak te keshillosh vizita te psikologu - qe duket se e njeh aq mire)

TE SQAROJ PERSERI
kendveshtimet jane DY dhe bashke formojne vleresimin per cdo individ
edhe njehere

vleresimi idividual(qe nuk kam aspak ndermend ta diskutoj ketu sepse eshte dicka personale dhe sejcili i gjen menyrat vete)

*

vleresimin e komunitetit te cilit i perket (diskriminanti qe po pepiqem te diskutoj une e po perpiqem te coj diskutimin drejt nje zgjidhje)

=

vleresimin per cdo person (i ndryshem per cdo person)


sigurisht, kjo nuk vlen per persona qe rrijne vetem perpara komp dhe nuk ka kush ti vleresoje /pf/images/graemlins/wink.gif
flasim per persona qe kane te bejne me njerez e jo me makina

"duhet" te shohesh per nje moment pak me larg se hunda jote pasi eshte edhe ne interesin tend

shpresoj qe te kesh arritur ta kuptosh se cilen pjese te vleresimit po diskutoj

eshte e thejshte

DISKRIMINIMI EGZISTON DHE NE NDIKOJME NE FORMIMIN E TIJ
PASTAJ, SEJCILI KA NJE VLERE PERSONALE QE NUK VIHET NE DISKUTIM NE KETE FORUM (e as ne ndonje forum tjeter shpresoj)

TE DYJA BASHKE KRIJOJNE vleresimin "perfundimtar"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

nese nuk e ke kuptuar akoma c'do te thote diskriminim, lexo me poshte

smile
Moderator
Anetar/e # 807

Shkruajtur më 05 Dhjetor, 2003 11:53
--------------------------------------------------------------------------------
S'ka shtepi per emigrantet
Aventurat e qeraxhiut emigrant qe nuk arrin te gjeje nje strehe per te futur koken. Edhe duke paguar...

Atehere te perpiqemi te marrim me qera se paku nje dhome. Dhe themi se eshte per nje vajze. Ne Kristo Re: "Kushton 171 euro ne nje dhome dyshe, perfshire shpenzimet e tjera". Colfi-yne kete here eshte nje shqiptare. Vajza ne telefon lekundet, eshte shume e sjellshme, por duket qe eshte ne siklet: "Flas ne emer te tim eti, qe nuk i ka shume qejf… Sepse kemi kaluar diçka te tille jo te kendshme" Por, firmos une, zonjushe. "Jo, me vjen keq, kemi nje rast tjeter…me vjen keq!". Telefonojme e telefonojme. Ne Trenton e jugut kete here duket se do te na veje mbare "Eshte i vogel dhe dua 400 euro ne muaj, tre paradhenie. Per ju eshte?" . Jo, eshte per punetorin tim nga Kasablanka dhe per te shoqen! E megjithate: "Jane 10-12 vete qe duan ta shohin. E pastaj ndoshta nuk ben per kete rast. Jane vetem 22 metra katror". Dreqi ju mori te gjitheve! Te pacipe! 22 metra katror per 400 euro ne muaj dhe tre muaj paradhenie. Thua jemi ne Las Vegas! E prape : "Une nuk ia jap kujtdo shtepine. Kam patur te pakten 100 propozime. Me merrni ne telefon javen tjeter".
Nje shtrat e ofrojne edhe ne zonen e rruges Mateoti. "Dy zonja nga Kasablanka, qe punojne ne nje hotel? Telefononi pas ca ditesh". Ne lajmerimin e ngjitur ne nje shtylle prane nje parku te madh ofrojne nje apartament dhe kerkojne "nje zonje apo zonjushe italiane" . Une kam nje vajze shqiptare, dhe behem garant per te "Jo, me thote nje ze i sjelle femre- kam patur nje pervoje te keqe me me pare. Nuk jam raciste por ne fillim ishte nje e pastaj u bene tre." Kembengulim. Zeri mbetet keq. "Ju lutem me telefononi javen qe vjen". Grua e mire por qe me siguri shpreson ta jape shpejt e shpejt me qera shtepine e saj. Keshtu s'do ta vrase me ndergjegja. Serish Trento. 70 m katror te pamobiluara, nje dhome "Dy imigrante? Ka te tjere qe presin pergjigje…nuk e di…Me duhet ta diskutoj me pare ..nese doni te merrni prape ne telefon..them se do ta leshoj me qera.. por me vjen keq". Ta dish ti sa na vjen keq ne moj zonje! Perpjekja e fundit. Trento, zona e Shen Bartolomeut, apartament me dy dhoma, i mobiluar, 600 euro plus shpenzimet per shkallen (condominiali), pardhenia etj. "Nje çift nga Kazablanka? E pse deri tani nuk keni gjetur gje? Jua them une: sepse ne fillim jane dy pastaj behen tre e pastaj kater "Nuk e diskutoj qe ju garantoni per qerane, por une ke po fus ne shtepi? Jua them troç, te gjithe jokomunitaret qe njoh jane te çrregult dhe nuk dine…" Dhe zonja e mbyll biseden si gjithe te tjeret. "Kam propozime te tjera per te marre parasysh. Me telefonini nje dite tjeter, lini numrin tuaj te telefonit" Pothuaj thridhjete telefonat, shume prej te clave nuk rrefehen ketu. Dhe vetem nja dy agjenci tregohen te gatshme., se kur vjen puna te çmimi te vjen te ikesh nga syte kembet. Keshtu nje punetor qe punon ne Trento dhe eshte jokomunitar, nuk do te gjeje kurre shtepi. Po! Se ne Trento punetoret i duan, e kushedi i duan edhe te forte, te bukur, te paster kur vijne ne mengjes. Pak rendesi ka se ku flene. Mjaft te mos flene ne shtepine e italianeve!

