Te jesh vullnetar...!

Erind

Forumium maestatis
Te jesh vullnetar...!

C'do te thote, per nje te ri shqipetare "te jesh vullnetar", angazhohen ata neper qendra, si "kryqi kuq" , ose qendra dhe organizata te tjera, qe i vjen ne ndihme popullsise??
Kush eshte i angazhuar, le te thote ketu eksperiencat e tij neper keto qendra, ose si funksionojne keto, qe te tjere te mund te aderojne me me lehtesi.
 

hEEbiE_jEEbiEs

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

ErSi urime per temen (duhej te me kishte vajtur dhe mua mendja )
Une jetoj ne USA dhe sic e dime te gjithe ketu ka me shume opportunities per te shku vullnetar se ne SHqiperi. Une per veten time ne radhe te pare jam vulnetare ke nje Public Library , me Red Cross , ne nje Bookseller , dhe gjithashtu ne nje church.
Tani kohet e fundit jam duke bo edhe dy pune te tjera vullnetare, po virtually nga kompjuteri.
Kur je vullnetar them se ndjehesh shume mire sepse ke mundesine te ndihmosh te tjeret dhe kjo te jep nje ndjenje qe nuk di se si ta pershkruj.
Pastaj kur je vullnetar te hiqet pak mendja nga problemet e perditcme te tuat dhe u're just HAPPY.
Te pakten keshtu ndjehem une . /pf/images/graemlins/smile.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Eshte vertet nje teme e bukur dhe shume e rendesishme.
Sot ne Shqiperi koncepti i vullnetarizmit konsiderohet si nje praktike socialiste dhe perbuzet, apo kur e permend njerzit te shikojne me sy te shqyer e ndoshta ironike duke menduar se je çmendur, apo je komunist.
Dikur ne vendin tone beheshin mjaft gjera ne menyre vullnetare. Duhet pranuar qe kishte edhe egzagjerime, sepse qellonte qe merrte te djela me rradhe dhe privoheshe nga pushimi. Ose, me qe beheshe e orientuar, humbiste disi ate permbajtjen e vullnetarit. Sidoqofte ne vetvete kishte mjaft pozitivitet, sepse fshiheshin e pastroheshin rruge, parqe, ndertoheshin rruge dhe hekurudha. Pyllezoheshin kodra etj.
Por ne flasim per nje fenomen qe duhet ringjallur edhe ne vendin tone dhe jo vetem kaq por duhet konsideruar mjaft i dobishem dhe duhet bere ne shume drejtime.
Me ka qelluar te shikoj te rinj ne nje qytet te huaj qe pastronin lulishten aty afer nga letra e gjithçka qe konsiderohet papasterti. Ne televizionin italian kam pare vullnetare qe pastrojne plazhet, pyjet, anes lumenjve etj. Kam lexuar per shoqata vullnetaresh qe ndihmojne pleq te vetmuar. Shkojne ne shtepite e tyre, i nxjerrin shetitje, psonisin, apo bejne pazar per ata, i pastrojne etj.
Me ka rastisur te lexoj nje rast shume interesant per nje kryetar bashkie ne Anmerike qe dilte ne oren kater te mengjesit per te pastruar ne rruget e qytetit dhe nisma e tij u perhap ne gjithe banoret e qytetit qe mirembanin rruget dhe i pastronin. Siç shikojme e kuptojme format e vullnetarizmit jane te ndryshme dhe ndoshta ka ardhur koha qe edhe ne vendin tone te rifilloje.
Nje teme vertet interesante dhe me vlere. Urime.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimi im, me punen vullnetare, ka filluar ne shqiperi, me "kruqin e kuq" ne periudhene "97". pas nje kursi te ndihmes se pare, na caktuan si ndihmes infermier te urgjenca n°2 ne tirane, ne ate periudhe kishte shume te plagosur me arme zjarri (arsyeja hapja e depove te armeve) dhe aty mbaj mend, qe kur na shikonin, qe ishim te kryqit te kuq dhe punonim me infermieret dhe mjeket, shume nga njerezit qe vinin dhe vizitonin te semuret na pergezonin per impenjimin tone. pasi u largova nga shqiperia dhe erdha ne ital, ne fillim aderova tek "caritasi" ku beja perkthyesin, pastaj me vone, fillova prape te angazhohesha me "kryqin e kuq italian" ku vazhdoj dhe akoma te jem vullnetar me sherbimin e ambulancave.


