E keni menduar ndonjehere se cfare doni te ndodhe me trupin tuaj pas vdekjes, apo sidowofte do jeni te vdekur e nuk u intereson. Po mendoja nje dite si religjionet (krishterizmi dhe islami kto, se ne hinduizem e budizem i djegin) predikojne se trupi duhet te varroset dhe eshte mekat te digjet, po dhe vertete kur te jete nen dhe trupi shperbehet dhe materiet e zberthyera do ushqejne dheun,por.... tani me kete sistem qe njeriu duhet te paguaje per te 'blere' vend ne varreza? Sa ide e llahtarshme te duhet te planifikosh vdekjen tende derisa je gjalle e shendoshe qe te kesh kohe :|....Po fakti qe popullsia shkon duke u shtuar e varrezat kekrojne shume me shume hapsire? Dhe mendova po nese na djegin nuk do uzurponim shume vend....Si mendoni ju?
Nuk me duket ndonje gje e tmerrshme praktika e djegies se trupit. Per mua fjala mekat nuk ka domethenie me vlera te tjera pervec gjenialitetit ne mbajtjen e popullates nen kontroll me ndihmen e konceptit te nje dekreti hyjnor.
Ajo cfare mua me duket e tmerrshme eshte abuzimi me tere efektin emocional qe ka tek njerezit ideja e vdekjes, menyra se si disa njerez te gjalle abuzojne me emocionet e te tjere njerezve te gjalle duke interpretuar tek ta nocionin e vdekjes ne forma manipulative. Une ketu i klasifikoj edhe problemet qe permenden. Te tera. Tmerrohemi duke planifikuar vdekjen kur jemi gjalle dhe shendoshe por harrojme qe ne thelb kjo gje na eshte ushqyer dhe merret e mireqene qe duhet te kemi nje preokupim per kur te jemi te vdekur. Vete ekzistenca e ritualeve te ndryshme flet shume fort per nje koncept te mesuar dhe te edukuar. Ne kohe te ndryshme dhe vende te ndryshme kemi pare te praktikohet djegia pa asnje mbetje dhe e tere cfare ngelet eshte kujtimet dhe veprat. Ose djegia duke ruajtur hirin ne fund, dhe ky me pas mund te ruhet ne ene te posacme dhe ne vende te posacem: nganjehere te shenjte, nganjehere ne nje vend te dukshem nderi, nganjehere ne nje vend tabu'. Kemi pare edhe varrosjen, edhe kete ne menyra te ndryshme: ne varreza te perbashketa, ne varreza individuale, konsiderata e nje zone te caktuar rreth varit nga thjesht simbolike, e deri ne me pallate dhe ndertime, e deri dhe konsiderim si i shenjte i asaj zone apo cope toke. Dhe te gjitha keto, jane perhere shpenzim, si material ashtu edhe social. Apo qe deformohet ne formen e nje deshire per t'ju atribuar nje lloj 'nivel-matesi' per shkallen e respektit, apo nderimit, apo vleres qe ne tregojme per te vdekurin, por qe duam tere boten te dije sa shume vlere ka ky i vdekur per ne! Dhe kur kemi mberritur deri ketu, kuptojme se tashme abuzimi emocional fare mire mund te jete shnderruar ne nje parazit ideologjik dhe shoqeror, ne absurditetin e matjes se respektit me madhesine apo vleren monetare te varrit, apo funeralit, apo numrit te shkallareve te ziguratit. Ne pjesen me te madhe, te tera keto do te ngelen ne kurriz te te gjalleve, te po asaj shoqerie nga po ata individe qe pa u kuptuar i hapen rruge abuzimit.
Une do te vleresoja djegien/kremimin, te kombinuar pse jo edhe me nje ruajte gjekundi te nje sasie te vogel te hirit, per te sherbyer si pike fokusi per orientimin e emocioneve te atyre qe do te kujtojne te vdekurin. Por per kete fare mire mund te sherbeje edhe ndonje objekt personal, apo fotografi, ashtu sic te gjithe e dime qe objekte te tilla kane qene dhe vazhdojne te jene mbajtes te tille emocionale per te afermit dhe miqte e te vdekurit.