Marre nga gazeta Bota shqiptare



tani me thuaj se si mund te arrish te tregosh veten (qe je i mire) nese faktori diskriminues ka keto nivele dhe nuk te lejon as te fillosh(me apo pa te djete - kjo nuk ka rendesi - rendesi ka qe te permiresohet)

shpresoj te kesh kuptuar qe nuk ishte problem individual i atyre qe kerkonin shtepi (kishin edhe referenca nga italian) por problemi ishte imazhi i krijuar (ku influencon sejcili nga ne se bashku me mediat e huaja ++++)
 

Erolina

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga Turing!
__________________________________________________
"...Nejse, nqs ndieni ndonje ndienje kompleksiteti mos nguroni te takoni psykologet, nuk ka asgje te keqe. Jane gjera qe ndodhin, prandaj mos kini turp per me teper ne shume nga vendet e evropes mbulohen dhe nga sigurimet shoqerore keto lloj sherbimesh..."
__________________________________________________
/pf/images/graemlins/laugh.gif :rockband: /pf/images/graemlins/laugh.gif

sigurisht duhet te kesh pasur sukses personal qe merr guzimin t'jua rekomandosh edhe atyre qe nuk kane fare nevoje!
Dhe serish kembengul; lufta brenda llojit eshte ajo me e egra!
Te huajt marrin ate qe ju servirim dhe e bejne nje sy qorr para pergjithesimeve, por kur shkon puna per brenda llojit per te cilin po flas,aha...
/pf/images/graemlins/frown.gif :lol: /pf/images/graemlins/frown.gif :lol:
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Kur emigruam ne fillim fare..flasim per vitet 90. Ishin pak si popull me idè me te kthjellkta dhe me te pastra se cdo popull tjeter.

S'dinim c'ishte Droga
S'dinim c'ishte Prostitucioni
S'dinim c'ishte Trafiku Klandestinn e shume e shume gjera te tjera!

Gjithe keto gjera i mesuam vete, por nga te huajt!

Pra me e ndi veten inferior ndaj nje te huaji..ncuq..kjo kurre!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Me duket se tema po deivjon pak ne rracizem ose percmim te nje kombi.

