Re: Te biresosh nje femije...
shume mire e ke bo me termin shqip po un do perdor adoptimin se e kom me kollaj.
nuk njoh njerez te adoptuar ose qe kane adoptuar zyrtarisht. mendoj qe ideja e adoptimin nis nga instikti per te dhene e marre dashuri. zgjedhja e personit qe do adoptosh nuk behet kuturu, ka disa karakteristika qe ti sheh tek femija, dhe kjo e nxjerr idene e adoptimit disi ne drite egoiste. e them kete sepse femija nuk e zgjedh dot familjen qe do. por kjo gje ekuilibrohet nga fakti qe edhe kur lindim nuk e zgjedhim ne familjen dhe mesohemi ta duam ose jo nga e perditshmja dhe koha qe kalojme me ta. normalisht terheqja e gjakut eshte e pakrahasueshme, por siç u tha ne postimet me pare eshte raportimi prinder/femije qe percakton gjithçka. njerez qe te duan e te rrethojne me kujdesje pa kushte jane gjithnje te mirpritur nga gjithkush, dhe kjo lloj dashurie ndihet, perceptohet dhe vlersohet. adoptimi kete duhet te kete si baze, ndertimin dhe arritjen (sa me prane) e ketij niveli (qe eshte ai i lidhjes se gjakut). probleme do kete ashtu si me te gjithe femijet, mjafton deshira e mire dhe shpirti i sakrifices nga ana e prinderve. ata japin gjithnje shembullin ne çdo rast dhe influencojne karakterin e femijes qe eshte si majmun der me nje fare moshe.
per sa perket momentit te te vertetes: nuk mund ta fshehesh, eshte gabimi me i madh per mua. duhet ti besh te kuptoje femijes qe prind nuk do te thote vetem lidhje gjaku, por shkon shume me tej, dhe kjo gje nuk shpjegohet me fjale por ndihet me nje veprim sado te paperillshem, me nje shikim. familja si lidhje eshte e tille qe vjen nje moment e femija merr rrugen e vet, dhe te adoptuarit nuk jane te veçante ne kte pike. njeriu ta di te miren qe i ke dhene, sidomos ajo lloj e mire ne nje kohe te gjate e pa rezerva.