Te jesh vullnetar...!

edda

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Gene une vazhdoj te mos jem dakort me ty por meqe askush ktu nuk mbron idene time /pf/images/graemlins/frown.gif ne kete pike s'kemi as pse diskutojme ne te dy.
Sa per ate qe the me lart ne lidhje me administrimin e tyre une kam besim tek disa njerez ktu: Mandi, Blendi, Jula etj.
 

qeshem

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

eda per sa kohe je studente dhe je jashte gjerave sesi funksionojne behesh shume entuziaste dhe me shume idera, kshu kam qene dhe une dikur, po provo ta fillosh jeten tamam , e stuck-ur ne pune qe te mos kesh kohe as per veten e jo me per te tjeret, kur nuk je ti ajo qe pret nga te familjes por jane te familjes qe presin nga ty dhe fundin e muajit e pret me kryqe ne kalendar dhe jam e sigurte qe do te shterojne idete dhe entuziazmi, te pakten per veten time kshu ka qene hope qe ty mos te ndodhte ashu ...

teorikisht dhe sikur te mos ishin gjithe ato sikur-e une do e beja vullnetarizmin me qef /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimisht postuar nga edda:
[qb] Gene une vazhdoj te mos jem dakort me ty por meqe askush ktu nuk mbron idene time /pf/images/graemlins/frown.gif ne kete pike s'kemi as pse diskutojme ne te dy.
Sa per ate qe the me lart ne lidhje me administrimin e tyre une kam besim tek disa njerez ktu: Mandi, Blendi, Jula etj. [/qb]
Nuk eshte mire te duket si nje thirje lufte, sic ke bere disa shkrime me larte,nuk eshte as e thene qe te tjeret te bashkangjiten me ate qe po thua ti. Kjo teme, sic shkruhet dhe ne shkrimin e pare, eshte hapur per te sjelle eksperiencat ose mendime per punen vullnetare ne shqiperi, pra te kupotjme nevojen e saj ne jeten shoqerore.

Edda mua me pelqen propozimi jot, por duhet te kuptosh qe eshte shume impenjative per jeten qe bejme dhe duhet te mbeshtetesh ne nje organizate qeveritare ose jo qeveritare. Nese ti ke menduar dicka me konkrete shkruaje dhe ndoshta behemi nje dore e mire nismetaresh.

pershendetje ersi.
 

edda

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Propozoj te krijojme nje shoqate te pakten ne qe jemi ne Itali qe te kete nje sede ne Bari apo Ancona. Shpenzimet per kete shoqate te ndahen midis nesh, nese behemi shume duhet te na bjere pak fare. Secili te bej te mundur qe kjo shoqate te njihet ne provincen ku jeton sepse zakonisht ndodh dhe me te drejte qe njerezit kane shume me teper besim tek nje shoqate sesa tek individet, mund te stampohen broshura dhe te ndahen neper festa, me vone mund te organizohen mbremje ku te tregohet realiteti shqiptar. Te hapet nje konto korrente ku te mblidhen para te cilat pastaj mund te dergohen ne shqiperi per te ndihmuar ato familje ne gjendje te keqe ekonomike (sidomos ne veri te Shqiperise), gjithashtu mund te mblidhen ndihma te tipit ushqime, veshje, etj. Kjo eshte ne vija te trasha ajo qe mendoj..nuk eshte e pamundur.. duhet vetem te "reklutohen" njerez te sinqerte dhe patriote ..
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

Fondacioni Shqiptar i Shoqërisë Civile ndihmon për forcimin e përparimin e shoqërisë civile shqiptare dhe sidomos sektorin e orgainizatave jo-qeveritare. Porgrami i granteve nuk është një program ndihme humanitare. Ai përdor fonde për të forcuar OJQ-të që ndihmojnë duke sjellë ide të reja, një frymë të re vullnetarizmi dhe pjesmarrje publike në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë.