Normalisht njeriu me kultur e vlerson gjithemon nje kultur tjeter per ate qe eshte, per vecantin e saj, dhe jo duke bere krahasime dhe shkallzime me kultura te ndryshme.
 

zog

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

une mendoj se flasin me sinqeritet, po te mos ndiheshin inferior nuk do te merrnin rruget e botes, per studime, pune, jete. kjo aresye i shtyn te shajne ose kritikojne per pothuaj çdo gje shqiperine.

per me teper ket mentalitet e kemi trashegim nga Rilindasit tane. ne fakt rilindje s'ishte tjeter veç AUTOKRITIKE KOMBETARE.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

/pf/images/graemlins/laugh.gif O Zog o tu thaft kibordi se po flet si te jashtmit /pf/images/graemlins/laugh.gif

Na flluqe, me tu cu Naimi nga varri nomin kishte per te bo /pf/images/graemlins/laugh.gif

Lale, jetojm ne epoken e paras dhe njerezit rrespektohen, dashurohen, simbas gjendjes dhe kushteve ekonomike. Me i llaf eshte normale qe dikush qe vjen nga nje vend i varfer te konsiderohet si rob i kategoris se fundit. Shtoji dhe johen e shtypit mbi bemat e bashkatdhetareve tane dhe ja ku arritem ne diskriminim.

Ne ato vende ku nja njohin me pak, qe nuk e dim qe jemi hem te verfer, dhe qe kemi edhe ne si cdo komb tjeter drogistat/proksenetet/hajdutat/kriminelat tane, ne keto vende na rrespektojn per ate qe jemi dhe jo per hir te emrit qe kemi.

Kot nuk thot poplli yne, me mire te dalt siri se nami /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

LR-je me duket po del vete nga tema, nuk behet fjale si na koncepton bota e pasur dhe si ajo e varfer, por pse shqiptaret emigrante e shajne shqiperine ne biseda me te huajt. kete desha ti shpjegoj hapesit temes i cili si duket e kishte leprin ne dore pa u kuptu aspak.

pra mendoj se ata shqiptare emigrante qe shajne ose kritikojne shqiperine (bashkombasit e tjere) jane me te sinqerte se ata shqiptare emigrante qe nuk e bejne kete. s'ka me thjesht se kaq, te gjitha nderlikimet jane te teperta si te tilla jashte teme.
 

bobo

marksist-enverist
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

sbesoj qe eshte tipike per shqiptaret, jasht atdheut, por vetem per tipa te vecante!
e, sa per keta tipa(e)t, them qe jan thjesht ...!
e kan mar nga filmi "L`amerika".. ku luajn edhe aktor te famshem shqiptar...
pra ndoshta nje gje te till e thojn edhe intelektualet shqiptar!?..., nejse e nderlikume tema!
shqiperia e shqiptarve, vdekja ... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

pra mendoj se ata shqiptare emigrante qe shajne ose kritikojne shqiperine (bashkombasit e tjere) jane me te sinqerte se ata shqiptare emigrante qe nuk e bejne kete. s'ka me thjesht se kaq, te gjitha nderlikimet jane te teperta si te tilla jashte teme.

Aaaa tashti e kuptova drejt coshtjen una, ti dashke me bo sherr me duket /pf/images/graemlins/laugh.gif

Une as nuk kam sha dhe as nuk do shaj Shqiprin dhe shqiptaret. Jo vetem se poplli thot 'kush sha osht i sham', por edhe thjesht se rrobi me dy grom tru ne kaptin nuk sha dot shqiptaret duke qen vete shqiptar. Une maksimumi qe pranoj eshte qe ka dhe shqiptar 'per tu sha' ashtu sic do popull ka per tu shamit e vete. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

e kisha fjalen KUR GJENDEN NE VESHTIRESI DHE KANE LIDHJE ME MUA (NDODH QE TE KESH KONFLIKTE IDESH E INTERESI ME TE HUAJ - APO TI MBULLESH NE SHTEPI E RRI PARA KOMP PER TE PUNUAR?)
E cfare ndryshimi sjell ky saktesimi yt i fundit? Une kur kam konflikte me dike nuk mendoj AH U BE KY EXTRAKOMUNITARI ME NXJERR PROBLEME MUA. Eshte komplet absurde. Nuk them qe nuk ka persona te tille por une mendoj qe jane te paket.

