Te biresosh nje femije...

Sirena

Primus registratum
Te biresosh nje femije...

Me ka ndodhur shpesh te degjoj (ne Itali) per raste adoptimi (biresimi) apo edhe te njoh personalisht shume vajza e djem te adoptuar.Disa te lumtur...disa me pak.
Me ka bere gjithmone te mendoj kjo gje e do te doja te dija dhe nga ju cfare mendoni per adoptimin.
Do te adoptonit nje femije? Cilet jane problemet (nqs ka) qe do te rridhnin? Cilat jane veshtiresite (nqs ka) e te qenit prind i nje femije te adoptuar dhe cilat jane veshtiresite (nqs ka) e te qenit femije i adoptuar?

Timi

Valoris scriptorum
Re: Te biresosh nje femije...

Per mendimin tim adoptimi eshte nje argument shum i veshtir. Besoj se ka pro e kundra. Pro mund te jet gezimi qe te japin femijet, gjesti qe kemi bere. Kunder mund te jet qe asnjeher nuk do ta ndjeje femijen tende 100%. Mendoj qe akoma me e veshtir te adoptosh nje femij kur e ke nje tendin natyral sepse edhe se do mundohesh te jesh i barabarte nuk i arrihet qellimit. Edhe midis femijeve do kishte probleme per nje gje te till.
Ps: Te gjitha kto gjera i mendoj e kaq sepse nje njeri duhet ta provoj ne realitet qe te flasi me fakte...

99999

Primus registratum
Re: Te biresosh nje femije...

Te adoptosh duket diçka e bukur por nuk eshte ashtu ne te gjitha rastet. Nuk eshte ashtu sepse dikush qe adopton nuk e ben kete sepse ai i do femijet por sespse ai do veten e vet. Pra ata adoptojne thjesht per egoizem. Dhe nje njeri i tille nuk e do me gjithe zemer femijen e adoptuar. Dhe kur nuk ka dashuri te pakufi, ç'do gje eshte e shkurter, pasi pas nje fare kohe shfaqet hapur urrejtja ndermjet femijes tashme i rritur dhe prinderve adoptues.

Odea

Primus registratum
Re: Te biresosh nje femije...

Ti i nentave, shpjegoje pak kete aktin e egoizmit nepermjet adoptimit. Si e do njeriun veten e vet duke adoptuar nje femije tjeter? Dhe kjo puna e dashurise pa kufi, nga e dime se nje prinder qe ka femije te adoptuar e ka dashurine e kufizuar? Dashuria vjen si rrjedhoje e jetes dhe eksperiences se kaluar bashke per nje kohe te gjate...te pakten kete kam kuptuar une. Por une akoma se kuptoj se si prinderi dhe femija e adoptuar arrijne te urrejne njeri-tjetrin ngaqe e kane dashurine e kufizuar...Eshte paksa e veshtire si koncept per tu thith nga une...shpjegim te lutem.

99999

Primus registratum
Re: Te biresosh nje femije...

Un i shkruaj keto me lart sepse njof disa çifte ketu ku banoj qe kane adoptuar femije. Dhe po ta them me plot bindje qe keta prinder nuk i duan aspak femijet e adoptuar. Ata thjesht i kane adoptuar per te heqe merzitjen e tyre, per te mos jetuar ne vetmi ose i kane adoptuar keta femije thjesht per mode.
Ndersa per dashurin pa kufi jam shume i qarte: femijen duhet vetem ta duash, kurre s'duhet te mendosh qe ai nuk eshte i joti. Kur femija behet 17 vjeç ai e kupton qe ti nuk je prindi i tij dhe llogjikisht atij i shkon mendja tek prindrit e tij natyrale.
Por patjeter qe ka edhe njerez shpirt mire qe u falin çdo gje qe kane femijeve te tyre te adoptuar.

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Te biresosh nje femije...

me duket se ti ngaterron femijen me qenin...

marina s.

Forumium maestatis
Re: Te biresosh nje femije...

Originally Posted By: Sweet

Me ka bere gjithmone te mendoj kjo gje e do te doja te dija dhe nga ju cfare mendoni per adoptimin.
Do te adoptonit nje femije? Cilet jane problemet (nqs ka) qe do te rridhnin? Cilat jane veshtiresite (nqs ka) e te qenit prind i nje femije te adoptuar dhe cilat jane veshtiresite (nqs ka) e te qenit femije i adoptuar?