Programi i granteve zhvillohet me fushata, mesatarisht dy herë në vit. Hapja e fushatës bëhet me vendim të bordit të Fondacionit. Kur hapet fushata, ajo bëhet e njohur nëpërmjet lajmerimeve në gazetat e përditshme, lajmerimit në gazetën e FSHSHC-së dhe nëpërmjet koordinatorëve lokal të FSHSHC-së në rrethe. Fushata qëndron e hapur për rreth 45 ditë, periudhë gjatë së cilës organizatat mund të paraqesin aplikime për financim projektesh.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

PERSHKRIMI I PROJEKTIT (2 kopje)

Duhet që të përshkruani të gjitha pikat e mëposhtme në përshkrimin e projektit që do të paraqesni. Nuk është nevoja të jjetë më i gjate se 3-5 faqe. Synimi është të dalë qartë qellimi që duhet të arrihet dhe efikasiteti i projektit që organizata do të realizojë. Lutemi të kërkoni ndihmë në Sekretarinë e Fondacionit në rast nevoje.

Profili i organizatës

Këtu përshkruhet shkurtimisht historiku i organizatës, fokusi i punës së saj, aftesitë manaxhuese për projekte, projektet e zbatuara.

Gjendja që kërkohet të ndryshohet(pararendja)

Këtu përshkruhet gjendja që ekziston dhe pse kërkohet të ndryshohet. Mirë është të përdoren të dhena statistikore ose nga sondazhe të bëra.

Objektivi(at) që kërkohet të arrihet(en)

Këtu përshkruhet ajo që kërkohet të arrihet me anë të projektit.

Aktivitetet

Në këtë seksion përshkruhen veprimet konkrete që do të kryhen për realizimin e objektivave.

Aktivitetet të vendosen në mënyrë kronologjike, grupet e njerëzve që do të marrin pjesë, duke u shoqëruar edhe me një kalendar kohor të realizimit të tyre

Rezultatet e pritshme

Në këtë seksion të përshkruhen rezultatet e pritshme në kuadrin e projektit.

Buxheti i detajuar (në lekë)

Buxheti duhet të përmbaje koston e personelit, koston administrative etj, si dhe shpenzimet që do të kryhen për plotësimin e gjithë aktiviteteve të projektit. Në buxhet duhet të vihen çmimet për njësi dhe totali për çdo zë të buxhetit. Në buxhet të paraqitet në kolona: buxheti total, ai i kerkuar, kontributi i shoqatës, kontribute të tjera (nëse ka).

Për blerje pajisjesh dhe shpenzime udhëtimi duhet të paraqitet një vlerësim real.

Vlerësimi - Raportimi

Këtu specifikohet se si shoqata mendon të matet ecuria e projektit dhe si e kur do të raportohet.

Rreziqet që mund të pengojnë realizimin e projektit

Në këtë seksion specifikohen konditat që duhet të ketë projekti për t'u plotësuar dhe ç’mund të ndodhë sikur ndonjë konditë të mos plotësohet.

Afatzgjatja e projektit

Këtu specifikohet koha e fillimit dhe ajo e mbarimit të projektit dhe nëse projekti ka lidhje me ndonje datë fikse ne kohë apo mund te zhvillohet kurdo brënda një periudhe.

Vendi ku do të realizohet projekti

Këtu thuhet qyteti, fshati ose adresa e institucionit ku do të realizohet projekti

Kooperimi me të tjerë

Thuhet nëse projekti realizohet në bashkëpunim me OJQ të tjera vendase ose të huaja, apo me ndonjë instancë apo organizëm qeveritar. Këtu duhet të dalë në pah ekspertiza dhe kontributi që do të japë secila organizatë në kuadrin e projektit.

Plani për publikime dhe median

Këtu specifikohet se si mendohet t'i bëhet jehonë me anë të shtypit dhe mjeteve të tjera të medias, aktivitetit që do të kryhet dhe në ç’kohë është menduar p.sh. konferenca e shtypit për të bërë sa më efekt në kontaktin me publikun dhe gazetarët.

SI DO TE VLERESOHET PROJEKTI?