Personalisht kur kam pasur kontradikta qofshin "Komunitare" apo "Extrakomunitare" nuk me ka nxjerre xhevahire nga ato qe thua ti dhe e di perse ?????
Sepse po te ishte normal nuk do kishte guximin ta bente sepse e dinte qe do i thosha ne sy me plot goje VAI A FARTI FOTERE rrugac! :lol:
Ah po, nuk do harroja ti ngrija flamurin me kete rast _¦¦_.
Ne rast se do ishte nga kontigjenti me kompleksitete do beja nje syrr qorr duke menduar qe eshte i semure dhe i falet.

UNE te pakten (meqe pyete kush) po perpiqem ketu qe gjej nje menyre per te permiresuar imazhin e shqipetarit, ose te pakten per te mos e ulur vete me rrefimet tona(vleren e diskriminantit se vleren time personale e rris pa te kerkuar mendim Ty)
BRAVOOOOOOOOO! Do kisha vetem dicka per te thene: Bonne chance!

nese nuk te intereson ty, po te pyes perseri - cfare po kerkon ne diskutim???? pse lodh gishtat per te shkruar???? mendon se po te kerkon njeri mendje si te jetoje jeten personale????
Mua nuk me intereson tema "Si te permisojme imazhin e kombit shqipetar" sepse mendoj qe eshte koncept qe duhet harruar njehere e perfundimisht. Secili duhet te luftoje per imazhin e tij. Imazhi i kombit eshte, le te themi, rrjedhim i imazheve te nen-kombesave.

Sa per mendje, ti mos fol per te tjeret. Nqs nuk te pelqen sygjerimi im bej si te kesh qejf.
Sa per te tjeret ku e di ti nese ata qe vuajne ndaj ketyre ndjenjave inferioriteti nuk kane nxjerre mesim dhe kane kontaktuar nje psikolog.

pikerisht sepse eshte nje forum po te pyes cfare kerkon - ato qe behen apo thuhen individualisht nuk ka nevoje ti diskutosh me mua (e as une me ty) pra, nuk ke nevoje te shkruash ne kete teme nese mendon se eshte dicka krejt personale nese nuk do(e aq me pak te keshillosh vizita te psikologu - qe duket se e njeh aq mire)
NO COMMENT

TE SQAROJ PERSERI
kendveshtimet jane DY dhe bashke formojne vleresimin per cdo individ
edhe njehere

vleresimi idividual(qe nuk kam aspak ndermend ta diskutoj ketu sepse eshte dicka personale dhe sejcili i gjen menyrat vete)

*

vleresimin e komunitetit te cilit i perket (diskriminanti qe po pepiqem te diskutoj une e po perpiqem te coj diskutimin drejt nje zgjidhje)

=

vleresimin per cdo person (i ndryshem per cdo person)
Sipas kesaj teorise tende neve duhet te shkojme ne Alaske(me shpresen qe nuk e kane cu driten elektrike akoma atje), per te pasur nje shans qe te mos na shkelin me kembe e te na shofin shtrembert sepse ai diskrimanti yt eshte shume i voger per te mos thene i pallogaritshem si number nga nje kompjuter!!!

"duhet" te shohesh per nje moment pak me larg se hunda jote pasi eshte edhe ne interesin tend
Me te vertete, pse keshtu ????