Familja eshte dashuri,edukim dhe ndihme.Sipas meje nuk ka gje me te keqe se te jesh i vetem fillikat ne kete bote.Adoptimi eshte ndihme ne radhe te pare;ndihme qe u jepet femijeve jetime. Pastaj eshte plotesim deshire per te qene prind per ato cifte te cilat nuk mund te kene femijet e tyre natyrore.
Problemet dhe veshtiresite kam mendimin se nuk do te ishin shume te ndryshme nga ato qe ka cdo familje ku prinder e femije kane gjene te perbashketa. Kjo ne rastin kur femijes se adoptuar nuk i tregohet e verteta. Ne rastet kur femija i adoptuar eshte ne nje moshe...le te themi mbi 10 vjeç,atehere e vetmja veshtiresi e veçante mendoj se eshte ta besh ate femije te mos ndjehet i huaj. Dmth ta besh te mos mendoje se duhet te rri urte,te jete i degjueshem,te mos kundershotje asnjehere etj sepse ua ka per borxh atyre qe e adoptuan. Duhet te perpiqen prinderit qe,qe ne fillim, te kene nje sjelljeje kundrejt femijes sa me natyrale dhe joformale te jete e mundur.

Sirena

Primus registratum
Re: Te biresosh nje femije...

Jam dakort me ate qe thua, pervec dickaje...ose me mire do te doja te ma sqaroje se ndoshta nuk e ke shprehur mire.Ti mendon se nqs adopton nje bebe, kur te rritet nuk i duhet thene gje?

marina s.

Forumium maestatis
Re: Te biresosh nje femije...

Une thjeshte permenda rastet kur femijes nuk i tregohet, pa shprehur nje mendim nese eshte e drejte apo e gabuar kjo gje.
Meqe me pyete,po te pergjigjem tani. Mendoj se e verteta i duhet treguar me patjeter,por ne nje moshe 25-30. Jo me heret sepse papjekuria do e shtynte te sillej ne nje menyre jo fort te mire duke u kapur pas "ti s'je baba im qe me flet kshu. bej ca me do qejfi mua. me biresuat se deshet jo se ua kerkova une". Dhe jo me vone se te 30-at sepse...behet boze puna atehere.

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Te biresosh nje femije...

shpresoj qe prinderit adoptive nderkohe...mos te kene nderruar jete...dhe ky/kjo 25/30 vjeçari/arja...te mos te jene te detyruar ne ate moshe te fillojne dhe te bejne kerkime dhe te hapin dosje per te gjetur memesine biologjike...nuk me duket ide e mire...them se ai person qe ka vendosur te adoptoje nuk e ka prblm ti tregoje te verteten femijes se vet...kur ta shohe ai te arsyeshme...njoh nje çift francez qe donin te adoptonin ne SHkoder dhe per arsye burokratike nuk munden....adoptuan ne Bullgari...vajza eshte 15 vjeç tani...dhe e di qe eshte e adoptuar...ja kane thene qe para pese vjetesh...asgje nuk ka ndryshuar...

marina s.

Forumium maestatis
Re: Te biresosh nje femije...

Ajo qe une thashe nuk eshte kategorike Dal. Ne fund te fundit varet edhe se sa meson nje cift ta njohe femijen qe adopton e ne kete menyre edhe te gjykojne se kur e si t'ia thone te verteten.Biles ka cifte qe,pikerisht sepse tremben se femija do filloje te kryeje kerkime mbi prinderit natyrore,nuk ia tregojne asnjehere.

Diddy19

Su@mi
Re: Te biresosh nje femije...

Eshte e veshtire te vendosesh a priori nese eshte mire t'ia thuash apo jo femijes. Duhet pare situata, duhet njohur femija, duhet njohur situata etj etj.
S'mund te thuash as qe prindi biresues nuk do ta doje femijen e biresuar sic do te donte femijen e vet natyral. Ka lloj lloj prinderish, ashtu sic ka lloj lloj femijesh.Ka prinder qe quajne lindjen e nje femije si dicka natyrale, kurse biresimin si mbi-natyrale.

Une per vete kam menduar gjithmone qe edhe nese do kem femije timin do me pelqente te biresoja nje tjeter. S'ka gje me te bukur sesa ti japesh nje femije jetim ate cfare atij i mungon me shume: nje familje.
Por kam pershtypjen se per mua do ngelet nje utopi.