Sipas meje, angazhimi ne punet vullnetare, sjell shume dobi, ne jeten sociale, te nje personi dhe te nje komuniteti.

ps. flm per urimet e hapjes se temes.
 

hEEbiE_jEEbiEs

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Une tani kam fillu nje pune vullnetare tjeter......eshte shume zbavitese ne te vertete.
Eshte nje agjenci qe u gjen familje studentave nga e gjithe bota qe vijne ne USA . Une kete
pune e bej me shume deshire me pelqen shume :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Te jesh vullnetar...!

Ka rendesi te madhe !

Ka te beje me ate :

Trying to make a difference in the world !

...


Me heret e pata filluar nje teme , qe doja ta shtjelloja deri ne fund .
Biles edhe e pata vene si Kryeteme ketu.
Por dikush ( per arsye te panjohura per mua !) e kishte bere
Unfeature Topic ....


Tema ne fjale ndodhet ketu :
Vdekja tragjike e delegatit të Kryqit të Kuq në Bagdad
 

orikum

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

dikur quhej "dita e enverit",dhe me te vertete ishte dicka e bukur.kjo eshte pershtypja ime me sa me kujtohet,por duke lene menjane emrin per te cilen dedikohej ajo dite ,qellimi me duket me se i vecante dhe po aq domethenes.ne diten e sotme kur, njerezit ne vecanti ne shqiperi jane ne nje nivel papunesie te madhe me duket nje ide e bukur te mobilizosh disa kategori per te kryer nje pune ku perfitimi te jete i vete qytetareve(pune te tilla sbesoj te mungojne ne shqiperi).pastaj eshte dhe ana tjeter ku ersi qe e pergezoj per temen ,mendon qe seicili te jape dhe te kontribuoje ne krijimin e qendrave,ku mund te gjejne perkrahje qytetaret qe ndodhen me ne nevoje.ne shqiperi mendoj jo se sduan ti ngrene keto qendra po ,jane dhe mundesite te tilla ku mungojne gjerat elementare.nqs cdo bashki do te vinte ne dispozicion te qytetareve nje fond ku ,ne to te perfshiheshin aktivitete te ndryshme atehere dhe te rinjte(ata qe mendojne per te ardhshmit) do kishin nje stimol per te bere dicka mbi fushen e "te qenit vullnetar".
 

Blendi

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Ndihmesa vullnetare eshte dicka fisnike. behet per shkak te detyrimit moral, prandaj e bejne vetem ata me moral te bollshem.
Megjithate duhet nisur diku, se njeriu ka nevoje per pak shtyse dhe ca ide dhe pastaj niset puna.

Shteti Shqiptar duhet te beje pjesen e vete, duke i ndermare vete i pari ca nisma qe pastaj vijojne me ndihme vullnetare dhe fonde private.

Nje shembull pak naiv i Blendit.
Do ishte ide e mire qe te tatoheshin ca me shume importuesit e duhan cigareve per te hapur qendra telefonike (te ngjashme me ato erotiket), qe ndihmojne njerzit per lenien e duhanit, me keshilla apo thjesht biseda kur tundimi per ta ndezur behet i forte.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Edhe une kam punuar si vullnetar, kur isha ne gjimnaz, ditave te djela, shkonim vilnim misrat per te ndihmuar kooperativat bujeqesore.

Ehhh, ishte bukur fare ateher, e ndjeje veten te dobishem ne sherbim te atdheut.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

Vullnetar, boh me ato qe kina shiju ne ne Shqiperi njehere e nje kohe, kemi shije te keqia per vullnetraizmat.Nuk du te dukem "e pamorlashme", as nuk du te rraf goksin si e "moralshme" pa qene perballe alternativash.

Nje gje eshte e sigurt, me misrin dhe domatet qe kena vjel e prashit neve nje here e nje kohe, kemi nje ngaterrim konceptesh dhe shijesh.Nuk eshte faji yne...

Mbase perballe faktit...mbase perballe alternatives... :confused: :idea: NUK E DI!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Ne kohen e monizmit ishe "vullnetar" me detyrim, pra nuk ka te beje fare me te qenit vullnetar per hir te ndjenjes fisnike.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

Ate po them AnaBlue, qe na kane shkaktu ngaterrim shijesh dhe konceptesh.