DISKRIMINIMI EGZISTON DHE NE NDIKOJME NE FORMIMIN E TIJ
Mos do te thuash qe une duhet te filloj te genjej per te rritur vlerat e kombit tim????
Apo kur dikush te me beje nje pyetje te tille te bej sikur nuk e degjoj dhe te mos i pergjigjem????
Apo, apo, apo kur dikush te me beje nje pyetje te tille :
"C'ka bohet andej nga shqiperia ?"
-, thote ai;
"Hic, asgje. Po a e more vesh te fundit? Ka rene e ema e Zeqos nga maja e thanes dhe Xhaferi me ne fund e gjeti simiten !. Nene Tereza eshte shqipetare megjithese jeten jeten ia kushtoi Indise dhe te vetme fjale shqipe qe foli ishte miredhitha. Kukesi i ri ka bere ndryshime, kemi cuar trenin ne rruge makine, kemi bere shtepi pa cati"-, i them une.

Nuk e di nese ti i ke marre vesh apo jo, sepse mbase punon me vale te gjata ti, por ka ca vlera morale qe si NJERI je i detyruar ti respektosh nese nuk do te perfundosh ne ndonje kopesht zollogjik si prototip i homos.sapiens. P.sh nuk duhet te genjesh; kur dikush te ben nje pyetje -> ti ti pergjigjesh(dhe mundesisht ta shofesh ne sy) PYETJES QE AI TE BEN, dhe ca gjera TE VOGLA SI PUNA E KETYRE.

nese nuk e ke kuptuar akoma c'do te thote diskriminim, lexo me poshte
...
tani me thuaj se si mund te arrish te tregosh veten (qe je i mire) nese faktori diskriminues ka keto nivele dhe nuk te lejon as te fillosh(me apo pa te djete - kjo nuk ka rendesi - rendesi ka qe te permiresohet)
E vure re kete :
Marre nga gazeta Bota shqiptare
Une nuk do ta merrja parasysh gazeten Bota Shqipetare. Arsyeja?
Sepse eshte nje nder 1000 gazetat(nese mund ti quash keshtu) me objektiv te vetem:
TE SHESIM ATO QE 70% E SHQIPETAREVE NE ITALI(apo kudo qofte) DO TE LEXOJE.
1)Arritjet e medhaja te Elsa Liles, Ervinit dhe shokeve e shoqeve te tij qe dridhen e sperdridhen ne emsionet banale dhe vulgare te rrjeteve italiane(megjithese askush nuk e di qe Elsen dhe shoket e saj pervec shqipetareve dhe italianeve askush nuk i njef)
2)Sa u vrane dhe sa u prene dje. Kush do i marri pasurite e Mirit te Xhikes(a thua ti qe po u zgjidh ky problem, aq e pati te tjerat do shkojne nga pas nje e nga nje).
3)Dhe SIGURISHT raste te mbledhura nga te 4 cepat e globit se ku na kane trajtuar si plehra, duke lene menjane vogelsirat(si p.sh kush ishte ky person, si sillesh etj), shkurt ato qe na vrasin syrin(dhe pikerisht ne 20000000 postimet e forumit ku nuk mungojne dhe ato qe nxjerrin ne pah rastet ku nuk na kane diskriminuar dhe ku jane treguar te dashur me ne, ti more pikerisht kete, ate me te "ziun").

Prandaj i dashur Gene keto nuk jane referenca per te nxjerre konkluzione te tilla:
tani me thuaj se si mund te arrish te tregosh veten (qe je i mire) nese faktori diskriminues ka keto nivele dhe nuk te lejon as te fillosh(me apo pa te djete - kjo nuk ka rendesi - rendesi ka qe te permiresohet)

shpresoj te kesh kuptuar qe nuk ishte problem individual i atyre qe kerkonin shtepi (kishin edhe referenca nga italian) por problemi ishte imazhi i krijuar (ku influencon sejcili nga ne se bashku me mediat e huaja ++++)
Dhe serish kembengul; lufta brenda llojit eshte ajo me e egra!
Te huajt marrin ate qe ju servirim dhe e bejne nje sy qorr para pergjithesimeve, por kur shkon puna per brenda llojit per te cilin po flas,aha...
A mund te na deshifrosh kuptimin e kesaj filosofise tende dhe nese eshte e mundur KUSH ESHTE RAPORTI ME TEMEN.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

o turing

dil nga shtepia (nese jeton jashte), provo te shkosh ne vende si italia apo greqia, e kot per sport kerko nje dhome per te fjetur si student qe jeton aty.