Qëndra e Menaxhimit të Projekteve do të kontrollojë dokumentacionin tuaj për t'u siguruar që organizata:

Eshtë një OJQ e zgjedhëshme
Keni paraqitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar në dosje
Keni paraqitur një projekt i cili është i vlerësueshëm dhe sjell ide e praktika të reja
Propozimet e OJQ-ve shqyrtohen nga Bordi i Fondacionit i cili pasi diskuton kërkesat dhe idetë e reja që ato sjellin, voton dhe me shumicë votash vendos për ato propozime që fitojnë e ato që nuk kualifikohen. Vendimet e bordit janë te pakthyeshme por shoqata që ka aplikuar ka të drejtë të riaplikojë.

Vendimet merren 30 ditë pas afatit të dorëzimit të publikuar në gazetë.

OJQ-ja që ka aplikuar duhet të firmosë marrëveshjen me FSHSHC brënda një muaji pas njofitmit për miratimin e fondit; pas këtij afati shoqata humbet të drejtën e përdorimit të fondeve të vëna në dispozicion. Mbas përfundimit të projektit, drejtuesi duhet të dorëzojë raportin përfundimtar brenda 30 ditësh.

PUNE TE MBARE NE NDIHME TE SHOQERISE CIVILE SHQIPTARE



marre nga www.acsf.org.al
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimisht postuar nga edda:
[qb] Propozoj te krijojme nje shoqate te pakten ne qe jemi ne Itali qe te kete nje sede ne Bari apo Ancona. Shpenzimet per kete shoqate te ndahen midis nesh, nese behemi shume duhet te na bjere pak fare. Secili te bej te mundur qe kjo shoqate te njihet ne provincen ku jeton sepse zakonisht ndodh dhe me te drejte qe njerezit kane shume me teper besim tek nje shoqate sesa tek individet, mund te stampohen broshura dhe te ndahen neper festa, me vone mund te organizohen mbremje ku te tregohet realiteti shqiptar. Te hapet nje konto korrente ku te mblidhen para te cilat pastaj mund te dergohen ne shqiperi per te ndihmuar ato familje ne gjendje te keqe ekonomike (sidomos ne veri te Shqiperise), gjithashtu mund te mblidhen ndihma te tipit ushqime, veshje, etj. Kjo eshte ne vija te trasha ajo qe mendoj..nuk eshte e pamundur.. duhet vetem te "reklutohen" njerez te sinqerte dhe patriote .. [/qb]
edda, e kupton sa impenjative eshte, nuk behet me fjale per kohen tone te lire, por te impenjosh te gjithe kohen ne dispozicion, se te gjitha punet jane per tu ndjekur hap pas hapi dhe nuk jane te pakta. sipas meje do te ishte me mire te mbeshtetesh ne nje "ojq" nuk eshte e thene te jete vetem shqiptare, mund te interesohemi edhe ne nje italiane per te ngritur ne kembe nje plan te tille. Pra duhen mbajtur kembet ne toke dhe te shikohet ana organizative me me kujdes.
ciao ersi.
 

edda

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimisht postuar nga ErSI:
[/qb]
edda, e kupton sa impenjative eshte, nuk behet me fjale per kohen tone te lire, por te impenjosh te gjithe kohen ne dispozicion, se te gjitha punet jane per tu ndjekur hap pas hapi dhe nuk jane te pakta. sipas meje do te ishte me mire te mbeshtetesh ne nje "ojq" nuk eshte e thene te jete vetem shqiptare, mund te interesohemi edhe ne nje italiane per te ngritur ne kembe nje plan te tille. Pra duhen mbajtur kembet ne toke dhe te shikohet ana organizative me me kujdes.
[/QB][/QUOTE]

Nqse behemi shume veta mund t'ia lejojme vetes te krijojme nje shoqate, qe te kete nje sede (s'besoj se mund te kushtoje me shume se 500,00 euro affitto i nje zyre ne ancona apo bari) dhe te kete nje president i cili te paguhet nga ne dhe te merret me organizimin e punes (mund te kete mbaruar ekonomine, juridikun, etj. pak rendesi ka duhet qe te jete i zoti te levizi ne disa ambjente te caktuara). Ketu ne Itali ekzistojne shume shoqata shqiptaresh dhe nese shoqata lidh kontakte me to te jesh i sigurte qe ndihmat s'kane per te munguar sepse njerezit ne mergim behen shume me patriote.

