Re: Te metat e Shqiperise dhe Shqipetareve
C'do komb ka nje kurbe mesatare te kultures se pergjithshme ku hyjne plot elemente si: menyra e veshjes, ecjes, krehjes, te folurit, sjellja ne publik, te ngrenit etj etj. Me shume keqardhje shoh perdite qe kurba mesatare e shqiptareve per kulturen e te jetuarit ne keto aspekte eshte shume poshte. Vertet ka shume njerez te mire dhe te sjellshem qe dine si te sillen, por ne pergjithesi - dhe kjo mund te konstatohet shume lehte, mjafton nje shetitje ne rruget e Tiranes dhe ne disa lokale - ne jemi shume keq. Gjithandej sheh njerez te veshur ne menyre me pa shije te mundshme. Njerez qe ecin si te perkulur perpara me kembe te hapura dhe me shpejtesi te madhe. Njerez te shpupurisur. Njerez qe pastrojne hundet ne publik, ose qe peshtyjne pertote. Njerez qe mbllaciten me zhurme gjate ngrenies. Njerez qe lahen nje here ne jave ose edhe me rralle akoma. Njerez me dhembe te shkaterruar ngaqe nuk e njohin konceptin e furces dhe pastes se dhembeve, pa folur pastaj per figuren abstrakte te dentistit.
Megjithate keto jane defekte te vogla krahasuar me disa defekte kolektive te karakterit tone si shqiptare. Psh, nje nga keto elemente qe une nuk duroj dot eshte mania per te kundershtuar kot me kot, per te prishur pune ose thjesht nga budallalleku. Dua ta ilustroj me nje shembull. Para nje jave isha ne nje trajnim dhe lektori ishte nje zviceran nga Gjeneva. U gezova se m'u dha rasti pas kaq kohesh te riflisja frengjisht dhe se bashku me nje tjeter pjesemarres ne trajnim, nje mesoburre rreth te 40-ave, inxhenier elektrik, (subjekti per te cilin do tregoj), u nisem te hanim nje dreke ne Kruje. Gjate rruges une me zviceranin po benim nga pak muhabet rreth natyres dhe historise, dhe une here pas here perktheja ndonje gje meqe personi qe ishte me ne nuk kuptonte gjysem llafi frengjisht (oh, ai mendonte te kunderten dhe tundte koken vazhdimisht duke qeshur ne shenje pohuese per gjithcka qe i thuhej, qofte edhe "hajvan"). Ne nje moment ndaluam te pijme ndonje kafe ne nje lokal te vogel druri midis ca pishave, pak para se te arrihet ne Kruje. Kamerieri na tha se nuk bente ekspres por vetem kafe turke une nisa t'i shpjegoj zviceranit se cfare kuptohej me kafe turke dhe sesi kjo ishte nje nga elementet e pakte per te cilet te gjithe popujt e Ballkanit pavaresisht nga kombesia dhe feja ndjejne simpati te perbashket. Kur befas, ky shqipoja qe ishte me ne, - vura re - nisi te mos ndihej rehat dhe te levizte duart gjate kohes qe une shpjegoja ate punen e kafese ne frengjisht. Pa mbaruar une llafin, ai leshoi gati me panik nje: "no, no. Non e possibile" ne italisht qe na la gojehapur te dyve. Kur une iu ktheva dhe i thashe si ishte puna, budallai me shpjegoi se kishte kujtuar se ngaqe une kisha permendur fjalen Ballkan, i kisha thene zviceranit se kafeja turke ishte shpikje ballkanike dhe ai ishte leshuar te me "demaskonte". Por kjo eshte vetem gjysma e historise. Budallallek eshte ta thuash, por polemika ne shqip midis ne te dyve vazhdoi gjate, sepse atij nuk i mbushej koka qe une s'kisha patur fare si qellim t'i heq copyrightin e kafese turke Stambollit, por kembengulte si gomar ne te tijen. Me erdhi keq sepse pashe nje lloj buzeqeshjeje te fshehur ne sy, te profesorit zviceran, jo ironike, por si buzeqeshja e mamase kur shikon dy kalamajte qe zihen per lodrat.
He, nuk iu ka ndodhur edhe ju ndonje situate e tille?