persa i perket artikullit
nuk kam nevoje te shoh titullin e gazetes per ditur se gjithe ato qe jane shkruar, jo vetem jane te verteta, por jane bere aq normale sa nuk na bejne me pershtypje (kur e kemi gjetur tashme nje vend per te futur koken, perndryshe ...)

nese ti nuk arrin te shohesh kete (egzistencen e diskriminimit - qe eshte mese normal kur shkon ne vend te huaj), atehere merre adresen e atij psikiatrit tend te zakonshem e futi nje telefon se mbase te rimerr ne kure /pf/images/graemlins/wink.gif

nuk e di nese e ke kuptuar qe po diskutoj VETEM per pjesen qe na takon ne shqipetareve ne krijimin e imazhit tone (qe pastaj i le ata te shkretet e artikullit pa shtepi - po ty nuk te behet vone shume dhe nuk ke pse lodhesh)

Kur te pyesin se cfare behet nga shqiperia, nuk besoj se i mbetet hatri askujt nese nuk i tregon fije per per se si gjuaje me kallash nga dritatja apo si u vra miri i xhikes apo bemat e zanit apo kush vodhi cfare...
Nuk i mbetet hatri askujt nese nuk ben dicka te tipit - c'ka barku nxjerr bardhaku
nuk me ka folur njeri ne itali mbi bemat e ndonje PADRINO te famshem te mafies italiane apo per bombat e vena nga extremiste te djathe apo te majte, nuk flet askush per terroristet e brendshem e brigadat e kuqe apo si blihen patentat me leke apo ku blihet nje kallash e sa kushton...

shih pak me shume se hunda jote sepse - cte mbjellesh ti (apo une) do te na bie ta korim edhe gjithe ne te tjeret (edhe ty bashke me ne /pf/images/graemlins/wink.gif )

beson se do te te prishte ndonje pune egzisteca e nje strategjie te pergjithshme per permiresimin (te pakten per mosperkeqesimin ) e imazhit tone te perbashket ne bote ??????

nese do vazhdon te mos pranosh egizstencen e diskriminit dhe te rolit tone ne krijimin e tij, me duket se vertet duhet te kthehesh ne kure te psikiatri qe te te ktheje pak ne jete, larg ekranit te kompiuterit ku jeten ambientin e zgjedh vete.

Ik e futi i tas dhalle edhe ti (ose merr ndonje bushje berthamore, meqe te pelqejne /pf/images/graemlins/smile.gif ) qe te te kthjellohen mendimet

ZGJOHU TURING - DISKRIMINIMI EGZISTON - NE NDIKOJME NE FORMIMIN E TIJ
 

astronaut

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Une jam musliman dhe nuk ndihem aspak inferior ndaj kulturave evropiane.
Eshte kenaqesi e madhe kur sheh deshtimin e kulturave evropiane para asaj kultures sone Babilonase.
Kemi prejardhjen nga Afrika por u zbardhem duke u dyndur drejt Evropes.
Inferior????
Kurre.
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

provo te shkosh ne vende si italia apo greqia, merr nje gazete e kot per sport kerko nje dhome per te fjetur, si student qe jeton aty.
Me mijra stutende shqipetare qe jane ne itali apo ne greqi ti kujton se flejne rrugeve? apo ta ha mendja qe kane me qera ndonje stol tek stacioni i trenit?
Fakti qe ti ke pasur veshterisi ne gjetjen e nje apartementi :
1)mund te mos thote asgje, ti nuk di si te kerkosh apartament dhe si te shesesh imazhin tend qe te pranojne.
2)nqs nuk je i vetmi, atehere mund te jete nje krize per apartamente dhe te gjithe vuajne(komunitare dhe extrakomunitare). Ketu ku jam ka nje krize te tille!
Dhe mos me thuaj qe italianeve nuk u ndodh e njejta gje sepse ti thjesht nuk njef 100000 studentet italiane qe ka italia.
3)Ke pasur shansin e keq te biesh ne personat jo te duhur.