99999

Primus registratum
Re: Te biresosh nje femije...

Kush? Un apo ata qe adoptojne dhe nuk i trajtojne mire keta femije.

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te biresosh nje femije...

Mendoj se po te grupoheshin ne dy arsyet qe nje cift adopton nje femije ateher mund te shikoheshin me qart gjera.

E para do thoja qe ai cift qe adopton nje femije me deshiren primordiale per ti bere mire femijes, e jo vetes, ka shume shance ti japi ketij femije te njejten edukat, dmth femija kur te rritet do sillet njesoj me prinderit adoptiv.

Ndersa nese cifti adopton nje femije kryesisht per interesat e tyre personale, ka shume mundesi qe edhe femija kur te rritet te shikoj interesat e tij ne fillim, e me pas, mbase, ato te prinderve adoptiv.

Ka nga ato cifte qe kane femijet e tyre dhe adoptojn akoma te tjere duke dashur ti ofrojn nje jete te ngjashme me ate te femijeve te tyre. Ka nga ato cifte qe zgjedhin te adoptojn nje femije ne vend qe te blejn nje qen, sepse duke pasur nje femij kerkojn ta fusin veten ne radhen e cifteve 'normale'

Mendoj qe ne te dyja rastet, qofte adoptimi qoft fimja biologjik, menyra sesi do sillet femija varet shume nga menyra sesi eshte edukuar.

Femijet nuk jane objekte qe posedohen por jane qenie te pamvarura, pas momentit qe dalin ne jete, dhe si te tille do sillen ashtu sic jane edukuar.

Diddy19

Su@mi
Re: Te biresosh nje femije...

Shpesh femijet e refuzojne edukaten qe prinderit mundohen ti japin atij; jo vetem qe nuk posedohen por eshte e pamundur ti edukosh. Personaliteti i femijes nuk eshte gjithmone merite(pasoje) e edukates(ose jo) te prinderve.

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Te biresosh nje femije...

Sesa e pranon femija edukaten varet nga mosha e tij. Normale qe kur fillojn e behen 14-15, pra ne moshen e pubertetit, ateher mundohen me teper ti japin mend prindit se te marin mend prej tij.

Edhe femijet biologjik shpesh nuk i jane me mirenjohes prindit sesa c'jane femijet e adoptuar.

Diddy19

Su@mi
Re: Te biresosh nje femije...

Nuk eshte puna tek mosha. Personaliteti i njeriut formohet nen ndikimin e nje binomi: karakteri vetjak (faktor i brendshem) + ndikim i jashtem (familja, shoqeria etj). Nganjehere ky kombinim eshte perfekt, here te tjera kombinimi nxjerr shkendija.

Eshte si puna e parfumeve. Pak rendesi ka aroma e parfumit kur e nuhat me hunde nga shishja: shpesh kur e ve mbi lekure nuk ka me ate aromen e mire qe kishte vecmas. Vec e vec jane ok, por bashke bejne kontakt. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

Admir

Forumium maestatis
Re: Te biresosh nje femije...

Biresimi eshte bamiresi e dyaneshme...kur fatkeqesia godet.

true confidental

Forumium maestatis
Re: Te biresosh nje femije...

Disi ashper ky konfimimi me lart ......dhe jo gjithmone i vertete
Mund te adoptosh edhe kur sdo me prish linjat e trupit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

Do ta kuptoja nese ke kjo tema do diskutohej adoptimi ke homoseksualet ..si cdo gje tjeter qe diskutohet per ta .....
Por te jesh kunder adoptimit ne nje cift normal .....me duket pa kuptim......sepse eshte human dhe permbush te dyja palet ...femijen per te plotesuar ate qe i mungon dhe prinderit per te kontribuar ne rritjen e nje jete tjeter qe behet jeta e tyre

marina s.

Forumium maestatis
Re: Te biresosh nje femije...

Originally Posted By: SHTEGTAR

Biresimi eshte bamiresi e dyaneshme...kur fatkeqesia godet.

Ideja e gabuar dhe egoizmi qe shfaqen tek ky postim eshte fatkqesi! Keta lloj njerezish marrin qener e mace per shoqeri,per tu lepi etj etj dhe nuk marrin te rrisin nje qenie njerezore qe eshte fillikat ne mes 4 rrugeve.

ppppffffffff

Top