Re: Te jesh vullnetar...!
Ersi, ca te bojme ne sipas teje??!!
Mbreme kam pare dicka ne TV qe ishte gati-gati e frikshme, e sot lexoja ne gazete qe na paskesh bere Ministri i Financave nje program, qe do na zhdukte varferin e skajshme brenda nje 10 vjecari...Cfare talljesh mediatike...akoma ka "Pravda" ne Tirane dhe te mendosh qe flasim per lloje te pafundme ngjyra gazetash e ku di una.
Degjo lal, si t'ia bejme ne qe s'ka nevoje me dale vullnetar kurrkund, se mjaftojne ato c'ka sheh ne rruget e Tiranes apo kudo ne Shqiperi, per te mos fol per katundet e fshatrat e thella, le qe c'me shkon deri atje, ec e shih fshatin e Buvilles ketu ne Tirane qysh jetojne apo edhe Martaneshin e ku di una, si t'ia bejme??!!
Te dalim ne mes te rruges e te shperndajme supe, apo te trokasim dere me dere e tu cojme rrecka per me vesh??!!Ka me dhjetra OJQ-ra ketu ne Shqiperi qe propogandojne ndihme, nuk di c'behet me to,thone qe ndihmojne :shrug: shpesh jane burim fitimesh per drejtuesit e tyre gjoja-ndihmes shqipetare, te cilet i sheh brenda nje harku te shkurter kohor te behen me shtepi e makina per se mbari, vallaj mu rroga e mire s'me mjafton hic me u bo e pasur, aq me shume me shpi te re.Nuk kam shije te mire nga historite qe nigjoj anash meje, une kshu si tangent kam ndihmu, por jo drejtperdrejt e as kam ndermend me dale me kusi supe ke rruga as me trokit neper dyer.
Me thoni si te doni, atehere kur e kam ndjere e kam bere edhe pse jam penduar, per arsye te miat, me pas.
Une s'di ca te boj me shume se kaq... :shrug:
Nuk mund te behem moraliste me zor, e kuptoj fare mire vullnetarizmen, por s'mund te harroj abuzimin qe behet me vullnetaret si individe te thjeshte, as shkollen e Elbasanit ku femijet u helmune nga ushqimi i ndihmetareve vullnetare, as skandalet financiare neper OJQ, nuk di a me kupton??!!