P.s.Kerrciste norma dhe misri kokes si heret, lere qe s'na linin me pi as uje iher, gjalle ne bote se na leshin me dale ka rreshti kallamoqeve.bah :shrug:
 

orikum

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Ate po them AnaBlue, qe na kane shkaktu ngaterrim shijesh dhe konceptesh.


P.s.Kerrciste norma dhe misri kokes si heret, lere qe s'na linin me pi as uje iher, gjalle ne bote se na leshin me dale ka rreshti kallamoqeve.bah :shrug: [/qb]
sa paske vuajtur moj kordele. :shrug: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Nuk eshte e veshtire te besh diferencimet dhe me pas te dallosh thelbin e diçkaje si edhe ta mbjellesh ne rast se ky thelb ka vlere.
Dhe une e perserit, te besh diçka ne dobi te atyre qe jane me te dobet, pleqte, apo njerez te perjashtuar nga shoqeria, te mblidhesh per te bere pastrimin e nje parku nga mbeturinat, apo te plazhit, apo te japesh çdo ndihme, pa kerkuar shperblim, ka vlere te jashtezakoneshme. Dhe mos i ngaterrojme keto gjera duke u nisur nga terminologjia, ne fund te fundit fjala ne shqip eshte VULLNETAR dhe gjuha e fjalori i saj s'kane te bejne me ndonje ideologji ne veçanti.
Ndizni nje buzeqeshje ne fytyren e nje njeriu qe ndjehet vetem, qe s'ka force per arsye moshe, qe
kerkon vdekjen ne çdo sekonde te jetes i mbuluar nga trishtimi dhe varferia, ndizni nje grime shprese ne shpirtin e nje njeriu qe e ndjen veten te braktisur dhe te flakur nga shoqeria dhe kini per te pare se ç'drite do te ndizet edhe brenda shpirtit tuaj, se çfare gezimi do t'ju mbuloje. Jemi njerez, mos harroni dhe vullnetarizmi nuk lidhet as me enverin as edhe me ndonje sistem social-politik te veçante, por me humanizmin tone dhe ndoshta eshte nje tregues i ketij humanizmi.
 

jula

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Kam pasur mundesine te jap ndihmese vullnetare per here te pare ne 1999 ne konventen franceskane ne Ripoli. Ishte nje qender e pritjes se pare per familje kosovare gjate luftes dhe, duhet pranuar me realizem, strukturat shteterore dhe joshteterore italiane kane bere me shume nga c'mund te pritej ne ate periudhe. Na informuan gjeresisht ne fakultet mbi nevojat qe kishin dhe mbi menyren per tu "rekrutuar". Struktura ne kete rast ishte fetare por vullnetaret ishin shumica studente laike.
Kete e thashe me teper per te nxjerre ne pah se shpesh nuk mjafton "vullneti i mire", puna vullnetare eshte dhe duhet te jete e organizuar per te qene efikase. Fatkeqesisht shfrytezohet shpesh per qellime te tjera dhe ky mund te jete nje nga manipulimet me te ulta te mundshme.
Shpresoj te mos e interpretoni si paragjykim(eshte thjesht nje rast specifik) por, ne te njejten periudhe, kam konstatuar personalisht se shoqeria shqiptare "Skenderbeu" ne Bologna ka pasur nje aktivitet te ethshem perfitues (dhe jo te ligjshem). Pa th&th se eshte aktivitet tashme i denoncuar. :shrug:

Per mendimin tim (dhe ketu nuk me intereson ne eshte paragjykim apo jo) na mungon ndjeshem ndergjegja civile dhe shoqerore, fale edhe atyre aksioneve pseudovullnetare qe kemi hequr dhe crrenjosjes se strukturave me karakter fetar.

Ndergjegja nuk rekuperohet ne harkun e disa viteve /pf/images/graemlins/frown.gif , por cdo nisme (edhe personale) do te ishte tejet e dobishme. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

edda

Primus registratum
Re: Te jesh vullnetar...!

