Re: TE GABOSH ESHTE NJEREZORE ,TE FALESH ESHTE HYJNORE...........?!
Pershendetje, Dahlia.
E lexova disa here paragrafin e pare dhe kam pershtypjen se ke mjaft inat brenda, mllef, pikerisht ndaj kohes ku po konsumojme jeten, pikerisht ngaqe jemi ne 2010-ten e kemi mbetur si dyzetmije vjet me pare. Kemi permiresuar vetem teknologjine, shkurt jemi nje shoqeri teknologjike. Dikur, kishim gurin per te vrare sot kemi arme atomike, kemi viruse bakteorologjike qe mund te zhdukin nga faqja e dheut miliona njerez brenda disa çastesh.
C'te drejte kemi ta quajme veten me njerez nga primitivet? Mos valle ngaqe hame me luge e pirua, apo ngaqe kemi kompiutera ku i kemi hedhur diturite tona, nderkohe qe te paret tane, e mesuan filozofine, nocionet e para te saj, thjesht nga pervoja? Kur moren gurin dhe thyen arren per te ngrene thelbin, ai njeri ishte po aq filozof sa edhe Aristoteli, Kant, Niçe e me rradhe, por ishte me njeri sepse nuk i shkoi medja te vriste tjetrin, te ngjashmin. Nese ndodhi kjo, e ndodhi sigurisht, vetem atehere kur u vu ne pikpyetje ekzistenca. Iu pergjigj kerkeses per te mbijetuar. Ne nuk e kemi kete kerkese e megjithate vrasim. Bejme luftra shfarosese.
Ja, e dashur, perse e lexova disa here paragrafin e pare sepse me la mbrese te kundert nga sa shpreh.
Persa u perket mendimeve te tjera, them se ke te drejte, edhe kur flet per meshiren. Eshte ndjenje edhe ajo dhe jo mohese(negative me vlere, sikunder thua ti nese behet per ta ndihmuar tjetrin e jo per ta poshteruar. Ky eshte filli i holle qe ndan njerzit dhe veprimet e tyre.
Perfitoj nga rasti te te pershendes edhe njehere.