Une diskriminimin e shof dhe e pranoj por nuk jam dakord ti japesh ato trajta qe ti je duke i dhene.

kur te pyesin se cfare behet nga shqiperia, nuk besoj se i mbetet hatri nese nuk i tregon fije per per se si gjuaje me kallash nga dritatja apo si u vra miri i xhikes apo bemat e zanit apo ...
Nuk i mbetet hatri askujt nese nuk ben dicka te tipit - c'ka barku nxjerr bardhaku
Perkundrazi keto jane ato qe une them sepse jan me te vertete per te qeshur dhe "interesante" per personat jo shqipetare. Te tjerat hyjne ne kuadrin e rpt(monotise).

nuk me ka folur njeri ne itali mbi bemat e ndonje PADRINO te famshem te mafies italiane apo per bombat e vena nga extremiste te djathe apo te majte, nuk flet askush per terroristet e brenshem e brigadat e kuqe apo si blihen patentat me leke apo ku blihet nje kallash e sa kushton...
Sepse mbase mendojne qe ti i di dmth qe nuk ia vlen te te flasin per to. Provo e pyeti njehere?

Pastaj keto i perkasin te shkuares tani italia ka probleme me te mprehta se bombat e ekstremisteve te brigadave te kuqe.

shih pak me shume se hunda jote sepse - cte mbjellesh ti (apo une) do te na bie ta korim edhe gjithe ne te tjeret
C'fare mbjell ti ne Padavo nuk eshte hesapi im. Ti ke arren tende, une timen. C'fare do mbjellesh do korresh dhe cfare do bjell do korr.
Ah, nje keshille provo njehere kungujt. Thone qe ecin mire ne treg. Dhe kij kujdes JO OMGJ ehhhh!!!

beson se do te te prishte ndonje pune egzisteca e nje strategjie te pergjithshme per permiresimin (te pakten per mosperkeqesimin ) e imazhit tone te perbashket ne bote (aty ku i intereson shumices)??????
Fare, jepi forca!

ik futi i tas dhalle edhe ti (ose merr ndonje bushje berthamore, meqe te pelqejne ) qe te te kthjellohen mendimet
Faleminderit per keshillen por tani e kan lene berthamoren(per momentin).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb]
(gene)kur te pyesin se cfare behet nga shqiperia, nuk besoj se i mbetet hatri nese nuk i tregon fije per per se si gjuaje me kallash nga dritatja apo si u vra miri i xhikes apo bemat e zanit apo ...
Nuk i mbetet hatri askujt nese nuk ben dicka te tipit - c'ka barku nxjerr bardhaku
Perkundrazi keto jane ato qe une them sepse jan me te vertete per te qeshur dhe "interesante" per personat jo shqipetare. Te tjerat hyjne ne kuadrin e rpt(monotise).

[/qb]
pse, nuk ke asgje nteresante per te thene ti qe je i detyruar te nxjerresh te palarat ?????

mu duket se pas shume diskutimesh arrite ne perfundimin tim te fillimit te temes qe:
KE NEVOJE TE TERHEQESH VEMENDJEN DUKE ULUR VENDIN TEND - DHE KY ESHTE INFERIORITET
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Meqense paske keto ndjenja inferioriteti (je i detyruar te tregosh ngjarje te jashtezakonshme nga shqiperia per tu bere interesant qe "te ta varin") shko edhe njehere te psikiatri jot i zakonshem (kesihlla ishte jotja /pf/images/graemlins/wink.gif ) ose rifillo "te marresh" mbushjet berthamore
ose(me mire akoma) meqenese me keshillove te mbjell kunguj, po e ndjek keshillen tende dhe ti jap pastaj "ti marresh" ne vend te mushjeve berthamore.

keshtu mund te zgjidhesh komplekset e tua (nevoja te te qene interesant me tregime e nga shqiperia - sic the vete) kur te mungojne argumentat ne bisedimet me te huaj /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

OK, boll luajtem ping-pong bashke!
 
Top