Periudha me e bukur e jetes sime ka qene pikerisht ajo kur kam bere vullnetaren ne nje kamp refugjatesh ne zonen e Lecces. Me kujtohet qe naten e fundit qe qeme atje organizuam nje feste ku ftuam te gjithe ata qe ishin ne kamp dhe nuk mund te gjej fjale per tju pershkruar ate qe ndjeja ne ato momente..kercente kinezi me romin, me egjiptianin, me kosovarin... Disa (bashke me ushtaret kuptohet) na shoqeruan deri tek stacioni i trenit dhe ne qe ishim me te ndjeshmit e grupit deri ne Bari nuk ndalonim dot lotet.
Qaja per faktin se ndjehesha shume e vogel, shume e pafuqishme per ti ndihmuar. Femijet e romve ishin ne dore te Zotit, vinin here pas here makina dhe i merrnin, ca ktheheshin dhe ca nuk ktheheshin me po ashtu dhe gocat e vogla i jepeshin ushtareve dhe ata maskarenjte qe ishin ne krye beheshin shurdha e memeca ne keto raste. Le te mos flasim pastaj per ndihmat qe i çonte kisha kampit, te cilat perzgjidheshin ne fillim nga nje putane shqiptare qe ishte drejtoreshe tek minorenet dhe pjesa qe ngelej u jepej refugjateve.
Vazhdova te bej vullnetaren edhe tek handikapatet me vone por ato emocione qe perjetova ne Squinzano kane qene unike.
Do ishte mire qe edhe ne shqiperi te organizoheshin dreka apo darka falas per ato qe ndodhen ne gjendje te keqe ekonomike, pasdite argetuese me femijet e tyre, tu mesohet shkrim e kendim atyre qe s'kane mundesi te vazhdojne shkollen.
Nje vullnetar jep shume lumturi personave qe ndihmon aman merr dhe po aq prej tyre.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

Epo mos paragjykoni sepse une e kam lene te hapur faktin qe perballe nje shkasi mund te sillesha ndryshe, apo jo!!! :shrug:

Per me teper, po mendoja mbreme; gjate vitit 1999 kush ka qene ne Tirane i kujtohet ardhja e Kosovareve dhe perqendrimi i tyre ne Stadiumin e Lojrave me dore ne Tirane.Ndoshta me ka mbetur vetem mua ne mendje edhe pse shpresoj qe jo vetem mua, kur nje plak i mocem i vetmuar dhe i veshur keq kerkonte te paguante per ushqimin dhe cigaret qe po i jepeshin nga vullnetaret e pare te mberritur aty.Nuk e harroj dot kurre ate pamje te pervuajtur dhe qe ai momenti qe zbarkuan ne Pallatin e Sportit me dhjetera familje qe moren pothuajse te gjithe refugjatet qe qene aty dhe i strehuan ne shtepite e tyre.Edhe ky vullnetarizem qe, edhe ne patem te tille ne shtepi, i kemi bujtur dhe ndihur per shume muaj.Me pas, nese ju kujtohet, te gjithe familjet tiranase te intervistuara u shprehen se qe ajo pamje e mjeruar dhe e pervuajtur qe i shtyti te shkonin e te ofronin "vullnetarisht" strehimin e ketyre familjeve prane shtepive te tyre modeste.

Edhe ky eshte vullnetarizem.

Mu kujtua ai plak i bukur dhe i pervuajtur mbreme dhe s'mund te rrija pa shkruar, sa per iniciativa personale, te llojit qe ju permendni nuk kam patur rastin te ndermarr, por nuk e perjashtoj si mundesi.

Ja keshtu... :shrug:
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Epo mos paragjykoni sepse une e kam lene te hapur faktin qe perballe nje shkasi mund te sillesha ndryshe, apo jo!!! :shrug:

Per me teper, po mendoja mbreme; gjate vitit 1999 kush ka qene ne Tirane i kujtohet ardhja e Kosovareve dhe perqendrimi i tyre ne Stadiumin e Lojrave me dore ne Tirane.Ndoshta me ka mbetur vetem mua ne mendje edhe pse shpresoj qe jo vetem mua, kur nje plak i mocem i vetmuar dhe i veshur keq kerkonte te paguante per ushqimin dhe cigaret qe po i jepeshin nga vullnetaret e pare te mberritur aty.Nuk e harroj dot kurre ate pamje te pervuajtur dhe qe ai momenti qe zbarkuan ne Pallatin e Sportit me dhjetera familje qe moren pothuajse te gjithe refugjatet qe qene aty dhe i strehuan ne shtepite e tyre.Edhe ky vullnetarizem qe, edhe ne patem te tille ne shtepi, i kemi bujtur dhe ndihur per shume muaj.Me pas, nese ju kujtohet, te gjithe familjet tiranase te intervistuara u shprehen se qe ajo pamje e mjeruar dhe e pervuajtur qe i shtyti te shkonin e te ofronin "vullnetarisht" strehimin e ketyre familjeve prane shtepive te tyre modeste.