P.s. provojme e hapim ne sondazh ktu ne AF (mundesisht ne faqe te pare) per te pare se sa vete jane te gatshem te bejne diçka per shqiperine. Ersi si thua?
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Ne kete teme eshte shkruar shume per punen vullnetare nga ku lindi deshira per nje projekt ndihme ne shqiperi, ne shkrimet me larte mund te lexoni shume shkrime dhe te jepni opinione ose mundesine e aderimit tuaj ne kete projekt. "Do t'ju lutesha moderatoreve ti jepnin kesaj teme nje vecanti nga temat e tjera, brenda mundesive kuptohet"
Pershendetje ersi..
 

orikum

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

po e quajme pune ,smund te jete vullnetare.
megjithate mund te jete si ide e vlefshme,ersi sic dhe kemi folur bashke nje here veshtiresite ngelen po ato se per te dhene kontributin ose dhe sidoqofte nje ide jemi te afte seicili me aq sa di.per mua ngelet nje ide ,deri sa te gjeje realitetin.
mirupafshim ! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Gigo

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] Fondacioni Shqiptar i Shoqërisë Civile ndihmon për forcimin e përparimin e shoqërisë civile shqiptare dhe sidomos sektorin e orgainizatave jo-qeveritare. Porgrami i granteve nuk është një program ndihme humanitare. Ai përdor fonde për të forcuar OJQ-të që ndihmojnë duke sjellë ide të reja, një frymë të re vullnetarizmi dhe pjesmarrje publike në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë.

Programi i granteve zhvillohet me fushata, mesatarisht dy herë në vit. Hapja e fushatës bëhet me vendim të bordit të Fondacionit. Kur hapet fushata, ajo bëhet e njohur nëpërmjet lajmerimeve në gazetat e përditshme, lajmerimit në gazetën e FSHSHC-së dhe nëpërmjet koordinatorëve lokal të FSHSHC-së në rrethe. Fushata qëndron e hapur për rreth 45 ditë, periudhë gjatë së cilës organizatat mund të paraqesin aplikime për financim projektesh. [/qb]
(vijon nga nr. i meparshem)
...dhe financimet i marrin ojq-te e anetareve te komisionit te FSHSHC-se qe ndonjehere edhe i kopjojne/vjedhin nga ojq-te qe gjoja, nuk kane fituar (se nuk e kane merituar, shshshsh... )
:rockband: e cosi vissero tutti felici e contenti...
 

Guest
Re: Te jesh vullnetar...!

une kam qene vullnetar per kryqin e kuq pff nuk ka gje me kot
 

Zala

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Pershendetje te gjitheve,

Per mendimin tim dhenia e femijeve eshte dicka qe nuk mund te evitohet. Nuk ka rendesi se nga vjen, varferia, injoranca, indiferentizmi, kultura etj etj. Prandaj duhet te krijohen institucione per kete gje, qe ti mbledhin keta femije e pse jo ti japin per adoptim ne familje te pershtatshme.

Trafikimi eshte dicka tjeter. Per mua trafikantet duhen kapur e denuar me masen me te rende qe eksiston. Kurse prinderit te futen ne burg per ca vite te gjata. Se kush te garanton qe keto femije thjesht adoptohen? Nuk eshte cudi te perdoren edhe per arsye te tjera: psh per organet e tyre, lojra seksi etj.

Trafikantet e kesaj natyre jane degradimi i shoqerise shqiptare. Parazite! E filluan me femrat, duke i shperdorur e masakruar, dhe tani femijet. Mallkuar qofshin!
 

miri klosit

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

une kisha bere nje kerkese per tu pranuar si vullnetar ne olimpiaden e athines ne gusht te 2004! para dy ditesh mu aprovua dhe do te jem pjestar i grupit shoqerues te ekipit olimpik te shqiperise brenda fshatit olimpik te sportisteve nga e gjithe bota! po e pres me padurim!
 
Top