Edhe ky eshte vullnetarizem.

Mu kujtua ai plak i bukur dhe i pervuajtur mbreme dhe s'mund te rrija pa shkruar, sa per iniciativa personale, te llojit qe ju permendni nuk kam patur rastin te ndermarr, por nuk e perjashtoj si mundesi.

Ja keshtu... :shrug: [/qb]
Kordele, nuk me duket, se ndonjeri lart mohoi ndihmen, qe i dhame Kosovareve. Kjo eshte dicka e bukur dhe qe na ben nder, per kete shpirt solidarieteti po kerkoj qe te flitet, se te moshuar te veshur keq dhe femije te pervuajtur, shqiperia eshte duke pare shume dhe ne kete rast duhet bere dicka konkrete.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te jesh vullnetar...!

Ersi, ca te bojme ne sipas teje??!!

Mbreme kam pare dicka ne TV qe ishte gati-gati e frikshme, e sot lexoja ne gazete qe na paskesh bere Ministri i Financave nje program, qe do na zhdukte varferin e skajshme brenda nje 10 vjecari...Cfare talljesh mediatike...akoma ka "Pravda" ne Tirane dhe te mendosh qe flasim per lloje te pafundme ngjyra gazetash e ku di una.

Degjo lal, si t'ia bejme ne qe s'ka nevoje me dale vullnetar kurrkund, se mjaftojne ato c'ka sheh ne rruget e Tiranes apo kudo ne Shqiperi, per te mos fol per katundet e fshatrat e thella, le qe c'me shkon deri atje, ec e shih fshatin e Buvilles ketu ne Tirane qysh jetojne apo edhe Martaneshin e ku di una, si t'ia bejme??!!

Te dalim ne mes te rruges e te shperndajme supe, apo te trokasim dere me dere e tu cojme rrecka per me vesh??!!Ka me dhjetra OJQ-ra ketu ne Shqiperi qe propogandojne ndihme, nuk di c'behet me to,thone qe ndihmojne :shrug: shpesh jane burim fitimesh per drejtuesit e tyre gjoja-ndihmes shqipetare, te cilet i sheh brenda nje harku te shkurter kohor te behen me shtepi e makina per se mbari, vallaj mu rroga e mire s'me mjafton hic me u bo e pasur, aq me shume me shpi te re.Nuk kam shije te mire nga historite qe nigjoj anash meje, une kshu si tangent kam ndihmu, por jo drejtperdrejt e as kam ndermend me dale me kusi supe ke rruga as me trokit neper dyer.

Me thoni si te doni, atehere kur e kam ndjere e kam bere edhe pse jam penduar, per arsye te miat, me pas.

Une s'di ca te boj me shume se kaq... :shrug:

Nuk mund te behem moraliste me zor, e kuptoj fare mire vullnetarizmen, por s'mund te harroj abuzimin qe behet me vullnetaret si individe te thjeshte, as shkollen e Elbasanit ku femijet u helmune nga ushqimi i ndihmetareve vullnetare, as skandalet financiare neper OJQ, nuk di a me kupton??!!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Te jesh vullnetar...!

S'besoj se do shkosh, me "OJQ" e pare qe do gjesh, mendoj se ke mundesi te informohesh reth punes se tyre, dhe te zgjedhesh. Une mendoj se kryqi kuq e ka nje fare serioziteti, ku mund te aderosh dhe ka shume programe dhe projekte lidhur ndihmes ne popull.
Mendoj se dhe qeveria duhet te bej pjesen e saj ne kete fushe, duke bere sensibilizime, ose mbeshtetur ata qe bejne pune vullnetare, me ane te paketave ligje, qe hyjne ne fuqi ne rast "disastre".
shmb: ketu shteti Italian ben shume thirje me ane te mediave per punen vullnetare, duke i tuteluar ne te njejten kohe vullnetaret, me ane te paketave ligje qe te shkrojta dhe me larte.

("shkrim jo politik")

ps. keto jane disa nga ato pika qe duhet te synohen sipas meje.
 
Top